VEZHGIM / Jeta e natës, ish- blloku gdhin gjithmonë zgjuar


TIRANE- Zhurmat dhe ndotja akustike në qendër të kryeqytetit, por jo vetëm në qendër, për shkak të lokaleve të natës që aplikojnë muzikën e lartë, për banorët e lagjes së konsideruar luksoze, nuk ka kurrë rehati. Prej shumë vitesh që kur pab-et dhe lokalet e natës, kanë hedhur rrënjë në rrugët e bllokut, banorëve iu ka sosur durimi i të quajturit lagje luksoze. Në rrugët "Brigada VIII", "Ismail Qemali", "Nikolla Tupe", "Petër Bogdani", janë të përqëndruar më së shumti lokalet e natës dhe që aplikojnë muzikën e lartë, klientela e të cilëve është në shumicën e rasteve, e moshës së re dhe rrallë herë të bie të shikosh moshë të madhe në këto lokale. Shumë prej banorëve të kontaktuar dje nga gazeta "Shekulli", në disa prej këtyre rrugëve janë shprehur të shqetësuar në lidhje me nivelin e lartë të zhurmave që shkaktojnë lokalet që ndodhen poshtë shtëpive të tyre, e që për më tepër sipas tyre thuajse asnjë nuk praktikon adaptimin e sistemeve të amortizimit të zhurmës. 
"Kemi pesë vite që jetojmë në këtë pallat, në këtë apartament dhe nuk ka pasur natë që në këto rrugë të ketë pasur qetësi. Muzika nuk pushon dhe njerëzit në orën 3:00 apo deri në 5:00 të mëngjesit nuk pushojnë së ulërituri. Dalin nga lokalet pasi janë dehur dhe nisin e ulërasin. Mbrëmë një grup djemsh po debatonin me zë të lartë, pranë një pub-i tek rruga pas pallatit tim dhe nuk flija dot. Por kjo nuk është hera e parë dhe ne jemi mësuar. Edhe të rrihen na duket sikur janë gjëra normale",- thotë një grua rreth të 40-ve. Banorët e pallateve që kufizohen nga "Brigada e VIII", si dhe nga ajo "Pjetër Bogdani", duket se janë ndër më të shqetësuarit.
Adorim Mirdita, është një prej banorëve që banon në një pallat gri në rrugën "Brigada VIII", i cili tregon se që kur ka ardhur është ndërtuar pallati në të cilin ai ka apartamentin e tij, nuk ka qëlluar një herë të mos dëgjojë grindje sherre apo të shohë njerëz të dehur poshtë ballkonit të shtëpisë së tij. Mbrëmë disa femra përballë një lokali natë te "Pjetër Bogdani", po shaheshin dhe fyheshin me zë të lartë me fjalë të ndyra që nuk ia zë një burri goja t'i thotë. Merita, një grua që banon në në rrugën "Vaso Pasha", thotë se kur i ndodh që ta zërë gjumi gjatë natës është një gjë e rrallë. Më tej ajo tregon se dy javë më parë, në rrugën përballë shtëpisë së saj në një lokal ishin të ftuar dy vëllezër këngëtarë, dhe muzika nuk ndaloi një minutë. Nuk dinim ç'të bënim. Ata kënduan deri vonë dhe ne ndenjëm dëgjuam muzikën e tyre s'kishim nga t'ia mbanim". "Unë jetoj shumë pak këtu me tim shoq, por kur vijmë na zë tmerri.",- thotë gruaja me flokë të verdhë të prera shkurt.


Banorët, kemi frikë të debatojmë me pronarët 
Disa prej banorëve të zonës së ish- bllokut pohojnë se në asnjë rast nuk kanë mundur të merren vesh me pronarët e lokaleve të cilët thuajse në asnjë raste nuk kanë pranuar të ulin muzikën. Tani hajde merre vesh se kush është pronari i lokalit ç' njerëz mund të jenë e me se merren". Kështu thotë Sandri, një burrë rreth 55- vjeç nga Fieri që banon në një pallat me ngjyrë jeshile në rrugën "Brigada e VIII". Një mbrëmje, im shoq doli dhe nisi t'iu flasë. Por sa po nisi t'iu ankohet atyre, ata e panë me inat dhe i kthyen kurrizin. Një grua e katit të gjashtë të një prej apartamenteve në rrugën "Nikolla Tupe", tregon se një kushëri i saj që banon në rrugën "Vaso Pasha", mbi një lokal pranë pallateve "Agimi", gjithmonë ka probleme. "Aty pranë ndodhet një lokal që frekuentohet nga njerëz të ndryshëm që mbajnë motorë të mëdhenj dhe në mes të natës ndonjë prej tyre e lëshon gazin deri në fund. Merre me mend zhurmën që mund të bëjnë motorë të tillë",-thotë një burrë rreth 47 vjeç, banues në këtë rrugë.




Deri kur Tirana do të rrijë pa gjumë

Reporterët e "Shekullit" ndjekin çështjen zhurmave në kryeqytet, shqetësimin e banorëve dhe indiferencën e autoriteteve

 

 

Ka kaluar ora 22.00. Nëse ke kaluar një ditë të lodhshme, je i sëmurë, të ka ardhur orari i gjumit dhe do të qetësohesh duke fjetur, as mos e ço ndërmend. Nëse për ty ka mbaruar aktiviteti i asaj dite, për disa të tjerë sapo ka filluar. Është koha kur lokalet e natës në kryeqytet hapin dyert duke pritur klientët e tyre të përnatshëm shoqëruar me një muzikë super të lartë duke u bërë makthi i përnatshëm i gjithë banorëve të lagjes. Zona e ish-bllokut dhe ajo përreth Parlamentit janë nga më të njohurat për sa i përket kësaj problematike. Në mënyrë të vazhdueshme banorë të pallateve përreth janë shprehur të shqetësuar nga zhurmat e larta që shkaktohen nga PUB-et dhe lokalet e natës që ushtrojnë aktivitetin aty. 


Por nuk qëndrojnë aspak më pas për sa i përket kësaj problematike edhe zona të tjera të Tiranës, ku banorëve iu vështirësohet çdo ditë e më shumë jeta nën stresin që të shkaktojnë zhurmat nga muzika gjithnjë e më e lartë që vijnë nga lokalet e natës. Muzika e lartë vazhdon deri rreth orës 03.00 pas mesnate duke u kthyer në një pjesë integrale të natës kryeqytetase. Ajo shoqërohet edhe me zhurmën e madhe të makinave dhe njerëzve të shumtë që preferojnë të rrinë brenda dhe jashtë këtyre lokaleve. 
Dhe për këtë gjë askush nuk mban përgjegjësi. Banorët janë ata që detyrohen të vuajnë këtë ndotje akustike që shoqërohet me një sërë sëmundjesh të tjera. Ata denoncojnë dhe denoncojnë por pa asnjë zgjidhje. Shpesh herë e vetmja zgjidhje që u japin menaxherët e lokaleve është: Prisni sa të nisë dimri se pastaj nuk rri më askush jashtë...


Banorë të zonës përballë godinës së Parlamentit, japin alarmin për nivelin e lartë të ndotjes akustike që shkaktohet nga niveli i lartë i muzikës shkaktuar nga lokalet e natës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë lagje. Banorët shprehen se janë ankuar pranë organeve të rendit dhe pushtetit lokal por përsëri gjendja nuk ka ndryshuar. Madje ka prej atyre, që tregojnë se pas ankesave drejtuar policisë bashkiake apo edhe vetë menaxherëve të këtyre lokaleve janë dhunuar fizikisht nga këta të fundit. "Kam burrin sëmurë dhe këtu çdo natë është e njëjta situatë. Muzika në kupë të qiellit. Jam ankuar në polici dhe bashki por ata ia hedhin topin njëri-tjetrit. 


Askush nuk ngrihet e të na e zgjidhë këtë hall, të vendosë disa sanksione, orare, apo edhe t'i mbyllë fare këto lokale. Në këtë lagje kaq të madhe, nuk mund të ketë një klub natë me një zë kaq të lartë. Jam sharë dhe fyer për disa herë nga menaxherët apo pronarët e lokaleve pasi e dinë që unë jam personi që ankohem më shpesh për këtë situatë",- shprehet një banore e lagjes e cila për arsye se ndjehet e kërcënuar nuk preferon të identifikohet. Banesa e saj ndodhet shumë pranë një lokali nate në rrugën "Xhorxh W. Bush". 
 

Më tej zonja rreth të pesëdhjetave, shpjegon se për këtë çështje i është drejtuar edhe organeve përkatëse por pa asnjë rezultat. "I bëj apel, strukturave përgjegjëse që mos të mbrojnë vetëm interesin e disa personave që duan të bëjnë qejf në orët e vona të darkës, pasi ka edhe nga ata, që kanë punuar gjithë ditën, janë të sëmurë, apo me fëmijë të vegjël dhe shtëpia është i vetmi vend çlodhës",- thotë ajo.
 

Agim Shehu, edhe ky banor i zonës, shprehet se situata është tejet alarmante për shkak se zhurmat janë aq të larta sa e është e pamundur të flesh. "Unë kam edhe punën edhe shtëpinë këtu afër dhe nuk e di se si janë zonat e tjera të Tiranës, po kjo është tmerr. Rri gjithë ditën në rrugë se të tillë e kam punën dhe kur shkoj në shtëpi për të bërë atë gjumin, nuk ka mundësi. E kam në dritare atë të shkretë lokal që rri gjithë natën zgjuar. Jemi ankuar disa herë, por gjithmonë asnjëherë nuk na i kanë dëgjuar fjalën. Mirë-mirë, thonë do vijmë dhe nga ana tjetër çdo natë e njëjta gjë", - thotë ai. 
 

Ismail Derjaj, një tjetër banor i zonës, shprehet tejet i indinjuar për nivelet e lartë të zhurmës që shkaktohen nga lokalet e natës në këtë lagje. Më shumë se me të fjeturin problemi i tij ka të bëjë shqetësimet që sjellin në familje këto zhurma. "U bë vite që ky avaz vazhdon dhe nuk gjen asnjëherë zgjidhje. Nuk është normale, ndërsa ti je në shtëpi, të ka ardhur një mik, apo je duke biseduar me fëmijët e tu dhe nga ana tjetër dëgjon një zhurmë që të shpartallon veshët. Kjo zonë mban rekord për muzikën e lartë në orët e vona të darkës", -tha ai.

 


Ismail Derjaj

U bë vite që vazhdon ky avaz dhe nuk gjen asnjëherë zgjidhje. Nuk është normale, ndërsa ti je në shtëpi, të ka ardhur një mik, apo je duke biseduar me fëmijët e tu dhe nga ana tjetër dëgjon një zhurmë që të shpartallon veshët. Kjo zonë mban rekord për muzikën e lartë në orët e vona të darkës. Ne shqiptarët nuk e kemi kulturën e zërit të ulët. Edhe në qoftë se ke një gosti apo një festë, ule zërin ta dëgjosh vetëm ti, pse duhet të dëgjojë edhe komshia. Ne edhe kur flasim, e ngremë tonin e zërit. Kjo nuk është normale. Ti je në shtëpi dhe nga poshtë pallatit dëgjon një prind që i thërret fëmijës së vet me zë të lartë. Çfarë kusuri kam unë që të dëgjoj ulërimën e tjetrit. Për mos të folur për ato lokale që zakonisht janë poshtë pallateve. Fillon harbimi kur të tjerët nisën për të fjetur gjumë. Sikur ta bëjnë si për inat, sa shtrihesh për të fjetur, muzika në kupë të qiellit".


Agim Shehu

Unë kam edhe punën edhe shtëpinë këtu afër dhe nuk e di se si janë zonat e tjera të Tiranës, po kjo është tmerr. Rri gjithë ditën në rrugë se të tillë e kam punën dhe kur shkoj në shtëpi për të bërë atë gjumin, nuk ka mundësi. E kam nën dritare atë të shkretë lokal që rri gjithë natën zgjuar. Jemi ankuar disa herë, por gjithmonë asnjëherë nuk na i kanë dëgjuar fjalën. Mirë-mirë, thonë do vijmë dhe nga ana tjetër çdo natë e njëjta gjë. Unë kam mendimin se gjithçka duhet të ketë një kufij. Të ketë një orar të caktuar të paktën. Dhe një gjë tjetër kam unë. Nuk jam kundra argëtimit të të rinjve, por vende të tilla me muzikë të lartë të ndërtohen larg zonave të banuara. Ata që kanë shtëpi këtu nuk janë vetëm të rinj, po janë familjarë me fëmijë të vegjël dhe me pleq, nuk përballohet kështu.


 

Një nga banoret e zonës pranë Parlamentit ankohet për zhurmën e madhe që i sjellin lokalet e natës 
"Jeta në këtë lagje po bëhet e pamundur"



Shtëpia e saj është ngjitur me një lokal nate në Rrugen "Xhorxh W.Bush". Edhe pse e pa mbrojtur e ka ngritur zërin, duke telefonuar dhe ankuar shpesh në Polici. Madje shpesh ka marrë guximin të shkojë privatisht në atë lokal dhe t'i ankohet personave përgjegjës, por si përgjigje i është dhënë një e shtyrë duke e flakur 50-vjeçaren disa metra tutje dhe ofenduar me fjalët më të renda. Kam burrin sëmurë thotë ajo, dhe këtu çdo natë është e njëjta situatë. "Muzika në kupë të qiellit. Kam trokitur në të gjithë dyert, dhe topin ia hedhin njëri-tjetrit". Askush nuk ngrihet e të na e zgjidhë këtë hall, të vendosi disa sanksione, orare, apo edhe t'i mbylli fare. Në këtë lagje kaq të madhe, nuk mund të ketë një klub natë me një zë kaq të lartë". Në këtë rrëfim për gazetën "Shekulli" banorja e zonës pranë Parlamentit, nuk ka pranuar të fotografohet apo të japë identitetin e saj pasi ndihet e kërcënuar nga pronarët e lokaleve. Jam sharë dhe fyer disa herë thotë ajo, pasi e dinë që unë jam personi që ankohem më shpesh për këtë situatë. "Po dola me foto në gazetë, ata kush e di se çfarë mund të më bëjnë po më panë këtu në lagje. Në këtë moment, i bëj një apel, strukturave përgjegjëse që, mos të mbrojnë vetëm interesin e disa personave që duan të bëjnë qejf në orët e vona të darkës, pasi ka edhe nga ata, që kanë punuar gjithë ditën, janë të sëmurë, apo me fëmijë të vegjël dhe shtëpia është i vetmi vend çlodhës". Sipas zonjës, të jetuarit në atë lagje po bëhet gjithnjë e më e pamundur.



 

 

Kreu i policisë bashkiake të Tiranës thotë që lokalet marrin gjoba por klientët nuk mund të nxirren se krijohen incidente

 


TIRANË- Një natë e zhurmshme në Tiranë i kushton një lokali një milion lekë të vjetra. Kaq është shuma e gjobës që vendoset nga policia bashkiake për lokalet që tejkalojnë limitet e zhurmës, gjithmonë nëse ato kapen. Por kjo shumë mund të quhet e papërfillshme për një lokal që bën një xhiro nga 14 deri në 18 milionë lekë të vjetra në natë. Të bindur për zhurmën e shkaktuar dhe të informuar për ankesat e shumta të qytetarëve, policia bashkiake thotë se gjobitja është maksimumi i saj.

"Jemi në dijeni të ankesave të qytetarëve. Edhe ne na kanë ardhur dhjetëra ankesa të ndryshme nga qytetarët. Situata në këto lokale është e tillë: asnjë prej tyre nuk është i pajisur me licencë "non stop" për të qëndruar hapur tërë natën dhe jo më për të bërë zhurmë. Problemi është se ato e bëjnë",- thotë për "Shekullin" kreu i policisë ndërtimore të kryeqytetit, Ndrec Deda. Ai shpjegon se lejet për lokalet "non stop" kanë kohë që nuk jepen. Nga ana tjetër, lokalet janë hapur çdo fundjavë dhe muzika e tyre dëgjohet fuqishëm edhe më shumë se 100 metra larg.

Për secilin rast që policia bashkiake konstaton se janë tejkaluar normat e zërit ndërhyn duke vënë gjobë por vetëm kaq. "Kemi vënë shumë gjoba nga një milion lekë të vjetra. Kur bëhen shqetësuese për banorët ne shkojmë dhe pasi verifikojmë zhurmat vendosim gjobat përkatëse. Në disa raste përdorin taktika të tjera që sapo vjen policia bashkiake lokalet ulin zërin për ta ngritur prapë kur ikën policia",- tha Deda.

Ai shpjegon se policia bashkiake ka edhe mundësi që të mbyllë lokalin por kjo praktikisht është pothuajse e pamundur. Kjo për faktin që në lokal ndodhen qindra ose në disa raste edhe më shumë se njëmijë njerëz. Nëse ata nxirren jashtë do të lindte ndonjë konflikt ose incident i papëlqyeshëm për asnjë nga palët. "Ne vëmë gjoba ose kërkojmë të ulin zërin por për të mbyllur lokalin është e vështirë. Janë shumë njerëz brenda dhe duhet të zihesh me ta për t'i nxjerrë jashtë. Na ndodh që hyjmë në ndonjë lokal dhe aty ka shumë ministra, deputetë e politikanë. Ne nuk mund të nxjerrim jashtë njerëzit me imunitet",- thotë Ndrec Deda. Sipas tij, ankesat më të shumta janë gjatë fundjavës por ka raste që ende në mesjavë zhurmat e lokaleve të natës bëhen shqetësuese për banorët.


Gjoba kemi vënë. Vendosëm rregull, por tani e ngrenë zërin.
Kemi vënë gjoba shpesh, një milion. Leje për "non stop" nuk kanë. Kur bëhen shqetësuese për banorët duhet të mbyllen por nuk nxjerrin dot njerëzit jashtë sepse zihemi. Mbrëmë patëm shumë ankesa. Ankesa tek unë në telefon privat. Policia shkon shpesh dhe ata ulin zërin por kohët e fundit janë bërë shumë problematikë. Ne nuk kemi mundësi t'i nxjerrim sepse janë vipa,



 


Monitorimi, zonat më të ndotura nga zhurmat

 

Sipas monitorimit më të fundit për zhurmat, ndotja akustike, në shumë pika të qyteteve rezulton mbi normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Kështu, Tirana, ndotjen akustike nuk e shënon vetëm në zonën e ish-Bllokut, ku zhurmat të ofrohen ditën dhe natën, por edhe në zona të tjera. Kulmi i zhurmave arrihet në zonën e Laprakës, me 73,8 dB (decibel) gjatë ditës, ndërkohë që normat e lejuara, sipas BE-së, duhet të jetë 55 dB ditën. Zona e dytë më e zhurmshme në kryeqytet është "Stacioni i Trenit", me 73,3 dB dhe vendin e tretë, sipas monitorimit, e zë kryqëzimi te "Selvia", me 72 dB.

 


 


ISHP: Sa të bezdisur janë qytetarët nga zhurmat

 

Instituti i Shëndetit Publik mori në studim 275 familje në zonat më problematike nga zhurmat në qytetin e Tiranës. Në fakt, rezultatet dolën problematike, pasi pjesa më e madhe e banorëve ankohen nga zhurmat. "Ky studim tregoi se përqindja e popullatës së bezdisur nga zhurmat ishte 44 për qind, ndërsa përqindja e popullatës së bezdisur ishte 28 për qind dhe më alarmantja është se përqindja e popullatës me çrregullime të gjumit ishte 50 për qind",- bëhet e ditur në raportin e ISHP-së, duke shtuar se këto të dhëna janë shumë problematike dhe ndikojnë negativisht mbi shëndetin e popullatës.

275 familje janë marrë në studim në zonat më problematike nga zhurmat në qytetin e Tiranës

50 për qind e banorëve ankohen se vuajnë nga pagjumësia, për shkak të zhurmave, sipas ISHP-së

44 për qind e banorëve ankohen se janë shumë të bezdisur nga zhurmat, sipas ISHP-së

28 për qind e banorëve ankohen se janë të bezdisur nga zhurmat, sipas studimit të ISHP-së

Sipas specialistit të ISHP-së, Cicolli, zhurmat shkaktojnë nervozizëm, stres dhe deri në shurdhim, kur janë të forta

 


 


Specialistët: Zhurmat, ja pasojat mbi shëndetin


Nervozizëm, deri në shurdhim për zhurma shumë të forta. Këto janë pasojat ekstreme që shkaktojnë zhurmat. "Zhurmat, padyshim kanë efekte negative mbi shëndetin", - thotë specialisti i ISHP-së, Arti Cicolli. Sipas tij, zhurmat e theksuara dhe të vazhdueshme ndikojnë mbi shëndetin mendor dhe shkaktojnë efekte psikofiziologjike. Ndërkohë, zhurmat gjatë natës, sipas tij, tashmë të shtuara, ndikojnë në prishjen e gjumit, duke shkaktuar probleme për njerëzit. "Zhurmat, në shumë raste shkaktojnë edhe efekte mbi sjelljet me fqinjët dhe reagime patologjie", - thekson ai.


Por, ajo që është më e dukshme, sipas tij, është se për shkak të zhurmave tej normave të lejuara mund të shkaktohet edhe shurdhim. Të ndodhur përballë këtij fakti, ai thekson se duhen marrë masa emergjente për t'i ardhur në ndihmë popullatës. "Kur shfaqet një risk që vë në rrezik shëndetin e popullatës, duhet të merren masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit publik", - theksoi Cicolli, duke shtuar se masat për reduktimin e zhurmës në burim duhet të merren sa herë që është e qartë se mund të realizohet. Ndërkohe, ai theksoi se është e nevojshme fusha juridike e zhurmave, pasi mungon një ligj për ndotjen akustike. Sipas tij, duhet të vihet në zbatim një program me faza mbi reduktimin e zhurmës, sidomos në ambiente specifike, si shkolla, banesat, spitalet etj. e. bardhi



 

 

Policia: Bashkia merret me lokalet e natës


Ndotja akustike vazhdon akoma të jetë në nivele të larta në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera në Shqipëri. Shumë qytetarë ankohen për nivelin e lartë të zhurmës të krijuar sidomos nga muzika e lartë në lokalet e natës. Por pavarësisht kësaj situate dhe shqetësimeve të vazhdueshme të banorëve të kryeqytetit, eliminimi i zhurmave mbetet problematik për sa i përket ndërhyrjes së strukturave të Policisë së Tiranës për të marrë masa ndëshkuese ndaj lokaleve që nuk respektojnë normat e ndotjes akustike dhe orarin e veprimtarisë së tyre.

 

Policia shfajësohet se vendosja e masave ndëshkuese për të gjitha llojet e bizneseve që krijojnë ndotje akustike është në kompetencë të Policisë Bashkiake, ndërsa roli i saj mbetet vetëm mbështes për të shmangur incidentet e mundshme. Për nivelin e lartë të ndotjes akustike në kryeqytet, sidomos në zonën e ish- Bllokut ka patur ankesa dhe nga përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.


Burime zyrtare nga Avokati i Popullit pohuan për "Shekullin", se një diplomat i huaj është ankuar pranë këtij institucioni për zhurmat e lokaleve të natës, në Rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit". Ankuesit kanë paraqitur pretendimet e tyre se nga ushtrimi i aktiviteteve të lokaleve deri në orët e vona të natës, sidomos në fundjavë, volumi i muzikës ngrihet jashtë çdo norme, duke e bërë qëndrimin në banesë sipas banorëve jo normal.

13 Komente

Shkrim shume i mire. Siç duket, autoret e kane qe dyshe mund te jene me prodhues.

Do te ndalem ne nje pike qe e kam vene re prej kohesh :

Kam vene re se, ne çeshtjen e te folurit me ze te larte, ka te beje dhe gjuha ne te cilen flet. Psh, nese une dua te flas me dike, burre, grua, femije apo UFO, dhe ia filloj ne shqip, atehere shume shpejt gjendja do te perfundoje ne ca keqkuptime qe pastaj o une o tjetri.

E njejta e folur, ne frengjisht, nuk i sjell keto keqkuptime. A ka te beje ritmi i gjuhes ne grindjet tona ? A ka te beje mosnjohja e mire e shqipes ? Apo ndoshta njefare ashpersie e brendshme ndaj gjuhes sone shqip ?

Nuk e di. Por ç'kam vene re gjithashtu, eshte se grindjet tona me te medha rrjedhin nga nje te folur i keq i gjuhes sone, nje te folur i pavetedijshem, nje te folur qe le jashtezakonisht teper te çara ku bashkebiseduesi mund te futet dhe te kapet ne to. Gjerat nuk jane te qarta, thjesht ngaqe folesi harron te formoje mire fjalite, duke lene shtigje keqkuptimi qe mund te shkojne deri ne nje beteje epike me thika, apo dhe nje perseritje te bukur te duelit Bronson - Fonda.

Vetem ne shqip kam degjuar dialogje antologjie ku, per te sqaruar se ne fakt Agimi ka vajtur te takoje te fejuaren dhe jo te pije me shoket ne bar, duhen nja pese a gjashte replika, si e qysh e pse e ku. Te mos harrojme ketu dhe grindjet qe lindin nga "kujt i the ashtu", "si ashtu", "ja ashtu qe the", "nuk thashe ashtu", "po, ashtu the, te degjova mire", "te kane bere veshet", "jo, veshet i kam mire", "jo, jo, shko pastroji", "shiko veshet e tu ti", "te mite i kam shume mire", "po, po, veshemendere", "ou ? kujt i thua ashtu ti", "ja ty te them", "epo mire, ja se ta ndreq qejfin une"...

... dhe te nesermen, njeri ne dhé, tjetri ne burg.

Ato qe e kane shkruajtur duhet te kthehen dhe nje here ne shkolle te mesojne te shkruajne.

... bashke me ju, Zoti Lev (Jashin ?) apo Zonja Leva (pas kokes ?).

Sepse, s'mund te rri pa ju pyetur : nga e dini ju se autoret, te dy (autori - gjinia mashkullore), i perkasin gjinise femerore, duke qene se ju thoni "ato" ?

 

E njoh njeren, per tjetren apo tjetrin nuk di c'te them. Gjithsesi nje sy i stervitur ne gazetari e kupton qe ne fjaline e pare qe keto apo keta nuk dine te shkruajne.

Atehere, mik apo mikeshe e nderuar, ne rastet kur nuk dihet gjinia e folesve, zgjidhet nje fjale asnjanese e tipit : autori, krijuesi, shkrimtari, etj. Dhe merret gjithnje gjinia mashkullore.

Ne gjuhen shqipe, nese kemi nje grumbull me 1000 femra dhe aty ne mes ka vetem 1 mashkull (si per shembull ne perrallat e Njemije e Nje Diteve), atehere thuhet "ata".

Vetem ne rastet kur nuk ka asnje person te gjinise mashkullore, thuhet "ato". Besoj se eshte e qarte tani.  

Kam frike se po merresh me vogelsira (si cdo mendje e vogel) dhe po harron mediokritetin e ketij shkrimi.

... dhe kjo na dergon tek postimi im i pare. Kur fola per menyren si percillemi drejt duelit Bronson - Fonda. Mungon vetem harmonika. Te cilen mund ta sjelle ndonje kalimtar i rastit.

____________

Sidoqofte, shkrimi nuk eshte aspak medioker. Ose perndryshe, me duhet t'ju them qe te rishikoni kriteret tuaja te mediokritetit.

____________

Ju pershendes dhe ju uroj nje jave te mbare. 

Dmth s'ke gje per te thene per problemin qe shtron artikulli? Gjuha e artikullit m'u duk e mjaftueshme per te percjelle kuptueshem kete problem akut. Dikush po tregon nje shtepi qe digjet matane dhe ti shikon gishtin?

Eshte e mjerueshme te lexosh keto fjale. Edhe sikur gjene me te mencur te botes te thone keta gazetarise, po nuk e thane me stil, nuk kane thene asgje. Style is matter, thoshte Nabokovi. Hidhi nje sy gazetarise me te mire boterore, ka ndonje qe shkruan pacavure te tilla?

Plotesisht dakort me ty. Fjalia e pare mezi qendron ne kembe, por jo vetem ajo.

Stili eshte njeriu. - Buffon.

ps : ... por nuk eshte per te qeshur.

po atehere mos u merrni me 'mendje te vogla' se ul autoritetin tend ...lere njeriun te kenaqet me mendjen e tij, se llomi e mban ngofte barbonin. Nuk eshte mesim gjuhe letersie, por komentim per artikullin e mesiperm.

sa per shkrimin : Ne nuk mund të nxjerrim jashtë njerëzit me imunitet",- thotë Ndrec Deda ...tani sa autoritet ka policia? Me sa di Une, askush nuk eshte mbi ligjin, dhe nqs ka njerez me "imunitet" ata nuk duhet te mbron prej ligjit per ceshtje criminale, imunitetei eshte per gjera diplomatike!

Tani per tani akoma nuk ka hyre concepti i ndotjes nga zhurma ne Shqiperi. Policia dhe bashkia mund ti heqe licencen e muzikes ose ti shkurtoje oririn deri ne oren 23 me nivele te caktuara te zhurmes ..thuj 80-90db

Ne Durres u bente si lufte nga Pista Iliria dhe nga Kopleksi Florida deri vone, me muzike jasht-zakonisht te larte, dhe policia nuk kishte cfare tu bente se pronaret kishin "miq te larte" qe e shperfillnin policine

PER TEMEN E SHKRIMIT

Ceshtja kryesore qe sjell ne vemendjen tone ky shkrim - dhe me te cilen, mendoj une, duhet te merremi - eshte ndotja akustike.

Situata, ne shume lagje, rruge dhe oborre pallatesh te qyteteve tona eshte deshperuese - natyrisht nga pikepamja e atyre qe banojne atje.

Ka nje ligj qe e ndeshkon prishjen e qetesise publike, por mesa di une, perdoret rralle e per mall.

Ne lagjen time, ose me mire ne pallatin ku banoj une ne Tirane (kur banoj ne Tirane), fatmiresisht zhurmat jane ne nivel te tolerueshem (me perjashtim te nje qeni sa nje mi fushe, qe leh sikur ta kishte gurmazin sa te luanit, po kjo eshte ceshtje tjeter).  

Po nje pervoje te tmerrshme me ndotjen akustike te shkaktuar nga lokalet e kam perjetuar kete vit ne Himare.

Nga ora 8 e mengjesit e deri ne 2-3 pas mesnate, ne Spille (qendra e Himares) bokset gjigande te lokaleve bucisnin nga tingujt e nje muzike qe pas pak minutash degjimi te ben me dhimbje koke (tekno e me the e te thashe).

Ca taksirati kishim ne, pushuesit e shkrete, qe te bombardoheshim ne ate fare feje nga ata palo-pronare a palo-bariste te qelbur!?!?

Po kujt ti ankoheshe? Policet ishin pale me lokalet (siduket merrnin ndonje rryshfet).

PER CILESINE E SHKRIMIT

Autoret duhen pergezuar njehere per idene dhe perpjekjen.

Nga ana stilistike dhe sidomos ajo e gjuhes se perdorur ka (shume) vend per tu permiresuar.

Fjalia e pare p.sh. nuk merret vesh.

 

 

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).