Zbulohet vjedhja e votave, ja provat e manipulimit


Zbulohet vjedhja e votave, ja provat e manipulimit

Zbulohet vjedhja e votave, ja provat e manipulimit

Emisioni “Faktori Plus” në Vizion Plus sjell fakte tronditëse të manipulimit përmes procesverbaleve. Ndryshe dalin votat gjatë numërimit, ndryshe shkruhen. E vërteta bëhet më e hidhur, për shkak se kutitë e mbyllura mund të fshehin skandale më të mëdha

 

 

Hetimi paraprak, përmes regjistrimeve problematike, i siguruar prej kamerave vëzhguese në qendrat e votimit, përmbys rezultatin për shumicën e shpallur në parlamentin shqiptar. “Faktor Plus” bashkëpunoi me një grup ekspertësh, që po hetojnë regjistrimin prej kamerave të KZAZ-ve të Shkodrës dhe përfundimet e para janë tronditëse. Nëse merret mesatarja e manipulimit në favor të PD në KZAZ nr. 40, që i përket qytetit të Shkodrës dhe që është KZAZ me pak e manipuluar, rezulton që PD të ketë shtuar në gjithë qarkun e Shkodrës rreth 9 mije vota në favor të saj, pra një deputet. Nëse marrim KZAZ të tjera, si ajo 42, që i përket periferisë apo zonës së Pukës, dhe e konsiderojmë si mesatare, atëherë shifra mund të jetë mbi 12 mijë vota.

Por, le t’i shikojmë konkretisht disa rezultate…

- Në Qendrën e Votimit nr. 0255, në Shkodër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 327 vota, kurse sipas numërimit, që ne i bëmë nga kamera, ajo ka marrë 273 vota, pra ka një shtesë prej 54 votash në favor të PD.

Po në këtë Qendër Votimi, Partia Republikane, sipas procesverbalit, ka 26 vota, por sipas numërimit tonë ka 14 vota. Pra i bie që PR i janë shtuar 12 vota.

Interesante është se i janë shtuar dhe Partisë Socialiste 6 vota, pasi në procesverbal ka 162, kurse realisht ka 156 vota. Pra socialistëve u kanë dhënë sa gjysma e Fatmir Mediut.

Por më i dëmtuari në këtë qendër votimi del Nikollë Lesi, partisë së të cilit i kanë hequr 16 vota. Në procesverbal ai figuron me 3 vota, ndërkohë që nga numërimi ynë ai ka marrë 19 vota.

Nëse këto shifra i marrim si maksimumin e manipulimit, atëherë i bie që Partia Demokratike në Shkodër, nëse ka shtuar nga 54 fletë në çdo qendër, mund të ketë shtuar teorikisht rreth 20 mijë vota. Por, nga llogaritë për gjithë KZAZ-të, del se mesatarisht PD ka shtuar rreth 25 vota për qendër votimi, çka e çon në gati 9 mijë vota të vjedhura prej saj në një qark, shifër kjo e mjaftueshme për t’i hequr PD një deputet. Ky deputet mund të kalojë në favor të PS ose LZHK.

- Një tjetër procesverbal është ai qendrës nr. 0294. Në këtë qendër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 246 vota, ndërsa nga numërimi ynë ka marrë 196 vota, duke shtuar pra 50 vota. Po ashtu, Partia Republikane ka shtuar nga 9 në 15 vota.

- Një tjetër qendër rekord, ku PD ka shtuar 64 vota, është qendra 259, në Shkodër. Nga numërimi ynë PD ka marrë 341 vota dhe ka shënuar 405 vota, kurse LZHK i janë hequr 5 vota. Në këtë qendër ka dhe 27 vota të shtuara për Partinë Socialiste. Sipas numërimit tonë, PS ka marrë 153 vota, ndërsa në procesverbal ka 180 vota. Ky shkatërrim i procesit në këtë mënyrë shton dyshimet se shifrat reale të dy partive të mëdha dhe partive që kanë mbetur jashtë parlamentit, janë krejt të ndryshme. Partia Demokratike ka minimalisht një deputet më shumë në Shkodër, por, nëse marrim këto shifra, ajo mund të ketë shtuar edhe dy deputetë artificialisht në Shkodër. Po ashtu ndryshon historia dhe për Partinë Socialiste dhe LZHK.

Por, siç e theksuam dhe në fillim, ky është një hetim në kushte shumë skandaloze, pasi regjistrimi me kamera mbart një sërë problemesh, që të shtojnë dyshimin se kemi të bëjmë me një veprim të paramenduar.

Eksperti Julian Mema, që ka hetuar CD-në e KZAZ numër 40 në Shkodër, shpjegon problemet që ka hasur.

Sipas tij, problemi i parë është gjendja pa inventar e filmimit. Në regjistrim mungon numri i Qendrës së Votimit, kur hapet kutia dhe ekspertëve u është dashur ta hetojnë atë nga vula e komisionerit pas fletës së votimit.

Një tjetër problem, sipas ekspertëve, është dhe thyerja e Kodit për filmimin e fletës. Siç mund ta shihni në kamera, fletët nuk mbahen 4 sekonda para objektivit të saj, siç parashikon Kodi, por kalojnë formalisht pa u kuptuar asgjë në fund.

Sipas ekspertëve, që kanë hetuar, ka edhe probleme të tjera të rënda, siç është censurimi i pamjeve filmike, duke ndërprerë filmimin në mënyrë të pakuptimtë. Një gjë e tillë ilustrohet për shembull në qendrën 263, sipas ekspertit Julian Mema.

Hetimi i CD-ve nxjerr dhe një sërë problemesh, që kanë të bëjnë me mungesën e filmimit të procesverbaleve, kur mbyllen kutitë dhe kur hapen ato, si dhe cilësinë shpesh shumë të keqe të filmimit.

Pra, gjithë parregullsitë, që ne kemi hetuar, janë gjetur, duke marrë parasysh dhe këto vështirësi që me probabilitet mund të rrisin numrin e falsifikimeve në kutitë e votimit.

Si përfundim, një hetim për CD-të hedh në erë procesin zgjedhor, por nuk na çon tek e vërteta e hidhur që mund të jetë brenda kutive. Për këtë arsye, një hetim fizik i kutive përmes ekspertëve të paanshëm do ta bënte më të qartë historinë e këtij procesi, që po mban peng besimin politik në vend. Faktet konkrete janë brenda kutive dhe çdo përpjekje për ta shmangur këtë hetim, do të shtojë më shumë dyshimet për një dirigjim të procesit të manipulimit, prej pushtetit.

 

15 Komente

E kam nga ekseprienca une, lali : k'shu kam bertit edhe ne 2001, kur Meta vidhte Berishen, ose ne '96, kur Berisha vidhte PS. E kam "semundje" une kete : jam gjithmone me të vjedhurin. Nuk e du hiç hajdutin !

Zbulohet vjedhja e votave, ja provat e manipulimit

 

 

Me pelqen titulli i artikullit.

Eshte konçiz e i veretet, jo i veshtire te kuptohet.

Bravo Mero!

Po te jete per tituj ,te qajne keta gazetaret tane,por kur sheh brendine e kupton qe ja kane futur kot.

Rama shquhet per njeri konseguent dhe pa luhatje. E pra , ai eshte i vendosur ta coje deri ne fund kerkesen per transparencen e zgjedhjeve, perfshi dhe hapjen e kutive ne disa zona dhe rinumurimin e tyre. E nese Berisha & company do te vazhdojne te tyren, atehere le te qeverisin si nje qeveri moniste e cila mund te permbyset vetem nga revolta popullore.

 

Faktor Plus” bashkëpunoi me një grup ekspertësh, që po hetojnë regjistrimin prej kamerave të KZAZ-ve të Shkodrës dhe përfundimet e para janë tronditëse.

E pra. Si Tom Doshi ne Bushat. Kur pau qe as te vetet nuk po e votonin, dha urdher te terhiqte komisioneret socialist me arsyen se "nuk po i mbrojne voten". Edhe kshu u pezullua numerimi, derisa zevendesuan komisioneret socialist te nesermen, por ç'e do tendenca ne raportin e votave vazhdoi te ishte e njejta.

Kurse per Nard Ndoken, dega territoriale e PD i ka bere nje te futur (paraprire manipulimeve te Nardit, asgje me shume e kam fjalen) fantastike. S'eshte kot Jozi aty ku eshte, jo.

Po dhe ca pastaj?

Ore ne nuk kemi thene qe nuk vodhem vota,se ato i kemi vjedh sa jemi lodh,ne po ju themi rrini ne opozite dhe per tete vjet te tjera e mos beni gam..gam..

Hajde zbulim hajde,qenkan vjedh votat,ne ju themi Ujku "Sala" ju na thoni po gjurmet ku jane?

 I bie qe Berisha te jete me i zoti dhe e meritoka te jete ne pushtet. Ca faj ka ai se korruptohen njerezit qe vuri Ed Rama?Per mendimin tim s'ia vlen te hapen kutite fare

"Ekspertet" e PS dhe Mero Bazes na dolen me perfundimin se ka pasur manipulime ne zgjedhje!!! E jashtezakonshme, nuk e prisnim!!!

Tani, keto perralla, Mero Baze mund te ja u tregoje xhaxhallareve socialiste pasi njeri tjeter nuk e beson. Sipas llogaritjeve qe kane bere ekspertet e Mero Bazes mund te dalin jo 9 mije vota por 90 mije te shtuara.

Ketu ka dy probleme: e para nese ka manipuluar PD, si ka mundesi qe i jane shtuar vota edhe PS-se. E dyta, kjo automatikisht nxjerr komisioneret e PS, si njerez qe kane manipuluar rezultatin ne keto qendra votimi, kunder partise se tyre pasi qe edhe pas zgjedhjeve keta komisionere kane mbrojtur punen e tyre.

Pse nuk ju paraqiten Kolegjit Zgjedhor keto "zbulime" nga PS?

Pse nuk shkon ne parlament PS dhe te ngreje nje komision dhe te marre ne shqyrtim dhe kontroll te gjithe filmimet enumerimit te votave apo te atyre zonave ku ka pretendime dhe ta beje kete pune publikisht me eksperte nga te dyja palet?

Hajdeni mer, lerini keto brockulla. Shkoni ne parlament.

Pastaj fletet ne kuti duhet te jene aq sa eshte numri i njerezve qe kane votuar. Si i shtuan keto vota keta, se flete teper nuk munden te fusin? ja u moren partive te vogla? Cilave parti? Nese eshte keshtu mesa shihet PD dhe PS e paska bere bashke kete pune.

Te dale Rama dhe te thote qe po, kam urdheruar komisioneret te vjedhin vota ne bashkepunim me ata te PD dhe zgjidhet kjo pune.

ju akoma keni frike te thoni me ze te larte emrin e enver hoxhes ne publik more aman. a na lodhet qe donit prova?! Ja provat i dha mero. Nuk besoni tek fjala e meros?! cudi!

Edhe bufi i kenetes e di qe Sala nuk rri dot pa vjedh icik vota. E ka semundje. Bile ja ka lene trashegim babai i vet Rama qe ta mbaje mend tere jeten se 'po nuk vodhe vota nuk fiton'. Kete ja tha pasi i tregoi ne fillim per Kuvajtin.

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

 

 E kam thene me kohe se votat duhet te rishikohen me kujdes nga nxenes shembullor, te ndershem, per te pare se si kane punuar komisioneret. Edhe kamera luan pjesen e vet, por siç e lexuam ketu nga eksperti Julian Mema, shum fleta nuk qendronin ne kufijte e 4 sekondeshit (siç e paska pas rregullorja) per tu fiksuar mire nga kamera, por kalonin pa u filmuar mire, gje qe shton dyshimin se komisioneri ka fallsifikuar me dashje aty. 

Rinumurimin e votave djema, nuk e kerkon vetem Rama i cili ka hallin e pushtetit, por ter njerzit e ndershem.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).