Vendit i duhet një kryeministër legjitim

Vendit i duhet një kryeministër legjitim

Nga Sali Berisha

Dje në stanet e mafies lufta mes klaneve arriti në një stad të ri. Dje, klani që dominon trafiqet, klani që dhunoi votat, klani që dominon aferat e pista dhe tangjentopolin, zgjodhi për kryeministër të socialistëve Ilir Metën.

Për PD dhe shumicën e shqiptarëve Meta është direkt përgjegjësi kryesor i dhunimit të votës së tyre të lirë. Është dhunues kryesor i vullnetit të lirë politik të shqiptarëve. Më 24 qershor, Meta me tanke, plumba, shkopinj gome, drogë, me bandat e tij në polici, SHIK e gjykata, kreu krimin më të shëmtuar në historinë e demokracisë, dhunimin masiv të vullnetit politik të shqiptarëve.

Për demokratët shqiptarë, për shumicën e shqiptarëve, ai përbën motivin më madhor, detyrimin më sublim për t’i dhënë vendit kryeministrin legjitim, për t’u kthyer shqiptarëve dinjitetin e vullnetit të lirë, të dhunuar.

Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.

Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve.

Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër trafiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar. Ilir Meta është njeriu që riktheu portretin e Hitlerit në institucionet e tij të krimit, ai riktheu portretet e Enver Hoxhës, simbolet më të zeza të së shkuarës shqiptare.

Ai është vrasësi dhe terroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që torturoi e burgosi qindra kundërshtarë politikë dhe që sipas Amnesty International dhe institucioneve të tjera prestigjioze, Shqipëria renditet në vendet e para me të burgosur politikë dhe tortura politike.

Meta është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet, korrupsionin e organizuar, ndaj dhe rikthimi në Shqipëri i një kryeministri legjitim mbetet obligimi madhor më absolut i shqiptarëve, i shumicës së tyre që votuan kundër tij, kundër pushtetit të tij të krimit dhe të korrupsionit, i atyre që besojnë në vlerat e demokracisë. Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.

Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve.

Beteja me mjete demokratike dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar për rivendosjen e votës së lirë, rivendosjen e fjalës së lirë, rivendosjen e shtetit ligjor, mbeten detyrimet tona më madhore. Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem.

Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korruptuar, të autokracisë së krimit dhe korrupsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korruptuar të Metës dhe regjimit të tij.

Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit.

Është pra, me një fjalë, armiku i votës së lirë, i fjalës së lirë dhe i dinjitetit të shqiptarëve, për shkak të trafikut të fëmijëve dhe prostitutave që organizohen në Shqipëri nën regjimin e tij.

 

* Botuar në gazetën gazeta “Rilindja Demokratike” më 22 gusht 2001

33 Komente

Fakte

- Zgjedhjet me te mira te ketyre 20 te fundit. Nese keto i bie te qenkan ilegjitime atehere po ashtu i bie qe te gjitha qeverite pasken qene te paligjshme. Ne vazhdimesi te fakteve, si asnjehere tjeter rezultatet e cdo qendre votimi jane çertifikuar nga komisioneret perkates të PD-së dhe te PS-së, si asnjehere tjeter kryetaret e partive respektive (PD-PS-LSI) ne mbarim te procesit te votimit pershendeten procesin dhe e cilesuan me te mirin e mundshem (pavaresisht se me vone kur rezultatet e shpallen humbes Edi Rama ndryshoi qendrim).

- Nderkombetaret vleresuar zgjedhjet si me te mirat, paten probleme por jo te atilla qe te ndryshojne rezultatin. Po ashtu nderkombetaret i bejne thirrje PS-se qe te futet ne parlament e te kryeje detyren qe i ka caktuar populli, gje qe perforcon deklaratat e tyre se zgjedhjet ishin te rregullta.

Tani, ne mbeshtetje te artikullit, ne 2001 nderkombetaret, vezhguesit e zgjedhjeve, parlamenti europian u shprehen me ane te nje rezolute se rezultati i zgjedhjeve te 2001 ishte i deformuar si pasoje e skemes se Dushkut te praktikuar atehere nga Partia Saocialiste, si pasoje e se ciles dolen 10 deputete te majte nga nje zone e vetme elektorale. Votat u manipuluan dhe u shperndane ne perqindje te tilla qe arrinin efektet e duhura. Kjo do te thote se atehere Sali Berisha dhe Partia Demokratike kishte ku te kapej, ndersa sot Edi Rama as pas qimeve te doktor Florit te WSF nuk kapet dot.

- Edi Rama premtoi zbardhjen e manipulimeve (sipas tij) te 28 qershorit gje qe akoma nuk e ka bere.

Kjo ishte per legjitim/ilegjitim. Per sa i perket dukurise lepij aty ku peshtyj, kjo eshte nje dukuri shqiptare e cdo politikani, e cdo force politike, jo vetem e Sali Berishes. Kishim lavatriçe, Baç, Cac qe me vonë u bënë prap ministra, kishim parizien me thonj te paprerë që mbështetej prap për në Bashki. Fatkeqësisht kjo është politika shqiptare. Po te gërmoni ndër vite ndaç të RD ndaç te ZP do të gjeni pështymje e më pas lëpimje me shumicë.

Cfar fakte flet ti o plak. Akoma nuk ka dal raporti i zgjedhjeve nga te huajt, ku i gjete keto perfundime ti.

2001 kan zgjedhje te manipuluara, kjo sdo mend, por ti cfar lloj njeriu je qe zgjedh te ndjekesh nje palo politikan dhe njeri, qe jo vetem ka shkaterruar shqiperine, por edhe haptazi ka tall dhe vazhdon te tall bythen me ty ne rradhe te pare, se une nuk e kam besuar kurre dhe skam per ta besuar kurre.

Me c'fytyre dalin keta te dy dhe bejne koalicione me njeri tjetrin? Keta qe deri dje kan akuzuar nejri-tjetrin si e keqja me e madhe e shqiperise? Keta qe deri dje kan fituar votat nga elektorati i tyre pikerish jo per programet e tyre per te ardhmen , as per te mirat qe i kan bere shqiperise dhe shqiptareve, por vetem duke drejtuar gishtin drejt mafies, krimineleve, trafikanteve etj.

Kontradiktat e tyre jane pa fund.

Sala hiqej si patriot --- Sala ushqente me nafte makinerine ushtarake serbe.

Sala hiqej si anti-grek --- Sala njeriu qe i ka dhene me shume fuqi greqise ne shqiperi se asnje politikan tjeter.

Sala ngriti gjith kokpalaret per te shkaterruar shtetin me pretekstin se Fatosi vrau Azemin--- Sala me vone qe tha , jo mo se nuk e vrau Fatosi.

E lista mund te vazhdoje pa fund, me deklaratat e lemonatat elektorale te tija.

 

 

Cfar fakte flet ti o plak. Akoma nuk ka dal raporti i zgjedhjeve nga te huajt, ku i gjete keto perfundime ti.

Fakti eshte mer plak, se po te kishte pas manipulime do e kishin deklaruar ne te gjitha intervista/konferenca, por kane bere te kunderten. Ti pret qe ne raportin e zgjedhjeve do t'i japin te drejte Edi Rames? smiley

por ti cfar lloj njeriu je qe zgjedh te ndjekesh nje palo politikan dhe njeri, qe jo vetem ka shkaterruar shqiperine, por edhe haptazi ka tall dhe vazhdon te tall bythen me ty ne rradhe te pare, se une nuk e kam besuar kurre dhe skam per ta besuar kurre.

Ti e familja jote nofta kane hanger buk e kan ba pasuni prej Komunisteve te Reformuar (a.k.a PS ^ PPSH), po mu mor vlla m'kan pushkatu familjare, m'kan internu daja e un se kam aq te lehte me i votu surretnit e tyne. Deri tash oferta ka ken Sali Berisha dhe PS (me Gramoz Ruca e me komuniste te tjer hala n'te), normal qe une s'mund te zgjedh kta te dytit. Po t'i s'ke per ta kuptu se s'je n'venin tem.

p.s.  Shkaterru Shqipnin? Ti me te vertete beson se '97 ishte faj i Sales? He, mos e shif kaq bardh e zi, dore te tjera e ben lojen, po per fat te keq do ta marrim vesh ateher kur t'i vije koha e kur e verteta te mos i prish pune kujt (kujt -> jo politikan shqiptar).

p.s. Edhe dicka Berisha nuk eshte i njejti me Berishen e 96, apo me ate 2001, realiteti eshte se eshte politikan i ndryshuar dhe se ka drejtuar qeverine me te frytshme (05-09) te ketyre 20 viteve. Po mire do ishe ken te kishte pas oferta te tjera politike, po s'ka.

 

Fakti eshte mer plak, se po te kishte pas manipulime do e kishin deklaruar ne te gjitha intervista/konferenca, por kane bere te kunderten. Ti pret qe ne raportin e zgjedhjeve do t'i japin te drejte Edi Rames? Wink

Une vertet mendoj se keto zgjedhje kan qene me te mirat ne Shqiperi qe nga viti 1996, kur Berisha per here te pare ne historine e shqiptareve vodhi votat. Dhe arritja ne  keto zgjedhje nuk jane kurrsesi merite e Berishes.

Ti e familja jote nofta kane hanger buk e kan ba pasuni prej Komunisteve te Reformuar (a.k.a PS ^ PPSH), po mu mor vlla m'kan pushkatu familjare, m'kan internu daja e un se kam aq te lehte me i votu surretnit e tyne. Deri tash oferta ka ken Sali Berisha dhe PS (me Gramoz Ruca e me komuniste te tjer hala n'te), normal qe une s'mund te zgjedh kta te dytit. Po t'i s'ke per ta kuptu se s'je n'venin tem.

Jo ti nuk edi se ne c'vend jam une, prandaj mos paragjyko. Nqs ka nje komunist te pareformuar sot ne politiken shqiptare ai eshte Sali Berisha, ish sekretari i partise, i cili vazhdon te qeverise partine dhe shtetin ne menyre autoritare. Une do te keshilloja qe voten te mendoje 100 here para se ta jepje. Une psh nuk ejap voten time, dhe nuk e kam dhene asnjehere, sepse asnjehere nuk kam pare nje alternative qe kete interesin tim, dhe te gjith shqiptareve per zemer.

p.s.  Shkaterru Shqipnin? Ti me te vertete beson se '97 ishte faj i Sales? He, mos e shif kaq bardh e zi, dore te tjera e ben lojen, po per fat te keq do ta marrim vesh ateher kur t'i vije koha e kur e verteta te mos i prish pune kujt (kujt -> jo politikan shqiptar).

Jo nuk besoj se faji ishte eksluzivisht i Sales, por mendoj ama se Sala ishte nje nga fajtoret kryesor. C'do figure e implikuar ne ngjarjet e 97-s eshte fajtore perpara popullit shqiptar.

p.s. Edhe dicka Berisha nuk eshte i njejti me Berishen e 96, apo me ate 2001, realiteti eshte se eshte politikan i ndryshuar dhe se ka drejtuar qeverine me te frytshme (05-09) te ketyre 20 viteve. Po mire do ishe ken te kishte pas oferta te tjera politike, po s'ka.

Jam dakort me ty deri diku. Ndryshimi i vetem midis teje dhe meje eshte se ti ke zgjedhur te keqen me te vogel te mundshme sipas gjykimit tend, kurse une nuk zgjedh me deshiren time asnje te keqe per veten, familjen, dhe vendin tim.

A mundet per "fair play" te sjellim pjese nga libri "Refleksione" i Edvin Kristaq Rames ne bashkautoresi me Adrian Klosin?

Te mos harrojme se ne kete liber EDvin Kristaq Rama, sot Kryetar ne Detyre i PS, ka qene i pari, dhe me duket edhe i vetmi deri me sot (perjashto Kac Myftarajn) qe ka bere thirrje per nxjerrjen jashte ligjit te Partise qe sot drejton.

Madje po ne kete liber fyen ata anetare e mbeshtetes te PPSH-PS qe quhen Veterane te LANC-it, e qe sot paturpesisht u kerkon mbeshtetje, pa u kerkuar me pare falje per fyerjen.

Madje po qe e mundur edhe nje artikull te ZP mbi "fashistin" sipas ZP, Edvin Rama (qe tradhetoi e perdhosi, sipas ZP) ata qe i bene koken.

Do t'ju isha shume mirenjohes nese do mund t'i sillni ato prurje ne PPU, edhe per te kuptuar anen tjeter te Medaljes Politike Shqiptare smiley

Ah po, MURI s'luan, BURRI luan smiley

Artikulli i mesiperm i shkruajtur nga Sal Ram Berisha, ti thua cfar tha Edvini, c'lidhej ka Edvini ketu??????????

Apo nuk e fsheh dot indoktrinimin tend deri ne palce?

Qe PD-PS  jane dy ane te te njejtes monedhe kjo nuk do mend, duhet vetem te jesh paramec (si thote zotrulsi) partiak qe mos ta kuoptosh nje gje te tille.

"Apo nuk e fsheh dot indoktrinimin tend deri ne palce?"

Me pelqen se je shume gaztor smiley

Ketu po flasim per KOHERENCE. Ndaj edhe Shoku Auron Tare e solli fjalimin e Sali Ram Berishes mbajtur para 8 vjetesh, ketu ne PPU. Per te "diskretituar" akrobacite politike te Sali Ram Berishes.

Ti thua, c'hy Edvin Kristaq Rama ketu?!! Ja te pyesim Shokun 2K, se c'hyn. Qe te kuptojme ato qe ka shkruar, jo fjalime, ne nje liber, Kryetari ne Detyre i PPSH-PS. Per te kuptuar me mire edhe akrobacite te tij politike. Ah! Harrova! Ai nuk eshte Politikan. E ka deklaruar vete!

Atehere, cfare m... do te jete Kryar i Partise me te vjeter e me te madhe ne vend, nje njeri qe s'eshte Politikan!!!

Edvin Kristaq Rama ka qene mik teper i ngushte me Ilir Meten. A mund te na shpjegojne perse nje "urrejtje" kaq e madhe per njeri-tjetrin?! Por te lutem, mos me thuaj se jane ndare per ceshtje parimore, si shoku Enver me Boten smiley

Nejse. Vari lesht.

Berisha  dhe Ilir Muti, me falni Meta, u bene bashke nga halli, jo nga qejfi.

Mua do te me kishte pelqyer qe berisha te dilte ne pension e te kishim nje kryeminister me te ri.

Berisha  dhe Ilir Muti, me falni Meta, u bene bashke nga halli, jo nga qejfi.

Shprehja e sakte eshte 'nga halli, jo nga malli'smiley

Si Rama, po ashtu edhe Saliu, duhet të largohen nga skema politike shqiptare, besoje se që të dy kanë qënë në postet e duhura për një koh të gjatë, sidomos z.Sali Berisha e ka kaluar dhe e ka tepruar së tepërmi.

P.s se harrova dhe Nanon që funksionon si një  shushunjë e vërtet duke shpartalluar ne mënyrën më të mirë të mundur këto kukulla të skenës së politikës shqiptare, Sala vetëm me dhune ka arritur të mbijetoje ne partin demokratike, ndërsa  Edvini ka qënë i privilegjuari i disa biznesmenëvë që e kan mbrojtur.
Ndërsa populli gjithmon si bagëti, urra, urra, urra, përse ulëret akoma se ka kuptuar..... smiley 

Me vjen keq qe lexova nje shkrim te tille nga ju Z. Tare... te jetosh ne nje virtualitet politik eshte e demshme, shume e demshme  biles..

Keshtu vendosi populli me voten e lire.

Berisha dhe Meta zgjodhen rrugen e duhur, koalicionin me mire se anarkine apo zgjedhjet e perseritura qe na conin shume hapa pas drejt europes.

Cfar politike po ndjek sot Rama qe po copton PS,qe shkel statutin e aprovar nga vete ai. Cfar gare po ben per kryetar ne PS ,me nje kukull si M Lakrori, se intelektualet e vertete i ka frike,prandaj me politiken e tij injorante i detyroj te terhiqen (B Blushi,A Malaj)

Ne stilin e publikimit te ketij fjalimi, me kujtohet kur Kryetari i PK te Kines (s'po me vjen nder mend emri tani, por me duket se fillonte me H),shkoi per vizite ne Jugosllavi.

Gazeta Zeri i Popullit, ri-boti nje shkrim te Enver Hoxhes me titull: Hrushovi ne gjunje perpara Titos.

Shkrimi ishte botuar per here te pare kur Hrushovi vizitoi Jugosllavine. ZP e ri-botoi pasi pa analogji ne te dyja vizitat.

Keshtu edhe Shekulli i shokut (vellait te Edvinit, sic e ka deklaruar vete) 2K, ri-botoi fjalimin e Sali Ram Berishes.

Por do te ishte mjaft kurioze te ri-botoheshin pjese nga Refleksione.

Aurontare!

Shume mire qe ke sjelle nje rifreskim te kaluares, po do ishte pjekuri intelektuale ta shoqeroje me nje shembull konkret, mungesa e nje koalicioni per shkak te mosperputhje idesh.

Persa i perket kunder artikullit , shembujt qe mund te sjell jane te shumta, duke filluar nga ajo marveshje historike, PKI te E. Berlinguer me DC, Bosi me Berluskonin, koalicionet ne Gjermani, Austri, France etj.

Ke mundesin te germosh Tare se mos gjen ndonje rast ku ky koalicion nuk eshte arritur.

 eltonkola; "....Mua do te me kishte pelqyer qe berisha te dilte ne pension e te kishim nje kryeminister me te ri..." 

 

Mua do te me pelqente qe berisha te jepte llogari para drejtesise per shkeljet ligjore, abuzimet dhe mashtrimet qe i ka bere elektoratit shqiptar. 

 po pate prova per ato qe thua, beji nje padi ne gjykate...

Tare te mos i qaje hallin kaloresit kur i varen shalet. E pate sot ne Tv se ci punuan Rames socialistet e Shkodres?! Ngeli si i dhjere i shkreti se o msu gjithmone me retorika.Sa per Pd-ne flasim njehere nga 2020-ta smiley

per ne qe jemi larg, cfare ndodhi?

Legjitim????

Kryeministri i sotem dhe ai i 4 vjeteve te ardhshem bashke me qeverine ( pershi ketu edhe zv kryeministrin) jane te gjithe legjitime sepse u zgjodhen me voten e popullit. U bene votime, sipas ligjit u pranua nga KQZ-ja dhe ata moren legjitimitetin e tyre

Por vendit tone nuk i duhet nje K/minister dhe nje qeveri legjitime i duhet ne Qeveri dhe nje kryeminister me kuptimin e plote te fjales. Kete shqiperia nuk e ka patur ne 500 vjetet e fundit.  Nje kryeminister qe te mendoj per shqiperine dhe popullin.

Pak rendesi ka nese eshte legjitim apo jo legjitim. Se kemi 500 vjet qe kemi zgjedhur mbreter e kryeministra legjitime por asnje prej tyre nuk ka qene kreminister dhe qeveri per shqiperine

Legjitimiteti ne shqiperi nuk ka rendesi kur ai qe i jep   mbretit dhe k/ministrit legjimititetin eshte nje popull qe nuk di se cfare kerkon dhe cfare eshte ne te mire te tij.

Keta qe flasin per legjimitet jane me JO shqiptare se vete mbreterit dhe k/ministrat qe akuzohen se nuk kane legjimitet. Sepse ata trokasin ne nje dere te gabuar , ata trokasin ne deren e legjimitetit qe nuk ka aspak rendesi dhe keshtu me qellim harohet dera e  Shqiperise.

Kerkesa duhet bere per nje kryminister e qeveri per shqiperine.

Speaker!

Vendit i duhet nje kryeminster legjitim???????????????????????

Sipas Tares, legjimiteti i kryeministrit eshte kur nuk ben koalicione me partit e tjera ( kete uronte edhe Berisha) , legjitime te kerkosh te delegjimitosh KQZ, Ps bashke me g99. Ke nje interviste tek mapo-ja greke, velija kerkon te mbroje voten, per 123 vote eshte gati te djeg Shqiperin velija, ne mbrojtje te demokracis

Edhe arsyeja qe u riciklua ky shkrim eshte ...?

Do isha dakort te benim llogje peshku, nqs do na ishin prure nje varg letrash, shkrimesh nga figurat kryesore te politikes shqiptare per te pare "evolucionin" e tyre nder vite. 

Opozita, media-t i bejne dem vetes dhe rrjedhimisht popullit per sa kohe qe merren me brockulla dhe jo me probleme akute. 

Kryeminister legjitim??? Une do votoja per Monden... te pakten do kishim kryeminister seksi. smiley

Aurontare ,te uroj gjithe te mirat per kete shkrim qe solle ketu botuar ketu e 8 vjet me pare ne gazeten RD, te Sali Berishes,pikerisht nga Sali Berisha, me 21 Gusht 2001!

Ti mire e ke,por me ke e ke,kujt ja thua,ka ngelur ndonje gram ndershmeri politike tek arkitekti i "demokracise moderne" ne Shqiperi? 

Ajo faqe historie iku,tani ka filluar nje faqe tjeter historie,ajo e integrimit,lesh e li,me Europen,dhe nepermjet LSI,dhe pikerisht me Ilir Meten,njeriun e share,mbare e prape,por kot nuk thone ai qe te shan te do me shume!

Bravo Auron.Por qe ti nxjerresh bojen te gjithe politikaneve duhet te nxjerresh ketu edhe ate te Edit kur i kerkonte Nanos te jepte dorheqjen se kishte humbur zgjedhjet nga qe nuk beri koalicion me Meten.

Aman edhe ju sa te ligj paskeni qene per politike...

Akoma nuk e moret vesh, si protestuat, si nuk protestuat ju, ata do bejne qejfin e tyre dhe pike.

Ne Shqiperi, ka nje shpure politikanesh qe krimbet duke vjedhur shuma marramendese, dhe nje popull te tere qe hahet e grihet e behet cope cope nder vete se kush ka vjedhur me pak e kush ka vjedhur me shume nga keta politikane!!!!

Legjitimiteti eshte pasoje e forces o Auron Tare: Berisha ishte me i forte se ju dhe rrjedhimisht me legjitim (i vodhi votat, ju nuk i mbrojtet).

Te sugjeroj ty dhe pasuesit e Ed Rames te lexoni njehere Nikollaqin (Il Principe) pastaj te futeni ne politike, kjo eshte alfa e politikes. Ose lexoni Sun Tsu per te marre vesh si luftohet Berisha.

Ju jeni ne fakt ca buzequmeshta te perkedhelur dhe te ngopur me paret e lejeve te ndertimit dhe per Berishen ju jeni "piece of cake". Jeni edhe arrogante e prepotente kur mendoni se "il popolo" nuk di se cfare jeni ju dhe cfare beni. Ne fakt il popolo eshte teper naiv dhe budalla por ajo qe beni ju eshte e rrokshme edhe per nje budalla dhe me i besueshem eshte nje hipokritomashtrues si Berisha. Qarte?

 

  Po mire do ishe ken te kishte pas oferta te tjera politike, po s'ka.

eshte MBRETI, po ju maloket e malit e te fushes, nuk e doni. ju rren mendja tek demokracia popullore. do te duhej t'ju shtypte i ndihmuar prej serbeve qe t'ju bente njerez perseri me kerbaç.

prandaj lepini aty ku peshtyni, se e keni per zanat, ne fakt e keni per gen. 

Ca thu mer hajdar, pe naj hajdaresh nga dritarja qe po't merret goja? Po kte genin kush e paska amon, ta dim kush ka gen qe lepin aty ku peshtyn e kush ka gen qe nuk lpin aty ku peshtyn? T'i ishte qene Mbreti, sdo ishim sot ne ket gjendje, si jevgjit e Europes. Per Mbretin e pare e kam fjalen, jo per mbretrucat e pricushat e sotem.

 une po them ate qe the vete me siper, per salen dhe politiken shqiptare, qe e kane per zanat te lepijne ate qe peshtyjne. 

ti e quajte kete : mungese alternative me te mire.

ndersa une po te hap syte e po te tregoj qe alternativa nuk pritet nga qielli, por krijohet vete aq me teper ajo ne shqiperi ekziston. por ti nuk e don, e prandaj te thash qe e ke ne gen te lepimen. se i verber nga syte nuk po me dukesh dhe aq.

e ke ne tru verbesine  smiley

O hajdar, secili e zgjedh vet alternativen. Ne Shqiperi alternativat e njejta jane qe 20 vite, edhe sot skemi alternativa te reja, cudi ku po i shef ti. Nese alternative quan Ramen me Veliajn, pune per ty, po ata jane 20 here me keq se Berisha i 2001, sidomos ai Edvini, i korruptum deri ne palce e pa pike morali. Ata qe kane ndermend te hyjne ne politike te bejne alternativat...une (si shumica e njerezve) jemi me profesion tjeter, pune te tjera per te bere, s'jemi ne sferen politike, jemi thjesht spektatore.

o hajdar, po ti ku me njeh mu mer toc, qe me thu ke ca kam ne gen. ik pash zotin hajdar.

GentBlack

 

mendoj se shtesa e juaj ne debat nuk me perket mua  pasi e kuptoj nga rreshtat e tu qe nuk  me njihni dhe po gjykoni pa me njohur.

  une nuk merrem me ndertime dhe as me lejet e tyre prandaj them qe nuk me njihke fare.

 

te fala

 

a

 

Kujtesa eshte mema e dijes dhe Z. Tare ben mire qe na kujton nje nga mijra pallavrat  e ketij njeriu te papergjegjshem.

.....................

...................

.................

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).