1 vit më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se është "absolutisht jorealiste" për Shqipërinë që ta shqyrtojë mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe. "Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters.

Qëndra për informimin e Kosovës - 12 Shtator 2008

 

18 Komente

 "Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan"

UCK e cila kishte ndikim te majte madje disi komunist ne fillim nuk luftoi per Kosoven Republike por per bashkimin me shtetin ame.  Por kur i ze ne goje ky personazhi folklorik i kryeministrise ata te UCK qe si mbeshteti kurre per arsye teper te ngushta te politikes provinciale te Tiranes?!

Kush i pyeti Kosovaret me referendum a duan te bashkohen me ne????

Ata as per pavarsine si pyeti kush.

Hajd or Sal se do te durojme edhe 4 vjet

Blendi, mos e 10t dhe ti kete teme kombetare me politike, duke e perdorur per fisheke politike, me keq se militantet me militantiste te PPU. Sa pak kohe ne Shqiperi dhe sa shume me koke i je fut politikes mer, ti ka err' pakez syte. smiley

lmao, s'po merremi me dashni aq sa duhet se s'na le puna... po politikes ia kam bere... naften si Ramadan kafsha Portokallise.

Tash ne kuadrin e nje bisede publike kaq te rendesishme, ne rast se ti nuk mendon qe eshte me vend te shqyrtohet cfare kryeministri ka thene vetem nje vit me pare, perkunder atyre qe thote sot, atehere une e pranoj, me jane errur syte...pakez.

Une ende nuk kam thene asnje fjale ne lidhje me kete ceshtjen e bashkimit. As edhe nje te vetme. Ky eshte prap Berisha qe flet. Mos t'a ngaterrojme.

 

E di pse mendova qe ishte shume e 10me si cheap shot per political points?

1 - Nuk ja vlen te shperqenderojme vemendjen nga bashkimi kombetar tek shiko ca ka thene Berisha para nje viti.

2 - Edhe sikur te mos ishte cheap shot, qe eshte, dihet nga te gjithe qe kushdo qe te jete lider (kryeminister, president) i Shqiperise, si vjet si sivjet, si per disa vjet, nuk mundet te thote hapur zyrtarisht ne Ruetera etj qe ne duam te bashkohemi me Kosoven.

Ja vlen te diskutojme bashkimin kombetar, jo leshin e preshin e pikeve politke. Isn't anything holy for you guys? Ca gjera duhen lene jashte lojerave politike te brendshme, dhe mbajtur jashte.

Nejse, thjesht mendimi im ky, me rrespekt.

Te demaskosh Saliun nuk eshte politike, eshte perpjekje per te shpetuar Shqiperine!

Nuk ka pasur as para nje viti dhe as sot, deri tani, nje artikulim te drejtperdrejte dhe publik te institucioneve te Shqiperise per nje bashkim me Kosoven qe do te nenkuptonte ndryshim kufijsh.

Deklarata e fundit e Berishes, si kryeminister i Shqiperise ka qene per KlanKosova ku shfaqi idene dhe projektin qe ka si qeveri per te bashkuar Shqiperine me Kosoven, por duke sqaruar qe kjo nuk cenon sovranitetin si entitete politike te pavarura.

Diskutimet dhe propozimet per bashkim me Kosoven, ne kuptimin e plote, behen nga te tjere sic jane gazetaret apo intelektuale, por qe nuk implikojne institucionet, keto te fundit kane rruge dhe menyre tjeter qe punojne dhe thone gjerat.

Keshtu qe kjo as politikisht nuk mund te perdoret. Pastaj, nese e doni keshtu, qendrimet si per individe, si per institucionet e shteteve, ndryshojne, ecin. Dikur edhe Amerika ishte kunder pavaresise se Kosoves, ne kohen kur endej zyrave te botes Ibrahim Rugova, por me vone ishte nder vendet e para qe e njohu si shtet te pavarur Kosoven.

Kur flitet per interesin e pergjithshem, matufjepset politike lihen menjane, po kujt t'ia thuash se?!

Shprehja e dites

Kur flitet per interesin e pergjithshem, matufjepset politike lihen menjane, po kujt t'ia thuash se?!

Nuk kam cfare ti shtoj me shume, vec faktit se ky patriotizmi shqiptar i mufatur me militantizem politik i sjell ketu tek "thenia e dites" meriton si pergjigje shprehjen e Speakerit

Mendoj se kjo thenie nuk e demton aspak Sali Berishen. Ka thene fjalet e duhura ne kohen e duhur. Qarku thuret ngadale,smiley thote Leka ,te "Ne cdo stine"

a kshu paska thene hazreti aaaa? epo.....

Ne kete pike jam dakord me Saliun. Situata me Serbine eshte teper e acaruar per te folur per bashkime me Shqiperine. Ajo qe duhen te na interesoje, per momentin, eshte pavaresia totale e Kosoves dhe ruajtja e sovranitetit. Bashkimi administratif me Shqiperine do kohe dhe pune. Kohe qe s'ka ardhur akoma.

Nje fjale e urte thote: "Berri varet nga kembet e veta, kurse burri nga fjalet"

Aq me teper qe ky "burri" nuk eshte cilido, por nje Kryeminister. Dhe detyra e nje kryeministri eshte te drejtoje politiken qeverisese te nje vendi, tu jape njerezve sigurine  dhe jo te krijoje peshtjellime me deklarata te papergjegjshme. Dhe fatkeqesisht Berisha ka nxjerre brockulla nga goja me teper se cdo te mund ti lejonte vetes jo vetem nje kryeminister, por edhe nje politikan lokal.

Fjala e sakte eshte :

KAU PER BRIRESH, BURRI PER FJALESH.

Cka kjo nevojit nje permiresim :

KAU PER BRIRESH, NJERIU PER FIRMASH.

 

Si eshte vendi behet kuventi, dhe birisha e di fare mire kete pune...

Para nje viti ajo mund te thuhej, ajo u tha, sot mund te thohet me shume dhe e thote.

Birisha eshte shume i zgjuar dhe jo budalla sic mund te mendoje ndokush nga ju, birisha ka bere nje politike te tille, per te cilen po te kete nje bashkim te kosoves m shqiperi ai do fitonte nje milion votues me shume (asnje kosovar sdo te votonte nje racist psikopat si edi rama)

Pra berisha me shume se patriot eshte nje politikan qe i ben mire llogarite...

Pra berisha me shume se patriot eshte nje politikan qe i ben mire llogarite...

Kjo te ben te besh pyetjen, nese politika eshte mjeti per te cuar tek qellimi apo eshte ne vetvete qellimi.

Duke ndjekur arsyetimin tend, atehere Berisha nuk do t´ja dije fare nese i ve flaken nje Ballkani te tere, mjafton qe ai te siguroje pushtetin e tij.

pse e ve ne dyshim?

ai kelysh komunist ishte, mes komunistesh u rrit (si skenderbeu mes turqish) por sa e pa qe po ndryshon era i vuri shqelmin

 

Me huton paksa ky qendrimi yt tanishem kundrejt Berishes. Te la edhe ty pa post? Ta hengri edhe ty llafin?

smiley sjam nga ata qe shesin opinionin per nje vend pune (shpresoj qe te mos jesh as ti)

une skam pranuar ndonjehere qe birisha ehste burre i mire, thjeshte mendoj se eshte e keqja me e veogel (ne krahasim me jashteqitjet e tjera qe na ofron politika shqiptare)

@adminin: mire qe me lejon vetem 10 komente, po mos ma fshij gjysmen te pakten...

"Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters.

 

 

 

Po kjo agjensi ç'fare intereson se do behet Shqiperia nje shtet?

Te ishte agjensi Serbe edhe pranohet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).