Arrestohen 12 policë kufitarë

Nga Telegrafi

 Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën 12 pjesëtarë të policisë kufitare në rajonin e Gjilanit. Ata janë arrestuar me dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

 

Lajmin për arrestimin e tyre e ka bërë të ditur vetë drejtori i Policisë, Sheremet Ahmeti, në një konferencë të jashtëzakonshme. “Policia është e vendosur ta luftojë korrupsionin”, tha drejtori Ahmeti. 

Të gjithë policët e arrestuar janë suspenduar nga puna dhe ndaj tyre janë duke u zhvilluar hetimet e mëtutjeshme. Përveç këtyre nga puna është suspenduar edhe një toger, shef i këtij ndërrimi. 

Ahmeti tha se të arrestuarit janë të etnive të ndryshme si dhe kanë vepruar në grup. Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorit të qarkut të Gjilanit ndërkaq, policët e arrestuar po mbahen në paraburgim. 

Hetimi ndaj këtyre pjesëtarëve kishte filluar para dy muajsh.

 

2 Komente

Gent, 

Jane luspa, po gjithsesi duhet pershendetur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).