TIA: Partitë fshehin paratë, duhet ligj i plotë për financimin

Transparency International Albania shpreh shqetësimin se 3 muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vend transparenca financiare e subjekteve zgjedhore përballë elektoratit lë për të dëshiruar. Përfaqësuesi i këtij organizmi, Endri Shabani deklaroi dje për mediat se: “TIA kërkon nga partitë politike që të publikojnë sa më parë regjistrin e financimit të fushatës zgjedhore, bazuar në Nenin 90 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon se çdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik”.

“Informacioni ekziston vetëm për fondet e përftuara nga buxheti i shtetit, por nuk ka asnjë të dhënë për të ardhurat nga donacionet private. Në asnjë nga mjetet e informimit publik partitë politike nuk kanë deklaruar shumën totale të shpenzimeve të tyre gjatë kësaj fushate elektorale”, tha Shabani. TIA Albania propozon hartimin e një ligji të plotë për financimin e partive politike, që të përfshijë jo vetëm çka ndodh në fushatë, por edhe midis dy fushatave, duke synuar respektimin e Nenit 9 të Kushtetutës. TIA i bën thirrje partive politike për t’i dhënë fund heshtjes për financimin.

Shqipëria është e vonuar në hartimin e një legjislacioni të plotë, si hap i parë për t’i dhënë fund informalitetit në funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Ndërsa sot KQZ-ja pritet të marrë vendimin për kthimin e parave të marra për fushatë nga pesë partitë, PSD, PDK, PDS, PAA dhe PAD për shkak se nuk janë parti parlamentare. Këto parti duhet të kthejnë 12.7 milionë lekë për t’u shpërndarë sërish partive parlamentare.

1 Komente

"TIA: Partitë fshehin paratë, duhet ligj i plotë për financimin"

 

 

BBBBBBBBBBBBBAAAAAAAAAAAAAAAHHHHHHHHHHHHHHHH cfare zbulimiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).