Bildt: Vonesa për Shqipërinë 'teknike'

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian thotë se vonesa në shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësi në BE nuk është për shkaqe politike, por vetëm teknike.

Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, tha se procedurat e komplikuara të shqyrtimit të kërkesave të vendeve të ndryshme, sipas kushteve të Traktatit të Lisbonës, kanë bërë që aplikimi i Shqipërisë të mos jetë konsideruar ende nga BE-ja.

"E vetmja vonesë këtu ka qenë për faktin se parlamenti gjerman nuk është mbledhur ende dhe sipas kushteteve të Traktatit të Lisbonës ne kemi procedura më të komplikuar - konsultimin e parlamentateve në disa vende, përfshirë edhe vendin tim (Suedia), megjithëse ne nuk kemi pasur zgjedhje kohët e fundit, por gjermanët kanë pasur zgjedhje kohët e fundit," tha zoti Bildt.

"Pra, është thjesht çështje teknike dhe nuk është politike," vuri në dukje ai.

BE-ja vendosi para disa muajsh t'i ofrojë Islandës një procedurë të përshpejtuar të anëtarësimit menjëherë sapo ky vend bëri aplikimin.

Shqipëria e paraqiti aplikimin për të qenë vend kandidat i BE-së në prill të këtij viti, vetëm disa dite pasi hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.

U deshën dy vite qe kjo marrëveshje të ratifikohej nga të 27 Parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.

Aplikimi i Shqipërisë u bë në një kohë që vendet anëtare ishin të ndara në opinionet e tyre lidhur me kohën e paraqitjes së tij.

Në mbështetje të aktit të Shqipërisë kanë qenë vende si Greqia, Republika Çeki dhe Italia, ndërsa më hezitues kanë qenë Gjermania, Holanda, Britania e Madhe.

Opozita në Shqipëri e konsideroi aplikimin e shpejtë si një veprim elektoral, sepse ai erdhi dy muaj para mbajtjes se zgjedhjeve politike.

Në rend të ditës të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në është çështja e heqjes së vizave Shengen.

Shqipëria po përpiqet që të përfitojë sa më shpejt nga ky proces në vijim të vendimit që Komisioni Evropian ka marrë tashmë për heqjen e vizave duke filluar nga fillimi i vitit 2010 për Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.

7 Komente

  BE, asnje qendrim i perbashket per Shqiperine
27/10/2009 17:35

BE, asnje qendrim i perbashket per ShqiperineKeshilli i Ministrave te Jashtem Europian nuk arriti nje qendrim te perbashket per kandidaturen e Shqiperise.

 

Inisiativa e ministrit italian Franco Frattini, per ta konsideruar si nje ceshtje teknike ne kete faze aplikimin, nuk gjeti mirekuptimin e te gjitha vendeve anetare te BE-se. Pengesa kryesore zyrtarisht mbetet Bundestagu gjerman cfare shtyn serish pranimin e aplikimit te Shqiperise nga BE.

Ndryshe nga Presidenca Suedeze,Hollanda vendi qe mbeshteste qendrimin e Gjermanise per te shtyre diskutimin e kandidatures se Shqiperise, vlereson se anetaresimi i vendit ne Bashkimin Europian eshte ceshtje politike.

"Aplikimi duhet te pranohet nga Keshilli dhe me pas i nenshtrohet procedures teknike nga Komisioni. Vonesa per shqyrtimin vjen nga fakti se kemi nje qeveri te re dhe parlamentaret gjermane nuk jane ulur ende ne karriget e tyre. Nderkohe nisur nga ceshtja e Traktatit te Lisbones, tashme kemi nje procedure te re pune ne disa vende per te konsultuar me shume parlamentin sic ceshte rasti dhe ne vendin tim, ne nuk patem zgjedhje por Gjermania sapo i kaloi ato, pra nuk eshte ceshtje politike por teresisht teknike", shprehet ministri i Jashtem suedez, Karl Bildt.

Ndryshe nga Presidenca Suedeze, Holanda, vendi qe mbeshteste qendrimin e Gjermanise per te shtyre diskutimin e kandidatures se Shqiperise, vlereson se antaresimi i vendit ne Bashkimin Europian eshte ceshtje politike. "Ne morem  raportin e ODIHR-it per zgjedhjet dhe megjithese pati parregullesi, shumica e kritereve u permbushen, per kete arsye do te biem dakort qe te kerkojme opinionin e Komisionit mbi kerkesen e Shqiperise. Por, s'mund te them se kjo ceshtje nuk eshte politike, ne pozicionin tim si minister e politikan eshte te mohosh veten", thote kryediplomati holandez, Maxime Verhagen.

Kerkesa e Shqiperise per statusin kandidat dhe debati nese behet fjale per ceshtje teknike apo politike ka percare unitetin e vendet antare. Per rrjedhoje nuk ka qendrim te perbashket unanim te Keshillit te BE-se cfare eshte e domosdoshme per t’i percjelle aplikimin e Shqiperise, Komisionit.

"Nuk ka ende unanimitet per kete. Disa vende mendojne se nuk eshte vetem teknike por dhe politike kjo ceshtje, duke argumentuar se vete Shqiperia insiston per rendesine e dhenies se mandatit ndaj Komisionit. Tetori nuk rezulton muaj i suksesshem per unanimitetin megjithese pati presione, por presidenca na la te kuptohet se kjo gje mund te arrihej gjate muajit nentor", thekson ministri i Jashtem slloven Samuel Zbogar.

Ministri i Jashtem francez, Kouchner i pyetur per aplikimin e Shqiperise, tregoi se i kishte thene mikut te tij gjerman, Frank Walter Steinmeier, se nuk ishte e nevojshme te gjykohej politikisht nje vend kur kalimi i dosjes ne komision eshte gjest normal e teknik sipas tij. Ndersa ministri Fratini insistoi ne konferencen nacionale te Italise se marrja e vendimit ne kete faze per Shqiperine eshte perseritje e procedures qe u ndoq per Malin e Zi, ndaj duhet te kaloje si pike A, muajin e ardhshem per t'i kaluar dosjen Komisionit.

Perrala me mbret bejne keta te Europes.

Jemi vend mysliman ,kjo eshte aresyeja.Po te kishin qene kriminelet serbe do ta kishin miratuar menjehere.

Me mire keshtu ne fakt se po e shohim "lumturine" dhe "begatine" e vendeve qe jane ne BE ,jane kthyer ne shtete piramidale.Vetem ne gjermani njerezit kerkojne DDR e vjeter,dhe e qajne deutche marken me lot.

problemi eshte makanik, jo teknik

ca lesh vendimi mund te marrin mbi ne kur rama ben si femije i llastuar se si la birisha karrigen?

 Jam i sigurt se sikur surrati i Buall Mavrise te zhduket nga posti kryeministror dhe ne vend te tij te vendoset nje tjeter (femer, do te jete prioritet), EU/BE ka per ta pranuar kerkesen e Shqiperise dhe nuk eshte çudi te filloje dhe liberalizimin e vizave. 

e para per tre muaj, e dyta per nje jave....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).