Vendimi, PS bojkoton Kuvendin

Kryesia socialiste vendosi bojkotimin e parlamentit. Pas një mbledhje që zgjati rreth pesë orë, Edi Rama foli qartë se socialistët nuk mund të jenë në një parlament që ka legjitimitet të cunguar. “Nuk do bëjmë bojkot primitiv, nuk do jemi me kurriz por me sytë nga parlamenti dhe jo domosdoshmërisht brenda tij”, u shpreh kreu socialist në detyrë menjëherë pas mbledhjes, duke shpallur kështu dhe vendimin e kryesisë e cila do t’ia lerë formalisht sot grupit parlamentar për ta vendosur. Edhe dje mbledhja e kryesisë ka pasur debate të ashpra mes dy qëndrimeve, atij që përfaqësohet nga Edi Rama për bojkot të parlamentit dhe qëndrimit të anëtarëve të kryesisë dhe njëkohësisht qëndrimit të përfaqësuar nga Blushi, Malaj, Harasani, Islami dhe të tjerë që e konsiderojnë bojkotin një shkatërrim të PS-së dhe rikthim të saj në metodat e PD-së së vjetër. Mësohet se dhe anëtarë të tjerë të kryesisë, të cilët njihen si mbështetës të Edi Ramës, dhe pse janë shprehur pro bojkotit, kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si do të dilet nga ky bojkot. Sipas tyre, nëse një nga kushtet e vendosura nga PS nuk plotësohet, cili do të jetë qëndrimi i mëtejshëm i saj përballë parlamentit. Kryetari socialist në detyrë, Edi Rama ka ofruar si kushte për të hequr dorë nga bojkoti hetimin parlamentar të zgjedhjeve, ku ai përfshin vendimet e KQZ-së, por dhe hapjen e kutive të Beratit, Tiranës dhe Shkodrës, të cilat sipas tij mund të përmbysin rezultatin zgjedhor dhe maxhorancën aktuale e cila këto ditë nis nga puna. Kastriot Islami i ka kërkuar Ramës të mos fshihet pas fjalëve qëndrim i kushtëzuar pasi sipas tij, ky qëndrim është një bojkot i pastër. Ndërsa Ben Blushi e ka cilësuar këtë qëndrim që kryesia merr për zgjedhjet, si një qëndrim që merret vetëm në interesin personal të Edi Ramës, si një alibi të tij ndaj humbjes së zgjedhjeve ndërsa kushtet e paraqitura si arsye për të negociuar me Berishën. Mësohet se grupi parlamentar socialist do të jetë prezent në kuvend vetëm në seancën e bërjes së betimit, seancë e cila bëhet pas ngritjes së komisionit të verifikimit të mandateve.
Rama
“Kryesia mori një vendim lidhur me përcaktimin e qëndrimit të Partisë Socialiste dhe grupit të saj parlamentarm për pjesëmarrjen në një parlament të cilin rezoluta e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste e konsideron me legjitimitet të cunguar. Marrëdhëniet me parlamentin do të jenë të kushtëzuara. Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar nuk mund të jenë pjesë e një jete parlamentare e cila nuk ka dalë nga vullneti i popullit”, u shpreh pas mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama. Sipas tij, qëndrimin dhe modalitet e këtij qëndrimi do t’i vendosë grupi parlamentar socialist. “Kryesia vendosi t’i përcjellë grupit vendimin për një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Partia Socialiste do jetë pjesë e parlamentit vetëm pasi shumica e tij me mandat politik jolegjitim të konsiderojë dhe plotësojë kushtet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe gjithë kuadrin e demokracisë dhe të garës demokratike me vendin tonë”, shtoi më tej kreu socialist.

Kushtet për të dalë nga bojkoti

    Zbardhja e krimit elektoral të 28 qershorit

    Komision hetimor për të hapur kutitë e Tiranës, Beratit dhe Shkodrës

    Rikthimi në punë i të gjithë atyre që janë larguar pas 28 qershorit, pse bënë fushatë për PS-në

    Zbardhja e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi

    Transparencë mbi korrupsionin në administratë me përdorimin e mjeteve dhe fondeve publike në fushatën elektorale

pjesë nga Debati në kryesi

Malaj: Zoti Rama, ti s’duhet të jesh në karrigen e kryetarit, pasi je pa mandat, madje nuk je as anëtar kryesie.
Rama: Këtë mbledhje e kam thirrur unë dhe jam kryetar në detyrë
Malaj: Meqenëse je kandidat për kryetar, duhet të kishe thirrur dhe kandidatin tjetër, Maqo Lakrori
Blushi: Zoti Ruçi, dua që të na zbardhësh të gjithëve si kryesi, si u ndryshua me bojkot rezoluta e Asamblesë Kombëtare. Ende nuk kemi të zbardhur rezolutën e kongresit
Ruçi: Ishte propozim i disa delegatëve dhe unë i hodha në votim, duke ia bashkangjitur rezolutës së asamblesë me të cilat do merrej kryesia dhe grupi parlamentar
Blushi: Ti kalove me votim propozimin e disa delegatëve dhe nuk pranove propozimin e 300 delegatëve të kongresit. Dua të njihem se cilët ishin këta delegatë, emrat e tyre.
Bare: Propozimet janë bërë nga salla e kongresit dhe nuk është diskutuar në PS e Tiranës
Ruçi: Për mua ne s’duhet të futemi në parlament, por mund edhe të shkojmë në një qëndrim më të zbutur, në një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin
Islami: Nuk ka marrëdhënie të kushtëzuar, ky është bojkot. Rreziku më i madh është se ne nuk do kemi arsye për t’i rifutur në Kuvend, kjo do të na dëmtojë imazhin e PS-së dhe kredibilitetin te votuesit
Shamku: Zoti Islami, mund t’ju sqaroj pak kuptimin e fjalës bojkot?
Islami: Në radhë të parë je shumë e re në PS, por dhe në profesion për të më dhënë një sqarim të tillë. Unë kam bërë doktoraturë në Paris, ndërsa ti ke mbaruar kimi dhe në mënyrë autodidakte merresh me gjuhësi, prandaj s’mund të më sqarosh kuptimin e bojkotit.
Rama: Ne duhet të vendosim një marrëdhënie të kushtëzuar me këtë parlament me legjitimitet të cunguar. Deputetët s’kanë pse shkojnë në parlament vetëm për t’u bërë deputetë, e për të marrë rrogën, s’është e drejtë kështu, nuk bëhet kështu politika.
Malaj: Ne jemi 65 deputetë dhe me këtë numër mund të bëjmë opozitë shumë të fortë dhe hetim parlamentar
Blushi: Bojkoti bëhet vetëm për arsye personale të Edi Ramës, që shkon nga njëra alibi te tjetra. Ndërsa me kushtet që na paraqet, ti kërkon të negociosh personalisht me Berishën. PS nuk mund të kthehet në një parti të kryetarit. Nëse ti e kërkon vërtet këtë bojkot, unë të ftoj të lesh karrigen e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe ne na ke me vete, bashkë me popullin të dalim në rrugë. Por bojkot duke qenë në karrigen e Bashkisë së Tiranës nuk mund të ketë.

11 Komente

Islami: Në radhë të parë je shumë e re në PS, por dhe në profesion për të më dhënë një sqarim të tillë. Unë kam bërë doktoraturë në Paris, ndërsa ti ke mbaruar kimi dhe në mënyrë autodidakte merresh me gjuhësi, prandaj s’mund të më sqarosh kuptimin e bojkotit.
Sepse ka filluar te me pelqeje nganjehere Islami

Lexoje kete tjetern swed, nga 55:

Fyerje mes deputetëve në mbledhje

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka degjeneruar në batuta dhe fyerje personale. Teksa deputetët ishin mbledhur për të diskutuar mbi bojkotimin apo jo të punimeve të Kuvendit situata ka dalë jashtë kontrolli. Burimet konfidenciale thanë shumica e deputetëve kanë marrë fjalën duke dhënë mendimin e tyre në raport me faktin nëse është apo jo e duhur idea e bojkotit të Kuvendit. Teksa pozicionimet ishin të dukshme në kahe të kundërta situata është tensionuar ndjeshëm kur ka marrë fjalën deputetja e re e Durrësit Rudina Seseri. Ajo mësohet të ketë thënë se mbështet fuqimisht bojkotin e punimeve të Kuvendit teksa ka nënvizuar se “ndonjë këtu si Beni merret me vitin kur kam ardhur unë në Partinë Socialiste”. Në këtë moment ka ndërhyrë deputeti Ben Blushi i cili i ka kërkuar Seserit të tregojë se për cilin Ben e kishte fjalën. Seseri e sqaron se personi të cilit po i drejtohej për këtë çështje ishte Ben Blushi. Kaq ka mjaftuar që situata të ndërlikohet dhe sipas burimeve Blushi ka paralajmëruar Seserin të mos guxojë të merret me emrin e tij. Në debat e sipër Blushi i është drejtuar deputetes së Durrësit duke e cilësuar “budallaqe” madje duke ju drejtuar Ramës ka shtuar se “nuk e ke fajin t’i por ky që e ka mbushur grupin me budallenj si puna jote”. Më pas mësohet të ketë ndërhyrë Edi Rama i cili ka paralajmëruar Blushin se nuk mund të guxojë të fyejë asnjë deputet të Partisë Socialiste në mbledhje. Blushi i është drejtuar Ramës duke shtruar pyetjen “po t’i kush je që flet”. Situata pas shumë batutash dhe fyerjesh personale ka dalë jashtë kontrolli dhe shpëtimi është gjetur nga ish-kryeministri Pandeli Majko. Ky i fundit mësohet të ketë kërkuar pesë minuta pushim për të qetësuar gjakrat e deputetëve. Pasi ka rifilluar mbledhja është vendosur që punimet e Kuvendit duhet të bojkotohen dhe se duhet ngritur një grup pune që do të perpilojë modalitetet e rikthimit të mundshëm të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend.

Rudina Seseri: Unë mbështes plotësisht idenë e Edi Ramës për të bojkotuar
parlamentin. Ky është mendimi im për këtë çështje, dhe kjo është çështje
e jo vitin kur unë kam hyrë në PS, çështje me të cilën merret ndonjë tjetër
këtu, si puna e Benit...
Ben Blushi: Më fal për cilin Ben e ke fjalën?
Rudina Seseri: Për Ben Blushin!
Ben Blushi: Dëgjo këtu moj budallaqe. Mos guxo më, të lakosh emrin
tim. Po s’ke faj ti. Fajin e ka ky (Edi Rama) që e mbushi partinë me budallenj
si puna jote.
Edi Rama: Unë nuk të lejoj të fyesh deputeten e as deputetë të tjerë të
partisë. Më kuptove?
Ben Blushi -Ramës: Po ti kush je që flet ashtu?...
Edi Rama: Unë të thash nuk të lejoj. Do ta mësosh se kush jam.
Në sallë nisin sharjet dhe hilariteti mes palëve.
Ndërkohë që ndërhyn Majko.
Pandeli Majko: O zotërinj! Mos bëni kështu se nuk i ka hije askujt.
Mos u merrni me gjëra personale. Jemi mbledhur për tjetër gjë. Zoti kryetar,
bëjmë më mirë 5 minuta pushim
Bello-Ramës: Jam dakort që t’i vëmë kushte parlamentit dhe të kërkojmë
hetim për mangësitë e zgjedhjeve, por duke qenë brenda Kuvendit, ku të
luftojmë fort për realizimin...
Rama: Po ja duhet t’u shpjegojmë njerëzve se çka ndodhur më 28 qershor
Bello: Ç’tu themi njerëzve, apo të qajmë si Qitapi i “Portokallisë” “na
vodhi Berisha” e ata të na thonë ku i patët sytë...

Spiker, pa referenca nga 55 te lutem se te bazohesh tek ato qe shkruan 55 eshte ofendim per peshqit dhe per ate qe i referohet. Merru me mire me pacavure pak me serioze si puna e RD-se dhe lere kete gazeten e dhjere te bahriut te dhjere

Po mire lexoje neser tek gazetat e tjera kete debat konstruktiv...

 Ps le te ndahet ne dy pjese, socialistet dhe edistet.

Me se fundi populli shqiptar po e shikon nga cfare kalbesirash eshte bere ps-ja.

Berisha te jete i zgjuar ben zgjedhje te parakohshme, pasi pas keture idiotesive te rames, fiton me 70%

hahahaha

Historia e zakonshme e shqiperise Pas cdo zgjedhje ka bojkotim. Pastaj , nderhyje e nderkombetareve dhe futje ne parlament. Fasada e sherit politik ndersa ne prapaskene takim diku ne kafenete e erta reth gotes se wiskit ndahet torta e pasurise kombetare shqiptare.

Klani tim mer sheshet e ndertimit, klani tend mer privatizmin, te jap Tiranen me jep Shqiperine. Ti mer naften une mar cigaret. Ti mer tregetin e mishit te bardhe une mar ate te armeve , drogen po ja japin atij tjetrit qe tja mbyllim gojen.

Familjet e medha mafioze te poltikes shqiptare bejne sikur ziren per te na bere te besojme se ka demokraci dhe per te mos u futur ne BE,  ndersa ne fakt ata puthen ne faqe dhe i puthin doren njeri tjetrit sa here marin nga nje fele te tortes shqiptare.

BE eshte nje tjeter arsye qe behen keto bojkotime. Askujt (pozite apo opozite) nuk i intereson te hyje ne BE ,se BE do te thote nje Shqiperi e mire, pa mundesi per te vjedhur, e pasuruar me vjedhje.

Atehere? me nje gur vriten dy zogj Populli beson se nuk ka vjedhje se ka sher dhe kur ka sher nuk mund te vjedhesh me te dyja duart se nuk te le tjeteri ( opozita), dhe zogu tjeter,  nderkombetaret nuk na fusin ne BE se nuk plotesojme kushtet.

Keshtu do te vazhdoj pa fund tranzicioni arnaut otoman shqiptar. Ne pafundesi.

 

E boni lomsh PS-ne ky. U bon koqe e kashte dhe keta  smiley  

U bene aspirina dhe gjendje likuide, simbas Rexhep Mejdanit. smiley

Keta te 10sin se qeshuri me manine per metafora. Qenka bere anal-ist i mirfillte dhe mejdani mesa duket. smiley

Hahhahaha Seseri me Ben Blushin. hiihihihihihihih

 

Lane kokrren e namit,edhe keto ciliminjt  e Rames. Fut robi ja 2-3 veriore tek prurjet e reja ne parti,se do te duhen per dite te tilla. Te mbrojne krahet , jo kape fut pilivesa. smiley

 

p.s Keto jane ordinera totalisht. A ka video per keto mbledhje? apo e dinte Rama, qe do lente name,edhe per kete sdon ta beje si KPD.Ku eshte Fix Fare hahhahahahhaha

apo lere nuk intereson opozita smiley

osh ene ramazan mer, kta dreqer ke PS harrojne qe sduhet me u shajt e me u rraf smiley

 

 

Lane kokrren e namit,edhe keto ciliminjt  e Rames

i ka mbledh mer te gjithe keta si vetja ky. MiniMe-te e Rames smiley   Kot s'thote inglezi "Birds of the same feather, flock together"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).