8 rregulla për të shkruar tregime të shkurtra

Rregulli 7: Shkruaj për të kënaqur një person. Nëse hap dritaren tënde, dhe mundohesh t'i japësh kënaqësi të gjithë botës, do të të zërë pneumonia (metaforike, sigurisht).

Citimi më sipër është një prej 8 rregullave të autorit amerikan, Kurt Vonnegut, mbi shkrimin e tregimeve të shkurtra.

 

Rregullat e Vonnegut janë të thjeshta, të shkurtra, dhe jo tamam kategorike. Ja lista, marrë nga faqja e Wikipedia-s mbi Vonnegut: 

  1. Përdore kohën e një të panjohuri në mënyrë të tillë që ai apo ajo të mos ndihet sikur ajo kohë është e humbur.
  2. Jepi lexuesit të paktën një personazh të cilin lexuesi të ketë mundësi të mbështesë.
  3. Çdo personazh në shkrim duhet të dojë diçka, edhe sikur diçkaja të jetë thjesht një gotë ujë.
  4. Çdo fjali duhet të bëjë një nga këto dy gjëra: të zbulojë tiparet e njue personazhi ose të përparojë ndodhitë e tregimit.
  5. Fillo sa më afër fundit që të mundesh.
  6. Ji sadist. Pak rëndësi ka sa të ëmbël dhe të pafajshëm mund të jenë personazhet e tua kryesore, atyre duhet t'ju ndodhin gjëra të tmerrshme -- vetëm kështu lexuesi mund të shohë tiparet e vërteta të personazheve.
  7. Shkruaj për të kënaqur një person. Nëse hap dritaren tënde, dhe mundohesh t'i japësh kënaqësi të gjithë botës, do të të zërë pneumonia (metaforike, sigurisht).
  8. Jepu lexuesve sa më shumë informacion të mundesh, sa më shpejt të jetë e mundur. Në djall vaftë supriza dhe tensioni. Lexuesit duhet t'a kuptojnë tregimin tënd aq shumë saqë të munden t'a mbarojnë vetë historinë e treguar, bie fjala, nëse buburrecat do të ia hanin faqet e fundit të librit.

Në fund të listës, Vonnegut thotë se autorët e mëdhenj janë të aftë t'i thyejnë të gjitha rregullat, përveç të parit.

 

62 Komente

Kush zgjedh te bleje dhe te lexoje nje botim te caktuar, kryen nje akt vullneti, qe duhet te konsiderohet si i larte, nga kush shkruan.

penar, doja te te thoja qe kjo te kujton ato rubrikat e epokes para-tabloidore te tipit "31 cilesite e femres se bukur", smiley por ishte rreshti i fundit qe ma hoqi ate "urge" smiley

smiley

Sqaroj qe vete nuk i vleresoj shume personazhet si te tille (si elemente te vepres letrare); ata jane per mua nje "means to an end"; them qe skalitja e tyre mjeshterisht eshte OK, por jo nje menyre e vetme ne duar te autorit per te shprehur kumtin e tij.

In plain redneckish: "I don't give a rat's ass to the characters per se" smiley

 

Kurse une jam krejtesisht e kunderta: per mua e vetmja gje e rendesishme ne nje shkrim, liber, film (sidomos film), jane karakteret, personazhet.

per mua eshte kumti qe jep autori. nqse nje veper me ben ta shoh pak me ndryshe boten pas leximit te saj, dhe e ben kete ne menyre te qendrueshme, ajo ia ka arrit qellimit. dhe kjo nuk ndodh shpesh. nuk jam "kondra" po qe se kjo ndodh nepermjet nje personazhi te skalitur mire. por jo me domosdo nepermjet personazheve.

Olsib,

Ti mire e ke, por kendejza rrotull nesh vertitet nje tufe shkrimuesish qe as e çajne kaptinen per syte e lexuesve. S'po them per trurin, se keta s'kane aq pantallona sa te na turbullojne truret, por syte : fjale kot me kot, fjali rroma-portoma, pa koke, pa bisht, pa shtylle kurrizore, bjeri t'i biem, do bejme letersi te mathe o posi.

 

Ky thote " 8 rregulla per te shkruar tregime te shkurtera".

Ah, Kurt dinak, jane 9 e jo 8.

 

... per mua akti i krijimit eshte teresisht/ rreptesisht akt i vetmuar... krijuesi nuk prishet (jo ai kuptim smiley me boten, por me veten. Kam pase dyshime per kete pune, nuk kam më A+1.

ato keshillat me lart si edhe nja 16 te tjera, vlejne per te shitur libra dhe them se njoh ca qe mund tu hyjnë në punë smiley

Jim Morrison i The Doors (grup fantastik) gjate bisedave me pjesetare te tjere te The Doors, ju thonte qe te shkruajne per gjera te pergjithshme, qe t'i rezistonin kohes. Me fjale te tjera teksti i nje kenge te para 30-40 viteve t'i duket aktual edhe nje te riu sot. Po e marr si shembull nje muhabet te lire te tij, pasi ky ne fakt ka pasur tekste te mira.

Ndersa Cat Stevens kur tregonte per krijimtarine muzikore ne te ri te tij, thonte qe njehere bera nje kenge ne mos gaboj per qente dhe macet (apo kafshet ne pergjithesi), pasi mendoja qe do ta pelqente publiku duke ditur afeksionin qe kishin njerezit ne perendim per kafshet shtepiake.

Po mundohem te them qe pervec rregullit 1, te tjerat mund te bejne te mundur shitjen e nje teksti por jo cilesine dhe nivelin artistik te tij.

Pershendetje per te gjithe ata qe pelqejne The Doors me kete hit te tyre:

http://www.youtube.com/watch?v=0LtPVBqQs...

protestoj ,nuk jam dakort me nurmin 7, mua me duket pak me "egoiste" kjo pune

ai qe shkruan, ne rradhe te pare duhet te kenaqe veten e vet, nese nuk kenaqet vete me ate qe shkruan athere eshte e kote te pretendoje se kenaq te tjeret...

te shkruarit nuk ka korniza, po pate parasysh rregullat, shume shume, nje ekuacion matetmatik mund te formosh por jo nje veper letrare...

 

Me te vertete e keni ju qe i komentoni seriozisht pikat e Kurtit ? Nuk e njihni fare kete tipin ? Tipi ka qene nje talles qe pickonte nga t'i hante krahu. Edhe ketu, po ate gje ben : tallet dhe qesendis ke e djeg miza. Merrini me humor keto pika, se Kurti nuk ishte aq budalla sa te nxirrte vertete nje rregullore shkrimtaresh.

Meqe ra fjala, e kane perkthyer gje ate Thertoren 5 apo hiç ?

Hurbo, po t'a njihje mire Kurtin, pervec 1-shit qe eshte tautologjike, dhe 7-tes qe nuk dihet pasi e ka objektin jashte tekstit, do kishe vene re qe nuk i ka dhe me aq shaka keto rregulla, por te aplikuara jo vetem ne tregime te shkurtra (sidomos 4-a), por ne nje doze te mire edhe ne novela te gjata. Madje ne novelat e gjata, edhe 7-ten mund te konsiderohet se e aplikon direkt mbas titullit - ne dedikim - Mary O'Hares dhe Gherard Mullerit, bie llafi. Pastaj po qe se do ishte duke pickuar nga t'i hante krahu, po qe se do te te ngjante aq shume ty ne humorin pythonesque te pjerdhjes ne drejtim gjeneral, nuk mendon se do ishte me mire qe keto t'i quante rregulla per te shkruar letersi, dhe jo rregulla per te shkruar tregime te shkurtra?

Eh tani o shoku, ti e ke n'terezi me duket. Ia keput andej nga mezi i nates dhe thua hajt po e hedh nje fjale, ndoshta ze diçka.

OK, puna eshte se keto pika duken hapur qe jane shpotitese. C'kuptim ka pika 4, per shembull ?

Ai thote qe çdo fjali ose shtyn perpara rrefimin ose sqaron nje personazh. OK, por a nuk e di dhe bufi kete ? Sepse ç'do te ishte e kunderta ? Do te ishte kjo qe nje shkrimtar, nese nuk shkruan nje fjali qe ze vend, atehere ai po shkruan gjepura.

Vonnegut e ka fjalen qe o trima : mos ia mbeshtillni kot me kot me fjali pa lidhje, llomotit per te llomotitur, por çdo fjali te kete nje funksion. Kjo eshte dhe veçoria e minimalizmit (Cehov, Carver, madje dhe Rulfo). Tregimi i shkurter aq eshte. Nje fjali e tepert dhe pastaj hidhe ne plehra tregimin.

Nejse. Kuptojini si te doni, por sidoqofte, mustaqja e Kurtit duhet pare mire me lupe, fshihen shume dhelpra ne ate pyll.

O Hurb ska te beje (fare) me kete diskutim po, po qe gjeti cuni rastesisht ne librari nje liber titulluar Ali Pacha te Aleksander Dymas, qe cuni se dinte qe egzistonte, e me duket se ishin tip mendime kerkime artikuj te A.D.

 

E ke lexuar gje? Ja vlen.

Nuk e kam lexuar, desaparacidos. S'para me pelqejne kesi veprash, sidomos mbi personazhe te njohur historike (Aleksandri i Madh, Ghandi apo Ali Pasha). Me pelqejne personazhet e trilluar, ose, po qe se behet fjale vertete per nje personazh historik, atehere ky te jete shkrimtar. Po hyme ne histori per histori, s'para me terheq shume.

Por e pranoj se mund te kete gjera interesante per Aliun. Ne Paris gjen thesare te verteta, gjera qe s'iu ndihet zeri dhe qe rrine ashtu si nuse vakti. Sidomos buze Senes, shiko ato te tezgave, aty gjen gjera te vjetra dhe zbulon shume autore te harruar.

Po me frengjishten, ke marre ndonje kurs mesimi, apo rrofte radio-televizioni dhe llapa-llaposja me franceze te panjohur rruges ?

Eshte nje fjale e "urte" kendej qe thote :

La meilleure manière d'apprendre le français, c'est l'oreiller.

Francezet vdesin per lojera fjalesh : shikoje mire foljen oreiller. Qe eshte dhe emer. E qe merr dy kuptime te ndryshme, njeri i pafajshem e tjetri djallezor.

S'po ta shpjegoj, pyet ndonje plake franceze aty tek pallati se ta thote ajo.

E, mendoja se do e kishe lexuar.

 

Per mua besoj se duhet te jete interesant kendveshtrimi i intelektualit te madh mbi ceshjtjen Ali Pasha.

Se gjeta as te Sena, ishte ne nje librari e me sa e pashe biles duhet te ishte shtypur vone.

 

Frengjishtja ime cale cale, po pa kurs.

 

Me duket se e kapa kete qe thua ti , La meilleure manière d'apprendre le français, c'est l'oreiller., pa qene i sigurt, po besoj se po ja pyta noj tipe ne shkalle ose me pergjigjet Hajde 50 euro eshte ose ma fut me baget kokes.

 

Taliani qe thu ti Hurbo  - kot se si mu kujtu -thote C'é molto sesso orale e poco sesso pratico!

Me kuptim te dyfitsht edhe kjo dmth

 

PS

Sa klas o kjo France Culturel qe jep televizori ketu

Po e deshe ne anglisht, e ke online, tek komentet e temes se Rilindjes dhe Ali Pashait ketu te Peshku.

E shikon e pra qe nuk doli dhe aq me tallje, se ne nje novele qe eshte me e gjate, nje fjali qe as nuk shtyn perpara tregimin as nuk sqaron nje personazh, vjen me lirshem dhe kalohet me kollaj se ne nje tregim te shkurter. E shikon e pra qe eshte rregull serioz i tregimeve te shkurtra ky 4-a dhe jo aq "he se ben shaka."

"Eh tani o shoku, ti e ke n'terezi me duket. Ia keput andej nga mezi i nates dhe thua hajt po e hedh nje fjale, ndoshta ze diçka."

Mire Kurti qe na ka lene shendene e nuk te merr dot gjak ne vetull, po edhe mua me the qe jam duke hedhur rromuze? Por me qe me akuzove kot, hajd se po t'a nxjerr plot. Keshtu, ke te drejte qe ajo 4-a mund t'i perkasi me llogjike ekonomike cdo tregimi te shkurter, dhe hajde se mund t'a zeme edhe kete si tallje bythe, apo tautologji, por ta kisha llafin qe ato te tjerat, sidomos ato ne lidhje me personazhet, dhe edhe me shume sidomos ajo me fillimin sa me afer fundit, mund te merren seriozisht si celsa per te zberthyer tregimet e shkurtra te vete Kurtit, dhe jo tregimet e shkurtra te emgrantit, psh, sic e ven re edhe vete emigranti; jo per te zberthyer tregimet e mia, sic do vija re edhe une; dhe sidomos jo per te zberthyer tregimet e tua, pasi ti i ke personazhet edhe mace, sic do vije re edhe vete, personazh qe veshtire se mund te thuash se kerkon dicka, personazh qe veshtire se mund t'a mbeshtesesh, dhe mbi te gjitha, personazh qe veshtire se do i nxirrje ndonje te fshehte te karakterit, apo ndonje sekret, sa do qe t'a torturoje. Ti do thuash qe jane stoike dhe te keqkuptuara macet. Eeeee, e di, e di, po do te dilte roman pastaj.

Po ku kishte mace aty, o trim ! Macja eshte ne koken tende, ne timen, dhe te ndonje tjetri qe i pelqejne macet. Eh mire o mire, jo po elefanti. E nejse, muhabet dhe ti, ne kater te mengjesit.

_________

Kur dikush shkruan : "Kujdes ! Toka rrotullohet rreth Diellit dhe jo e kunderta", si duhet marre kjo thenie ? Si nje zbulim shkencor ? Apo si nje shpotitje per ndonje derdimen qe ska pare diell me sy ? Nejse dhe kjo, "Amerike tavolinash", siç thote nje shoku yne nga Shqiperia, ne nje gazete.

_________

Ka qene nje burre tjeter, njefare Momi, siç i thoni ju amerikoncat, qe thoshte :

Ka tre rregulla per te shkruar nje roman, por puna eshte se kurrkush nuk i di ato.

Kurse ti mendon se Kurt Mustaqja te flet seriozisht me rregulla shkrimi ? Ai po qeron hesapet me tufen, o zoteri. Tipa si Kurti apo ca te tjere nga Franca, duhet t'i kerkosh nja 50 metra larg ku i sheh. E nejse, po me dhemb koka tani, do pi ca vere mos vij ne vete. 

Mire, kjo tregon qe nuk e ke bosh fare dhe perderisa te dhemb ka premisa te mbushet edhe me shume.

Ajo per token, varet kur thuhet dhe kujt i thuhet. Po qe se thuhet ne kohen e Kopernikut dhe Galileut, patjeter qe duhet marre si zbulim shkencor. Edhe kjo e Kurtit, po qe se thuhet ne nje kohe kur tregimi i shkurter nuk ka zene vend mire si zhaner, apo eshte ne fillimet e veta, bie llafi, (hej, mos harro qe cdo zhaner letrar eshte gjithmone ne fillimet e veta) apo nese thuhet ne disa rangje akademikesh, apo fundja edhe shkrimtaresh poezish, esesh, apo novelash, ku tregimi i shkurter nuk merret seriozisht, atehere 4-a nuk mund te merret si shpotitje. Vetem se ti e di qe ne kemi ardhur nga majmuni, nuk do te thote se kur une ia them nje kreacionisti jam duke u marre me shpoti. Ceshtje audience, pneumonie, etj, me kupton, apo duhet te rrekellish dhe ndonje gllenjke tjeter qe te mos te te behet migrene?

Ha ha.

 

Besoj se vetem Hurb e kap absurditetin.

 

Natyrisht qe V ishte serioz kur shkruante rregullat, po ne maksimumin e serioiteti te tij V eshte tallur me te gjithe, nga Dresda deri te Bush.

 

PS

Kam frike Hurb se skane perkthyer gje. Per fat te keq.

 

Des djali, te ka rene Parisi ne koke, me duket. smiley

Ja, se per pak do merrem dhe me thagmat e tua, qe javen tjeter, madje. smiley

 

Po vallahi, me ka rene kokes komplet

por une, une...

http://www.youtube.com/watch?v=z7_Nps1WhFQ

 

shpresoj qe thagma ( pu pu si flisni ju artistet ) te jete ajo qe shpresoj une ( fjali e kote )

 

Kishte bere edhe cuni 20 e ca rregulla per te shkruajtur mire po i humbi.

Keto rregullat e Kurtit me duken shume diktate.

Nuk duhet te ekzistojne rregulla per te shkruar , po, rregulla per ti botuar , kjo eshte e drejte.

Se si shkruan, pse shkruan, ç'fare shkruan , eshte nje e drejte njerzore.

Kesaj i thojne t'ia mohosh tjetrit te drejten e shkrimit.

Une jam kunder rregullave.

 

Kurti tallet mer Lumidrin.

Se di a e ke lexu ndonjehere

Vetem duke njoh personazhin mund te kuptohen (jo) rregullat

Pse se njoh, komentova.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

E kam me Penarin, jo me Kurtin.

I lexova me kujdes tete pika e Kurt Vonnegut dhe asnje prej tyre nuk ka respektuar kurt ka shkruar "Thertore 5" ose eksperienca e tij gjysem e vertete gjysem fiction e bombardimit te Dresdes.

mirepo as si shkrimtar i famshem anti-militarist nuk i hyjne ne pune ato keshilla.

nesje hyrja e dritares me kujton pak ate qe kritiku i famshem italian Gogredo Fofi i ka thene R. Savianos kur ishte vetem 17 vjec, kur ky i fundit i kishte derguar nje tregim metafizik dhe pasi e kishte cestinuar i kishte thene hap dritaren dhe shkruaj ate vfare sheh. dhe saviano e mori seriozisht punen e dritares dhe pa kamorrane Casal del Principe...

pra shikimi nga dritarja funksionon me te vertete...

Lejeni keto po te shohim i here kush fiton neser.

 

Une shpresoj per Econ po kam frike Oz.

 

Hurb si e ke syrin ti?

Une e kam syrin pushke dhe asnjehere si sot. Kam luftuar me kuçedra dhe dragoj, me shtriga dhe ujq, dhe kam ngadhnjyer, do te thoshte nje shkrimtar i madh.

Eco ? S'e besoj kurre. As sot, as mot. Te lexosh romanet e Ecos eshte si te lexosh Wittgenstein. Ska terezi kush ashtu, aq me pak pleqte e Krujes.

Per kete Oz, nuk e di, ka mundesi qe te jete ca e fryre puna e ketij, ato parullat e "Paqe tani" e perralla te tjera, me duket se s'jane per kete vit. Por po e le nje shteg te hapur per nje fitore dyshe Oz-Adonis.

Dyshe tjeter mund te jete dhe Kadare-Kundera. Dy ish-kamunista, njeri frontist e tjatri hafije.

Perfundimisht, them se i ka ardhur rradha nje amerikani. Kane nja 20 e ca vjet te mira qe s'po puthin ne te. Mos me teper. Kane shkrimtare te mire, por pak spurdhjake, u çmenden me ate 11 shtatorin, aty iu ka ngele sahati. As duan t'ia dine çfare ngjet andej-kendej, tutje-tehu.

Kurse sa per autoret arabe, ne mos qofte per meshire, s'ia vlen ndryshe.

 

Mua per Econ do me behej shume qejfi.

 

Po mund te kapin edhe ndonje amerikan, e duke qene se natyrisht sdo jete Dylan, atehere shpresoj te jete de Lilo.

Kundera Kadare me duket veshtire edhe pse eshte e mundur se helbete, juria smerret vesh.

Oz rrezik Oz, ose (shpresoj) Fuentes.

 

Fuentes ? Atehere ju premtoj nje roman nga ai, me ne faqen e pare skanimin e nje dedikimi qe ia shkula vjet. Plak i lezetshem, i shkurter dhe mjaft i gjalle, 80 vjeç burri i botes dhe ecte me shpejt se une.

Fuentes ka nje veper te bukur me ca komentime autoresh te medhenj, nja 10-12 cope, "Gjeografia e romanit" titullohet. Ndoshta pergatis kete, nese fiton.

Por gjasat jane te pakta. Nuk vete dy vite rresht çmimi ne Meksike. Se ta marresh holle, Le Clézio vjet e fitoi ngaqe ka shkruar shume per kulturat e zhdukura meksikane, ka jetuar ca kohe atje. Keshtu qe qyteterimi meksikan e mori çmimin nepermjet tij.

Thashe dyshe sepse kete vit keshtu ia kane nisur keta pleqte e Krujes : nga dy e nga tre po e fitojne.

Per paqen, do e fitoje treshja Ana H - Hurbinek - Desaparacidos.

Meqe ra fjala, ç'po lexon tani, dhe ç'tip shkrimtari francez te pelqen ? Qe te te gjeje ndonje veper te bukur. Psh, e ke lexuar "Nje mbremje me zotin Teste" te Paul Valéry, dhjete faqe ? Tu devrais...

Une tani per nje seri ngjarjesh te shemtuar spo lexoj gje

Po kam lene David Foster Wallace ne mes dhe me eshte mbushur mendja qe eshte talenti me i madh i 20 viteve te fundit.  Dua te eksploroj deri ne fund edhe pse kam veshtiresi ne frengjisht - per me shume nese e ke lexuar e di vete si shkruan ai - po them se keto dite do e marr andej nga Franc. Mitt sa te abonohem sepsema ha mahnitur.

 

Kete ma keshillon; Valeryne, se kam lexuar asnjehere.

 

Ai Kanadezi eshte vertete shume i mire, por ama dhe shume i veshtire. Ka nje gjuhe ai qe nga s'te fut. Duhet te jesh vertete i kultivuar (ne kuptimin i kenduar) shume qe t'i kuptosh te gjitha.

Deshiron dhe ca emra te tjere, te tipit njelloj ?

Shiko Richard Brautigan, John Kenedy Toole, shiko dhe ate francezin tone ne Quebec, Maurice G. Dantec, ky eshte i lajthitur fare, tip teper eklektik, s'kapet gjekundi. Librat e ketij jane nga 800 faqe me e pakta, çfare nuk perzihet ne te : politike, gjeopolitike, fe, shoqeri, gatuan ca çorba ai qe t'i marrin mendte.

Dhe sidomos, mos le pa lexuar romanin me te bukur te Houellebecq "Extension du domaine de la lutte". Ketu merr vesh si rrotullohet Franca dhe perendimi. Histori e thjeshte, por ritem, nerv dhe ironi. Qe ra puna e ritmit : ky te duket sikur shkruan ne gjume, por te krijon ca turbullira ne koke qe pastaj e gjen vete ti ritmin.

Per Valéry, po te them vetem kaq : eshte nje nder kokat me te zgjuara qe ka nxjerre Franca. Per fillim, "nje mbremje me zotin Teste", sa per te kapur tipin. Pastaj vijne tekstet e tij te shkurtra si ese, te shkelqyera : mbi poezine, muziken, estetiken. Ia vlejne, vertete.

Ky eshte vertete shume i mire. Dhe do te me pelqente shume ta merrte. Ka ca tema ky qe te befason gjithmone. Jo se jane tema qe nuk i dime : vdekja, semundja, pleqeria, rrenimi, impotenca, deshira, xhelozia, por ama iu ben ca shtjellime te holla.

Ka dhe ate romanin "Trashegimi" mbi te atin, edhe ky mjaft i bukur. Te them te drejten, shkrimet e tij ia vlejne te gjitha. Nje filozof i njohur francez e mban nje roman te tij si roman koke shtrati : "Pastorale amerikane", diçka e tille, mos gabofsha.

Shkurt, do ta nderonte letersine dhe çmimin Nobel njekohesisht.

Selfmaderadio, kot per njoftim :

ne oren 20.35 (ore franceze), ne kanalin France 5, ka nje emision letrar me te ftuar nderi (ndonese jo ne studio) PHILIP ROTH.

Emisioni zgjat 80-90 minuta me duket, me nje fjale, nese e ndjen veten frankofone te mire, mos e humb kete rast.

Do te jete emision i madh (sipas te thenave qe prej dy ditesh).

ps : kjo vlen dhe per frankofonet e tjere, nese kane kohe ta ndjekin. Salut.

Deri tani, me te favorizuarit jane amerikanet Philip Roth dhe Joyce Carol Oates, si dhe  Amos Oz.

Kam degjuar ne nje interviste Ozin dhe me beri pershtypje fakti   qe kur e pyeten per Le Clezion, i cili sapo kishte fituar Nobelin vjet, tha dicka te tille: "Nuk e njoh, hera e pare qe e degjoja". Tani, mund te jete dhe zili e mllef nder shkrimtaresh, por te pakten, une u ndjeva rehat me ndergjegjen time, se ka plot shkrimtare qe i degjoj per here te pare e qe s'i kam lexuar.

Hurbi, nganjehere ai cmimi i paqes me ben keq, se duke kerkuar te jem ne paqe me te tjeret, s'jam ne paqe me veten time.

Vetem nje emer

de Lilo!

 

Une cmimin tim te paqes ja dedikoj mesuesit tim.

E dashur, me mua ske pse permbahesh. Mjafton te ruajme caqet tona, dhe pastaj jemi te lire te gjejme paqen tone, qofte dhe duke trazuar disi paqen e te tjereve.

Per Le Clézion, nuk ka dhe aq faj ai djali. Edhe vete Francezet e kishin ca te veshtire ta kujtonin kete tipin. Ky del shume rralle ne TV, fare pak intervista, nuk jeton ne France por ne Meksiken e Re, ne USA. Ka vite qe shetit andej. E nga ta njohe Ozi pastaj ?

Edhe Kadare fliste njelloj per ate nobelistin e Kines. Por ketij katunarit tone nuk i falet sepse ai duhet ta dinte mire se Xingjiang ishte refugjat si puna e tij, refugjat ne France, me nenshtetesi franceze, i ikur nga Kina si disident. Kadare, Kundera, Xingjiang, duhet ta njohin njeri-tjetrin, si disidente qe jane. Ndaj me eshte dukur si tangerllek kjo shprehja : kush eshte ky kinezi, si dreqin e kishte emrin.

e vertete eshte, shumica e njerezise nuk e njihnin le clezion, nuk qe mllef, e kam degjuar dhe une intervisten e tij, e tha ne menyren me te qashtert te mundshme

ne shqiperi ka qene i perkthyer nje liber i tij, me duket nga pirro misha e kam ne shtepi librin e tij loja e anes titullohet

 

Pergjithesisht ata qe priten ta fitojne, nuk e fitojne Nobelin. Gjithmone Akademia Suedeze zgjedh ndonje shkrimtar qe pak e njohin dhe qe veshtire se do kujtohen me vone pas ca vitesh.

Hurb.

Kadareja ka 1/14 shanse per te fituar çmimin Nobel ?

Ateher fiton, shikoje se ç'fare koinçidence, 114 vjetori i Lindjes se Ahmet Zogu.

Kadareja do jete sot fitues me nje amerikan.

Bast pa pare.

HERTA MULLER.

lumidrin ta hodhi ky smiley mos hidh bast

Selfmaderadio, heureuse ? smiley

Gjuhe gjermane, grua, 56 vjeçe.

Atehere, do te na perkthesh gje ? Apo t'ia nis une kendej shkrapa-shkrup nga frengjishtja ?

nuk e di, mbase ne se do kishte qene zvicerane smiley.

Nuk e njoh Muller, nuk i kam lexuar asgje. Kurioze jam per te, sidomos per te pare ndryshimet midis brezit te Muller dhe ketij te te rinjve, 30-40 vjecareve te tanishem, nje brez teper kreativ dhe interesant (Daniel Kehlmann, Juli Zeh, Judith Hermann etj).

ja ca informacione interesante per Muller, jane ne gjermanisht:

Self,

Qe ra fjala e Roth. Toni Morrison (1993) pati thene vjet qe Roth duhet ta kishte marre Nobelin prej vitesh.

E di si i eshte pergjigjur ky sekretari i ri i Aqademise Svedezke ?

Oh, chère Madame, "bota ka plot autore qe e meritojne dhe qe mund ta marrin kete çmim, dhe kjo vlen edhe per Shtetet e Bashkuara dhe Amerikat" smiley 

Keshtu qe Amerikanet, e kane kapur keq me pleqerine e mbretit.

Zvicra ka ate Henry Bauchau me duket, a eshte zvicerian ky ? E kam harruar. Goxha i mire dhe ky, dhe nja 90 e kusur vjeç.

Ateher fiton, shikoje se ç'fare koinçidence, 114 vjetori i Lindjes se Ahmet Zogu.

Ne shqiptaret ke zogu e kemi menjen ene kur flasim per nobel smiley

autoret gjermane jane dhe do te mbeten me te miret ne cilendo kohe smiley

Kaq shpejt u dha çmimi, as me marre frym.

-Ne fakt Bedrije me te dhane te drejten, familja ime ja ka pa hajrin kohes se Zogut, e çmimit Nobel si kemi pa hajr, ti ja shef hajrin çmimit Nobel, une ja shume i kenaqur.

E dyta , e vetmja menyre per te kujtuar nje figure te rendesishme Shqiptare.

zogut ja ka pa hajrin gjithnji njeriu mer , ca thu ti smiley

Ti flo-flo, kot nje pyetje : e ke lexuar fjalimin e nobelit te Jelinek ?

Nese jo, te rekomandoj ta besh keshtu : te marresh lejen e zakonshme, 3 jave, te blesh ushqime, makarona, oriz, mish te thate dhe koka-kola, te heqesh spinen e kompjuterit, radios, televizionit, dhe te fikesh celularin.

________

Nese te ngushellon pak ky fakt, mund te te them se kur e ka lexuar fjalimin ne Stockholm, nder 130 te pranishem ka pasur 120 me dhimbje te tmerrshme koke, dhe dhjete te tjere kancere ne mendere.

Lexim te kendshem.

ti i je qepur kesaj jelinek-ut dhe nuk i ndahesh smiley c'ne ? ti akuzon te tjeret per paragjykime tani po behesh edhe vete paragjykues  smiley

shiko pertej tematikes "problematike", une mendoj se jelinek ka STIL LETRAR,  me mban mberthyer ne cdo faqe "or ti", dhe kjo jo per ngjarjet qe rrefen se sa per menyren se si....

ajo do me mbante po aq mberthyer edhe sikur te fliste per nje fije te hequr nga corapja e nje gruaje ne te gjithe librin

por une nuk e kisha fjalen vetem tek jelinek, jane te gjithe te fuqishem autoret gjermane...

dhe dicka tjeter nese nje autor me pelqen, se c'mendojne pleqte e krujes tek une nuk ndikon fare

 

O ti nuk e njihke mire Jelinekun oj ti ! Lexoje njehere fjalimin, lexoje. Zgjidh cilendo gjuhe qe te duash : anglisht, spanjisht, frengjisht, gjermanisht, suedisht. Lexoje njehere dhe eja flasim prape per kete nusen.

Ja si shkruan Jelinek (pastish i imi) :

Udha qe shkon rreze asaj qe nuk ka emer e qe une e di mire pse nuk ka emer dhe kush ia ka hequr, eshte nje udhe qe te tjeret nuk e shohin, por ajo shkon ne fakt ne koken time qe eshte mbeshtetur mbi nje vize te bardhe ndane rruges ku shquhet nje pluhur i bardhe si hi e qe une e di fort mire se ata nuk jane njelloj si une.

 _____

Dhe me kete ne fakt, Jelinek eshte duke na treguar nje pasdite ne supermarket ku nje plake i hyri pa rradhe.

Kenaqesia qe fitues te ishte Kadare, ishte e sinqert.

Po duke njohur emrin e shkrimtares fituese Herta Mùller, krejtesisht e kunderta e Kadares , ja paskam fut buq.

OK, ja te mbledhim mendjen tani dhe te flasim seriozisht :

Ky lajm eshte vertete shume i hidhur. Te pakten per ne shqiptaret. Ky lajm na verteton edhe njehere se Kadare dhe Kundera do ta kene shume te veshtire, veç ne jetofshin 120 vjet.

Nderkohe qe Muller shkruan romane dhe poezi per jeten e veshtire nen Causheskun, Kadare merrej me Gjoken dhe Gjinin qe vriteshin per Maren. Jo mire kjo pune. Duket qarte çfare pelqejne matufet e Suedise. Me sa shoh une, ata pelqejne SINQERITETIN dhe GUXIMIN.

Nuk di ç'mendim keni ju por gjuha gjermane tregon qe struk shkrimtare te medhenj : tre Nobele per 10 vjet.

Nobeli eshte bere vertete i veshtire. Me pare hapet nje vullkan ne Antarktike se fiton nje çmim Nobel.

Ama, kjo fitore tregon dhe diçka tjeter : pleqte e suedise kane ca spiuna brenda. Deri dje, kjo Herta kishte nje koeficient shume larg, dhe vetem dje vajti 3/1, e dyta ne liste. Diku ka pasur nje hafije.

Sa per kureshtje, pleqte, per arsye fshehtesie, iu vene nofka shkrimtareve : Le Clezio e ka pasur "Châteaubriand", Pamuku "OP" (pije e njohur ne Suedi), etj. se i harrova.

Se m'u kujtua : Harold Pinter e ka pasur nofken "Harry Potter".

tre gjera qe me bene pershtypje dmth kater smiley

1- e paskan hequr nga pune se nuk ka pranuar te bashkepunoje me serbimet sekrete te rregjimit komunis

2-  ka tradhtu vendin per gjermanine smiley

3- librin e pare e ka publikuar ne rumani nga 1995 anetare e akademise gjermane

4: burri qenka novelist po  nuk paska shume info per te smiley

Hmmm, edhe mua me duket se Vonneguti e ka seriozisht, duke pasur parasysh menyren si ai vete i zhvillon ngjarjet (e tha edhe Luliani kete), dhe qe patjeter iu ben bisht ndonjehere, psh sado llafazan qe eshte, perseri kapesh gafil duke u habitur 'wow, he just pulled another one'. S'behet fjale per ndjekje keshillash ketu, po per perqendrim goditjesh, pikerisht per moshumbje kohe, deri diku per stilin dhe ritmin qe i pelqen edhe vete Vonnegutit.

Thertorja them se eshte perkthyer mire, prit e prit te dale, ishalla s'presim shume.

Ndersa une sapo zbulova Joyce Carolen dhe ua rekomandoj me shume deshire dhe entuziazem. Tek libri me tregime qe lexova kishte nje shenim shume te vlefshem nga The Guardian: "Joyce Carol Oates is a genius" - kjo per tu lexuar ne menyre anglosaksone.

Kjo çupa, po, desh e "rrembeu" çmimin (siç ia bejne ca gazetare), por ia mori ne kthese ajo çupa e ajnxvajdraj.

Me nje fjale, "Thertorja" qenka diku neper fishat e ndonje perkthyesi... mhm... lajm i mire ky, kushedi ne panair, shtepite botuese do bejne surpriza. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).