Agonia e te qenit aty

 

Ata aty jane...

ne cdo rruge dhe cdo qoshe,

ulur mbi bisht, ulur mbi gur,

bashkudhetare, por te papritur;

mistike te fundit te bukes,

ne qytetet tona te bukura:

mynxyre e qytetit dhe rruges.

 

Ata aty rrijne...

gjunjedridhur dhe sylutes,

duarzgjatur dhe patetike,

me nje cgjymtyrim te pacipe;

aktore te paskrupullt mjerimi,

ne estetiken tone gjeniale:

deshmimtare mosinteresimi.

 

Ah qe nuk zhduken...

femije, burra, gra dhe pleq,

te uritur per mashtrime prekese,

na yshtin ne indulgjenca dy lekshe:

le te japim nje koker qepe sot,

qe ne ditet pa fund te jetes

te cliruar te derdhim ndonje lot.

 

Ata aty mbesin...

si zombi ne nje film horrori,

me te kobshem se vete nata,

te mankthshem, me brinje te thata

qe i nxjerrin t'ia arrijne qellimit,

ne venien ne jete te maskave:

te injorueshem si fund i cdo filmi.

2 Komente

Hallall.E bukur dhe shume domethenese.

Ata aty jane. Sot njeri prej tyre ma terhoqi vemendjen vecanerisht. Dukej sikur ishte nga india, i shkelqenin syte sikur dinte dicka. Dhe kishte nje shprehje ne fytyre... Pagabueshmerisht e kenaqur ajo fytyre. Mbante ne dore tas te vogel druri. Si parket dyshemeje i kthyer ne tas mu duk. Nga larte numerova ndonja 70 leke gjithesej. Nuk kisha monedha me vete, por te jem i sinqerte nuk me shkoi fare ne mend t'i jap dicka, s'me ngjalli asnje keqardhje. Vetem interes.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).