Ushtarakët pensionet ulen me 50%


TIRANË - Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, Mehdi Pogaçi, komenton për "Shekulli"-n ecurinë e shqyrtimit të çështjes së ligjit "Për pensionet Suplementare" nga Gjykata Kushtetuese, argumentet me të cilat kjo shoqatë mbështet kërkesat e saj për pezullimin e tij, dhe pritshmëritë në lidhje me vendimin e gjykatës.


Sipas tij, të gjitha institucionet përgjegjëse, si Ministria e Financave, ajo e Mbrojtjes dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore janë të detyruara që të mos fillojnë zbatimin e këtij ligji deri në marrjen e një vendimi nga ana e Kushtetueses.


Në kuadër të formimit të qeverisë së re, Pogaçi kërkon uljen në tavolinën e bisedimeve, për vetë faktin se gjatë përpilimit të këtij drafti nuk është marrë në konsideratë qëndrimi i ushtarakëve në rezervë, si përfaqësues kryesorë të grupit të interesit.


Një nga argumentet me të cilët ushtarakët i janë drejtuar Kushtetueses është se në krahasim me ligjet e mëparshme, ky ligj, në vend që të përmirësojë, përkundrazi përkeqëson situatën e tyre ekonomike, çka, sipas tyre, përbën shkelje të sigurisë juridike, sipas të cilës, çdo ligj i miratuar duhet të jetë më i mirë se ai paraardhës.


Sipas Pogaçit, ky ligj përbën shkelje të Kushtetutës, pasi mohon disa të drejta, të cilat ish-ushtarakët i kishin fituar më anë të ligjeve, që janë miratuar vite më parë.


Një pikë tjetër tepër e kundërshtuar nga ish-ushtarakët ka të bëjë me faktin se, sipas ligjit të ri, nëse përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në vende të tjera pune, 
që nuk kanë lidhje me funksionin e tij të mëparshëm, masa e pensionit që ai përfiton për vjetërsi shërbimi ulet në nivelin e një pensioni bazë.


Kjo është hera e dytë që ish-ushtarakët i drejtohen Gjykatës Kushtuese për të kundërshtuar dispozitat ligjore që shkelin të drejtat e tyre. Herën e parë, kjo gjykatë ishte shprehur në favor të ish-ushtarakëve, ndërsa ishte qeveria ajo që nuk e zbatoi vendimin e dhënë.


Duke qenë i sigurt që edhe kësaj herë e drejta do të jetë në favor të ish-ushtarakëve, presidenti i SHKURSH-së, shprehet se nëse shteti shqiptar nuk e çon në vend vendimin e gjykatës, këta të fundit do t'i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.


Z. Pogaçi, në fillim të muajit korrik, shoqata juaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të shfuqizuar ligjin për "Pensionet e Suplementare", duke u mbështetur në një sërë argumentesh, të cilat sipas jush, rëndojnë edhe më tej interesat ekonomike të ish-ushtarakëve. Si ka ecur ky proces dhe ku keni arritur deri më tani?


Në kërkesën tonë drejtuar Gjykatës Kushtetuese kemi kërkuar dy gjëra: së pari, pezullimin e menjëhershëm të ekzekutimit të ligjit për pensionet suplementare të miratuar së fundmi dhe, së dyti, shpalljen në tërësi të këtij ligji të papërshtatshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.


Kjo e dyta, për arsye se nenet kryesore të ligjit janë në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjin organik që është statusi i ushtarakut dhe në kundërshtim me vendimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.


Ky proces, për arsye të pushimeve verore, është disi mbrapa. Ne e kemi bërë kërkesën që në fillim të muajit korrik, por ende nuk kemi një përgjigje nga Gjykata. Jemi ende në pritje të një vendimi të saj.


Kërkesa jonë është bërë në disa kopje, të cilat i kanë shkuar Qeverisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kështu që ato janë të detyruara të mos vazhdojnë ekzekutimin e ligjit deri në një vendim të Gjykatës.


Gjithashtu, ekzekutimi i ligjit nuk mund të bëhet për aq kohë sa nuk kanë dalë aktet nënligjore, siç janë vendimet përkatëse të Qeverisë. Çdo zbatim i parakohshëm i ligjit nga ana jonë konsiderohet abuziv.


Ju keni dërguar edhe më parë në Gjykatën Kushtetuese një ligj të ngjashëm me atë për pensionet suplementare, ku pas shqyrtimit të çështjes ajo vendosi në favorin tuaj.


Megjithëse ekzistonte një vendim i tillë, duket se ai nuk u mor në konsideratë gjatë hartimit të draftit të ri për pensionet suplementare. Pse mendoni se Kushtetuesja do të jetë përsëri në favorin tuaj?


Mendojmë se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë përsëri në favorin tonë për arsyet që thashë më lart, siç janë papërshtatshmëria me Kushtetutën, me statusin e ushtarakut dhe vendimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese. Për më tepër, ky ligj i përkeqëson të gjitha parametrat dhe masën e pensioneve të përcaktuara me ligjet e mëparshme dhe me vendimin e Gjykatës.


Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese, ky organizëm profesionistesh, të kundërshtojë një vendim të sajin që ka marrë edhe më parë. Nëse ndodh kjo, do të thotë që sistemi dhe pushteti gjyqësor i është nënshtruar tërësisht pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ.


Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të pezullojë sipas kërkesës suaj ligjin për "Pensionet Suplementare", ashtu si në vendimin e dy viteve më parë, nëse edhe këtë herë nuk merret në konsideratë nga Qeveria, cilat do të jenë hapat e mëtejshëm, që do të ndërmerren nga shoqata juaj?


Në këtë rast janë organet e zgjedhura, si Bordi Ekzekutiv, Këshilli i Përgjithshëm dhe Asambleja e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, që do të vendosin për hapat e mëtejshëm. Por të jeni të sigurt se ne do të ndërmarrim të gjitha hapat dhe veprimet e mundshme në një regjim demokratik për të arritur synimet tona.


Thika ka vajtur në kockë dhe ne nuk do të tolerojmë më. Shpresojmë që Qeveria e re t'i ketë parasysh dhe të ulet në tavolinën e bisedimeve, pasi vendimet dhe hartimi i ligjit të fundit është bërë pa pjesëmarrjen tonë, si përfaqësues kryesorë të grupit të interesit.


Nëse ligji zbatohet në formën që është miratuar edhe nga Kuvendi tashmë, në çfarë mënyre i cenon apo sipas jush përkeqëson edhe më tej interesat ekonomike të ish-ushtarakëve?


Ky ligj i përkeqëson të gjitha parametrat ligjorë dhe ekonomikë të ushtarakëve të përftuara nga ligjet që janë miratuar para tij.


Është pikërisht ky edhe argumenti kryesor me të cilin besojmë se do të fitojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Në rast të kundërt, shoqata jonë do ta çojë këtë çështje për shqyrtim edhe në Gjykatën e Strasburgut.


Bile jemi duke menduar që t'i drejtohemi, ndërkohë edhe KE-së që të ndikojë në zgjidhjen e problemeve tona.


Konkretisht, sa është përqindja e uljes që pësojnë pensionet e ushtarakëve sipas këtij ligji?


Përqindja e uljes është e ndjeshme, madje në mjaft raste shkon deri në më shumë se 50 për qind. Pavarësisht se flitet për pensione të larta, ushtarakët e dalë në pension pas vitit 1992 deri në vitin 1998 marrin pensione minimale.


Por, edhe ata që kanë dalë më vonë ose që do të dalin në pension në vitet në vazhdim, me gjithë pensionin suplementar nuk e arrijnë masën e pensionit që marrin mjaft sektorë të tjerë civilë.


Z. Pogaçi, si është marrëdhënia e shoqatës suaj me Ministrinë e Mbrojtjes dhe cilat janë pritshmëritë tuaja nga ministri i sapoemëruar në drejtimin e këtij dikasteri?


Të jemi realistë, marrëdhëniet tona me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm kanë ardhur duke u përmirësuar, përjashto problemin e pensioneve, i cili nuk varet aq shumë prej tyre, por prej Ministrisë së Financave dhe Qeverisë.


Prej datës 5 gusht 2009, shoqata jonë është anëtare e Konfederatës Ndëraleate të Oficerëve në Rezervë të NATO-s dhe, si e tillë, ka bërë që zëri i saj të dëgjohet për ditë e më shumë, si në kuadrin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.


Ky anëtarësim na obligon që të rrisim kërkesat tona ndaj qeverisë, por njëkohësisht të bashkëpunojmë me të për të gjetur zgjidhje sa më të mira dhe më të pranueshme për të dy palët.

 

Gjykata Kushtetuese


Nuk besoj që Gjykata Kushtetuese, ky organizëm profesionistësh, të kundërshtojë një vendim të sajin që ka marrë edhe më parë. Nëse ndodh kjo, do të thotë që sistemi dhe pushteti gjyqësor i është nënshtruar tërësisht pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ.

Ulja


Përqindja e uljes është e ndjeshme, madje në mjaft raste shkon deri në më shumë se 50 për qind. Pavarësisht se flitet për pensione të larta, ushtarakët e dalë në pension pas vitit 1992 deri në vitin 1998, marrin pensione në nivele minimale.

Ligji


Ky ligj i përkeqëson të gjitha parametrat ligjorë dhe ekonomikë të ushtarakëve të përftuara nga ligjet që janë miratuar para këtij. Është pikërisht ky edhe argumenti kryesor, me të cilin besojmë se do të fitojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

 


 

58 Komente

Kush mund te na sqaroje ndonje gje me teper per kete, se me intereson.

Admino me je qep kot shoku,shume vone,peshkun e kthyem per nje periudhe kur na u desh sic e deshem ne,tani eshte e kote shperblimin e morem.

tendin dhe timin bashke. me iku trashegimia tani.

mos u deklaroni mre te gjithe, se pastaj do dali pervetiu arsyeja pse peshku anon majtas smiley

bobobo kush i lidh pension mujor vjerrit tani Big Grin, do ngelet duke u ankuar.Wink

 

eh mi bedrie te kishim aq tru diplomatik ne bijte e oficerave ishim te tere ne shqiperi tuj drejtu qeveriun sot.

po ti vure re qe gjithe oficerat i kane kalamojt n'Hamerikan kontinent. i bi qy jo vetem peshku t'hanoj ka e majta. smiley

 Si tha ai pijaneci ather? Ai pijaneci qe e ulen ne sedilje me shkatrru ushtrine?

ah po, tha: "Ushtaraket jane si shalqini, jeshil jashte e te kuq mrena.." ene e durun.. 

Po mer chene, po ...

blete, qenkemi per te bere OJQ a ndonje League of (smth) na ketej lol.

 Mond, 

besoj me ke keq lexu..

Jo mer chene, te lexova shume mire.  S'e kisha me ty po me zhulsin. 

Nejse, se po lexoja ca thagma poshte me nje fryme, por bera nje min pushim zemre sa te sqaronim kete punen e keqkuptimit (larg qofte) smiley.

Prej datës 5 gusht 2009, shoqata jonë është anëtare e Konfederatës Ndëraleate të Oficerëve në Rezervë të NATO-s dhe, si e tillë, ka bërë që zëri i saj të dëgjohet për ditë e më shumë, si në kuadrin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

 

 

Te jete e vertet, thua?

Ushtaraket qe na kane mbrojtur nga Nato, sot ne pension bejne shoqeri me Naton, duan edhe pensione te medha.

Jo, ush, jo e ke gabim.

O alabak (Se vetem keshtu e merioton te te quajne)

6 shoke te plakut tim rane ne krye te detyres duke shpetuar jete njerezish ne Himare.Ne mes tyre mund te ishte edhe ai.Prandaj laje mire gojen para se te flasesh

hmm, gabim e ka o lumidrin se duhet të të kishte lënë ty të të quanin lumaqis drinovic ose drinovci si ata bashkatdhetarët e tu matanë kufirit që qajnë këndej për Nënë Terezën; dhe duhet të kishte bërë prokopi bashkë me shokët e vet, në vend të ruante atdheun.

 Por në vend të bënin atë, na linin ne fëmijëve në duart e komshinjve dhe niseshin me natë për të bërë stërvitje dhe për të edukuar ushtarët dhe nuk vinin me nga një muaj e dy. dhe kur ktheheshin e hiqnin këpucët, i kishin këmbët plagë dhe iu ishin ngjitur pecet me copat e lëkurëve.

dhe atdheu si shpërblim i hodhi në rrugë kur nuk iu deshën më dhe nuk ishin politikisht korrekt, dhe i la të shisnin banane pasi dorëzuan armët një më një me të njëjtën krenari që i kishin marrë. nuk i jepte pension shumicës, as ndihma papunësie, kështu që u mbajtën me ç'të mundeshin dhe urtësisht pritën radhën deri sa gjërat të sqaroheshin e shteti t'u jepte hakun. tani e paska parë të arsyeshme t'ua marrë përsëri se e di që ata vazhdojnë ta respektojnë atë se ashtu janë ushqyer.

ishalla i hyn në punë kjo shumë e u kthen benzat deputetëve se vërtet që janë holluar ca nga fushata.

blete fjale ari ke thene.

mos te lindnin keto burra, ne Shqiptaret po shuheshim.

Rri blete, se ato qe luftuan serbin ne fillimet e shekullit te kaluar, serbin miqte e enverit, shkuan ne hell, si oficer te zogut.

Ndersa keta qe nuk luftuan  kunder askujt ( per fat), po vetem me vetveten, askush nuk i quajti oficer te enverit.

Merre shtruar.

 

ne po flasim për pensionistë të cilëve u ulet pensioni pa arsye pas një jete rigoroze të dedikuar ndaj atdheut. ti doje që ata të luftonin e të ishin vrarë e prerë, në mënyrë që të justifikonin pensionet e "mëdha" 130 mijë lekëshe?

pastaj, po të mos kishte lindur një nga këta ushtarakët e liruar për të cilët po flet ti, unë nuk do të kisha lindur gjithashtu.

për ata që shkuan në hell, nuk di ç'të them se Zogu i la vetë pa mbrojtje ushtarët e oficerët e vet, si të ishte kukumjaçkë jo zog. prandaj nuk më duket shembull shumë justifikues.

xhaxhin enver pati sekretarë partie e rinie, pionerë e ambasadorë të cilët na buzëqeshin sot plot shend nga ekranet e televizionëve dhe podiumet e parlamenteve. nuk para shoh ndonjë ushtarak të liruar ose në pension aty.

kushedi kush ia ka nxirë jetën Salës kur ka qenë ushtar duke e edukuar se iu është qepur oficerave të shkretë me bukë në trastë.

Unë jam gati për OJQ-në e Mondës.

se ato qe luftuan serbin ne fillimet e shekullit te kaluar, serbin miqte e enverit, shkuan ne hell, si oficer te zogut.

Per ke oficere te zogut e ke fjalen,per keta?

Artian

me vjen keq se je shume infantil, politika te ben dem.

Po, per ato e kisha fjalen, e kupton se gabimisht me jep te drejte, sepse keto ushtarake nuk i quan asnjeri oficer te enverit.

nuk eshte e veshtire ta kuptosh.

Lumdrin,me pelqen kjo shprehja jote:

me vjen keq se je shume infantil, politika te ben dem

Ti,duhet ta dish me mire,lume, Politiken!

Zogistet kane luftuar Serbet?!! Ku e ke lexuar KETE , ne ate Enciklopedine Maqedonase?

Vazhdon e mbron infantilitetin tend.

Ato qe luftuan kunder Serbit e malazesit me vone u bene oficer.

Diktatura i quajti oficer te zogut, nuk i pjelli zogu keta, kupton.

Ndersa ushtaraket e diktatorit nuk i ka quajtur njeri oficer te enverit, edhe pse ishin pjelle e enverit.

Te pelqen mire, ste pelqen edhe me mire.Mos u merr me chene, qe nga mbrojtes  i kufirit blevi gomone per kalndestin, pune halesh.

 

 O llumi i drinit, 

Nese do te sqarime mbi detyrat dhe pergjegjsite e ketyre ushtarakeve te kufijve tone toksore do desha te te prezantoja me te birin e nje ish ushtaraku nga Tropoja qe ra ne beteje me serbet gjate kohes se diktatures dhe la mbrapa praktikisht femijet e moshave 3, 4 dhe 5 vjec. Ishte po ky femij deshmori qe vendosi te ndiqte udhen e te atit, por qe fatkeqsisht do ta kapte rrjeta e reformave zhulaliane, dhe qe me vone u plagos duke drejtuar cetat e UCK ne Kosove. 

O Llumi i drinit, te siguroj se ky njeri e njerez si ky do te ishin shume te lumtur te te zqaronin. 

Shihni t'jua them nje histori, e vertete kjo, e pare me syte e mi :

Viti 198... . Ne qytetin X. Jemi ne shkolle. Papritur, sekretari i organizates baze te shkolles, njekohesisht mesues i filozofise, hap deren dhe njofton : lini mesimin dhe dilni perpara shkolles. U gezuam, se fundja po benim nje ore te merzitshme.

Kur dolem perpara, nje grumbull i madh ishte formuar tashme dhe po na priste. U afruam. Nuk shihnim gje. Si elegant qe jam, u pervodha mes shoqeve dhe dola ne rradhen e pare, thashe te shoh ç'po ndodh. Dhe ç'pashe ? Tmerrin me sy, ja ç'pashe.

Dy fatkeqe, rreth 20 vjeç, njeri disi kaçurrel, me nje mjeker dy-tre ditore, ishin te ulur perdhe, duart te lidhura ne pranga, prapa. Kokat te ulura, te shkaterruar fizikisht.

Nje oficer, trupmadh, me nje surrat nga me te peshtiret dhe sadistet qe kam pare ndonjehere, i qellonte me grusht dhe shqelma nga te mundte. Dhe i peshtynte. Ne syte e qindra nxenesve ende femije. Kam ndjere nje keqardhje te madhe, nuk e kam kuptuar kurre kete dhune. Thjesht mbaj mend skermitjen e dhembeve te oficerit. Dhe surratin e tij te sterkequr.

Vite me pas, diku nga demokracia, me eshte bere se e kam pare tek rruga e Elbasanit, afer Ures se Lanes, duke shitur banane. Duhet te kisha shkuar t'ia thosha nja dy fjale, por s'kam vajtur. Por po ta kisha sot, do t'ia mbeshtillja nje grusht turinjve, thjesht per t'i thene qe ti maskara ke traumatizuar qindra femije pa te hyre ferre ne kembe.

____________

Por jo te gjithe ishin keshtu. Sigurisht qe ne rradhet e tyre ka pasur njerez te thjeshte, te urte, dhe jo sadiste. Po si mund te behet dallimi, kush ta beje, ne emer te çfare ? Sepse edhe une dua qe i ati i kesaj apo asaj te jetoje jeten e vet qete-qete, por si t'ia bejme qe ne shpine te ketyre baballareve ha dhe ai qelbaniku i asaj dite shtatori ?

A ka ndonje qe ma thote kete ?

 Rrubinet, 

kur nuk te punon mekanizmi valvor per krijimin e te cilin eshte munduar aq shume krijuesi, une do te sygjeroja perdorimin e tapes, pak rendisi ka material, organik ose jo!

Te dalim pertej ketij grupimi qe ne fund te fund eshte pjese e nje grupimi me te madh ose mund te merret si shembull per grupime/njesi paralele me te, fjala bie bashkesia e peshkut.. Ne e dime qe kemi idjot ketu mes nesh por prap nuk themi se jemi te ter idjot bile perpiqemi qe idjotet ti tregojme me gisht pikerisht per te mos lejuar keqkuptime te mevonshme.

as dele as bari, thosh njeri ti rrubinet, por hun bar e del kakerdhi..

Cfare ndodhi, Qani ?

Mos me thuaj se preka ne derrase te kalbur, te lutem me siguro shpejt.

ca derrase per koqe kanari, sot perdoret vetem betonarmeja.. pastaj si mund ta ndjesh derrasen e kalbur ti kur te ka vajt niveli menderes mbi buzen e siperme..

ah mer idjot

Oh,ky Hurbineku i ben interesante tregimet ka nje talent te vecante per te bere jo tregime si ky por skenare filmi  per "oficeret sadist" i sajon tregimet dhe skenaret ,njesoj sikur ben qofte...

 ...Shume interesant dhe i pa degjuar ky stili i mardhenieve Oficer-Mesues-nxenes,si Hurbinek ,dhe nxenes,"viktima"si ata te dy,prapa shkolle ,dhe ku ne Tirane.

Po c`kishin bere ata, pse nuk e thua mer Hurbenik,sepse e tregon qelimisht nje akt, le qe te tilla skenare nuk kane ndodhur por menyra se si e sajon te vjen per te vjelle,C`pifarak ky hurbeniku!

U me rafte e mira mua me rafte, desh humba nje lexonjes te shquar.

Ti me piet : ç'kishin bere ata fatkeqet ?

Po ja mo, shume e thjeshte : ata nuk munden te bejne ç'ke bere ti.

Te pellqen mo Sillo ?

Dhe tani e pashe qe thua "skenare te tilla s'kane ndodhur". Ik ore qelbu tutje, une i kam ende parasysh fatkeqet dhe surratin e atij qelbanikut, e ti me flet nga maje e Anglise qe ska ndodhur kurre. Hajde mos me çaj koken fort.

Hajde mos me çaj koken fort.

Jo mer bodile,mos ki frike nuk ta caj koken se ti te care e ke!

chene, me siper u sqaruam.  Ndersa ketu po me zhgenjen.  Really?  But ... really, really?  Gjithesesi, nqs ti mendon se ia vlen, s'kam c'te te bej.  Kam ca llafe dhe me bleten, po asaj ia them m'tjater vend smiley.

Por jo te gjithe ishin keshtu. Sigurisht qe ne rradhet e tyre ka pasur njerez te thjeshte, te urte, dhe jo sadiste. Po si mund te behet dallimi, kush ta beje, ne emer te çfare ? Sepse edhe une dua qe i ati i kesaj apo asaj te jetoje jeten e vet qete-qete, por si t'ia bejme qe ne shpine te ketyre baballareve ha dhe ai qelbaniku i asaj dite shtatori ?

A ka ndonje qe ma thote kete ?

Nuk besoj se ka nje pergjigje te sakte per kete pyetje, por mendoj se prioriteti per te shpetuar "te miret" duhet te jete me i madh se sa ndjenja per t'u hakmarre ndaj "te keqinjve".

Ndoshta kjo nuk do te ishte nje zgjidhje teresisht logjike, por te pakten do te perbente nje akt te qarte distancimi nga metodat sadiste te se shkuares.

Ou, po kjo teme paska qene duhur te publikohej ketu me pare qe te dekonspironte arsyen pse keta eksremiste mbrojne me gjak dhe dhembe PS-ne.

E gjithe skuadra qe nxjerr flake nga goja per PS-ne, (te na fale Monda se nuk ben pjese ketu)kane nje te perbashket: jane bij dhe bija oficeresh te ushtrise popullore te Enver Hoxhes dhe Zoti e di se mund te kene qene edhe oficere te sigurimit si puna e atij kriminelit Ndreko Rino qe nje rruge ne Tirane mban emrin e tij, te vene nga Edvin Rama kur i duhej mbeshtetja e kesaj shtrese.

Mire ne qe jemi bij oficerash po ti o i zi qe se di i biri i kujt je

 po ketu flitet per lule e jo per m*t! Cne mizat e m*tit ketu?

relax people ,

There is a stereotype.

That's all.

You know what stereotype is, right ???

Ja ta shpjegoj une ca eshte sterotype.

Tek lagja ime gjithe jevgjit dhe gjith  hajdutet e kriminelet e te fortet e lagjes ishin me PD keshtu qe i bie qe te gjithe PDistat jane te tille.

rrofsh per shpjegimin

Sekretaret e partise se enverit. Bythelepiresit e byrose... hmmm hmmm keta legena politikane, jashteqitje humane, burra lavire nuk kane te drejten morale tu presin pensionet atyre qe me te drejte apo pa te drejte i sherbyen gjithe jeten vendit. Nuk ka me gelbaza se politikanet e sotem, shebetoret besnike te diktatures se djeshme... pervec sherbyesve te tyre tek peshkupauje. komentuesve anonime qe ndosin me prezence. keta jane gelbazat e gelbazave. e me keq se kaq nuk ka.

I ka fajet qeveria, po dhe po. Pa u nderuar si duhet dhe deshmshperbly familjaret e Hamit Matjanit e te tjereve shoke te tij, te burrave te Postribes qe organizuan levizjen anti-komuniste te paren ne Evrope, s'duhet te kete asnje lek "suplementar" per keta mbrojtes te diktatures.

Hamit Matjani dhe gjithe ata qe ishin me te, u organizuan dhe u pajisen me mjete nga SHBA dhe Anglia qe sot ne i kemi partneret te me mire dhe jemi ne aleance me ta ne NATO.

Gabohem apo gjendemi ne mes te nje konflikti te armatosur midis komunisteve dhe anti-komunisteve ketu?!

Mmm... qenka shume gallate!!!

Hajde pra... vazhdon keshtu! Kapuni prej flokesh! Gricuni me thonj! Gjuajini njeri-tjetrit tek vendet e uleta...

Ky eshte spektakel me "S" te madhe!

 

... s'ka te paguar!!!

olsib gabohesh, 

pergjigjen e ke disa komente me lart..

 Me pelqejne ca aresyetime heroike, te ca heronjve te heshtur ketu. Fatmir Mediu qe ishte Minister i Mbrojtjes kur u vrane dhjetra vete e u bene miliona dollare deme mund te rizgjidhet deputet e minister sepse nuk e ka denuar ende gjykata, kurse atij plakut qe shet kumbulla tek ura e Lanes i duhet prere pensioni dhe duhet goditur me grusht ne hunde sepse ngjan si dikush qe ka sherbyer si oficer, pra eshte vrases me damke. Bile pse jo, te pushkatohet pa gjyq se ashtu pushkatonin komunistet, bile kjo e drejte t'i jepet kalimtarit me te pare. smiley

Liri, (dhe pak me vone edhe) demokraci!

po si nuk doli qofte edhe nje pinjoll i ketyre kapterreve te diktatures qe te jete me PD-ne mer daj (ketu ne minikolektivin e PPU)!

ky eshte fakti me i forte se keta kapterre kane sherbyer thjesht per ideologji dhe jo per atdhe, ndryshe nuk ka si shpjegohet edukata staliniste qe ju kane dhene pjellave te tyre.

Rrofte demokracia shqiptare..............
Poshte te gjithe ata qe i sherbyen  komunsizmit se duhej te jetonin (s'ka rendesi)......
Mesoni nga demokracia e levduar shqipe moderrne, vrite, prite, there, vidhe sa me shume, shtypi te gjithe, ngri me larte imoralet e vagabondet, rrugacet, kriminelet qe te marin dhe shpirtin per pes pare,se ashtu i udhezojne te tjeret... smileysmileysmileysmileysmiley
 

Mire ketyre se fundja 50% po ju a ulin,por me ne cdo te behet kur te plakemi? Ne sdo te marim pension fare sepse kontributi qe po paguajme shkon per keta te sotmit, e kur te dal une nuk do te kete njeri ne pune ketu. Deri atehere do jemi futur ne BE dhe te gjithe te aftet per pune do largohen.

Beju edhe ti oficer ore, e ruaj kufinjte qe mos te ikin te aftet. Dhe po deshe te mesosh si behet, ja shiko me lart si bente ai oficeri qe permenda une.

 

Tani qe ike ti Hurbineko, le te ikin gjithe pseudo te aftet e tjere!

Nje qe e kishim... me te mirin, na e mori Franca!

 

 

Kur do te kthehesh ne atdhe, bir?!

Do me gjenje nje pune, ti Olsib ? Per shembell, si mesonjes ne kryeministri. Qe te perhapne andejza driten e diturise. Qe t'i benje ministrat t'i duan librat. Qe t'i ushtronje zedhenesit te qendisin llafka te bukura.

Ose dhe ne Partine Socialiste, qe te hapne aty nje kurs frengjishteje e te mesonje socialistet shqipetare te masne kokene me socialistet europiane.

Ose ne dore te fundit, bre byrazer, me ndihmo te hapnje nje shtepi botonjese e te botonje shkrimet e peshqve te shqyer... deshnja te thesha, te shquar. E keshtu do t'iu vinte rradha dhe sardelkave.

Ja shendet, olsib ! 

Ti thua te behem oficer i NATO-s une? Po une ata i qelloja kur benim qitje ne tabele ne zboret ushtarake. Eh mer Hurbinek sa here ja kam ca ballin Niksonit, ene Brezhnjevit. Jo ore jo une nuk di me e dredh. 

Me sa kam degjuar keta ish-ushtaraket i udheheq ish shefi i shtabit te Mehmet Shehut.

S'jam bir oficeri..por njerez me te ndershem dhe me te sakrifices se oficerat shqiptare nuk kam pare..! Kjo besoj se ka qene edhe difekti i tyre me i madh ne perballjen me horrat dhe rrugacet ne shqiperi.

Te ben pershtypje qe dy njerezit qe i kane sulmuar dhe me paranoje ndaj officerave ka qene Enveri dhe sot Saliu. I pari ju priste kokat i dyti pensionet!

Ushtaraket ne Shqiperi, oficeret me sakte, sidomos keta te fshatrave qe u sollen ne shkolle dhe pastaj ne qytet nga komunizmi, jane nga shtresat me te indoktrinuara te popullsise. Ndryshe nga ushtrite e vendeve te tjera qe ushtarakeve ju kultivohet ndjenja e larte per atdheun, tek ne gjate diktatures ju kultivua ndjenja e larte per partine dhe Enver Hoxhen. Edhe kur u rrezua busti i diktatorit nga qytetaret, ekstremistet qe reaguan dhe kercenun me perdorim armesh per rikthimin e bustit, ishin oficeret e shkolles se bashkuar dhe ne pergjithesi ushtaraket nga reparte te ndryshme.

Ja keta jane keta "njerezit e sakrifices".

C'jane keto thagma qe lexoj ketu?! E keni idene ju qe me flisni kodra pas bregut c'do te thote te ishe ushtarak ne ate kohe ne Shqiperi? E keni idene se pervecse gjithe atyre qe ka thene Bleta me lart dhe s'dua t'i perseris, nje ushtarak ne kohen e Enverit, po te mos u bindej urdherave, rrezikonte te perfundonte keq  e mos me keq, jo ne Spac por ne pushkatim per tradhti ndaj atdheut? Po qe mblidhej organizata baze e partise e te bente per uje te ftohte me presione te vazhdueshme vetem per nje pale mustaqe?! Po qe organizata e partise, sa here forcohej lufta e klasave, ngrihej e thoshte duhet te lesh gruan se e ka babane kulak, ne mos do te zhveshim...

Hurbinek, shembulli qe ke sjelle ti eshte vertet rreqethes, por pyetja qe ngre ti ne fund eshte krejt e pavend. Raste te tilla rrahjesh, nese atehere ndodhnin nje here ne mot, sot i sheh perdite nga cubat, qe bredhin rrugeve.

Nese ty te ka rastisur nje rast i tille, mua me ka rastisur te shoh nje cope magazinieri, nje cope mishi me dy sy, qe deri para zhulalit, per te mos bere zbor vinte e trokiste ne deren e time eti, me duart plot, qe im ate ia kthente pa e futur fare ne shtepi... e kur tim ate e hoqen nga ushtria, nuk u kthye me kurre, sepse copen e magazinerit, pasi kishte vjedhur gjer dhe kusite e repartit, e kishin bere kapterr dhe me kapardisej me uniformen qe i rrinte sikur ta kishte marre hua.

E kuptoni ju se c'eshte per nje njeri, e mbi te gjitha nje ushtarak qe ka kaluar 30 vjet e kusur jete me shume neper fushime e reparte, sesa me femijet e vet, humbja dhe neperkembja e dinjitetit? 

Me vjen keq mbi te gjitha, qe lexoj jo arsyetime, por pallavra e tallje si ato te lumdrinit e ca te tjereve, qe u eshte errur arsyeja dhe hajt, t'u veme flaken te gjitheve e gjithckaje.

Ana H,

Te kuptoj fort mire. Por te lutem mundohu te kapesh pak thelbin e diskutimit tim :

Nuk diskutohet qe padrejtesite kane geluar ne ate vend, edhe nen qeverisjen e Zhulalit, dhe s'marr kurrsesi ne mbrojtje kete politike.

Thjesht nuk di si ta ndaj ate kriminelin qe e kam pare me syte e mi nga pjesa tjeter e oficereve tane, ketu e kam fjalen. Kush ma ndan kete ? Qe te mos perfitoje ai krimineli ?

Me beso, traumatizimi yne i asaj dite, nuk kaperdihet lehte. Ishim ende femije, Ana H. Por nje dhune e tille, institucionale, eshte shume e rende. Sot ka vrasje dhe rrahje, dhe shume me teper se çka bere ai oficeri. Por nje spektakel i tille, ku nxenesit te organizohen nga mesuesit qe te dalin te shohin si ne teater masakrimin e dy fatkeqeve, kjo te kujton vetem revolucionin kulturor kinez me shfaqjet e tyre te neveritshme.

Une thjesht dua qe ky ish-oficer te mos perfitoje asgje, dhe madje t'i behet e ditur pse. Qe te kete aq burreri qe t'i kerkoje ata dy djemte ku jane e ku s'jane dhe t'ju kerkoje falje. Ja kaq deshiroj. Dhe nuk po flas per ca pensione te mjera te qeverise qe vertete i takojne shumekujt.

Hurbinek, ajo eshte fare e thjeshte dhe ta them une pse. Nga RESPEKTI ose MOSRESPEKTI qe ruajne njerezit e thjeshte per ushtaraket e asaj periudhe. Me rastisi te shkoj diku para ca kohesh, ne qytetin ku kam kaluar pjesen me te madhe te femijerise, dhe nje person, ish-ushtar i tim eti e mori vesh se kush isha, erdhi dhe me rroku doren e me dashamiresi me tha: "Heu, po ku asht zhduk komandanti, tash sa kohe? Kollos ka pas qene!"

Ja, Hurbinek, ti e mban mend fytyren e atij njeriut dhe shume te tjere i mbajne mend fytyrat e atyre qe kane qene harbut apo kafshe, sahanlepires apo hamngjites, dhe te atyre qe kane qene te njerezishem, te drejte e te ndershem. Por nuk eshte e drejte qe tok me te thatin, te digjet dhe i njomi.

 

Pse duhet te mbajme ishkomunistet me pensione te mira?

Pak dogjen e shkaterruan?

o eltonkola, ne ka njeri me te ceket se ty, me qafte paste veten, apo ke gjet sport te ri me llap kot me kot, se ndryshe s'kujtohet njeri per ekzistencen tende?!

Ku e ka pare ti pensionin e mire, ke 12 mije lekshi, mor cun? Ku jane ish-komunistet, apo ti mendon se te kesh qene ushtarak duhej te ishe patjeter komunist? Kush dogji e shkaterroi, se deri ne '90 une s'kam pare te shkaterrohej gje, e te siguroj qe i kam pare mire si para 90, si pas. Ti ne do te flasesh, fol, por mos llap.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).