Analistët si profetë

Shumë kritika dhe shpoti, që hidhen në adresë të analistëve, janë të pavërteta. Një dokument, i gjetur në Arkivin e Shtetit dhe i bërë publik në tekstin e "Historisë 12" të popullit shqiptar, thotë se, që në shekullin e 7-të para Krishtit, pra para demokracisë së vjetër greke, një grup analistësh, që bënin plazh në Kepin e Rodonit, lanë shënimin e mëposhtëm:
"Do të vijë koha që dy tufat e mëdha në këto troje të lashta (trojet ishin të reja në atë kohë, por kjo provon saktësinë e profecisë së tyre) do të kërleshen rregullisht dhe njëra prej tyre do të fitojë".

Tufa është një referencë e qartë për partitë politike të sotme, pra për kështjellat e demokracisë. Mund të duket çudi, por çfarë është thënë atëherë, ka ndodhur rregullisht në zgjedhjet e vitit 1991, 1992, 1996, 1997, 2001 dhe 2005. Historianët po rreken të shpjegojnë rastin e vitit 2009, ku rezultojnë dy fitues.

Analistët e kohës së lashtë kanë lënë shënime të bollshme edhe për shpikjet që tronditën botën në shekullin e 20-të. "Shumë pasqyra do të shfaqen në këto anë, por vetëm njëra do të jetë e vërtetë, e sinqertë dhe e besueshme".

Pasqyrat janë një metaforë e qartë për televizionet. Ky përfundim mund të hajë pak diskutim, por pjesa e dytë e profecisë "vetëm njëra do të jetë e vërtetë" është një referencë e qartë për Televizionin Publik. Për këtë nuk ka diskutim.

Por shënimi më mbresëlënës ndoshta edhe më i debatuari, që dëshmon se koncepti i ndarjes së pushteteve (deri më sot kjo meritë u referohej etërve themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët nga ana e tyre u frymëzuan nga Monteskie), i ka rrënjët në trekëndëshin Shijak - Shkodër - Shëmri.

"17 burra do t‘i japin secilit atë që i takon. Të gjithë në tufë gabojnë, me përjashtim të kryetarit. Ai di atë që ju të tjerët nuk e dini. Në shpellë kalohet nga shtegu i tufës së njerëzve. Atyre që futen në shpellë do të dalin pa kuaj. Me barin që kursehet do të bëhet mullar!".

Numri 17 është një referencë e qartë për Gjykatën e Lartë të vendit që ka 17 anëtarë. Tufat, e thamë më lart, janë partitë politike. Kryetari - është kryetar. Shpella, ku mbërrin vetëm pasi ke kaluar shtegun e njerëzve, është Parlamenti. Përzgjedhja bëhet nga tufa e njerëzve, ndërsa dalja prej andej, pa kuaj - fjali që ka lënë në errësirë mendjen e historianëve që prej 20 vjetësh - është sqaruar vetëm ditët e fundit. Për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet politike të ditës, kuajt janë makinat që do t‘u hiqen së shpejti deputetëve. Bari, që bëhet mullar është nafta e kursyer, e që ndryshe i thonë edhe ari i zi.

Me këto tri zbulesa, që për nga rëndësia, saktësia dhe aktualiteti lënë shumë prapa Nostradamusin, dua të tërheq vëmendjen e kritikëve të analistëve. Mos na bini në qafë! Edhe nëse nuk na pëlqeni dhe nuk na kuptoni ju, që jeni bashkëkohësit tanë, do na kuptojnë brezat që do të vijnë.

 

13 Komente

Lutfi.Ke harruar pluhurin qe ngrene ,njerez apo kuaj qofshin.

Kete e ben me paramendim,se pluhuri jeni ju analistet.Ju nuk na lejoni qe ti shohesh gjerat vete,por duhet te na e spjegoni.

Me qene se doni te na i spjegoni te gjitha,politiken,gazeten,romanin,psikollogjine,ideollogjine,rruget, domatet, minierat,delen,dhine,cjapin,etj.etj. i beni gjerat aq corap sa nuk ka bir kurve ti kuptoje.

you read my mind plako!!!  smiley   Leqe keta e kane bo aq boze, sa cdo njeriu qe i ndjek keto gjera i kalojne neper mend.

Mos na bini në qafë! Edhe nëse nuk na pëlqeni dhe nuk na kuptoni ju, që jeni bashkëkohësit tanë, do na kuptojnë brezat që do të vijnë.

C'o kjo Lutfio? Sarkazem ee? Amon edhe ti me kete ironine tate te holle!!!

Me thon te drejten, me ty personalsiht nuk kom gjo, po detyrohem me te fut me nje thes kur del e mbron sojin tuaj qe ne shumice jane ca llapaqener qe kon zon ekranet. Eshte normale qe do thone budallalliqe, kur morin persiper me analizu qe nga politka e deri te damotja e myzeqese apo speci i librazhdit; gjeopolitke e politika turizmi apo rryma arkitekturore, energjetika e ushtria apo nentoka, te tera me nje fjale. Po kulmi eshte kur analistet tane marrin persiper me fol dhe per fene, nderkohe qe nuk kane lexu as edhe nje rrjesht kuran apo bibel. Jeni bo si ata ish-sigurmisat qe te nesermen u gdhine hoxhallare  smiley    

Me qene se doni te na i spjegoni te gjitha, politiken, gazeten, romanin, psikollogjine, ideollogjine ,rruget, domatet, minierat, delen, dhine, cjapin, etj.etj. i beni gjerat aq corap sa nuk ka bir kurve ti kuptoje.

 

 

C'o kjo Lutfio? Sarkazem ee? Amon edhe ti me kete ironine tate te holle!!!

Jo vetem ai qe e paska sensin e humorit kaq te holle, po dhe xhaxhi peshku qe e kryefaqosi e paska  mprehur shume sensin e ironise, si laps piktori. smiley

une skam nermennd ta lexoj, duke qene se Luti eshte nje nder ata qe ja cajne trapin miletit 3-4 here ne jave duke dhene analiza e opinione ne tV

Nuk ka bir kurve t'i kuptoje...!!Po le ta provoje ndonje bir i jo kurve se mbase ia del..   smiley

si pule e lagur dhe e rrjepur pa pende duket ky. Dhe se cka fillu e ka shtuar rreshtat dite per dite me budallalleqe pa fund,si me qene ne konkursin e kush do zere vendin e kol balles...

 

 

si perfundim, ca ishte gjithe ky budallallek ketu?

Mbase e ka nga mbidoza tere kete dyzim dhe paqartesi. Gazetar amatoresk. A i redakton kush keto shkrime apo eshte ky botuesi qe shkruan?

"Prej verteti" eshte ky shkrimi apo tip "the onion"?

 Kjo sigurisht qe eshte "the onion".....  

Pa i hyre fare analizes se shkrimit te historise nga 1990-2009 .....ne tekstit e historise ""KLYSHET E TURQVE"""" i kane heqer pa shkruar as edhe nje rresht per 14 shekuj ( periudha ilire deri te principatat e arbrit )......

Degjoni programin Opinion ne tv Klan :

 

http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=835#

 Pashe tani "invervisten" me Ramen te Top Story e te enjtes, ku dy "analistet" perballe ishin Dervishi dhe Lorenc Vangjeli. Ky i dyti eshte si zedhenes personal i Edi Rames, kishte ik aty vetem per ti bere fresk shefit. Ndersa Lutfiu nga dega me dege nuk dinte ca thoshte, dhe e linte Ramen te fuste kaseten e te llomotiste sic di vetem ai. Ja cfare "analistesh" kemi!

Megjithese Opininion ka qartas bindje pro-PD te pakten aty ke pak me shume perplasje, ka gjithmone gazetar me pikepamje te ndryshme nga ata qe intervistohen (psh Nazarko eshte perhere kur ka dale Sala ose te tijet, edhe kur ishte Blushi, ose Metes qe i kishin vene perballe edhe Anila Bashen). Edhe kur Fevziu interviston vete prek pikat e dobeta te te intervistuarve. Ndersa te Top Story, Rama shkon per nje shetitje se e di qe as edhe nje pyetje per te qene nuk i behet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).