6 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës

Sot mbushen 6 vjetë nga dita kur Papa Gjon Pali II lumturoi Nënë Terezën.

Lumturimi, në traditën katolike, do të thotë se kisha njeh hyrjen në Parajsë të një njeriu të ndarë nga jeta, dhe është i treti ndër katër hapat e procesit të shenjtërimit.

 

47 Komente

Nder personazhet me te njohur te planetit per shekullin e kaluar, nder me te rrespektuarit, nder shqipetaret me me emer ne bote, humaniste e rralle qe i mungon botes por qe i ka lene pas testament te jashtezakonshem thjeshtesie, sakrifice, humanizmi dhe bamiresie. Bota ndihet krenare per te, lere pastaj te kesh te njejten kombesi me te apo per mua personalisht qe kam pasur rastin te jetoj ne te njejten lagje ku ka jetuar ajo ne Shkoder. Eshte ndjesi shume e vecante.

pse nuk e kam pushim sot xhanem smiley

smiley 

Nene Tereza ishte nje figure shume domethenese, dhe nje shqiptare e madhe.

Jam krenar qe kam dicka te perbashket me kete njeri.

Kur shikoj foto te tilla, artikuj te shumte gazetash mbushur me lavderime dhe heroizma per Nene Teresen, ore te tera televizive kushtuar saj me le me nje ndjenje te keqe.. Pa vene ne diskutim figuren e saj dhe krenarine tone me te, me duket se ekzagjerojme me "festimet" tona.

Padyshim Nene Teresa nuk do ta kerkonte kete! Kam pershtypjen se ajo po te ishte gjalle do kerkonte qe parate e "festimeve" tu dhuroheshin femijve jetime.. A nuk do te ishte nje gjest me i mire per te shprehur mirenjohjen ndaj kesaj Nene botrore te sigurohej banesa e atyre jetimeve qe lexuam ketu ne peshk pak dite me pare?

Cfare po ben nje shqiptare sot , ne menyre individuale per te kujtuar kete dite? Dicka per femijet ne nevoje, per pleqte te nevoje, per njerezit e semure ne spitale, per lysat qe rrine rrugeve ?? Ne vend te ceremonive dhe shampanjes qe pihet a nuk do te ishte me mire qe keta politikane, gazetare,intelektual (quaji si te duash) te dhuronin nje ore te vetme pune vullnetare ne shtepite bamirese te Nene Terezes?

Po gjithe keta studenta te rinj e te vjeter qe kane mbushur universitetet ? sikur 1 ore te vetme tu mungonin kafeneve! Sa per te kujtuar ate qe ata dhe ne kendej nuk leme rast pa e permend..

 

 

Takimi i shkurter (gjysemklandestin) me Nene Terezen ne udhetimin e pare te saj ne Shqiperi, eshte nje nga kujtimet me emocionuese e jetes time.

Salltanetet, ceremonite e sotme nuk do ti benin shume pershtypje. Per vepren e saj, te pakten ne Shqiperi,  flasin shtepite e bamiresise, murgeshat qe kuronin pleqte, te vobektit, personat me probleme mendore, flasin pakot me ushqime qe shperndanin e vazhdojne te shperndajne te varferve. Flasin femijet e semure te nisur neper spitale jashte shteti se ne Shqiperi nuk gjenin kurat e kirurget e duhur. 

na trego hunter pleaseeee

Hic moj, nje grusht njeri. Fytyre e qeshur, me rrudhat e gjyshes time.

Kujdes ku ti jepni doren,-na thonin,- mos e tundni. Kishte bere s'di sa operacione ne zemer, ka te lidhur pacemaker, aparatura etj. 

Asnjehere s'foli keq per ndokend, megjithese lejen per ardhje ne Shqiperi nuk ja kishin dhene me perpara.

Shume vite me vone, pas vdekjes, kam takuar persona qe e kane njohur pak a shume. Ka pasur nje nje soj krize spirituale (kujt nuk do ti vinte duke qene ne kontakt me mjerimin, padrejtesite ?), ka qene personazh shume kompleks. Me tregonin nje rast kur disa zonja i kishin dhuruar para per vepren e saj. I kishte sulmuar keq, car kujtoni se do te bej me kaq para qe me jepni,-i kishte thene,-doni te lani ndergjegjen me kaq. Ato zonjat jane shokuar. Pastaj Nene Tereza  ishte terhequr per te reflektuar, eshte kthyer dhe i ka falenderuar me perzemersi.

komplekse si te gjithe njerezit e medhenj

Sa mirë që vazhdon akoma kisha të ketë njohuri rreth kujt shkon në parajsë. Duhet të kenë linjë private me atë lart dhe atë poshtë. Cili është hapi i katërt që të bëhet "made woman"?

Ore me kujtohet se Enver Hoxha jo vetem qe nuk e pranoi Nene Terezen ne atdhe por edhe e quajti prostitute!!!

Deri ne vitet 85-90 shumica e shqiptareve nuk e dinin qe kishte nene Tereze dhe akoma me pak e dinin qe ajo ishte shqiptare.

Nje korrigjim i vockel!

Fjala e duhur eshte "lumnim", jo lumturim!

Kjo fjale ka bere pjese ne fondin e fjaleve shqipe te terminologjise katolike, perpara 1972-shit, dhe si e tille, pra "lumnim" nuk ka se si "letrarohet" dhe behet "lumturim"!

Une besoj, megjithese mund ta kem gabim, qe "lumnim" nuk ka asgje te perbashket me "lumturim", me perjashtim te rrokjes se pare!

Jane dy fjale te ndryshme!

Njera do te thote "me u beatifiku", me u beku zyrtarisht nga Selia e Shenjte, tjetra (neologjizem idiot si puna e "ankimim&quotsmiley une nuk e di c'do te thote! smiley

Me lumturove, po! Por jo "lumturim"!

Gegnisht thuhet "jam i lumtun" por nuk thuhet "jam lumnue"!

Thuhet "i lumi une"! Zahten kjo thuhet ne mbare Shqiperine!

Ulu!

4 me xhufke! smiley

Si ne Gjuhe, edhe ne Doktrine! smiley 

Dakort me Mrrokun lart.

Pa kartë, thjesht me intuitë, besoj se termi në shqip mund të përdoret si "e përndritur".

Nuk e di ty, po mua më duket si aksident transkriptimi kjo "lumnia", duhet të vijë prej "luminare". Pothuajse gjithë termat kishtarë janë marrë prej gjuhës latine.

Ia vlen të përmendet se i njëjti gabim bëhet dhe në kishën ortodokse, kryepeshkopit psh i thonë "Fortlumturia e tij", e shqipëruar fare fare do ishte "shkëlqesi". 

Prandaj e ke emrin mrrokell, se te shkrepet nje gje ne tru dhe e fut veten aty ku nuk ke takat te dalesh me. Boll u grive me leckat e tua mer cun se ke dhe fjale lumturi, e mos i hyr valles veza-pulen apo pula-vezen...

Liqeno, jam shume dakord me ty. Ajo eshte gjeja me llogjike. Po qeveria jone, jo vetem nuk ka ndermend te ndihmoje njeri, por keto festimet keshtu si i bejne keta, behen per te fshehur cdo lloj problematike. A mund ta kuptosh qe te gjithe te pranishmit ne ate ceremoni kane qene ne orar zyrtar te punes? Praktikisht ata po i japin rroge vetes per te pire shampanje. Fatkeqesisht ka shume gjera ne kete bote qe jane te padrejta, por kur ke te besh me jete njerezish qe jane urgjentisht ne rrezik apo duke u venitur, kemi tendencen qe te mendojme per gjithshka qe mund te behet ndryshe per te ndihmuar sadopak. Dhe qe te themi te drejten, ne lidhje me vizionin e nene Terezes dhe cfare ka bere ajo per 60 vjet me radhe, cdo gje po behet gabim. Sikur vetem 10% vullnet te sinqerte te kishte nje qeveri per te luftuar varferine, urine dhe semundjet, sot do kishim nje Shqiperi krejt tjeter!

Po fatkeqesisht, nuk jetojme ne nje Shqiperi te tille, dhe nuk eshte vetem Shqiperia keshtu...

Mos harro, se sa me shume qe te thellohesh ne keto mendime, aq me shume do "infektohesh" nga ideja e komunizmit, si nje domosdoshmeri jetike per eleminimin perfundimtar te ligjit te xhungles brenda races njerezore.

Veshtire qe kjo te arrihet vetem me humanizem; kerkon nje perkushtim vetemohues qe races njerezore nuk ja mundeson natyra e tyre.

Kam pershtypjen se Mroklla mund ta kete mire aty. Ndoshta flitet per lumnim dhe jo lumturi. Ne fakt kjo fjala; lumnim, nuk para perdoret shum sepse me shume perdoret fjala; bekim, bekuar. Megjithse fjala; lumnim ndoshta eshte diçka e tille me Bekimin, por pakez ndryshe ne kuptimin fetar. 

Kam folur me miq qe jane kthyer nga sherbime vullnetare prane "Motrave te Nene Terezes" ne Kalkute.

Kishin prekur e ndihmuar njerez te zhytur ne skamjen me te madhe. Varferine e varferise. Mjerimin e mjerimit.

E megjithate, keta miq ishin teper te lumtur. Ju shndrisnin syte nga nje drite e mrekullueshme. Nuk kishin fituar as llotarine e as nuk ishin bere te famshem. "Thjesht" kishin ndihmuar njerez ne nevoje.

 

 

Uroj qe jeta e Nene Terezes, te behet nje shembull per te gjithe ne. Shpresoj qe ajo te lutet per Shqiperine.

Vertet eshte per te ardhur keq qe njerezit akoma nuk e kane kuptuar qarte figuren e Nene Terezes. Shenjteria dhe vete misioni i saj eshte vene ne pikepyetje kohet e fundit, dhe kjo ne baze te fakteve dhe letrave te Nene Terezes  kur ajo le te kuptoje se nuk besonte ne dashurine e Jezusit. Atehere si mund te kuptohet misioni i saj kur ne shohim kete zhgenjim ne veteveten e saj?

Per te qene me realist dhe te sakte mjafton ky citim i meposhtem i saj: (po e citoj ne anglisht qe mos te lindin keqkuptime ne perkthim)

"Jesus has a very special love for you. As for me, the silence and the emptiness is so great that I look and do not see, listen and do not hear."
— Mother Teresa to the Rev. Michael Van Der Peet, September 1979
 

Debatet rreth figures se Nene Terezes nuk duhet te shihen me ate bindjen nacionaliste, sikur na shkon eneve per shtat si shqiptare qe jemi qe mundohemi te pervetsojme figura te ndryshme per interesa kombtare. Shume akademike kane bere kerkime shkencore perreth figures se saj, sic eshte Gezim Alpion ne librin e tij "Mother Teresa: Saint or Celebrity?.

Dje ne mengjes rastesisht po ndiqja nje emision te BBC "The Big Questions" - ku u debatua gjate roli i saj si misionare, dhe shumica (per te mos thene e gjithe audienca ishte kunder shenjterimit te saj dhe vete misionit te saj. Gjithashtu u permend edhe kerkesa e qeverise shqiptare ne lidhje me eshtrat e saj.

Nga cdo ane qe te shikohet....vertet misioni i saj ka patur te mirat e veta per nje pjese njerezish - gjithmone ne konteksin e kristianizmit dhe procedures se rrefimit ne momentet e vdekjes. Por mos harrojme se shume akademike, ne mes tyre edhe indiane qe e kane njohur nga afer, e akuzojne Nene Terezen per abuzim me te varferit qe strehoheshin ne institucionet e misionit te saj. Kto shqetesime ne rang akademikesh nuk jane te pabaza, pavaresisht se ne shqiptaret nuk tolerojme debat ne kete ceshtje. Pra 'lumnimi'/lumturimi' i saj per mendimin tim eshte i ekzagjeruar dhe i pavlere per vete arsyen qe Nene Tereza jo vetem qe eshte figure e dyshimte per shkak te fakteve qe flasin per jeten si misionare, por edhe per me te thjeshten arsye se ajo nuk ka kontribuar aspak per Shqiperine ne skenen nderkombtare.

Debati eshte i hapur,  por ama nuk ka shoh arsye per tu krenuar me misionin dhe figuren e saj.

Cili debat eshte i hapur mo ti? Po pse ore do cohesh ti dhe nje grusht cockneysh zhulsa e te palare qe nuk dine te flasin anglisht, e te gjykojme zemren e nje personi qe ka vdekur e eshte varrosur me kohe? Jo per gje, po solle nje "citim" nga letrat e saj... Vetem njerezitpa karakter mund te perdorin te tilla gjera si "prova kunder"; megjithese nuk arrij te kuptoj gjene e pare fare, pse u dashka bere debat mbi te ne rradhe te pare?!? Anglezet po te duan le te bejne debat mbi Dianen, se njehere me nene Terezen ka vdekur; dhe e kane dashur dhe shume... Le ta debatojne njehere ate karrapputtane qe shkaperdhehej me arabe; qe jetonte mes lluksit te nje familjeje qe ka vjedhur e grabitur boten mbare per te pakten 400 vjet, dhe perseri, as nuk i eshte afruar kurre nene Terezes per bamiresi!

Dhe kjo jo per te gjykuar Dianen, e as Gonxhen, e aq me pak familjen mbreterore... Por te jete e qarte nje gje, qe ata qe flasin per keto gjera, jane njerez shterpe, qe nuk i kane dhene asnje fare kontributi, jo botes jo e jo, po as ambjentit intim qe i rrethon.

Nene Tereza jo vetem qe eshte figure e dyshimte per shkak te fakteve qe flasin per jeten si misionare, por edhe per me te thjeshten arsye se ajo nuk ka kontribuar aspak per Shqiperine ne skenen nderkombtare.

Po, asnje gje nuk ka bere per Shqiperine ne skenen nderkombetare. Nuk ishte politikane, nuk ke cfare t'i kerkosh. me shume te varfer ndihmon urdheri i saj sesa te gjitha qeverite, ne dac shqiptare ne dac indiane... shume i dobet ky argument.

Pra 'lumnimi'/lumturimi' i saj per mendimin tim eshte i ekzagjeruar dhe i pavlere...

Lumnimi eshte hjesht nje nga ato dhjetera dogma idjote te KK te sajuara neteve te dimrit kur njerezit s'kishin c'benin... pikerisht te kohes kur krishterimi u perzje aq keq me paganizmin sa c'e shohim dhe sot. KK dhe KO. Te tilla dogma idjote jane pikerisht si puna e felliqodonasve qe kerkojne t'i ngrene vetes nje identitet... Tip, nacionalizmi katolik.

"Jesus has a very special love for you. As for me, the silence and the emptiness is so great that I look and do not see, listen and do not hear."
— Mother Teresa to the Rev. Michael Van Der Peet, September 1979
 

Sipas gjykimit tim, mendoj se kjo shprehje e Nene Terezes nuk mund te mbeshtesi tezen qe kerkohet te provohet. Pasi nuk ka nje kotradikte apo konflikt real midis konceptit te "dashurise se Jezusit" dhe konceptit te "boshllekut". Perkundrazi keto shkojne gati-gati ne harmoni me njera-tjetren.

Problemi qe shpesh here ndeshet ne interpretimin e frazave qe kane lidhje me besimin apo edhe me fraza te vete Bibles eshte se per te arritur per t'i deshifruar sherben nje lloj "Kodi" qe ne dukje eshte i thjeshte, por ne fakt eshte teper i komplikuar dhe misterioz. Ky ka te beje mbi te gjitha me nivelin e besimit dhe te dashurise te lexuesit, ndaj Zotit.

E imagjinoj se ne pamje te pare mund te duket e kompikuar, por mendoj se ka vetem nje menyre per ta verifikuar kete. Duhet te besosh vete qe ta kuptosh ne teresi.

Ne te kundert do te ishte e gabuar, jo i sakte dhe i papershtatshem, interpretimi thjesht racional i nje fraze qe ka te beje ekskluzivisht me besimin.

Eshte si te perpiqesh te kuptosh letersine, me instrumentet qe te jep kimia.

@zotrules,

Faktet jane fakte.....edhe pse ndoshta bien ndesh me ate cfare ju doni te besoni. Persa i perket zemres se Nene Terezes.......nuk e kemi pare. Mund te themi qe e ka pasur zemren e mire etj etj....por ama realiteti tregon ndryshe. Ktu behet fjale per katolicizm ne menyren e tij te eger.....dhe ne fund kerkohet madheshtia e saj nepermjet vete misionit qe ajo udhehoqi. Po si mund te anashkalohen keto fakte...vetem e vetem pse ajo eshte e vdekur?

Argumenti im nuk eshte bazuar ne ate se cfare thone Anglezet, perkundrazi.......ne debatin e BBC shumica ishin popull i thjeshte (edhe pse juve i quani Zhulsa - Nuk e di ku do e gjeje veten tende nqs te jepej mundesia te merrje pjese ne ndonje debat televiziv?)

Ne fund te komentit tuaj edhe ju jeni dakort qe ekzagjerimi me figuren e saj eshte i vertet per arsye politike etj.

 

@ olsib,

Ceshtja eshte shume e thjeshte; nuk ka nevoje per loje fjalesh. A e meriton  Nene Tereza shenjterimin?

Me pak fjale......misioni i saj eshte vene ne pikepyetje per shkak te kontradiktave qe vijne prej saj, plus edhe faktet reale qe nuk mund te mohohen. Pra, pergjigja jote nuk eshte aspak ne thelbin e asaj qe po diskutoja me siper.

Dyshime per Jezusin kane patur edhe apostujt qe i pane mrekullite e tij.Keto vijne se ata si edhe ne jemi njerez dhe jemi te paparsosur.E megjithate ata pranohen si shenjtore dhe apostuj.Perse nene Tereza duhet trajtuar ndryshe?Apo se ju do qefi ca anglezeve ateiste?

Cilat fakte jane fakte mo?

Dhe po, nuk i leviz fare asaj qe kam thene; populli i thjeshte ne Angli jane pikerisht ashtu si i kam etiketuar. Nese do gjendesha ne nje debat televiziv me ta, debati do te ishte vetem per gjuhen angleze, qe ata e perdhunojne nga para e nga mbrapa, qe e flasin me keq se gjithe anglishtfolesit e tjere te botes; qe e kane bastarduar fare... Jo per gje, po nje popull qe mburret me Shekspirin nuk mund ta masakroje gjuhen e Shekspirit sic bejne anglezet... qe jane injorante fare, jo per gje; qe e kane me te udhes te mburren me dialektin e lagjes sesa te studiojne ne shkolle gjuhen e tyre. Dhe, po; jane plehra, dhe jane shume plehra!

Sic me erdhi njehere nje skocez e filloi te mburrej qe nga fshati i tij kishte dale dialekti qe sipas tij, ishte anglishtja me e kuptueshme ne bote! Dhe kush fliste...! Plus qe mburrej me te madhe se dialekti i tij ishte gjuha e Mbetereshes; kur mbreteresha ligjeron ne anglisht dhe ky ben gerr-verr ne "anglisht"; dhe ne te njejten kohe thoshte "feck the english; i'm scottish!"

Sa per nene Terezen, ti ke mendim tendin apo e krijove sot ne mengjes nga nje shpure mashtruesash injorante? Apo do na besh si PF-ja poshte qe nuk ka lene njeri pa takuar saqe neser pasneser do na vije Krishti ketu e do na thote "PFne kam patur fatin ta takoj dy here, dhe i putha doren, etjetjetj...)

Bëhu gati, të pret turra e druve që do priste nënë Terezën po të kishte thënë ato gjëra gjatë inkuizicionit smiley

Gazmend.

Nene Tereza nuk ishte e pasur, menjfjale ndihmen qe u jepte te varferve nuk  e jepte direkt nga xhepi i saj, por duhej qe te hapte fondacione, dhe shpesh te lozte edhe me politiken dhe lojra te tjera te qelbta per te siguruar para ne menyre qe te ndihmonte njerez te varfer.

Ndonjehere djallesite e vogla jane te nevojshme per te kryer te mira te medha. Dhe sa per pyetjen qe shtron ti nqs shenjterimi i nene Terezes eshte i egzagjeruar, duhet ta kuptosh qe ne rradhe te pare fare eshte nje ceshtje qe i perket kishes katolike. Nuk e kuptoj se ku e gjejne nje grup ateistesh te drejten te gjykoje si te egzagjeruar nje vendim te nderrmare nga kisha katolike per nene Terezen. Te lutem ma thuaj ti kete gje, sepse nuk ka kuptim fare ngado qe ta rrotullosh.

Une e kam ndjekur debatin per nene Terezen dhe mund te them qe eshte e habitshme qe te njejtet njerez qe flasin kunder nene Terezes, flasin gjithashtu me percmim per Shqiperine dhe shqiptaret. Koincidence? Mbase.

Por do te them nje gje qe ta kesh nga mua, dhe mbaje mend sa here te degjosh debat mbi Nene Terezen.

Askush nga ata qe e kritikojne, as edhe njeri prej tyre, nuk do te linte jeten dhe komfortin e tyre per te shkuar dhe per te jetuar nje jete ne mes te qelbesires, mjerimit, varferise, semundjes dhe vdekjes. Tani pyet veten, pse e bente kete gje nene Tereza?

A ka njeri normal qe per perfitim financiar apo material, apo politik do te harxhonte jeten e  vet ne ato kushte? C'far tjeter mund te jete pervec miresise? Une mendoj asgje tjeter, ishte vetem besim, vetem perkushtim dhe miresi.

 Nene Terezen kam patur fatin ta takoj dy here. Njehere kur shkoi tek varri i se jemes ne Shkoder, dhe njehere tek shtepia qe kishte marre me qera ne fillim tek hyrja e rruges "Budi" ne Tirane.

Gjeja qe me ka cuditur me shume kur e kam takuar ishte nje aureole miresie dhe plotfuqie qe s'e kam hasur edhe tek njerez shume me te fuqishem. Nje plotfuqi qe te jepte te kuptoje tamam se cfare d.m.th. Zot i plotfuqishem. Gjate gjithe kohes qe bisedoja i shihja gishtat e duarve te thate si dege hardhie dhe gishtat e kembeve qe i kishin kercyer e perdredhur siper njeri tjetrit mu si rrenje peme. E kisha gjithe kohen nje deshire te qete qe t'ia merrja duart, t'i vija koken ne preher dhe te qaja njehere sa per t'u lehtesuar.

Kur ika i putha duart dhe me dhuroi nje medalion nga ato te misionit qe akoma e mbaj ne qafe dhe qe e ruaj si hajmali. Kam pasur rast te takoj edhe Papen kur erdhi ne Shkoder per meshen, por s'me ka bere te tille pershtypje. S'ma ha mendja te kete njeri te gjalle ne ate lartesi shpirterore. Mbase Dalai Lama... Mbase...

Cult of Personality, ka shumë njerëz që e kanë atë dhunti

 Kulti i personalitetit eshte kur nje person ne udheheqje ngre nje makine burokratike shteterore dhe perdor median per lartesimin e figures se tij. Mjeshtri dhe krijuesi i kesaj pune ka qene Hitleri me makinen e tij propagandistike dhe nxenesi i dalluar ka qene xha Stalini.

Nene Tereza eshte krejt e kunderta e kesaj. Nese ato jane erresira dhe tmerri ajo ishte drita dhe paqja. Eshte nje dicka qe nuk thuhet, por vetem ndjehet.

Eh, po paret që merrte nga diktatorët dhe i përdorte për të përhapur misionet e veta në vend që t'i përdorte për të ushqyer e mbathur ata të varfërit për të cilët u bë e njohur? I ke parë konditat në të cilat jetonin ata të shkretët?

http://www.youtube.com/watch?v=qzFEesUUX0s

 

Edhe ti na solle Cristofer Hicens ketu per te na mbushur mendjen? Hicens eshte nje pis, nje lango, nje ateist aq i pasinqerte sa nuk i takon as te zere ne goje nene Terezen. Po vertete nen Tereza ka pranuar donacione te diktatoreve edhe cfar pastaj??????? Mos i ka futur gje ne xhepin e saj? Nqs Hicens do te tregohet me i moralshem se nene Tereza le te shkoje e te jetoje jeten e tij ne mizerie te plote afer robve me te varfer ne bote. Po nuk e ben, sepse eshte nje rob pa parime, nje shkerdhat njeri,  qe ka nje jete te tere qe perfiton vetem nga gazetaria kontroversiale, duke fyer njerez te ndershem.

Hicens eshte po i njejti analist qe trumpetonte larte  poshte para luftes ne Irak se mbasi Amerika te hynte ne Bagdad do te gjente armet e shfarosjes ne mase brenda dy javeve. Mos na acaro me nervat me nje pis njeri te tille si ky Kristofer Hicens te lutem. Shko e hap libra qe tregojne jeten dhe aktivitetin e nene Terezes nqs do te mesosh rreth saj, jo me video te langove si ky Hicens ne youtube, sepse nuk ke per te mesuar keshtu, vetem sa do te hedhin trute e gomarit.

As që e gënjej veten se mund t'ia ndërroj mendjen dikujt që beson tek i plotfuqishmi i padukshëm që kontrollon gjithçka. Thjesht po e sillja për ata që e kanë mendjen disi më të hapur dhe mund të mos i kenë dëgjuar këto gjëra. Po s'të pëlqyen, mbyll veshët, thuaj nja tre Hail Mary's që të qetësohesh, dhe je më rregull.

 

Mos i ka futur gje ne xhepin e saj?

Praktikisht po nëse e çon përkufizimin e xhepit deri tek misionet që ndërtonte në vend t'i harxhonte për mjekime e ushqime.

Po ti personalisht, cfare ke bere?

Kete na thuaj, se veten tende supozojme qe ta njohesh, te pakten do na flasesh nga pervoja. Bej kete, dhe te gjykojme ne pa problem. 

Asgjë, por s'më ke në radhë për të shenjtë.

Dmth nuk kualifikohesh as te flasesh e te japesh mendim gjykues, dhe as kualifikohesh te te marrim neper goje.

Nuk po flasim per arritje apo karriere politike, po flasim per miresi apo ligesi. Gjera dhe koncepte qe i njeh gjithe njerezimi dhe cdo individ ne vetvete. Ne kete cilesi po e gjykon ti Gonxhen; dhe ne kete cilesi, une do te te gjykoja injorant, parazit dhe krejtesisht te panevojshem/te demshem si individ.

Ore ti paske pare nje video ne youtube dhe vjen na flet gjith kompetenca. Te dhash shpjegime aty lart, ti asnje pergjigje nuk ktheve, por vendose te behesh bully boy, pa me njohur fare, sepse mendon se te jesh ateist qenka jo vetem cool, por edhe i jepke vetes automatikisht te drejten e te tallurit me besimin e tjetrit, qe ne rastin konkret je i gabuar sidoqofte.

Po i harxhonte per misionet e saj, qe si qellim kan strehimin dhe ushqimin e te varferve. Cfar perfitimi personal kishte nene Tereza , po te pyes edhe nje here? Dhe nuk te mjafton ty edhe ati Hicens-it tend fakti qe i kushtoi gjith jeten e saj bamiresise? Qe i fali gjith ditet e saja ne sherbim te te verferve duke jetuar me ta ne ambjentin e pisllekut, mizerjes, mjerimit, varferise te tejskajshme dhe vdekjes? Nqs nje njeri i tille nuk na qenka i mire atehere cfar eshte miresia?

Dhe po te pyes edhe nje here, nga cfar pozicioni del nje shkerdhat si Hicens dhe gjykon ene Terezen dhe shenjterimine  saj? Kur 1) Eshte vete nje figure e shemtuar publike, si per nga aktiviteti intelektual, ashtu edhe aktiviteti fizik ne sherbim te njerezimit. Dhe 2) Eshte nje ateist, biles edhe i tille eshte per nga perfitimi qe i sjell me te qenurit kontroversial dhe jo nga parimet. Cfare te drejte paska nje ateist alla Hicens te gjykoje shenjterimin e  nene Terezes qe eshte eksluzivisht nje ceshtje e kishes katolike? Ah te ishte ndonje prift apo ndonje besimtar i madh ky , atehere po, mund ti merrej mendimi per baze.

ps. Hicens nuk ka kursyer shpifjet as per Shqiperine dhe shqiptaret ne shume artikuj te tijet.

Thua "ateist" sikur të jetë diçka e keqe smiley

Ah ne rregull, keshtu e leme pastaj.

Ceshtja eshte shume e thjeshte; nuk ka nevoje per loje fjalesh. A e meriton  Nene Tereza shenjterimin?

Nuk eshte loje fjalesh Gazmend! Por duke interpretuar ato qe ti shkruan me siper ne kontekstin e atyre qe une te shkruaj, moskuptimi yt eshte mese i kuptueshem.

Megjithate e respektoj per ate qe eshte!

 

PS: BTW. kjo pergjigjia ime e fundit, po, qe ishte loje fjalesh!

Hallall juve qe e keni takuar nene Terezen smiley

 

Errësira e Nënë Terezës!

O natë që më prive!/ Më e bukur se dita kur agon,/O natë që bashkon/ Të Dashurin me të dashurën/ E të dashurën në të dashurin e shndërron!». Ja ç’vargje i ka thurur Juan de la Cruz, (Gjoni i Kryqit) një mistik spanjoll që ka jetuar në shekullin XVI, natës së errët  që i kish kapluar shpirtin.  E po ashtu pas 4 shekujsh edhe Tereza e Kalkutës: «Nëse një ditë do të jem shenjtë, do jem një shenjtë e errësirës». Korrespondencës së saj, që ka parë dritën e botimit vetëm para dy vjetësh, Nënë Tereza i ka besuar këto fjalë që zbulojnë ekzistencën e natës së errët të shpirtit, që po përjetonte edhe ajo e jo për pak, por pothuaj përgjatë gjithë kohës që ajo ka qenë në krye të Kongregatës që themeloi.
 «Ji drita ime!»: fjalë që Nënë Tereza ka dëgjuar thellë në skutat më të thella të zemrës së saj. E kjo fjalë ka depërtuar thellë deri aty ku dhemb. Po, dhemb! Pasi për nënë Terezën kjo fjalë ka përbërë kundërshtinë e madhe në të cilën e thërriste Zoti i jetës së saj. Kundërshti, pasi ajo ka jetuar errësirën e shpirtit, natën e errët të shpirtit të shenjtërve të mëdhenj të krishterimit, por jo vetëm; e nga ana tjetër ka qenë dritë për të gjithë ata që e kanë njohur. Ajo, shenjtja e errësirës, u thirr të ishte dritë!
«Errësira është e tillë që përnjëmend nuk mund të shoh as me anë të mendjes e as me anë të arsyes. Vendi i Zotit në shpirtin tim është i zbrazur: Zoti nuk është në mua!». E megjithatë ajo shtonte «…dua vetëm Zotin në jetën time. Vepra është me të vërtetë vetëm e Tija». Shprehje që të kredhin në mendime. Fjalë që të lënë pa fjalë. Realitete ndoshta të pakuptueshëm e të paperceptueshëm për ne njerëzit e dy shekujve të verbimit teknologjik, të komunikimit online në kohë reale që, edhe pse në kërkim të përhershëm të diçkaje të thellë, mbetemi kryesisht në sipërfaqe të gjërave. Aty ku takohet çka është tërësisht njerëzore me atë çka është tërësisht hyjnore, pikërisht aty në atë vend të paperceptueshëm për ndjesi të mësuara me zhurmë, me ikje nga realiteti, me volum të lartë e me frenetizëm të papërmbajtshëm, tamam aty luhet krejt ekzistimi i një njeriu. Edhe kush nuk beson se ajo përmasë hyjnore është e pranishme brenda nesh, gjithsesi percepton që brenda tij gjendet një hapësirë e pambushur dhe vazhdimisht kërkuese, për një kuptim, për diçka më të thellë dhe autentike, të vërtetë. Ka gjithnjë brenda njeriut një etje dhe një uri për pafundësi që presin të shuhen. Aty ku mbaron njerëzorja dhe aftësia jonë për të kapur e për të kuptuar, pikërisht aty luhet me të vërtetë krejt jeta jonë. Ja çka, përtej humanizmit, kujdesit për të varfrit, të qenit gjak shqiptari, çmimit “Nobel” apo të tjera nderime e lavde njerëzore, mund të na mësojë Nënë Tereza e Kalkutës. Pikërisht gatishmëria e saj ekzistenciale për t’u takuar me atë çka i tejkalon ndjesitë njerëzore, hapja ndaj të përtejmes si një nevojë e pashmangshme e natyrës njerëzore, janë elementë që na ftojnë të kërkojmë gjithnjë e më thellë brenda nesh. In interiore hominis habitat veritas (e vërteta banon brenda njeriut) thoshte Agustini i Iponës shumë shekuj më parë. Jo gjithnjë ajo botë e brendshme e jona është e disponueshme për t’u vrojtuar apo verifikuar, pasi është dhe mbetet thelbësisht mister që do të thotë e gjerë, e gjatë dhe e thellë në përmasa të paarritshme për arsyen njerëzore. Kjo nuk duhet të çojë në shkurajim, përkundrazi i jep arsyes frymëmarrje dhe qenies tonë një dinjitet të paparë, pasi dëshmon se jemi shumë më tepër se edhe vetë gjithësia. Tereza e Kalkutës ka përshkuar në jetën e saj tokësore mijëra e miliona kilometra për përhapjen e karizmës së saj, por çka e bën atë grua të madhe në të vërtetë është rrugëtimi i saj brendësor. Agonia (lufta) që ajo ka përjetuar me errësirën e shpirtit e ka sjellë atë deri aty ku ne sot e njohim. Ajo luftë ia vlen. Nuk ishte qëllimi i saj të luftonte varfërinë. Ajo e dinte mirë se të varfrit do t’i kishte gjithmonë me vete. Por ajo luftoi deri në fund për një kuptim të gjithë asaj çfarë po bënte, sepse vetëm gjetja e kuptimit do t’i jepte vlerën e duhur gjithë veprës së saj. Ajo luftoi brenda asaj hapësire ku luhej ekzistimi i saj, në atë betejë të pakompromis dhe jetësore midis së mirës dhe të keqes. Të pakompromis pasi ajo e dinte se edhe kompromisi më i vogël ishte humbja e krejt betejës. Edhe pse e brishtë, e vogël dhe e pafuqishme ajo nuk ndjehej vetëm. Edhe kur u ndje e refuzuar dhe e papranuar ajo vazhdoi me këmbëngulje, me kokëfortësi. Dikur një i huaj pati thënë: «E besoj që Nënë Tereza ishte shqiptare, sepse ishte kokëfortë!». Përtej humorit, ajo nuk diti të ndalej: kush ndalet është i humbur! Mes dyshimesh, përpjekjesh, mundimesh e përndjekjesh, të jashtme e të brendshme, ajo ecte përpara. Ecte përpara në të mirën, sepse për të mirën ia vlen të jesh kokëfortë deri në fund, deri në dhembje. Ajo nuk e zgjidhi problemin e varfërisë në botë. Sot bota njeh edhe më shumë të varfër ndoshta se në kohën kur ajo filloi shërbimin, pasi ndërkohë janë shtuar edhe llojet e të varfërve, por ajo na la një mësim të madh: “Ia vlen të presësh dritën edhe kur përreth duket se ka rënë nata e errët”.

Gjergj Meta, Panorama

 Keto diskutimet mbi boten e brendeshme te Nene Terezes me thene te drejten me duken pune boshe. Shen Pjetri sipas Dhjates se Re e mohoi tre here Krishtin para se te lindte dielli. Gjysma e shenjtoreve kane qene kriminele, kurvare, hajdute e di une se cfare dhe u bene shenjtore pasi paten nje ngjarje a ndricim ne jeten e tyre, kurse ketu po i bejne psikanalize nje momenti dobesie e lodhjeje ne shpirtin e nje gruaje qe u be nena e gjithe fukarenjve, te semureve e te braktisurve te botes. Nejse, e shoh qe deri ne fund do dali edhe nese ka qene me Enverin apo me Saliun.

PF, fjale te mencura!

 

Ke patur nje fat me te vertete te madh qe ke takuar Nene Terezen.

Do te doja te kisha patur rastin edhe une.

Mos valle duhet te jete shenjtore patjeter nene Tereza, apo njeri pa asnje gabim e difekt?

Fundja pse e kemi kaq qef/xhan/per zemer ne nene Terezen?

Nuk mendoj se eshte shume ceshtje shenjterimlleku qe mund ti beje papa, apo katolicizmi/bindja fetare e theksuar e saj. Ne s'jemi shquajtur shume per keto.

Ne e kemi xhan kryesisht se ajo ishe shqiptare dhe njekohesisht personazh i njohur boterisht dhe me opinion pozitiv, ngaqe ja dedikoi jeten ndihmes te se varferve (mgjths prap do e kishim per zemer dhe sikur te ishte e famshme dhe te kishte opinion pozitiv per ndonje arsye tjeter).

Tani keto s'jane arsye sublime apo te thella shume, apo te shenjta, jane ordinere ne fakt. Po ca te keqe ka ketu? Dhe jeta vete eshte po aq ordinere: Ha, pi, bej seks, bej femije, ushqeji dhe ata te hane e te pine, e me pas dhe ata bejne seks e femije, nderkohe qe ti vazhdon akoma te hash e te pish e te besh seks (por jo me femije), dhe keshtu jeta vazhdon.  smiley

 

Gjysma e shenjtoreve kane qene kriminele, kurvare, hajdute e di une se cfare dhe u bene shenjtore pasi paten nje ngjarje a ndricim ne jeten e tyre

P.F., sipas kesaj trecereku i politikaneve tane qenkan kandidate per shenjtore; kane plotesuar kushtet paraprake per shenjteri dhe tani thjesht presin konfirmimin, dmth qe t'i flase zoti nepermjet flakes se shkurreve, ose majes se malit, ose bukes te sapo dale nga tostiera.

 

P.S. Mos filloni dhe ketu me te shara e me te zena se late nam, pash Peshkun.

 Xhibo, desha me te thene dy gjera dhe do e mbyll per sonte. E para per nene Terezen. Mund te thuhen lloj lloj budallalleqesh se pse e duam, qe nga te qenit shqiptare deri tek te qenit shenjtore. E verteta thelle brenda nesh eshte qe ne i duam ato sepse ato bejne nje gje gje ne kurre nuk do kishim bythe ta benim, edhe sikur te na jepej rasti. Dhe ne jemi te lumtur qe ka "budallenj" te tille, qe ua perkushtojne jeten te problemeve te te tjereve, dhe qe ne na japim mundesine qe ndersa merremi me punet tona meskine, te themi nje fjale te mire per to dhe te na duket vetja sikur edhe ne me ate fjale te mire na takon dicka nga bemat e saj.

E dyta per kandidatet per shenjtore. Kam lexuar ne nje liber italisht (s'me kujtohet titulli) njeren qe thoshte. Ka dy lloj grash: ato qe jane shenjtore ne rini, dhe kurva ne pleqeri, ose kurva ne rini dhe shenjtore ne pleqeri. Une kam zgjedhur te dyten se eshte shume me e kollajte. smiley

Naten tashti.

shume pjesshem i paska kap gjonat ai libri, PF. smiley

 

Ja një tentativë për ta plotësu:

Today feminists are yesterday sluts. And today sluts, are celebrities. Not much for the evolution. - dr House quote.

Po flisja me një besimtare gjatë verës e kjo thoshte që "është shumë e re për tiu dhënë zotit". Si ateist i egër iu përgjigja se po të isha zoti, do të ofendohesha me këtë qëndrim. Preferon më mirë ndonjë ballëgjerë smiley përpara zotit? Zoti nga inati ka rrezik të të dërgojë nja tre a katër të tillë që të vësh mend, mgjse me këto mend që ke aty do përfundosh gjithsesi.

 

Ata komentatoret angleze qe permendi Gazmenti, mendoj se i ngjajne atyre perendimorve qe jo vetem i paragjykojne shqiptaret dhe Shqiperine, por dhe qimen ne syrin e tjetrit e bejne tra, nderkoh qe traun tek vetja e tyre nuk duan ta shohin.  

Po çfar na intereson per nane terezen aman ? 

 Sa hipokrit qe beheni ne sy te botes ! 

 Ne e duam per çmimin qe i u dhurua ! Kjo eshte e verteta, e jo per punen qe e beri ! Punen qe e beri do kishim pasur deshir ta bente tek ne, e jo tek ata !

 Tani, qe kur shqiperia na qenka e krishter ???????? 

 

 

 

 

Mother Teresa- An Albanian Iconic Figure June 11, 5:38 PM Albania Headlines Examiner, Pjerin Lumaj “By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus. That's how Mother Teresa chose to describe herself in life. From Albania to Kosovo to Montenegro to Macedonia to Greece to USA, millions Albanians are now in an uproar about the building owner's refusal to light New York City's tallest skyscraper in blue and white to honor Mother Teresa in August on what would be her 100th birthday. “If there is one person who unites us, Albanians, is our sister Mother Teresa” said Esad Rezai, the Chairman of the Albanian-American Society Foundation, who in conjunction with the Hon. James Vacca, NYC Council Member, 13th District, made it possible for a street in the Bronx to be named after Mother Teresa. Mother Teresa was born is Skopje, Macedonia, August 27,1910, in an Albanian family. Her work has been recognized and acclaimed throughout the world. Mother Theresa has received a number of awards and distinctions, including the Pope John XXIII Peace Prize (1971) and the Nehru Prize for her promotion of international peace and understanding (1972). She also received the Balzan Prize (1979) and the Templeton and Magsaysay awards. (http://www.en.wikepedia.org/wiki/Mother_...) During a telephone call to Mr. Anthony E. Malkin, the owner of the Empire State Building, who is causing this controversy, he claimed that he has never heard of Albania and does not even know anything about their history or that Mother Teresa was an Albanian. Indeed, since the founding of the Church on Pentecost, Albanians have given saints, popes, cardinals, doctors of the church, cleric-scholars and many martyrs to the Catholic Church specifically and civilization in general. Here is a short synopsis of Albanian history, Mr. Malkin: Historically, the Albanians were pagans who converted to Christianity during the Apostolic Age by St. Paul himself as illustrated in his Letter to the Romans, 15:19; "…from Jerusalem all the way around to Illyricum I have finished preaching the gospel of Christ." Another biblical passage suggesting that the Albanians were among the first to hear and convert to Christianity is found in the Second Letter to Timothy (4:10), in which, St. Paul indicates that his trusted co-worker Titus evangelized in Dalmatia, a district in Illyricum. Documentary evidence also confirms that in A.D. 58 Bishop Apollonius was the overseer of 70 active Christian families in Durres. Not only does all of this support the thesis that Christianity has apostolic foundation in Albania, but it also verifies Durres as one of the oldest Bishoprics in the world. Further, there were two Bishops of Rome: Pope Gaius also known as St. Caius (283-296), along with Pope Clement XI (1700-1721); Constantine the Great (306-337) - the founder of New Rome, who was also the first Roman Emperor to embrace Christianity and legalized the once persecuted Christian religion in the Empire with the Edict of Milan (313); The "Father of Biblical Science" Eusebius Hieronymus Sophronius (331-420), more commonly known as St. Jerome who translated the inspired Word of God as revealed to the Judea-Christian tradition into the Latin Vulgate Bible; Gjergj Kastrioti Skanderbeg, their national hero, who in his courageous struggle for autonomy and faith earned him the title "Champion of Christendom," which was bestowed upon him by Pope Nicholas V (1447-1455), and would also be called, "Athleta Christi" by three of his successors (Calixtus III, Pius II and Paul II). As far as Mother Teresa being Albania, the following is clear and convincing evidence that she was Albania, Mr. Malkin: On 25 July 1976, when she visited the Albanian-American church, Our Lady of Good Council in the Bronx, New York (1970), she said the following "…My prayer for you is that you and I and all the people of Albania and whole world become holy...!" After receiving the Nobel Peace Prize on 10 December 1979, in Oslo, Norway, Mother Teresa responded to a reporter‘s question about her heritage, saying "…My Albanian people are always in my heart. I pray very much to our Lord that His peace may come to our hearts, in our families and in all the world. I pray for Albania that the Lord may help its leaders to see clearly because if they want to live in peace they should love one another… I think that the Albanian Church is experiencing the Good Friday, but our faith teaches us that on Good Friday, Christ's life doesn't end, but continues on the cross and ends with the resurrection. Our Albanian people should keep in mind this truth...." And, when Jose Luis Gonzales-Balado and his wife Janet N. Playfoot, as they prepared for their book on Mother Teresa, asked her about her heritage, she responded "I am Albanian by birth. Now I am a citizen of India. I am also a Catholic nun. In my work, I belong to the whole world. But in my heart, I belong to Christ." This is the epitome of a self-defining statement that unequivocally proves who Mother Teresa is ethnically and more important, it signifies what her entire being was all about. Now, Albanians can proudly and rightfully claim that the most recent blessed of the Catholic Church is of Albanian origin. History will soon forget your name and your deeds, Mr. Malkin. But I have no doubt that Mother Teresa’s words, deeds, and life have reached the pinnacle of nobility, and will forever live in history.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).