Ah kjo jetë!

Ah kjo jetë!

psherëtin ai

dhe të sheh me sytë e tij të lagësht si kokrra kafeje të pjekura

të ndal, të shkrin, të bën të harrosh hundën e ftohtë

që do ta bëjë operacion plastik,

Ah kjo jetë!

mendon ti

zemërohesh bashkë me të kur e sheh si rrezikon t'i fiket,

e mbron si shqiponjë, ia pastron ferrat,

ia ruan flakën e pishtarit të mos i shuhet,

e qetëson, e miklon, ia blen trurin dhe e mban mbi pambuk

Ah kjo jetë!

thotë ai prapë

Ti shqetësohesh. Ç'ka mbetur më për të bërë?

Vret mendjen, ha thonjtë, s'fle gjumë

deri sa e kupton se nuk e kishte me ty moj bijë.

Thjesht psherëtimat janë të mira për zgjerimin e mushkërive.

7 Komente

 Blete, shoh se te ndikon shume gjyshja. smiley Me pelqeu poezia.

Ironia jote me pelqen shume, blete. smiley

shyqyr blete se na kish marre malli.

mu m'pelqeu shume per vete smiley

Shum poezi e bukur,pergezime.

Hiqju tij Blete..tip i pavendum....o parehati....Egocentrik..nuk ban per ty.....Bukur...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).