Tirana do të pranojë 345 studentë nga Presheva

Prefekti i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka deklaruar se 345 maturantë do të mund të vijojnë studimet në universitetet e Republikës së Shqipërisë me rastin e publikimit zyrtarë të kuotave për regjistrimin e studentëve nga komunat Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Sipas tij, janë plotësuar të gjitha kërkesat që janë drejtuar në bazë të listës nga administratat e komunave nga Presheva dhe Bujanoci drejtuar Ministrisë së Arsimit. >smiley>

Gjithashtu janë dhënë edhe kuota shtesë prej 165 studentëve nga kërkesat e viteve të mëparshme. Këtë vit akademik studentët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit janë më të privilegjuar edhe në drejtimet e mjekësisë në Universitetin e Shqipërisë.>smiley>

13 studentë do të mund të regjistrohen në mjekësi të përgjithshme, 10 në stomatologji, 6 në farmaci, 6 në infermieri dhe drejtime të tjera. Zotëri Mustafa ka deklaruar se kjo është mundësi mjaft e mirë për të gjithë studentët që kanë mbetur pa u regjistruar në ndonjë fakultet adekuat. Duhet theksuar se së shpejti priten të caktohen edhe kuotat për vendet tjera të lira për studime në universitete tjera të Kosovës dhe atij të Tetovës.

24 Komente

Zotëri Mustafa ka deklaruar se kjo është mundësi mjaft e mirë për të gjithë studentët që kanë mbetur pa u regjistruar në ndonjë fakultet adekuat.

Pra kush nga maturantet qe nuk kane mundur te regjistrohen ne fakultetet e deshiruara prej tyre te Serbise apo me gjere, mund te shkarkohen ne fakultetet e Shqiperise. Ne si me qene kosh plehrash. Ne fakt jemi.

Ca thu mer? Se di ti qe shqiptaret e Lugines se Presheves jane nen reprezalje te vazhdushme nga regjimi serb, kane nje batalion serb qe u rrin perqark qytetit gjate gjithe vitit, te rinjt qe mbarojne gjimnazin nuk lejohen te vazhdojne asnje universitet serb, te drejtat e njeriut shkelen? E te gjitha kto kane nje qellim te qarte: spastrimin 'paqesor' te atij rajoni nga faktori shqiptar.

Studentet e Presheves me pare kane pas vazhduar studimet ne U. e Prishtines dhe ne Tetova, tani do te vazhdojne edhe ne Tirane. Me sakte ka shum vite qe vazhdojne ketu (me kuotat per "Trojet Etnike&quotsmiley por kete vit qekan shtuar edhe 160 studente me shume. Me te zotet do te vazhdojne, ata qe s'ia dalin krasiten vete nga sistemi. I them "Bravo" ministrise se Arsimit, shteti shqiptar duhet te perkrahe e te ndihmoje shqiptaret ne trojet jasht Shqiperise, sidomos kur keto te fundit jane nen dhune.

Ore verior a  kupton ti qe shkollat e larta ne Shqiperi jane kthyer ne nje han pa porta, ku edhe po tekesh mbaruar klasen e 8-te pranohesh per te hyre ne to? Pra une e kisha fjalen qe si te mbarosh shkollen e larte ne Shqiperi, si te mos e besh, eshte njesoj nga pikpamja e shkollimit. Pra ata maturante te persekutuar nen regjimin Serb sa genjejne vehten nese vijne ketu per tu shkolluar me shume. A me kuptoveeeeeeeeeeeeeee!

Ti per shembull, pse e ke maru shkollen e nalt (besoj se ke) kur "si te mbarosh shkollen e larte ne Shqiperi, si te mos e besh, eshte njesoj nga pikpamja e shkollimit"? Pse se le fare mor vlla?

p.s. Shif masanej edhe iher ca ke shkrujt me lart, te postimi i pare, afersisht: "po pse vijne kta ne Shqiperi, pse nuk shkojne te univ. serbe po vijne knej ka ne, sikur ne me qene kosh plenash". Kto jon verrci terrci.

E kam per detyre morale te paralajmeroj per ato gjera qe une i mendoj si te kota apo jo te pershtateshme. E pra eshte thjesht perceptimi im qe shkollat e larta ne Shqiperi kohet e fundit jane shtuar si kerpurdhat mbas shiut. Dhe kjo gje sigurisht qe behet ne kurriz te cilesise.

Une femijeve te mi, nese nuk do te kem mundesine financiare ti shkolloj jashte, apo ne ndonje universitet privat qe ka kredibilitet ketu, nuk do ti dergoja kurre ne universitetet publike aktuale. Me mire pa shkolle te larte sesa me dipllome i paditur.

Me sa duket "detyre morale" qenka pseudonimi i ri i "percmimit per bashkatdhetaret". Meson njeriu nga nje gje te re perdite.

po pse mos vijne, tani ju ka bo Sala, baba i kombit. nje per te gjithe, te gjithe per nje smiley  Apo skane dhe rrugen tashti, zene se jane studente nga Poradeci smiley

Gjithesesi, studente nga kosova e maqedonia kane studiuar rendom neper universitetet tona dhe nuk eshte bere qameti. Kta nga Presheva madje ishin i cike si me te ftillum se ata nga Kosova dhe cuna te bukur smiley

Nuk di sa peshon numri 345 ne totalin e studenteve qe planifikohet te pranohen.  Universitetet tona ne fakt, vuajne nga te gjitha llojet e burimeve, si materiale dhe njerezore. Skemi mjaftueshem njerez me grada te pershtatshme shkencore per te dhene mesim dhe per te mbajtur hapur katedra te caktuara apo largqofte dhe departamente. Por se besoj se problemi qendron tek 300 studente kosovare me teper. E mbi te gjitha Kosova ka nje hendek te madh shkollimi qe duhet ta mbushe sa me pare.

S'prishet dasma per 2 pare spec moo smiley

 

Te shkojne ne Serbi se aty e kane vendin. Ne Shqiperi boll shqiptare ka dhe e kane bere corap vendin, dhe ca te tjere duhen.

Iljaz,

Ty ndoshta te duket habi por keta shqiptaret per te cilet behet fjale, keta preshevasit, jane te humbur per ne (madje potencialisht te demshem) ne rast se nuk i afrojme.

Ne keto zona, feja disi e "vrazhde" (nenkupto : ndikime arabike) ka hyre njeçike si mire. Dhe ne rast se ata nuk afrohen nga shkollat laike shqiptare, kam frike se do te dorezohen bukur lehte ne ca "duar" te mira. E kjo te sjell dem mua, ty, dhe ca te tjereve andej-kendej.

Nuk eshte leçitja ajo qe duhet, por afrimi per t'u permiresuar e shkolluar si nje njeri normal.

Nejse, kot flas, as e kam idene ç'behet ne arsim, prej shume e shume vitesh.

me erdhi shume keq kur lexova komentin. si ore e paskan vendin ne serbi? jane te mirepritur dhe kane cdo te drejte te konkurojne e te studjojne ne universitetet tona, ashtu si edhe studentet tane ne itali, apo suedezet ne Danimarke e danezet ne Gjermani.

Do ti sjellin ne Shqiperi per te humbur 4 apo 5 vite per te bere nja fakultet qe nuk do njihet as ne presheve.............

Diplomat e Shqiperise njihen ne Serbi, ndersa te Kosoves jo. Keshtu e di te pakten.

 gjithsesi elida, 

me keme te mbare, krahe te lehta e mendje te mprehte..

U bofshin te gjith Skenderbegsa!

 

Pyes postuesin rruga02 se per cilen arsye na sjell postime te tilla ?

Do te dish a jemi vete diskriminues ? po patjeter qe po!

Do te dish ne jemi krahinor ? po patjeter qe po!

Do te dish nese ti vete je si ai uji qe nuk leviz ?Of course you are!!

Do te dish ne me prekin me keto lloj postimesh ? ncncncn  smiley do te vijoj te buzeqesh me mikrovizionin tuaj, kjo po qe nuk diskutohet!!

Nji komb kaq i vogel qe akoma nuk di te respektojhe veten ne kohen ku kombesia po  jep shpirt gjithandej kam frike se nuk do ta respektoje ate kurre tashme!

 

Sa shume mllef dhe mosperfillje per bashke-patriotet! Ne fakt kjo dihet (fatkeqsisht) po thjesht s'e prisja te shprehur hapur.

Habitemi pastaj ne pse jemi kombi me i percare ne Ballkan. No shit!

Po flas nga pervoja, mbase edhe vet e di, sepse jam student ne nje univezitet Maqedonas dhe i kam perjetuar ne lekuren time diskriminet qe behen ndaj shqiptareve ne kete univerzitet. Nga student shqiptar ne ish-jugosllavi qe kane studiuar ne univerzitet e shqiperis, jane te ralle studentet qe kane mbaruar, jo per shkak te aftesive te tyre , por per aryse te diskriminit te vazhdueshem qe eshte be ndaj tyre. Veshtire eshte te studiosh ne univerzitet ku populli yt cilesohet si populle kriminogjen (lexo lindemi me defekte gjenetike). Per ata qe mendojn se shqiptaret nuk kan b*** mu regjistru ne univerzitet e Serbis per shkak te aftesive te tyre, le te provojn vete le te regjistrohen aty dhe ta ndjen ne lekuren e tyre diskrimin e vazhdueshem edhe nga profesore por edhe ne shoqeria ne pergjidhesi.Ka shume shqitpare nga Lugina e  Presheves qe kane mbaruar studimet ne univerzitet shume me te forta dhe me te mira se ne Serbi . Imagjino si do te jetonte nje student shqiptar ne beograd, por nga komentet qe i shoh ketu "nuk me rezulton qe ka ndonje dallim mes Tiranes dhe Beogradit".  Po e shpreh edhe njeher mendimin tim, se ne shqiptaret kemi deshire me qene eskpert per cdo gje dhe falsim per cdo gje. Ju lutem shume pa mos patur njohuri solide per situaten ne nje vend te mos flasim allashqiptarce.  Ky hap i shteti Shqiptar eshte per tu pershendetur, eshte nje hap qe Kosova e ka bere prej moti, me miliona problem qe i ka pas ne te kaluaren.  Duke i lexuar komentet ne kete postim edhe nje here po vjen ne pah ajo fjali e "bukur"- nuk ka armiqe me te medhaj per shqiptaret se vet ata.

nuk ka armiqe me te medhaj per shqiptaret se vet ata.

 

Wauuhh kjo qenka shprehja e shekullit

Dmth ti e solle kete postim per te pare reagimet qe ti i njihje, mos valle ne kete menyre ndihesh me mire, kam parasysh vet viktimizimin pertej asaj qe te viktimizon realja, mos ka te beje me ndonjelloj mazochizmi se nuk po te marr vesh une ?

Kesaj i thone te çosh kohen dem!!

 Alidea e kuptoj shqetsimin  tende, por shpresoja se mos valle gjerat kane ndryshuar pak. Une e perceptova si nje lajm shume te mire per shqiptaret prandaj e solla ketu. 

 Nga student shqiptar ne ish-jugosllavi qe kane studiuar ne univerzitet e Serbise, jane te ralle........... Gabim eshte te ky resht duhet te jete Serbise, por nuk po mundem me editu, nuk e di pse.  Te komenti i me pare qe kam postu ne kete tem. 

Tani qe po hapet dhe UNI i Peshkopise mbas atij te Kukesit qe u hap vjet, drita e diturise do shkoj jo me ne Presheve, por dhe student nga Nishi do vine te studjojne ne Shqiperi!!!

 

 

Duhet me u solidarizu me  popullin e presheves,shif serbet si ngrihen ne protesta kunder shpive te shqiptarve ne mitrovice.Shum mire te vijne studentat shqiptar te presheves ne Tirane jom i sigurte se te gjithe do deshen me studju  neper shkova te famshme  boterore po sikane mundesite sin  edhe shumica jone nuk i ka.Ishalla  ndihen mire ne Tirane edhe marojne studimet, ju ecte mar  edhe bujrum ne tirane

Per kete rast jom krenar per shtetin shqiptar qe i jep mundsi  studimi Preshevareve

 

Nisme per t'u pershendetur, kjo ndermarrje e shtetit SHQIPTAR. 

Ata qe qenkan prekur "thelle" nga kjo nisme, le te shikojne se si veprojne vendet nga te cilat ata e marrin frymezimin e tyre "europiano-perendimor".

Mir-se-te-na-vini , GJAKU YNE !

Kosovaret kane tane solidaritetin qe kane nevoje ,e mbeshtetjen gjithashtu..per cilesine e universiteteve ytona them ,them xhanem me mire te kesh nje diplome Beogradi se nje diplome koti tirane....E pastaj ,edhe ne atp kohra kosovareve nuk para ju pelqente Beogradi...Preferonin me shume deget albanologjike te Prishtines ku mbreteronte hija e Qoses....Ne ato kohra i kishin te gjitha mundesite legale e financiare te shkollloheshin kudo neper Evrope...kur ne si shpirtra te keqinj mesonim gjuhe te huaja fshehurazi e enederronim unversitete evropiane....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).