Akuza te ashpra bashki-qeveri

Nje dite pas konfrontimeve fizike ne qender te Tiranes mes Policise Rendit dhe Inspektoriatit te Ndertimit ne kryeqytet, ashpersohet debati ne distance mes qeverise dhe bashkise. (UPDATE)

Drejtuesit e Inspektoriatit te Ndertimit ne varesi te bashkise se Tiranes kane depozituar nje kallezim penal ne gjykate ndaj veprimeve te strukturave te qeverise, policise se rendit dhe asaj te ndertimit.

“Mbreme ne darke Policia e Shtetit ka penguar ne menyre brutale Inspektoriatin per te kryer detyren brenda territorit administrativ. Ata kane shoqeruar inspektorin e policise se zones. Per kete arsye bashkia ka bere nje kallezim penal sot per perfaqesuesin e Inspektoriatit urbanistik”, u shpreh Afrim Qendro, nga Inspektoriati i Ndertimit.

Bashkia e Tiranes ka bere publike nje sere dokumentash, ku tregohet se kjo prone eshte private dhe per te eshte dhene nje leje ndertimi ne vitin 2008.

“Bashkia e Tiranes, baltes qe vazhdon te hidhet mbi te do t’i pergjigjet me prova dhe fakte. Kjo prone eshte private dhe ka marre lejen e ndertimit te nga KRT. Arsyet e ketij kalvari do t’i zbardhin organet e drejtesise”, u shpreh administratori ne Bashki, Dritan Agolli, i cili premoi mbeshtetje pronareve dhe bizneseve.

Por Ministria e Transporteve pretendon se kjo prone eshte shteterore dhe per te bashkia e Tiranes nuk ka dhene asnje leje ndertimi.

Ne baze te dokumentit te qeverise toka eshte futur ne fondin e Agjecise per Kthimin dhe Kompensimin e pronave ne date 19 dhjetor te vitit 2007. Ne baze te dokumentit te hipotekes, kjo toke rezulton prone e regjistruar me pronare te ligjshem ne daten ne 15 janar te vitit 2008.

Por nje vit me vone permes nje dokumenti qe i perkon dates 14 tetor te ketij viti, tregohet se eshte shfuqizuar vendimi i Keshillit te Ministrave te dates 19.12.2007 permes se cilit kjo prone nuk kalon me ne fondin e Agjencise se Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, qe ia kishte kthyer pronareve, duke e kaluar tani ne prone shteterore.

“Nuk kemi nderhyre ne prone private, por ne shteterore. Ne i kemi kthyer qytetareve nje hapesire per lulishte dhe nuk e lame zonen ne nje grope plehrash, persa kohe aty nuk ka nje plan zhvillimi”, u shpreh ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.

Dokumentat e bashkise qe nisin ne vitin 1995 dhe perfundojne ne vitin 2008 tregojne se kjo prone eshte miratuar shpesh here nga disa qeverie si shesh per ndertim.

Por Ministria e Transporteve e cila pretendon se eshte prone shteterore dhe ka nisur punen per shnderrimin e kesaj grope qender te Tiranes ne lulishte.
 

38 Komente

Tmerr e turp. Turp per veprimin e perfaqsuesve te Qeverise Qendrore qe ndermerr veprime pa pasur sqarime/dokumentime te plota (shkembime me perfaqsuesit e pushtetit vendor, qartesim lejesh etj). Turp disa here me teper per perfaqsuesit e Pushtetit Vendor qe behen mburoje e nje pale private, dhe shperfillin sistemin gjyqesor ku duhej te kalonte kjo ceshtje.

Faqezinj!

admin merr fryme thelle the fryji qullit fort!

O bobo, bumerang.

Edi i mire ,po na del egersire.

Ketu do ndertohet se ne ndihmojme pronen private. -bashkia

Kur ndertojne te tjeret, prishin pronen private. -Edvini me gazeta.

Hemmmmmmmmmmmm, kush fliste keshtu dikur, une mendoj per popullin, ai, ajo, ato, nuk mendojne per popullin.

Kur nje dite korriku,  ai, ajo, ato, menduan per kete popull.

shiko ty qe te fshine:

une shaj se nxjerr merzine me budalleqet qe lexoj/degjoj.. ti ofendon sepse  do te miren ( se te miren tende apo te atyre qe ofendon mbetet per tu pare) ..   smiley

Ka dallim kjo !

Admin me fal.. por prona eshte private e para dhe e dyta bashkise i duhej nje konflikt deri ne fund te kesaj jave!  :

 

Peshkaqene, tek ajo gropa po tenton te ngreje nje pallat tan dulaku dhe ndaj po lufton dhe Ramasmiley

I do te gjitha per vete qeveria or ta, shiko kur te na bejne ndonje dite ndonje shpell dragobie ne mes te tiranes.

Bashkia Tirane mbron pronen private taman sic mbron Edi Rama bojkotin...

sa shtepia private ka prishur edi rama gjate ndertimit te unazes?

shume!

sa pallate jane ndertuar ne tirane pa kontrollim minimal te standarteve gjeologjike...

shume!

familja kika i ka falur 5000 metra katrore toke edi rames ne komunen e parisit ne 2005 (e dine te gjithe)

dhe sot nuk falka nje lulishte edhe po ta kishte te veten!?

sa filatrope jane disa njerez kur kane interesa..,

shume pak

 

 Artikulli niste rremujshem dhe perfundonte po rremujshem.  

 

"....Por Ministria e Transporteve e cila pretendon se eshte prone shteterore dhe ka nisur punen per shnderrimin e kesaj grope qender te Tiranes ne lulishte..." 

Perfundon artikulli rrompall, nderkoh qe e verteta eshte se lulishten e beri Bashkia. Dy rreshta me siper, artikull-shkruesi thot te kunderten; 

"....Dokumentat e bashkise qe nisin ne vitin 1995 dhe perfundojne ne vitin 2008 tregojne se kjo prone eshte miratuar shpesh here nga disa qeverie si shesh per ndertim...." 

Hajde merre vesh se kush eshte per shesh ndertimi dhe kush per lulishte. ç'gazetar i dobet. Peshku ben mire qe na sjell dhe keshtu artikujsh, rrompall, per te pare se sa e larte eshte shkalla e degradimit apo dhe mashtrimit tek shtypi elektronik dhe ai i shkruar. 

Ka shume meskinitet ne gjithe kete skandalin e qendres te Qeveri-Bashkise!

Meskinitet meskin me meskin se kurre... si vete realiteti ne te cilin jetojme.

A ka mbetur ndonje cope vlere ne kete vend?!

Nqs. ka mbetur, perse nuk duket?

Degjoj ulerrima te vazhdueshme: RROFTE ZOTI I PARASE!!!

Te gjithe bertasim duam lulishte se na mbyti betoni ne Tirane.

Ne vend qe Bashkia te pershendese kete vazhdon te jape leje ndertimi edhe aty ku shume mire mund te behet lulishte dhe ka akoma lart qe mburrin Kryetarin e Bashkise.

Edhe sikur te ishte prone private vete Bashkia duhet te kerkonte leke nga qeveria per ti kompensuar keta pronare (ne se jane vertet) dhe ta kthente ne lulishte dhe jo ne grope plehrash apo beton.

Me nje mije te keqijat qe ka Rama ne politik, ma merre mendja qe si qeveria si bashkia do ndertese atje. Pra qeveria ja fut kote sa per te marre disa pik, apo te ndaloje njeriun e Rames. Eshte zone shume qendrore qe thjeshte te jete lulishte.

Ke te drejte.Edhe ne New York kot e lene gjithe ate park te madh ne mes te qytetit.Le tja japin Rames te beje pallate.

hahahahahaha

e modhe!

Kot e permende se do e lesh Ramen pa gjume. Vetem aty do i rri mendja tani. lol

ka dy vende qe jan ne mes te europes, ku policite e te 1tit shtet (nqs mund ta quash shtet kete tonin) perplasen me njera-tjetren:kosova dhe shqiperia. ne kosove ndodh sepse ka struktura paralele serbe. ne shqiperi skemi probleme etnike, as racore, as fetare, problem kemi vetem veten tone. ky esht rasti me i leht. para disa ditesh, dy polici, ajo tatimore dhe 1 tjeter u kapen me grushta te armo ... drejtoret e te dyja policive jane emeru nga kryekomandanti. dhe kane konflikte.

kush do ndo1 vend tjeter ne evrope (nigeria dhe somalia sjane ne evrope) ku 200 police "te rendit" kapen fizikisht me 40 police bashkiake brenda territorit ku pushtetin e ka bashkia. askund. vetem ne shqiperi.

kur krt jep leje, tjeret mbyllin gojen, ose e padisin ne gjykate, prokurori a ku di un ku. po e ligj ska as1 polici ne ket vend ta ndaloje ndertimin edhe ne qofte se do ta beje azil pleqsh, e jo me lulishte plehrash

Cjane keta budallej qe duan lulishte.Pallate dhe vetem pallate.Beton dhe vetem beton.Aty eshte jeta dhe shendeti i popullit te Tiranes.

Kupto ti ca bohet. Ne 15 janar 2008 regjistron pronen ne hipoteke. Je i qete tashme u bone me letra (per me teper letren ta ka firmos hipoteka e gazidedes pra ec aty). Po para dy javesh ne 14 tetor 2009 me urdher qeverie te hiqet prona qe kthehet shteterore. Pra shtetezohet si ne venezuel para ca ditesh me nje hotel hilton. Justifikimi, do behet lulishte, per popullin medemek. Se ne mes te tiranes ne bejme lulishte dhe jo hotel si ishte parashikuar, ndersa hotelin e bejme ne ali dem. Kupto ti, or ti. Lutju zotit se me urdher qeverie shtepia mund te te kthehet dhe zyre per shtetin. se per popullin menojme ne, or ti.

Bah ca bojme ne shqiptaret.Me qene se ne te gjithe kryeqytetet e botes ka lulishte ne qender,duam te bejme dhe ne.Boni mer nji hotel 100 katesh qe te futet gjithe Tirona brenda me gjithe bashki dhe i zgjidhim kollaj problemet.

Po shoku , ta shpjegoj pak

Me 15 janar08 -mbasi ti ben pagesen p.sh. me 10 tetor08 - nje koke turku te ZVRPP - ta regjistron pronen, gjithmone , pa asnje kokerr leku :smiley Amkuptove

me 14 Tetor09 -mbasi dikush tjeter ka verejt probleme   e crregjistron , dhmthone, shoku pa asnje interes :smiley Amkuptoveeeee

Edhe kshu fitojn te gjithe

ene i pari

ene i dyti

ene i trete

e noshta edhe i katerti

 

Policia bashkiake ?

Polici qe mbron ndertimin?

Ne cilin ligj mbeshtesin veprimet e tyre. Ku eshte e shkruar se policia bashkiake ka te drejte te mbroje me force zbatimin e nje leje ndertimi, kete e ka vetem zyra e permbarimit, ne mungese te policise gjyqsore.

Policia e shtetit eshte polici hajdutesh, kriminelesh, malokesh, po rasti i jep te drejte, nderhyjne per te ndaluar nje ndertim, jo per te mbrojtur nje ndertim, gje qe i perket vetem drejtesis. Policia e Edvinit, me muskuj te forte, perballen me shtetin.

Sa me shpejt Edvini kryeminister, shpetimtari yne, komandanti yne, legjendari yne, Edi eshte legjenda.

Po pra, ndersa ne orikum nderhyjne per te mbrojtur nje ndertim (kur jane akoma ne proces gjyqsor per pronen) ne kakome nderhyjne per te mbrojtur nje ndertim (edhe aty ne proces)

Po kur ngelesh ti or ti me llogjiku vaj me det. Se ca si puna jote jane ata lart ne shtet ja mu kshu si ti or ti ma kane llogjiken. Hajt me t'mira dhe mos u mer me kto pune se jane lufte peshkaqenesh apo se ke pa Orson Welles.

Obobo, qytetar me hije.

Ne Orikum ore i nerum, eshte policia me qytetaret, jo policia e shtetit me policin e komunes, din me i nda keto pune.

Ne Orikum policia nuk nderhyn per te ndertuar, nderhyn per qetesi publike, ta kap rradakja dallimin, o nul gjithandej.

Sa eksperte ka ketu te peshku.

Njoni thote e ka kompetence vetem permbarimi, tjetri thote e ka kompetence gjykata, nje i trete thote se e ka Strasburgu dhe i katerti e ka OKB, apo dhe KFORI, UNMIKU, EULEX, PNUD, FMN, etj. Masanej, vazhdon varianti se aty duhet patjeter, lulishte, pallat, hotel, pishine, stadium, acquapark, pazar, parking, etj.

Na kenoqet, i zgjidhet gjithe hallet e miletit.

Tirana perballe klanit te cimentos...

E vërteta qëndron kështu. Në qendër të Tiranës ndodhej një truall e cila është një pronë publike, që ishte kthyer në një gropë e mbushur me hedhurina nga më të ndryshmet, të cilat sipas analizave virologjike shkaktojnë një mori virusesh shtesë në ajër. Ekzistenca e kësaj golle është po e njëjtë si gropa e pisllëkut, imoralitetit, perversitetit, ose siç njihej ndryshe si gropa e Sejdisë, dhe kjo po kërkohet të kthehet në një lulishte.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës gjatë 9 viteve të fundit nuk u shqetësua, nuk u kujtua asnjëherë për ta mbyllur gropën e pisllëkut, por u mjaftua veç me rrethimin e saj, e cila gjithsesi nuk ndihmonte në mos-depërtimin e erës së keqe. Mirëpo ç’ndodhi mbrëmjen e pardjeshme, ku policia bashkiake e kryeqytetit u përpoq sërish të pengonte fadromën që po punonte në mbushjen e gropës me dhé, ndërsa Policia e Rendit ndërhyri për të mos penguar punën? Autopsia është e qartë. Pretendimet e vasalit të bashkisë së Tiranës janë shpjeguese sesi po implementohet plani urbanistik i kryeqytetit, një plan që ka hyrë në oreksin e plaçkitësve të hapësirës publike. Në vitin 2008, sipas një vendimi të posaçëm trualli është shpallur pronë shtetërore, por analiza duhet përqendruar tek ish-pronarët paraardhës, në emër të të cilëve kryhet edhe tollovia bashkiake. Ky truall u ishte dhënë disa pronarëve që duket se s’figurojnë në kadastrat e përpara vitit 45, por që sigurisht janë klientë të Edi Ramës. I njëjti “pronar” në 2005-n i paska dhënë dhuratë bashkisë së Tiranës 5000 metra tokë!!! Po ja, shikoni se çfarë thonë lajmet e atij viti: “Familja tiranase Kika i dhuron bashkise se kryeqytetit rreth 5000 metër katror truall për ndërtimin e një shkolle ne bllokun e banimit ne rrugën Komuna e Parisit. Falë partneritetit të sipërmarrësve me bashkinë e Tiranës, dhurata e kësaj familjeje i shërben komunitetit për të plotësuar nevojën për arsimim brenda zonës së tyre. KRRT e bashkisë së Tiranës ka miratuar planin për ndërtimin e 1500 apartamenteve në pronën e familjes Kika, e cila disponon një kompani ndërtimi”. Kuptohet vetiu se për çfarë filantropie është bërë me tokat private që i jepen bashkisë së Tiranës me qëllimin e ndërtimit të apartamenteve. Ka shumë arsye për të hamendësuar se këto dhurata ishin funksionale për dhurata të tjera në vazhdim. Ne sot po shohim mbrojtjen e dhuratës së mëparshme. Shumë herë është përfolur se kjo tokë i takonte Komunitetit Mysliman, që e paska shitur tek familja e bashkisë, por këto çështje ndoshta duan një hetim më të thellë, që do ta bjerrte edhe më tej “filantropinë” e lartpërmendur.
Por do theksuar se gjithçka është bërë pas viteve ‘90-të, ku me disa shkresa, Komuniteti Mysliman i paska dhënë një përqindje toke kësaj familjeje, së cilës nuk i merret vesh ku i mbaron origjinali e ku i nis “prestanome”-i. Plus fakti se Bashkia e Tiranës me policinë e saj del e mbron kinse një pronë private,  një atribut krejt jashtëligjor ky. Si rrjedhojë mund të bëhet pyetja se kujt i intereson ta bëjë këtë “çështje” kalë beteje, kur si detyrë parësore e Bashkisë (komunës) janë çështjet e komunitetit, në këtë rast hapësira publike.
Ka dy mënyra për ta kuptuar. E para qëndron në truallin që kërkohet të bëhet një tjetër eko-monstër betonarmeje në mes të Tiranës. Vasalët e kryebashkiakut lëshojnë milicinë për të anuluar një vendim që i bën mirë komunitetit. Kur nuk ia arrijnë të frenojnë mbushjen dhe pastrimin e humnerës së zezë më mbeturina e fekale, fillojnë e egërsohen, duke shtyrë e fyer oficerët e policisë së shtetit. E dyta, kur oficerët janë në shërbim të komunitetit 24 orë, domosdo nuk mund të frenohen nga orekset e industrisë së betonit, që ngre eko-monstra në vend të lulishteve. Arsye shtesë e paragjykimit të aksionit bashkiak është fakti se reagimi i mbrëmjes së dy netëve më përpara është bërë me porosi, meqë aty u pa një tjetër rast ku mund të sulmohej qeveria. Policia bashkiake po kërkon të bëhet një institucion paralel i Policisë së Shteti, dhe kjo ka gjasa të jetë përgatitur në kuadrin e bojkotimit të çdo institucioni kushtetues. Afërmendsh kjo merr përmasa reale kur e shikon me një kalkulim meskin se lulishtja mund të përdoret elektoralisht për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku Tirana është padyshim epiqendra e pushtetit ekonomik e politik të vendit. Por vendosmëria e autoriteteve qendrore është një sinjal i mirë se qeveria nuk do të kompleksohet nga skrupujt se s’duhet ndërhyrë tek autoritetet vendore dhe do të luajë primatin sa herë bashkitë do të shndërrohen në plaçkitëse të pronave shtetërore apo - prite Zot - edhe të atyre private.

5

O zoti hetues, ju thoni se

Në vitin 2008, sipas një vendimi të posaçëm trualli është shpallur pronë shtetërore,

Nese eshte keshtu atehere i bie qe pronaret e truallit te jene shperblyer dhe shteti mjafton te tregoje dokumentet e pageses bere pronareve. Ose te tregoje me vendim gjyqi qe kjo toke/prone nuk ka qene private por publike. Meqe shteti nuk i ka bere keto i bie qe qeveria me keto veprime po shkel ligjet e nje shteti demokratik. Apo mos jemi akoma ne kohen e shtetit te diktatures ku shpronesimet per nevoja publike ishin te pakontestueshme dhe falas?

Zoti hetues, po ju i kujt shkolle jeni? I asaj te para 90-tes?

Deshiroj te te sqaroj se familjet per te cilen behet fjale jane te ndryshme dhe nuk kane lidhje me njera tjetren. Familja Kika, e cila fali token ne 2005-en, eshte me origjine tiranase, ndersa familja tjeter Kika ne pronesi te tokes per te cilen u krijua kjo shamate eshte me origjine nga Kruja. Te dyja familjet nuk i lidh asgje me njera pervec emrit te njejte dhe pronat e tyre jane te dokumentuara ne tapite osmane dhe ne kadastren e Tiranes. Komuniteti Mysliman nuk hyn askund, eshte thjesht thashethem urban. Gjithsesi, pushteti eshte gjithnje mbi pronen private dhe sot prona nuk jepet afrofe.  

si pushteti qendror si pushteti lokal, mua me duken te korruptuar

He he Lulishtja nuk shitet, nuk ke kujt ti japesh leje ndertimi, nuk ka njeri qe te paguj pare K/te bashkise per nje lulishte. Per pallate po, ka bleres dhe bakshishdhenes. Ekonomi tregu mor vella smiley

ai pronari i gropes e fuste ngjep minimalisht i 200mij leksh ne dite me parkime. Aty as pallat s'bohej as lulishte jo.Me shemjen e ati muri ka dale n'drite gjithe ai ven aty

Aq mire kane bere qe kane mbushur gropen sa s'ka, kujt po i hyn ne xhep kompetence e kujt eshte, popullit jo a jo. Ai qenef i peshtire rrinte rrethuar pa asnje arsye prej 10 vjetesh. Normal qe edhe olldashi kerkon ta ruaje ate vend per vete deri sa rama te largohet nga bashkia, por prape kjo nuk i hyn ne pune kalimtareve dhe banoreve te thjeshte qe duhet te perballen perdite me ate hale. Turp per ramen ( qe se rrun hic anyway).

 Sikur ne ate lulishte te ngrihej nje parking (siç kam thene para shum muajsh) shum katesh per makina, aty do te hanin jo jo vetem pronaret e asaj toke, por dhe bashkia e Tiranes nepermjet taksave. Pra do te dilnin te fituar , pronaret, bashkia, por dhe ministria e Mjedisit dhe e Transporteve, pra qeveria, sepse do te zgjidhej trafiku i renduar, por do te paksoheshin dhe gazrat, sepse ter shoferat do te preferonin ta parkonin aty per 4 ore ose 6 ore ose dhe 8 ore, gjersa te mbaronin pune, dhe pastaj ta mirrnin prape makinen e te niseshin per shtepi.  

Ju te betonit e pallateve dhegjoni nje here kengen e Celentanos "Il ragazo della via Gluck" dhe pastaj flisni per betone ne mes te Tiranes.

Prestigjo nuk jemi nga ato qe mesojn nga gabimet e tjereve ne. Aq me teper kur ato gabime lidhen drejtperdrejt me perfitime monetare.

Lulishtet mbivlersohen. Perse te ket qyteti njolla jeshile ne mes ndertimeve si te gjith qytetet e tjera te botes?!  Eshte me mire i gjithi i bardhe, plot me pallate me arkitekture pseudo moderne (Pervec 20kateshit tek stadiumi - ndertese interesante por ne pozicjon pa lidhje!).

 

Gjithsesi mire na behet. Vet e lejuam kete gje. E lam qytetin te shkaterrohet pak nga pak dhe flasim tani kur eshte teper vone. Kostoja e rregullimit te gjerave tani eshte e paimagjinueshme.

Si do ia shpjegojm gjenerates se re qe i duhet te shkoj deri ne shijak per te luajtur ne bar si ne dikur...

Prona rezulton e spostuar dhe e pozicionuar në mënyrë të kundraligjshme në vendin ku pretendohet sot

 

Ja si Rama falsifikoi dokumentet për të ndërtuar pallatin në qendër

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si i vetmi institucion kompetent me ligj për trajtimin e çështjeve të pronesisë, hodhi dritë ndaj akteve korruptive të kreut të Bashkisë Tiranë me gropën në fillim të rrugës së "Kavajës" dhe rrugës së "Durrësit" e kthyer tashmë në lulishte. Prona që u kthye në mollë sherri midis qeverisë që mbronte interesin e qytetarëve dhe Bashkisë që mbronte interesat e saj korruptive, vërtetohet se është shtetërore. Me anë të një dalje publike të zëdhënësit të saj, AKKP sqaroi opinionin publik se, prona në fjalë është njohur dhe kthyer pjesërisht me vendim të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të pronave të Bashkisë Tiranë të vitit 2000, gjë që është e kundraligjshme. AKKP thekson se, Bashkia Tiranë me këtë vendim ka njohur edhe të drejtën e parablerjes të godinës 2 KT, sot Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me Sip = 430 m2 dhe objektit 1 KT së bashku me oborrin, sot Dhoma e Tregtisë me një siperfaqe Sip = 1600 m2. Nga hetimi administrativ dhe kontrolli i bërë nga AKKP ka rezultuar se ky vendim është haptazi i kundraligjshëm, pasi dokumenti ligjor bazë mbi të cilin është marrë vendimi i mësipërm është "Vërtetim Pronësie" nga Hipoteka Tiranë, i cili daton në vitin 1919. AKKP-ja deklaron se asnjë dokumentacion tjetër, i cili të vërtetojë faktin se kjo pronë ka qenë në pronësi të subjektit pretendues të paktën deri në vitin 1944 nuk është administruar nga ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Dokumentacioni hartografik që ka shërbyer në trajtimin e kësaj prone dhe që është paraqitur nga vetë subjekti i pretenduar si i shpronësuar, nga ish-KKKP në kundërshtim me ligjin e kohës nuk është konfirmuar zyrtarisht në asnjë institucion shtetëror. Për pasojë sqaron AKKP, trualli i pretenduar, i cili në dokumentin "Vërtetim Pronësie" rezulton "varrezë", nuk figuron të ketë qenë i tillë në asnjë nga hartat e viteve që nga 1917 e më vonë deri ne 1937. Për rrjedhojë sqaron më tej AKKP-ja, prona e pretenduar "Teqja e Adem Idrizit" nuk ka qenë realisht në vendin ku është kthyer nga ish-KKKP. Kjo pronë rezulton e spostuar dhe e pozicionuar në mënyrë të kundraligjshme në vendin ku pretendohet sot.

 

Verifikimi

 

Nga verifikimi i bërë në AKKP, duke iu referuar hartave të administruara të vitit 1937 rezulton e pasqyruar ndërtesa ish-Shtëpia e Oficerave më vonë ish-Lidhja e Shkrimtarëve e aktualisht MTKRS. Kjo dëshmon që godina është ndërtuar para vitit 1937 dhe për rrjedhojë nga ish-komisioni në kundërshtim flagrant me ligjin i është njohur e drejta e parablerjes subjektit të pretenduar si i shpronësuar, e drejtë, e cila parashikohej ekskluzivisht për objekte të ndërtuara nga shteti pas vitit 1944 mbi truall pronari.

Po ashtu, në kundërshtim me ligjin është njohur e drejta e parablerjes mbi objektin ish-Tipografisë Ushtarake, i cili është ndërtim i bërë në fund të viteve 1800 dhe ka qenë fillimisht gazermë turke, më pas spital dhe më vonë gjimnazi i Tiranës, sot Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Këtë fakt, përveç hartave të viteve të ndryshme e dëshmojnë edhe fotografi të kohës. Këto fakte dëshmojnë se trualli mbi të cilin janë ngritur këto objekte ka qenë vazhdimisht në pronësi të shtetit dhe për këtë arsye nuk duhej të kthehej nga ish-komisioni. Pozicionimi i pronës nuk është në përputhje me dokumentin ligjor të pronësisë edhe përsa i përket sipërfaqes.

 

Hetimi

 

Konkretisht, gjatë hetimit ka rezultuar se prona është transkiptuar në vitin 1925 dhe nuk ka sipërfaqen që është pretenduar nga subjekti në vitin 2000. Nga kjo pronë është shitur sipërfaqja prej 3510 m2, ndërkohë që sipërfaqja e pronës së kërkuar nga subjekti pretendues është 7270 m2. Nga ish-komisioni, në kundërshtim me ligjin e kohës, në vendimin e dhënë në asnjë moment nuk është përmendur shitja e një pjese të kësaj prone, duke i mëshuar faktit të mostrajtimit për shkak se kjo sipërfaqe është e zënë e duhet të trajtohet me kompensim në favor të subjektit pretendues. Nisur nga pasaktësitë e konstatuara nga shqyrtimi i dokumentave ligjore dhe hartografikë të administruara, nisur nga lloji i pasurisë të përmendur në Vërtetimin e Pronësisë dhe nga pozicionimi i saj, nisur nga fakti se kjo pronë është transkriptuar për sipërfaqen prej 3510 m2, nga AKKP është krijuar ligjërisht bindja që trajtimi dhe pozicionimi i bërë nga ish-KKKP Tiranë kësaj prone me Vendimin e vitit 2000, nuk është i saktë dhe madje tërësisht i kundraligjshëm.

Ky fakt është vërtetuar nga ekspertë të AKKP si dhe nga ekspertë të jashtëm të Institutit Gjeografik Ushtarak dhe konkluzioni i arritur nga grupet e ekspertëve është që: prona e vjetër e pretenduar nuk ndodhet në vendin e njohur dhe kthyer nga ish-KKKP i Bashkisë Tiranë. Kjo pronë ka qenë në pronësi të shtetit dhe asnjëherë në pronësi të asnjë subjekti privat dhe për këtë arsye AKKP ka ndërmarrë të gjitha hapat ligjor për kthimin e saj në gjendjen e mëparshme, pra, në pronësi të shtetit.

 

Bashkia Tiranë mbron pronat e vjedhura

 

Me zbardhjen e këtyre fakteve, Bashkia e Tiranës rezulton ta ketë shkelur ligjin me të dyja këmbët, pasi zyrtarë të saj bënë publike në media lejen e ndërtimit. Në rast se do të zbatohej leje abuzive e Bashkisë Tiranë, atëherë shteti do të humbte pronën e tij dhe qytetarët hapësirën e gjelbërt. "Jam këtu përpara jush sot, për t'iu përgjigjur baltës së hedhur këto dy ditë nga ana e ministrive të Punëve Publike dhe asaj të Brendshme, mbi konfliktin antiligjor të krijuar nga ana e tyre. Bashkia e Tiranës, në mënyrë të vazhdueshme do t'i përgjigjet baltës së politikës, vetëm me të vërtetën, të mbështetur në prova dhe fakte do deklaronte me bujë Agolli, të mbështetur nga një sërë mediash me interes direkt për pronën në fjalë. Ndërkohë që, pas shqyrtimit të dokumentave ligjore dhe hartografikë të administruara, nisur nga lloji i pasurisë të përmendur në Vërtetimin e Pronësisë dhe nga pozicionimi i saj, nisur nga fakti se kjo pronë është transkriptuar për sipërfaqen prej 3510 m2, nga AKKP është krijuar ligjërisht bindja që trajtimi dhe pozicionimi i bërë nga ish-KKKP Tiranë kësaj prone me Vendimin e vitit 2000, nuk është i saktë dhe madje tërësisht i kundraligjshëm. Po Agolli nxori në publik një sërë dokumentash, që as nga avokatë të zotë nuk deshifroheshin ku thuhej se, toka nuk ishte në pronësi të shtetit, pa paraqitur asnjë hartë apo vendim Gjykate. Vetë Agolli dje, nxori lejen e ndërtimit që varet tërësisht nga Bashkia, po nuk thuhej data dhe origjina e pronës, mbi të cilën është dhënë kjo leje ndërtimi.

 

MPPTT, ktheu në shërbim të qytetarëve pronën shtetërore

 

Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ktheu gropën që gjendet ndërmjet rrugës së "Durrësit" dhe rrugës së "Kavajës" në hapësirë të gjelbërt publike. Prej disa ditësh, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, përmes Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar punoi për mbylljen e gropës në fillim të rrugës së "Kavajës" dhe rrugës së "Durrësit" dhe për shndërrimin e saj në një hapësirë të gjelbërt për qytetarët e Tiranës. Gropa që ka shërbyer deri dje si një vend i rrethuar hedhurinash ndodhet në një truall pronë shtetërore. Në mënyrë të paligjshme aty patën filluar përpjekje për ndërtimin e një shumëkatëshi, klientë të afërt të kryetarit të Bashkisë, Edi Rama. Me ndërhyrjen që po bëhet, kjo gropë mbeturinash do të shndërrohet në një hapësirë publike, sikurse u veprua me ish-gropën e Sejdisë prapa Teatrit të Operas, që sot është një lulishte në funksion të qytetarëve. Por, kryetari i Bashkisë po përpiqet me çdo kusht të mbrojë gropën, ku parashikon të hedhë themelet e një korrupsioni shumëkatësh. Gjithsesi, kjo është një përpjekje pa vlerë, pasi në një kohë rekord, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do t`i japë Tiranës një tjetër hapësirë të gjelbërt më shumë. Në përpjekje për të mbrojtur këtë aferë korruptive, Rama ka angazhuar forcat e Policisë Bashkiake, të cilat janë përplasur me forcat e policisë. Policia Bashkiake ka tentuar të bllokojë një fadromë të Inspektoriatit Ndërtimor, i cili hyri në sipërfaqen e truallit që gjendet në mes të kryeqytetit dhe që prej disa vitesh ishte kthyer në një pikë për hedhjen e mbeturinave. Ministria e Punëve Publike ndërhyri për sheshimin e gropës dhe kthimin e saj në lulishte publike, por kjo duket se i ka prishur planet kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili ia kishte dhënë truallin për ndërtim një bashkëaksioneri të tij. Bashkia ka pretenduar se, qeveria po ndërhyn në autonominë e pushtetit vendor, duke mos lejuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, që të realizojë megaprojektet e tij korruptive.

Po si ka mundesi qe kjo monster publike me fytyren si shije ferneti, te beje si ti kete qejfi me paurite e shqipetareve, qofshin ato private apo publike? Me cfare ligji apo regulloreje kjo monster kerkon te nxjerre per shitje me ankand nje prone qe figuron private dhe e regjistruar ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajteshme. Ku e gjen ky legen te drejten per ta quajtur prone shteterore, kur minimalisht duhet te kerkoje qe gjykata (nese shteti ka prova) te gjykoje dhe te vendose se kujt i takon kjo prone? Po ky qenka me i prape se Enveri. Epo Enveri nuk ishte malok.

Bravo qeveria, prona eshte e shenjte dhe askush nuk mund te tjetersoje apo te mashtroj me te. Hapi tjeter..... Bathorja e Paskuqani.

ma shtet pa shtet, ku mungon shembulli minimal i zbatimit te ligjit nuk gjen vallaj. psh ne afrike ka disa vende ku dy polici zihen me njera-tjetren. po as ne afrike, as askund tjeter, smund te kete vende ku njeri thote "ta kam dergu planit, miratoje" dhe tjetri thote "dua ta miratoj, po sma ke dergu" jo ta kam dergu jo sma ke dergu. eh ... dola partizan i shkreti, te luftoja per atdhe, se kuptova un i shkreti, se armiku ishim ne ..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).