“Armo” sfidon tatimet

Drejtuesit e kombinatit te perpunimit te naftes ne Ballsh dhe ne rafinerine e Fierit kane sfiduar policine tatimore duke hequr shiritat bllokues dhe duke hapur portat e ndermarrjeve.

Pas heqjes se shiritit bllokues, ata kane vendosur autobote ne te dy anet e portes per te mos lejuar bllokimin e saj serish.

Pas ketij veprimi kane nisur serish shitjet dhe autobotet e kompanise “Armo” kane vazhduar normalisht te nxjerrin mallin nga uzina.

Pasdite policia tatimore ka shkuar per te bere bllokimin, por e ka patur te pamundur te nderhyje. Edhe pse ne vendin e ngjarjes ka qene dhe nje grup i forcave te policise se rendit, ato nuk kane nderhyre.

Me heret punonjesit e uzines se naftes dhe rafinerive protestuan duke kerkuar rifillimin e punes.

“Sot neve duam qe te filloje zhbllokimi i situates, ne te kundert do ta pershkallezojme protesten”, eshte shprehur nje prej punetoreve.

“I lutemi qeverise qe te na lere te punojme. Kemi punuar ne 97-en kur fluturonin plumba dhe kemi furnizuar kete shtet me nafte”, ka thene nje tjeter.

Drejtoria e Pergjithshme e Taksave ka shpjeguar me nje deklarate zyrtare arsyet e bllokimit te “Armo”. Bllokimi eshte realizuar per shkak se tatimpaguesi “ARMO Sh.A” nuk eshte i pajisur me autorizim si tatimpagues-akcize, si dhe nuk ka miratim te magazinave tatimore sipas kerkesave qe percakton ky ligj, nuk ka plotesuar detyrimin ligjor si tatimpagues-akcize per vendosjen e matesve ne te gjitha pikat e hyrjes, perpunimit dhe daljes se lendeve te para, prodhimit gjysem te gatshem dhe atij te gatshem.

Drejtoria e Tatimeve shpjegon se ka kerkuar disa here qe “Armo” te plotesoje dokumentacionin qe prej dhjetorit te vitit 2008. Sipas tatimeve, mosplotesimi ka cuar edhe ne riperseritjen e bllokimit.

Deklarata mbyllet me fjalet se, “administrata tatimore mbetet plotesisht e angazhuar per zbatimin i ligjit tatimor ne menyre te barabarte dhe te drejte per cdo tatimpagues. Luftimi i evazionit fiskal dhe i akteve korruptive ne te gjitha format dhe trajtat e tyre mbeten prioritet i punes sone”.

Por drejtuesit e “Armo” nga ana e tyre kane deklaruar se bllokimi u ka ardhur nga shteti, qe nuk miraton dokumentacionin e kerkuar. Ata akuzuan se me kete vendim bllokimi, ndermarrja ka humbje ne rreth 5 milione euro.
 

4 Komente

 Shtet ziu, thuaj. Ngrihet mafiozi e i bie me shpulle turinjve shtetit, e s'ka kush ia ndal doren. Tani imagjinoje pak sikur ketij tipit t'i kesh zene me koke nje cep te ekranit ne kinema, ose t'ia ngelesh cunin ne klase se nuk meson!
Me vjen mire te pakten qe italianet ja thyen hunden kur doli te blinte Bolonjen.

Shteti jep vetëm këshilla, pastaj tjetër punë a duan apo jo t'i vënë veshë privatët. Taksat janë me dëshirë, pagesa e elektrikut është me dëshirë, etj. Kot s'kemi hypur tërë ato vende tek renditja e vendeve që lehtësojnë biznesin. Ku jemi këtu në komunizëm që shteti të diktojë se ç'duhet të bëjë individi?

Pasdite policia tatimore ka shkuar per te bere bllokimin, por e ka patur te pamundur te nderhyje. Edhe pse ne vendin e ngjarjes ka qene dhe nje grup i forcave te policise se rendit, ato nuk kane nderhyre.

Shtet debil qe nuk di te beje detyren e vet, por shkon dhe ushqen konfliktin.

 

 Si nuk pyeti njeri, se; mos fajin ketu e ka shteti. Firma ARMO deklaron se shteti e ka penguar ne disa proçese dokumentacioni, e kjo pune zgjidhet nga Arbitrazhi, mirpo ne Shqiperi, Arbitrazhin e kane hequr. Si duket qe vete politikanet dhe qeveritaret ti zgjidhin keto konflikte (qe vete i krijojne) nepermjet ryshfeteve apo me sakte mitmarrjes. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).