Ajri i Tiranës, 2 vite jetë më pak për çdo banor

TIRANE-Cilësia e ajrit që thithin banorët e kryeqytetit kalon normat e parashikuara nga BE-ja, duke ulur deri në dy vjet jetëgjatësinë e qytetarëve të Tiranës. Smogu i automjeteve, pluhuri dhe djegia e mbeturinave, janë tre nga faktorët më të rëndësishëm që bëhen shkak për ndotjen mjedisore. Ekspertët që kanë kryer hulumtimin për ndotjen e ajrit në Tiranë paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë në kryeqytet do jetë 1-2 vjet për banor. Të dhënat tronditëse mbi pasojat negative që shkakton ndotja e ajrit lidhen direkt edhe me vdekshmërinë e përvitshme. Duke iu referuar statistikave të OBSH-së, rreth 200 vdekje në vit në Shqipëri janë të lidhura vetëm me ndotjen e ajrit, duke u bërë kështu shkak për prishjen e cilësisë së jetës. Studimi i Institutit të Shëndetit Publik tregon se, rreth 1400 raste të reja me kancer që shfaqen çdo vit ndodhin për shkak të faktorëve të ndotjes së ambientit. Kanceret, sipas studimit, janë të llojeve të ndryshme, ku ato të mushkërive dhe lëkurës që vijnë direkt nga mjedisi, janë faktorët kryesorë.

Studimi
Nga një studim i Institutit të Shëndetit Publik që prek disa nga pikat e kryeqytetit, rezulton se ndotja është 2.5 herë më i lartë se standardi dhe në disa vende të tjera, gati 4.5 herë. Matja e cilësisë së ajrit është kryer me një aparature moderne, e cila është vendosur në disa zona të Tiranës, ku është parashikuar edhe shkalla e ndotjes. Studimi tregon se më problematike është niveli i lartë i lëndës së grimcuar në atmosferë. Raporti tregon se problem kryesor në kryeqytet është prania e lartë e grimcave në ajër, nga 100 që është norma në 348, ndërkaq niveli i lartë i azotit ka tashme vlera të konsiderueshme në shumicën e pikave të Tiranës, ku janë kryer matjen. Studimi i monitorimit të ajrit tregon se zonat më problematike janë "21 Dhjetori" si dhe "Zogu i Zi", ku grimcat e shkarkuara në mjedis dhe çlirimi i gazrave nga makinat kapin shifra disa herë më të larta se standardet e lejuara. Edhe pse prej kohësh flitet për ndryshime të cilësisë së ajrit, shifrat as që i afrohen standardeve të parashikuara nga Evropa, madje janë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve që thithin çdo ditë smogun e Tiranës.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

6 Komente

Dhe me e keqja eshte se keto lajme kalohen si te parendesishme ...eshte me te vertete per te ardhur keq qe shqiptareve nuk u intereson fare shendeti i tyre por behen copash per politikanet e tyre te dashur.

Pse politikanet nuk thithin nga ai ajer? Apo edhe ajrin qe thithin e kane ndryshe, dmth me te paster smiley.

Une dua qe ata ta kene 4 vjet uljen e jetegjatesise smiley

POlitikanet shumica i kane zyrat me ajer te filtruar, kurse per te jetuar shumica jetojne neper vila jashte Tiranes ose edhe nese jetojne ne Tirane, kane aparate filtrimi ajri neper shtepi.

Ndotja e ajrit nuk mund t'i faturohet thjesht asaj apo kesaj qeverie, ne njefare menyre cdo banor i Tiranes eshte kontribues ne njefare mase, dhe po te marresh kontributet e cdo banori, shuma eshte ndotja qe kemi sot. Nese banoret e cdo pallati do te ngriheshin ne proteste per makinat qe kalojne me goma plote me balte ne rrugen para pallatit te tyre, nuk besoj se do te kishte kaq shume pluhur te pakten.

Tirana, mesa vura re une keto 2-3 vjet, kishte ajrin me te ndotur ne ter Shqiperine. Qytetet e tjera ishin diçka me mire. Tirona jone ishte bere te ikshe me vrap ne mes te dites.  

Ne,se bashku me Kryetarin e Bashkise, kemi hallin e kutive ju flisni per ndotje ajri dhe 2 vjet jete me pak.

Ne vete e kemi ajrin te paster ne Peze.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).