Tregu valutor i rikthehet ritmeve normale, zbret Euro

Tregu valutor i rikthehet ritmeve normale, zbret Euro

» Dërguar më: 25/09/2009 - 15:41
 
 

• 

Euro ka zbritur në nivelin e 137 lekëve, pas rekordit historik të shënuar një ditë më parë. Përfaqësuesit e agjencive valutore shpjegojnë se gjatë ditës së sotme, shkëmbimet i janë rikthyer ritmeve normale. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Euro ka pësuar rënie më tregun e këmbimit pas forcimit drastik që shënoi një ditë më parë. Në agjencitë e këmbimit, monedha e eurozonës është blerë me 136 lekë dhe është shitur me 137.1 lekë. Ndërsa dollari është këmbyer me 92.6 lekë në blerje dhe me 93.5 lekë në shitje. Agjentët valutorë shpjegojnë se situata në tregun e ëmbimit po stabilizohet Sipas tyre, euro shënoi ditën e djeshme rekord historik, pasi tregu u përfshi nga paniku dhe qytetarët blenë euro due tërhequr ështu valutë. Sipas përfaqësuesve të agjencive, në këtë situatë ndikoi edhe deklarata e kryeministrit Berisha për zëvendësimit të lekut me euron. Si rrjedhim , klientët e thjeshtë kthyen në euro kursimet që kishin, due shkaktuar një rritje të ndjeshme të monedhës së përbashkët europiane. Ndërkohë. Gjatë ditës së sotme fluksi i shkëmbimeve valutore i është rikthyer ritmeve normale. Sipas agjentëve valutorë, në këtë drejtim kanë ndikuar pozitivisht dhe deklaratat e bëra nga Guvernatori i bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe ministrit të Financave, Ridvan Bode. Agjentët valutorë parashiojnë një rënie të mëtejshme të euros dhe stabilizim të plotë të tregut brenda dy ditëve të ardhshme. Megjithse, sipas tyre euro nuk pritet që të zbresë nën nivelin e 134 lekëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

http://balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=42712

24 Komente

Kaq kollaj vrapokan njerëzit tek kambistët? Thuajse do bëhej nesër ndryshimi nga leku në Euro. A ka ndonjë arsye tjetër? E kam të vështirë të besoj se vetëm nga një llaf i Berishës ndodhi tërë kjo luhatje.

Tregjet valutore jane shume volatil, dhe megjithese i jane futur matematicien e statisticien, shkencetare nga me te medhenj qe ka bota, askush nuk ka ndonje formule te sakte per normat e shkembimit, te pakten ne periudhen aftashkurter. Kshuqe mos prisni ndonje arsye racionale edhe kete here. 

nuk ishte nje llaf i vetem. ishin shume llafe. Dhe ekonomistet dhe staticienet kane treguar qe tregjet e valutes, ne periudhen afat-shkurter, levizin pothuajse plotesisht ne baze te lajmeve te dites dhe jo sipas treguesve te tjere makroekonomike.

E para eshte qe leku ka pak kohe qe ka filluar te zhvleresohet dhe qofte Banka, qofte qeveria eshte treguar indiferente ne menyre trashanike.

Dy, tregjet prisnin qe pas zgjedhjeve, te krijohej stabilitet ekonomik dhe stabilitet financiar. Asnjera as tjetra... vazhdon retorika e zgjedhjeve akoma, qofte ne politike, qofte ne ekonomi (rritje shpenzimesh, marrje borxh, perdorim Euro'je)

tre, Bode ne fillim te javes deklaroi qe te ardhurat jane ulur dhe deficiti po rritet. Si parim nuk eshte deklarate e keqe, se do shtrengoje kokat e tjera ne qeveri qe te fillojne te mendojne per stabilitetin makroekonomik, po ne dy ditet ne vazhdim askush nuk reagoi.

kater, "ekspertet" dhe gazetat kane muaj qe hapin panik dhe keshillojne largim nga leku. sa me shume njerez t'i degjojne, aq me keq behet gjendja. Ketu nuk jane fajtor njerezit, as "ekspertat", por Banka qe i ka injoruar plotesisht keto shqetesime.

 BeSH bleu dhe blen leke dhe shet euro nderkohe qe kercenoi bankat qe luajne me valuten te pezullojne de facto operacionet. Kjo solli nje stabilitet te perkohshem dhe qe dje kur shkembimet arriten kulmin parashikova nje retracement shume te shpejte, keshtu qe keshillova te shitet euro ne 138 per te kapur 136 e me poshte. Leku shpejt ka per te kapur 133-134 si pasoje e nderhyrjes, mos harroni qe dy ankande te medhenj te bonove jane shume afer, te marten dhe BeSH nuk mund ta lere situaten te destabilizohet. Leku do te humbe kuotat pas te enjtes javen e ardhshme, dhe qe nga e enjtja e ardhshme keshillohet shitja.

Thank you BeSH for easy profit you grant to us!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 

 

 

 

 

 

Ajo qe me pelqeu sidoqofte eshte reagimi i menjehershem i BeSH dhe MinFin, qe po llomotitnin per gjoja free float apo managed free float (haha i like this term which says basically nothing) qe kemi me lekun. Kjo eshte nje all-crap talk. Perderisa kemi shume restriksione qarkullimi kapitali (transferta jo me shume se 3.000.000 leke per person ne vit, jo blerje aksionesh te huaja, jo blerje metale te cmuara apo basemetals etj etj) ne smund te flasim asfare per kuotim real te lekut.

 

Me pak fjale Shqiperia ka te njetin problem madhor si edhe perendimi. Ata qe e quajne veten eksperta,ekonomista me diploma dhe PHD dine asgje!

Askush nuk e parashikoi,parandaloi apo vuri alarmin per kete situate qe po perjetojme sot. Me e keqja eshte se askush nuk di te thote se c'mund te ndodhe vitin tjeter..

Shqiperia ka edhe dicka ekstra qe e ben situaten me alarmante. Nje kryeminister idiot dhe don kishot ne veprimet e tija qe nuk e ka idene si funksionon ekonomia. Rreth 1 miliarde euro investime po shkojne per lesh te rruga e kombit  (firmat e huaja jane paguar me euro), nje renie drastike e prurjes se valutes kete vere nga turistet, dificit tregtar i renduar si edhe nje ringjallje e informalitetit ne mase. Taksat nuk mblidhen si duhet pasi asnje zyrtar nuk e merr seriozisht kete qeveri ( vidh sa te mundesh, se neser nuk je me).

Me keq akoma del si idiot edhe thot do ta heqim lekun.. Me gjithe nderhyrjen e Fullanit dhe Bodes efekti do jete i shkurter sepse nuk kane euro per vete ne banka jo me diktojne tregun. Tashme shume firma e kane mbledh mendjen.. Vetem euro perdorin! Nuk eshte cudi qe kete vit te ri ti bleni portikallet dhe kaposhin me euro!!!!

 

Don Kishoti i bankave!

Me nje ekonomi e mbetur ne vendqendro, si eshte e mundur te ndodhe kjo luhatje e valutave?

Nuk eshte sipas teje nje spekulim i bankave, ku qeveria eshte e pafuqishme.

Si e spiegon qe ministri Bode deklaron te kunderten e k/m, nuk ka frike se satrapi Berisha e pezullon nga minister?

Kush ka te drejte, Berisha qe thote perqendrohuni tek euro, apo Fullani qe thote leku eshte valute e forte (ne nje kohe qe humb pike ne treg)?

Cili eshte "ortak" me bankat Berisha, apo Fullani?

Leku e ka mor rrugen e mutit. BSH nuk mundet dot me teper se 1 muaj te ndali zhvleresimin e tij plotesisht te justifikuar. Rritja e tejskajshme e Lekut ne qarkullim, e ardhur kjo si rjedhoje e nje politike kriminale nga BSH dhe nenshtrimi i saj i plote ndaj kesaj qeverie antipopullore, do te coje ne zhvleresimin e shpejt te tij ndaj Euros dhe pastaj ndaj te gjithe monedhave te tjera te forta, duke kontribuar ne menyre te sukseshme ne rritjen e cmimeve te konsumit. Sigurisht, fillimisht Sula do te beje pergjegjes PS me mosfutjen e saj ne parlament dhe Edi Ramen, por me vone, kur punet te jene shternguar atje ku nuk mban me, do te akuzoje titullaret e BSH per shkelje te ligjit dhe kushtetutes, njesoj sic beri me PS ne 97-ten qe i akuzoi per hapjen e depove dhe armatosjen e bandave. Ndonese ne permasa me pak te renda se 97-ta, tremujori i dyte i 2010do na sjell prap trazira dhe revolta popullore. Sic duket ky njeri nuk mund te ike ndryshe. 

Nuk mendoj qe pergjegjes per kete krize te lekut jane deklaratat e Berishes--natyrisht ky eshte varianti qe i pelqen opozites por kjo nuk perkon me realitetin.

Sic e parashikova sakte per ate qe lexojne te gjitha postimet e mia kur leku arriti 138 me euron keshillova shitjen sepse euro do te binte duke bere retracement ne 136 dhe pastaj ne 133-134.

Kete nivel 133-134 leku do ta ruaje deri te enjten e javes se ardhshme kur do te filloje serisht renia e tij. Une mendoj se Euro eshte nje BUY nqs cmimi eshte 133-134 leke.

Problemi i BeSH nuk gjykoj se duhet te jete parandalimi i renies por qe kjo renie te jete e balancuar perderisa BeSH ka vendosur qe te ndjeke nje ultraloose monetary policy. Mjafton te shohesh ankandin e javes se ardhshme tremujor ku Besh po blen me gati 100 milione euro money out of thing air bonot e qeverise. QE in extremis.

 

Berberi jam plotesisht dakort me ty ne lidhje me rritjen ne qarkullim te monedhes kombetare jashte cdo kriteri, kundraligjore dhe jotransparente. Por ne nje ekonomi me money velocity kaq te ulet sa jona, do te duhen ca kohe qe kjo te perkthehet ne inflacion dhe zhvleresim te monedhes

 

gentblack, ti parashikove ketu e kohe me pare qe lekun do humbi vleren fare dhe deri tani nuk di te te kete dale ndonje parashikim. E para, po the cdo dite qe do ndodh nje e keqe, do ndodh nje e keqe, mund dhe te ndodhi ndonje dite, po nuk do te thote se ti e parashikove. E dyta, nese leku humbet besimin dhe njerezit do vrapojne larg lekut e drejt Euros do ndodhi aq shpejt sa as ti as ndonje tjeter nuk do keni kohe te beni asnje shkembim valutor, prandaj me mire uro te mos ndodhe. Nese levizjet ndodhin ne ate menyre si i parashikon ti, nuk quhen kriza, por levizje monedhash. Edhe nese aty ka mundesira arbitrazhi dhe ti fiton leke, ti hash me shendet kur thote populli se nuk ka asnje lidhje me krizen e monedhes dhe me gjendjen makroekonomike.

te kthehemi tek pika e berberit:

Pervec nje deklarate (dhe ndoshta bisedime me bankat), cfare beri BSH qe ra Euro per nje dite? Ti berber thua qe "BSH nuk mundet dot me teper se 1 muaj te ndali zhvleresimin", fjali qe nenkupton qe BSH po nderhyn, pash duke shitur Euro. Nuk degjova ndonje gje te tille gjate gjithe javes se fundit keshtu qe "parashikimi" yt nuk qendron.

Nuk eshte se levizjen e krijoi nje fjali e Sales, por nje sere lajmesh jopozitive per stabilitetin ekonomik dhe nje qendrim i pavemendshem i politikaneve ne fuqi ndaj gjendjes se ekonomise. Ndersa borxhi ka qene ne rritje, nuk do te thote se vetem borxhi ka krijuar panik. Besimi se mos ndoshta me ne fund "qeveria populiste" shqiptare do mendoje per permbajtjen e deficitit, inflacionit, etj, do e ktheje besimi tek leku dhe do beje te mundur moszhvleresimin e tij.

Gre nuk i lexon te gjitha postimet e mia, keshtu qe mund te kene shpetuar ca. Si cdo trader, duhet te dish te shesesh shtrenjte dhe te blesh lire. Shkembimet valutore behen brenda sekondes edhe ne Shqiperi tani sa per info smiley Kur leku ka qene 138 me euron, une kam sugjeruar te shitet euro ME breaks 136, 133 dhe te blihet leku deri ne 133-134. Kjo nuk ndryshon fundamental view per zhvleresimin e lekut. Strategjia ndryshon me taktiken.

Sa per shumen e sakte qe ka shitur BeSH, eshte dikund afer 40-50 milione euro. Por me kryesorja eshte se ajo paralajmeroi operatoret te mos nderhyjne qe ne fakt dmth mos blini euro dhe kjo frenoi artificialisht kerkesen.

 

 

 

Gent, a mund të japësh më shumë informacion se si bëhen shkembimet valutore në mënyrë elektronike në Shqipëri? Sikur s'kam dëgjuar për ndonjë treg të tillë. Mos bëhen nëpërmjet ndonjë sistemi të huaj që merret edhe me Lekun?

Ja edhe mesazhi im per reference ne nje rubrike tjeter

GentBlack - 25 Sht 2009 - 10:29am

O trima luftetare, BeSH po nderhyn ne tregun valutor duke shitur euro dhe kjo do ta coje euron ne piken 136 me lekun. Merrni nje exit position dhe pastaj futuni prape ne loje.

Ne ankandin e ardhshem 29/09  1403 Besh do te zgjeroje aksionin e QE me

12,100,000,000 ALL   WOWWWWWWWWWWWWWW

 

Si mund te presesh te forcohet leku long-term? Kjo eshte per bonot tremujore pra qeveria ska leke te paguaje rrogat dhe pensionet deri ne fund te vitit he?

Mesazhin me lart e kam postuar kur euro arriti ne fakt 139-140 leke sa e parashikova, dhe keshtu duhej marre exit position deri ne 136 leke te pakten dhe pastaj trendi ne ulje deri ne 133-134.

Tani per tani BeSH arriti vetem te beje te ditur se NUK DO TE LEJOJE NJE UNORDERLY DEVALUTATION OF LEK. Dhe per kete ka te drejte, se kjo do te ishte katastrofike. Se cullo per gje tjeter ne fakt nuk ka...me ate QE qe ben.

 

gent, ate e ke thene dje, nderkohe qe ti ke dy muaj qe "parashikon" krize.

kjo eshte teme e ndjeshme prandaj duhet te jemi shume te sakte per cfare po flasim. Nje eshte efekti ne gjithe ekonomine, dhe dy eshte incentiva jote si trader. Disa komente te tuat, disa eksperte dhe disa gazeta i bejne lemsh keto te dyja dhe pastaj perhapet panik.

ta kam thene dhe here tjeter, te thuash qe Euro do zhvleresohet pastaj do vleresohet perseri dhe une si trader do fitoj para eshte nje gje shume normale qe ti perfiton nga nje dritare e vogel arbitrazhi dhe behesh me i pasur.

Por kjo eshte shume e ndryshme nga te thenit qe leku nuk mund te sherbeje me si monedhe prandaj larg Lekut dhe drejt Euros sepse brenda nje kohe te shkurter leku nuk do te kete me asnje vlere. Kete nuk mund ta parashikosh dot as ti si trader dhe nese ndodh koha do te jete aq e shkurter sa nuk e merr do me mend.

Nderkohe, ato qe ke thene qe heret ti, berberi dhe peterpan per BSh, nuk e justifikojne nje krize te lekut. Prandaj i dashur mundohu te ndash njeren nga tjetra dhe ji me i qarte per cfare po flet.

Levizje te Lekut do te kete, por nese do te kemi apo jo krize financiare varet shume nga qendrimi qe do te mbaje qeveria (dhe BSH) ndaj treguesve makroekonomike. Nese nuk i kushton vemendje dhe vazhdon me populizma atehere keq e kemi, por ka akoma kohe te ringjalli besimin ne tregjet valutore.

At'here i bie te bejme nje marreveshje mbi termat.

Krize financiare eshte kur falimentojne bankat--une nuk e kam thene nje gje te tille perkundrazi. Ne kemi nje krize ekonomike jo financiare. Por ama kjo krize ekonomike rrezikon te shkaktoje krize financiare qe do ta agravoje edhe me keq krizen ekonomike.

Natyrisht qe trendi afatgjate eshte qe Euro te jete 150 Leke me Lekun. Ne mund te vendosim cfare emri te duam por qe monedha kombetare nga 120 te shkoje ne 150 dmth nje zhvleresimi 25% nderkohe qe pretendojme qe ekonomia jone po rritet dhe ajo e EU eshte ne krize...si ti pajtojme keto?

 

..dhe ne perspektive leku eshte "doomed" nqs BeSH vazhdon QE me keto ritme dhe nuk riparojme deficitin tregtar.

Ne fakt shume rralle krizat ekonomike shkaktojne financiare, gjithmone eshte e kunderta. Dhe une edhe sot ndonje shenje te krize te madhe ekonomike ne Shqiperi nuk shoh ende.

Ndersa se sa mund te jetoje ose jo leku edhe ne prezencen e Euros eshte nje pyetje qe ekonomistet i kane dhene pergjigje qe ne vitet 60, dhe pergjigja eshte po, nese nje qeveri do ta mbaje monedhen e saj.

Deficitin tregtar nuk e ka ne dore BSH, e ka deri diku ne dore qeveria me politikat e saj per te promovuar rritjen e prodhimit te brendshem.

Gre, me vjen shume keq, por tashme as qeveria dhe as BSH nuk kane cfare ti bejne permiresimeve te tregueseve mako-ekonomik. Ata (pra qiviria/birisha dhe BSH) duhet te kishin punuar per te ruajtur stabilitetin qe ne fillim te ketij viti, por bene te kunderten. E pra me ekonomine nuk mund te luhet se ajo ka ligjesite e saj. Nese paraja ne qarkullim (pra leku) eshte rritur me 40% ti cfare kujton se do te beje ky presion? Do te nxise prodhimin? Po pse ku jemi ketu ne Amerike?Ne jemi ne Shqiperi ku prodhimi i te mirave materiale eshte shfaqe e huaj. Prandaj te gjitha keto teprica lekesh te cilat do te shtohen akoma me shume, pasi kurva plake (BSH)vazhdon te pjelle leke megjithese ka kohe qe nuk shkerdhehet, do synojne te kthehen ne Euro. Ja kjo eshte e gjitha, e thjeshte, e paster, por vdekjeprurese per ekonomine shqiptare.

berber,

nuk po flasim per rritje por zhvleresim te lekut..

nuk po flasim per rritje te prodhimit por per disipline fiskale.

Veprimet e bankes kane nje efekt tek leku qe megjithe ndryshimin e kursit nuk perbejne problem per tregjet per sa kohe qe rregullon interesat. Problemi eshte se ky efekt mung te magnifikohet nese qeveria perceptohet sikur do vazhdoje te harxhoje dhe te rrisi borxhin. Ky efekt mund te jete aq i keq sa mund ta zhvleresoje shume fare lekun brenda pak oresh ne rastin me te keq.

Gre, per cfare disipline financiare e ke fjalen? Qe te shtrishe kembet sa ke jorganin? Pra te shpenzosh aq sa grumbullon te ardhura? Dhe si e ka zbatuar qeveria kete disipline? Ta them une, duke shtypur dhe emetuar leke pa e care bythen fare se cfare pasojash do te kete, dhe duke shkelur ligjet me te dyja kembet; edhe me bythe po deshe ti. Nuk eshte se qeveria perceptohet sikur do te rrise shpenzimet mbi te ardhurat, pra te risi borxhin, ajo vazhdon ta beje haptazi kete gje dhe njerzit (nje pakice) sapo e kane kuptuar. Mbas 2 ditesh, BSH ka deklaruar se do te bleje (pra do ti jape qeverise borxh me para te krijuara nga hici) 11 miliard leke bono thesari ose ne vlere USD rreth 120 milion.

E pra Sula ne fakt kesaj radhe i erdhi ne ndihme popullit (atyre qe kane leke) duke i thene indirekt qe cbeni o derezinj, kthehini leket ne EURO sa nuk eshte vone. E pra ketij i them une udheheqes, apo burre shteti, qe mendon per popullin. Une per vehte kam kohe qe i kam zbatuar porosite e tija dhe do te vazhdoje te kembeje cdo qindarke qe arketoj ne EURO derisa te shkoje kursi 1 Euro=150.

panik dhe cfare paniku,

berber, mblidhi mendimet ndonje dite. Qeveria mund te tregoje disipline fiskale duke planifikuar ulje shpenzimesh ne te ardhmen megjithe gjendjen e tanishme

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).