11% e fëmijëve nuk shkojnë në shkollë

UNICEF përgatit raportin "Anketimi Kombëtar Rinor": 8 për qind e fëmijëve të pashkolluar punojnë

 

Më shumë se 10 për qind e fëmijëve në Shqipëri, ekzaktësisht 11 për qind e tyre nuk shkojnë në shkollë. Por jo vetëm kaq. Rreth 8 për qind e të pashkolluarve punojnë për të ndihmuar familjet e tyre, duke siguruar të ardhura dhe duke shfrytëzuar kohën për të ndjekur mësimet me orë pune. Të dhënat janë rezultat i një studimi të kryer nga UNICEF në vendin tonë. Konkretisht, janë marrë në studim 100 shkolla në qytetin e Tiranës, Vlorës, Fierit, Shkodrës, Kavajës, Korçës. Janë anketuar 2200 nxënës në të 100 shkollat të moshave nga 9-13, 14-17 vjeç. Të anketuarit janë pyetur kryesisht për mbarëvajtjen e mësimit dhe sa të lirshëm janë ato në orën e mësimit, me mësuesit, sa të aftë janë të bëjnë pyetje dhe të kërkojnë një cilësi më të mirë mësimi në rast se nuk e kanë. Një pjesë e mirë e nxënësve edhe pse në vitin 2009 kanë probleme për të ngritur zërin, kanë frikë ta japin mendimin e tyre hapur.

Studimi

Raporti i UNICEF i dhënë në një botim sqaron se janë rreth 11 për qind të fëmijëve, të cilët nuk ndjekin arsimin e detyruar dhe 8 për qind prej tyre punojnë, gjithashtu vëren se probleme të tjera ka sot në shkolla. Konkretisht, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Arsimit janë 0.8 për qind e fëmijët të cilët nuk ndjekin shkollën dhe nuk janë të regjistruar në institucione arsimore. Sipas kësaj përqindjeje rezulton që mesatarisht në të gjithë vendin të jenë nga 3 deri në 4 mijë fëmijë të cilët nuk shkojnë në shkolla. Sakaq, të tjera shifra jep Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Sipas CRCA-së, niveli i analfabetizmit është diku mbi 10 për qind.

Sakaq, edhe pse bordet e shkollave dhe sugjerimet e viteve të fundit janë për të vendosur nxënësin në qendër të vëmendjes, ku ai të jetë përpunuesi kryesor i mësimeve dhe të japë alternativat për zgjidhjet alternative për ta bërë sa më efektive orën mësimore, sipas studimit të UNICEF nxënësit edhe sot kanë frikë të shprehen lirshëm. Konkretisht, sipas raportit rreth 15 për qind e nxënësve në shkolla kanë frikë të shprehin lirshëm mendimet, apo të thonë me lehtësi kërkesat e tyre. Sipas studimit, problemi kryesor i këtij kufizimi është frika se mos ndëshkohen më pas.

Analfabetizmi

Është term i cili përdoret për të treguar paaftësinë e leximit dhe shkrimit në ndonjë gjuhë, zakonisht amtare të personave mbi 6 vjet. Analfabetizmi i një popullsie matet nga numri i personave nga 6 vjet e sipër që nuk mund të lexojnë ose të shkruajnë. Kjo zakonisht shprehet në shkallën e analfabetizmit. Shkalla e analfabetizmit është shpesh e lidhur me raportin e regjistrimit në shkollë dhe përqindjen e popullsisë që arrin vlerësimin me 5 në shkollën fillore; të dy këta faktorë ndikojnë përqindjen e popullsisë që është analfabete.

5 Komente

3,000 deri ne 4,000  mije femije qe nuk shkojne ne shkolle perbejne shifren apsolute te analfabetizmit!Nje shifer jo e vogel!

 

 

Ndersa une do te thoja qe e keqja me e madhe eshte kalueshmeria 100% dhe marrja e dipllomave universitare 110% nga studentet qe vetem per te mesuar nuk duan.

po ti ke shku ne shkolle qe e shkrun dhe e bon  me bold fjalen 'apsolute' ??

sikur nga anglishtja ta kishe shkrujt, do e kishe bo te sakte.

smiley

 o bedrije,gafa jemi njerez bojme smiley.,po ti shiko emrin tat qe e shkruan me te vogel,pse e vogel je ti ?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).