Teksti i “Historisë së Shqipërisë”: Opozita organizoi rebelimin komunist më 1997

"Opozita, duke shfrytëzuar edhe tatëpjetën që morën firmat piramidale në vendin tonë, arriti që të organizojë rebelimin komunist të vitit 1997 dhe brenda një kohe të shkurtër, u shpërthyen depot e armëve, u shthur rendi me pasoja dramatike.... - 2001, vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie, ndonëse Shqipëria kishte filluar rrugën drejt NATO-s dhe MSA për në BE. Ekonomia ecte ngadalë. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur... Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë..." - HISTORIA 12, Dr. Beqir Meta, prof. Dr. Muharrem Dezhgiu dhe Xhevair Lleshi

 

Rihapen debatet për hartimin e historisë së Shqipërisë në tekstet shkollore. Një deklaratë e deputetes socialiste, Ledi Shamku Shkreli ka vënë në optikën e opinionit publik tekstin e Historisë së Popullit Shqiptar për klasën e 12, profili natyror, i cili sipas saj është i politizuar dhe si rrjedhojë kërkoi heqjen e tij nga qarkullimi. Ky libër është një nga tekstet alternative, botuar nga shtëpia botuese “Uegen”, me autorë prof. Dr. Beqir Meta, prof. Dr. Muharrem Dezhgiu dhe Xhevair Lleshi. Ky tekst ka mbi të “vulën” nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, e cila përmes një komisioni aprovon tekstet shkollore. Pa i hyrë në “analizë” brendisë së gjithë tekstit, ato faqe të cilat kanë hapur debatin janë pikërisht ato që i përkasin periudhës së pas vitit ’90 dhe që vetë historianët e pranojnë se është një ndër më të vështirat për t’u trajtuar, duke qenë se bëhet fjalë për një periudhë bashkëkohore, protagonistët e të cilëve janë aktivë në jetën politike të vendit. Duke shprehur “pikëpamjet e tyre”, siç thonë vetë autorët, në tekst gjen shprehje dhe terma, të diskutueshëm, të tipit “rebelim komunist”, “grusht shteti”, “flamur reformash”, etj. Kështu në tekstin ku trajtohet “Viti ’97 dhe pasojat e tij” shkruhet: “Opozita, duke shfrytëzuar edhe tatëpjetën që morën firmat piramidale në vendin tonë, arriti që të organizojë rebelimin komunist të vitit 1997 dhe brenda një kohe të shkurtër, u shpërthyen depot e armëve, u shthur rendi me pasoja dramatike”. Autorët shprehen qartë se opozita e atëhershme është shkaktare për përmasat që morën protestat e vitit 1997. Historiani Beqir Meta thotë se ky është një fakt historik, ndërkohë që kolegu i tij, prof. Xhelal Gjeçovi nuk e pranon një gjë të tillë. “’97-a nuk ka qenë “rebelim komunist”, por një konfrontim shumëplanësh, fatkeqësisht me armë, që ka pasur shkaqe, të cilat duhen shpjeguar me qetësi”, - thotë Gjeçovi. Mjafton kaq për të thënë se cilësimet e përdorura në tekstin në fjalë janë të diskutueshme. Më tej, autorët trajtojnë të tjera ngjarje në vijim, të cilat duken si të shkruara më së shumti me pasion se sa mbi kritere shkencore. Ndërsa trajtohen ngjarjet e vitit 1998 shkruhet: “Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit. Kështu, një vit më vonë, në 12 shtator 1998, u vra deputeti demokrat Azem Hajdari, vrasje e cila çoi në ngjarjet e shtatorit 1998, që mori pamjen e një grushti shteti...”. Ngjarjet ndjekin njëra-tjetrën, deri në “epokën e re” të hapur nga Sali Berisha “me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar...”. Teksti “Historia 12” me autorë Meta-Dezhgiu-Lleshi është vetëm një nga variantet, që i ofrohet nxënësve të gjimnazeve dhe duke qenë se tekstet janë me zgjedhje, të rinjtë e së njëjtës moshë do ta mësojnë në variante të ndryshme historinë e vendit tonë.

 

PS: Studiuesit e Berishës po vjedhin historinë

Falje publikë dhe tërheqje të menjëhershme të botimit nga qarkullimi. Partia Socialiste denoncoi dje botimin e teksteve ku në mënyrë flagrante po politizohet historia e Shqipërisë, në shkelje të hapur me ligjin, ndërsa kërkon që autorët të kërkojnë falje publike. Deputetja Ledi Shamku Shkreli akuzoi qeverinë se në shkelje flagrante me ligjin po ndikon në edukimin politik të brezit të ri. Sipas saj, PS kërkon tërheqjen nga shkollat të librit të historisë 12, dhe falje publike të autorëve që kanë hartuar këtë tekst. “Sali Berisha do të vendosë sërish diktaturën në Shqipëri. Libri i Historisë së gjimnazit këtë vit dëfton sesi studiuesit karagjozë të këtij diktatori po u vjedhin shqiptarëve historinë, duke i sajuar faktet e tranzicionit ashtu siç i do oreksi i sulltanit më të ri të Shqipërisë”, u shpreh Shamku. Shamku në deklaratën e saj përmend edhe arsyen se pse PS nuk po hyn në Kuvend. “Nuk mund të hyjë sepse shoqëria shqiptare duhet mbrojtur nga thonjtë e këtij diktatori në instalim, që pasi u vodhi shqiptarëve votat, tash po orvatet t’u vjedhë edhe historinë” – përfundon Shamku.

pjese nga libri

Në zgjedhjet e majit 1996 Partia Demokratike arriti të fitonte shumicën parlamentare. Këto zgjedhje u kontestuan nga Partia Socialiste, e cila urdhëroi bojkotimin e tyre duke tërhequr komisionerët ditën e votimit. Në këtë mënyrë procesi zgjedhor u dëmtua seriozisht, duke pasur shkelje nga të dyja palët, pozita dhe opozita.

Opozita, duke shfrytëzuar edhe tatëpjetën që morën firmat piramidale në vendin tonë, arriti që të organizojë rebelimin komunist të vitit 1997 dhe brenda një kohe të shkurtër, u shpërthyen depot e armëve, u shthur rendi me pasoja dramatike. Vetëm një pjesë e vogël e vendit mbeti nën ndikimin e qeverisë.

Në fillim të marsit 1997 u bë një marrëveshje midis partive politike, e cila çoi në formimin e qeverisë së stabilitetit, nën drejtimin e socialistit Bashkim Fino. Ndërkohë u caktua edhe dita e zgjedhjeve që u fituan nga partia Socialiste. Në fillim të muajit korrik 1997 dha dorëheqjen e detyruar edhe presidenti i vendit Sali Berisha.

Vendit iu desh kohë të rifitonte veten nga ngjarjet dramatike të vitit 1997. Kaosi, anarkia, vrasjet e shumta (sidomos në qytetin e Vlorës e të Beratit), vendimi i bandave të armatosura, veprimtaria e të ashtuquajturave "Komitete të shpëtimit kombëtar", mungesa për një kohë të gjatë e policisë dhe forcave të tjera të rendit e të qetësisë, krijuan probleme të shumta, nga të cilat vendi do ta merrte veten shumë vonë. Qeveria socialiste, që erdhi në pushtet nën drejtimin e Fatos Nanos, nuk arriti dot të vendoste rregullin e qetësinë, ndonëse në vendin tonë ishte vendosur një forcë ndërkombëtare nën drejtimin e Italisë dhe të NATO-s.

Viti 1997 do të mbyllej për pjesën më të madhe të vendit në kaos. Në zgjedhjet e 26 qershorit 1997 ishte organizuar edhe referendumi për formën e qeverisjes: Republikë Parlamentare, apo Mbretëri Kushtetuese. Pati shumë kontestime për rezultatin e këtij referendumi, i cili u cilësua si i manipuluar, por në autoritetet zgjedhore nuk kishte fituar Republika Parlamentare.

Presidenti i vendit u zgjodh Rexhep Meidani, socialist. Shqipëria po ecte me hapa të ngadalta ekonomike dhe politike. Opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997. Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit. Kështu, një vit më vonë, më 12 shtator 1998, u vra deputeti demokrat Azem Hajdari, vrasje e cila çoi në ngjarjet e shtatorit 1998, që mori pamjen e një grushti shteti...”.

Në këtë ditë u pushtuan me forcë institucionet qendrore të vendit, radiotelevizioni publik dhe kryeministri i vendit u largua nga Shqipëria. Me tërheqjen e forcave që mbështesnin opozitën, qeverisjen e vendit e mori Ilir Meta, një nga drejtuesit e PS.

Në zgjedhjet e vitit 2001, përsëri në pushtet erdhën socialistët, nën drejtimin e Fatos Nanos, i cili u bë sërish kryeministër. Por vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie, ndonëse Shqipëria kishte filluar rrugën drejt NATO-s dhe MSA (Marrëveshja e Asocim-Stabilizimit) për në BE. Ekonomia ecte ngadalë. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur. Kreditimi i ekonomisë nuk i përshtatej ende nevojave të zhvillimit.

Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë.

Beqir Meta ngul këmbë: Kam sjellë fakte, jo komente

Alma Mile

Një nga autorët e tekstit shkollor “Historia e Popullit shqiptar” për klasën e 12-të, historiani Beqir Meta thotë se libri është mbështetur mbi fakte historike. Ai nuk pranon se në të ka komente, por se kjo vepër është ndërtuar mbi “pikëpamjet e grupit të punës”, ngritur mbi fakte të mbledhura nga media, raportet etj. Ai shprehet tërësisht i vetëdijshëm për disa terma, apo shprehje të përdorura gjatë trajtimit të periudhave historike 1990-1997-2005. Sipas tij, ato janë shprehje e fakteve të pranuara nga të gjithë, si kur bëhet fjalë për “flamur të luftës antikorrupsion”, apo “epokë e re”, që i vishen qeverisjes së drejtuar nga Sali Berisha, apo “rebelim komunist”, kur flitet për protestat e vitit 1997.
Z. Meta ju jeni bashkautor i Historisë së Popullit Shqiptar për klasën 12, mbi të cilën janë shprehur rezerva për “ngjyrimet politike”, ç’mund të na thoni?
Është një vepër e balancuar. Për çdo qeveri kemi pasqyruar anët pozitive dhe negative të tyre. Jemi përpjekur të jemi korrektë. Kjo është një periudhë e vështirë, e cila do të ketë patjetër të prekur nga të dyja palët, por ne e kemi parë në këndvështrimin e interesave kombëtarë.
Cila është metodologjia që ndiqet për hartimin e një vepre të tillë?
Jemi bazuar mbi informacion të përgjithshëm të marrë në media, raportet ndërkombëtare, raporte që flasin për nivelin e korrupsionit e të tjera dokumente. Pra, nuk ka komente, por është një renditje suksesive e ngjarjeve. Analizat kërkojnë një kohë më të gjatë. Do të kishim qenë më komodë, ta mbyllnim veprën me vitin ’90, por historia duhej mbyllur deri në fund.
Në libër janë përdorur disa shprehje, të cilat mund të lexohen si ngjyrime politike...
Termat shprehin pikëpamjet e grupit të punës. Nëse marrim si shembull shprehjen “flamurin e luftës antikorrupsion”, dihet se në fushatën elektorale Sali Berisha mori pikërisht këtë flamur, apo moto, e të cilin fitoi zgjedhjet dhe ky është një fakt i pamohueshëm. Gjithashtu, nëse themi “epokë e re”, është pranuar se Shqipëria bëri një hap përpara. Zgjedhjet u pranuan nga ndërkombëtarët dhe u hapën perspektiva të reja për Shqipërinë, e cila më tej hyri në NATO, nënshkroi MSA-në, u kryen reforma. Por ne kemi pranuar gjithashtu edhe të metat e kësaj qeverie, pra kemi dhënë të dyja anët e medaljes.
Ndërsa protestat e ’97-ës i keni konsideruar si “rebelim komunist”...
Është e njohur që protestat e vitit 1997 kanë ngjyrim të majtë. Opozita e atëhershme nuk shërbeu për të shuar revoltat, por i nxiti më tej për të marrë pushtetin. Ne mund edhe ta linim pa ngjyrim, por nuk mund të linim pa trajtuar fenomenin. Opozita e atëhershme shfrytëzoi kolapsin e krijuar nga firmat piramidale e të tjera ngjarje të kohës.

Gjeçovi: ’97-a, jo rebelim komunist

Pa dashur të vërë në dyshim punën e kolegëve të tij, historiani prof. Xhelal Gjeçovi thotë se terma me ngjyrime politike nuk duhen përdorur në historiografi. Duke marrë shembull shprehjen “rebelim komunist” me të cilët autorët e Historisë së Popullit Shqiptar për klasën 12 (profili natyror) etiketon ngjarjet e ’97-ës, Gjeçovi thotë se një term i tillë, përdorej përpara viteve ‘90 për të denigruar kundërshtarin politik.
Historiani prof. Xhelal Gjeçovi, i kontaktuar me telefon mbi debatin e hapur për trajtimin e historisë shqiptare në tekstin shkollor të klasës së 12, deklaroi: “Unë nuk kam parasysh se si është trajtuar kjo çështje në tekstin e dy kolegëve të mi. Gjithashtu, nuk jam në dijeni të vërejtjeve që ka bërë PS mbi të. Sa i përket termit “rebelim komunist”, ky është një term politik, jo shkencor, që është përdorur në të kaluarën, kryesisht para vitit 1990 dhe përdorej zakonisht për të denigruar forcat kundërshtare. Edhe ne i kemi përdorur rëndom në të kaluarën terma të tillë, por sot, kurrsesi dhe në asnjë rast nuk i përdorim ato. Ne si historianë, nuk duhet të provokojmë, por të shpjegojmë gjërat me qetësi, me argumente dhe me një gjuhë sa më të qartë. Madje do të thosha se ’97-a nuk ka qenë “rebelim komunist”, por një konfrontim shumëplanësh, fatkeqësisht me armë, që ka pasur shkaqe, të cilat duhen shpjeguar me qetësi, si mund të quhet “rebelim komunist”, kur në të, madje, në krye të ashtuquajturit “rebelim komunist” kanë qenë disa figura, që sot janë ministra në kabinetin qeveritar që sapo u formua?”

81 Komente

ha ha ha ha ha

 

o ju populli qe po lefni per maqedonine & encik. e tyre, shiko se paskena edhe ca maqedonas edhe ne shqiperi, lehni pak edhe per keta, beni tubime, krijoni grupe fb, protestoni, forca

Ketu te jap te drejte "acidos", koment i zgjuar krahasimi me maqedonasit.

Per mendimin tim problemi i Historise se Shqiperise, i teksteve dhe librave  qe e paraqesin eshte shume i mprehte. Pjesa e mesiperme eshte nje pike ne oqean. Ne ditet e sotme 90% e njerezve bazohen akoma ne historine qe ka shkruajtur xhaxhi Enver. Le te merremi me mire me kete ceshtje sesa me nje paragraf te shkruajtur ne faqet e fundit te nje libri te shkolles se mesme.

Me se fundi kemi libra historie te hajrit, edhe po te ma jepnin mua ta shkruaj, sdo arrija te beja me mire.

Kush eshte kunder eshte komunist (dhe do ta zere gripi i derrit !)

o elton po ti e kuptove shkrimin apo ja fut pordhes kot kur thua "ta hajrit?"

...paragraf te shkruajtur ne faqet e fundit te nje libri te shkolles se mesme....Lase "paragrafi" perfshika jo pak, por plot 7 vite te historise tone, nga viti 1997 deri ne vitin 2005, viti i fitores se PD qe me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë...hihihihi sa e forte kjo!

O Beqiro, po ti qeke i modh mer lale, je i papam! Te mort te keqen ty Fahri Balliu. Shume shpejt ke per tu bo subjekt humori apo estrade. Pale po te kesh ene nje fytyre alla fahrije do jesh akoma me famoz. Hallal lale i ke meritue me djerse e pune shperblimin per te shkrojtur historine. hahahahahahahahahahahahaha kom per ta ble ne une librin tat e kom per ta lexu avash avash ne darke, derisa te me zeje gjumi.   

O Beqo se harova me te thone se shume shpejt libri yt ka me o bo the best seller, biles ka me u perkthy ene ne disa gjuhe te botes. Urime lale urime

ata maqedonasit ne enciklopedine e tyre na quajten njerez mali me bisht ne shqiptaret?

 te jete e vertete kjo thua?

Rebelim Komunist? C'jane keto pallavra. Une kam qene ne greven e urise se studenteve ne Gjirokaster. Grevat e studenteve ne Vlore dhe Gjirokaster ishin katalist i revoltes. Nuk di qe ndonjeri nga ne te kete qene komunist. Dhe kur u takuam me zotin Sali, asnje nga kerkesat nuk ishte me karakter komunist (zgjidhje e krizes ekonomike te piramidave, dhe perseritje zgjedhjesh). Gjendjen e perkeqesoi vet Saliu qe dergoi SHIK-un te na nxirte me dhune nga greva.

Depot u hapen 3-4 dite pas nxjerjes me dhune nga greva, kur 2 helikoptere me SHIK-as, tentuan te zbrisnin ne fushen e aviacjonit, dhe populli i trembur u nis me vrap drejt depos per tu armatosur. Turma nuk ishin as gangstere, as komuniste, as politikane. Ishin njerez te thjeshte pa ndonje axhende politike, thjesht te frikesuar nga cka pane ne Universitet. 30 minuta eshte bere shkembim zjarri mes helikoptereve dhe popullit ne toke. Nje helikopter ka bere ulje te detyruar pasi u plagos piloti. Pasi Shikasit u ngjiten malit me vrap populli i ka ardh ne ndihme pilotit dhe e kane cuar ne spital. Njerezit nuk kishin axhende politike. Njerezit ishin thjesht te frikesuar si nga shteti ashtu dhe nga e paditura se cfare po ndodhte.

megjithate nese reflekton ne disa nga rrethanat dhe detajet e ngjarjes ka disa pika qe te bejne te besosh se 97 ka qene e organizuar per nje qellim me te gjere, luften ne Kosove.

Historia 12: Gabime në tekst dhe harresa kryeministrash.  Reagon Ministria

(Marre nga Shekulli)

http://www.shekulli.com.al/historia12.jpg

TIRANË- Ministria e Arsimit është sqaruar sot lidhur me gafat në tekstin e Historisë. Zv.ministri, Halit Shamata mendon se gjithë faji është i mësuesve dhe specialistëve të tjerë që punojnë për përzgjedhjen e teksteve alternativë. Ai shpjegoi procedurën që ndiqet nga bordi i teksteve, duke shfajësuar MASH-in nga kjo përgjegjësi. Shamata tha se kjo është një lojë politike e opozitës.

Sipas tij, MASH nuk ka të drejtë ligjore të ndërhyjë me të drejtën e autorit, e cila mbrohet me ligj, por brenda kuadrit ligjor MASH ka një procedurë të miratimit të teksteve shkollore.

Më tej ai sqaron fazat që kalohen deri në daljen e tekstit në treg: Komisionet për oponencë dhe vlerësim të teksteve përbëhen nga 200 mësues e pedagogë përzgjedhës, nga më të mirët në vend. Për secilin tekst ka një komision vlerësues përbërë nga 5 vetë, njëri prej tyre pedagog. Për rastin konkret 'Historia 12', Shamata thotë se "komisioni i oponencës është drejtuar nga një autoritet i fushës, njeri prej pedagogëve të shkollave të larta publike". Por zv.ministri nuk e thotë emrin e pedagogut.

Në fazën e dytë teksti vlerësohet nga Komisioni i Miratimit te Teksteve pranë MASH-it, për çmimin sipas një formule të caktuar dhe në fazën e tretë për dokumentacionin ligjor të paraqitur nga shtëpia botuese.

Shamata e quan denoncimin publik të gabimeve shkencore në librin e historisë si një sulm politik. "Nuk di se çfarë ndjesie shkakton fakti që një tekst historie bëhet alibi për mos hyrjen e opozitës në Kuvend. Tonet ultimative për tërheqjen e tekstit në një kontekst më të gjerë aktual e politik, nuk i bëjnë nder askujt", u shpreh zv.ministri Shamata.

Në këtë deklaratë, Shamata, ka harruar të thotë se Ministria e Arsimit, është institucioni përgjegjës për edukimin në vend dhe se shtëpitë botuese bazohen në programin që ky dikaster iu jep për të hartuar tekstet. Ai nuk ka pranuar difektet në këtë libër, ç'ka do të thotë se MASH nuk ka asnjë lloj tendence për ti ndrequr ato.

Reagon autori, Beqir Meta: Teksti është OK

Në reagimin e tij nje prej hartuesve te ketij teksi shkollor, Beqir Meta, pas publikimit ne media te citimeve nga teksti i Historise 12 dhe reagimit te opozites thote se "teksti i Historise se Popullit Shqiptar per klasen e 12-te eshte teresisht i balancuar dhe i mbeshtetur ne fakte".
Ai thote se ne tekst jane parqitur te gjitha arritjet dhe mosarritjet e qeverive gjate periudhes se tranzicionit.

"Kemi folur per qeverisjen e demokrateve 2005-2009 dhe arritjet e tyre qe jane rezultate te dukshme si dhe jane permendur edhe nga nderkombetaret. Por kemi permendur edhe problemet e medha qe dolen ne perplasjet e institucioneve dhe ngjarjen e Gerdecit", - thekson Meta.

*******

Edhe amatorët, apo studentët do të bënin një tekst më të mirë. Jo vetëm që janë të politizuar deri në palcë, por nuk kanë as kujtesën minimale për ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur vetë një ose dy dhjetëvjeçarë më parë. Megjithëse mbajnë titujt shkencorë, i lejojnë vetes të bëjë gabime trashanike.
P.sh. megjithëse janë zhvilluar vetëm mbi 12 vite më parë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 29 qershorit 1997, në tekst thuhen se janë mbajtur në 26 qershor!!!. Kjo është e keqja më e vogël. Teksti që flet për vitet 1997-2005 është jo vetëm i pasaktë, por edhe i manipuluar. Aty mbrohet monarkia e cila u rrëzua me referendum popullor po në zgjedhjet e 29 qershorit 1997.
Rindërtimi i vendit të shkatërruar nga rënia e shtetit të kriminalizuar gjatë qeverisjes së PD-së 1992-1997, shumëzohet me zero. Flitet për një "opozitë demokratike" që është "nën represionin e qeverisë socialiste", duke e bërë viktimë.
Ndonëse dihet historikisht se PD-ja e Berishës pas vitit 1997 punoi çdo minutë për të rrëzuar qeverinë e majtë, aty thuhet se partia në pushtet donte ta çonte sërish vendin në kaos (!).
Pas kësaj, vjen pasaktësia tjetër: Teksti thotë që "pas ikjes së Nanos kryeministër, vjen në pushtet Ilir Meta". Kryeministrin e deri '99-s Pandeli Majkon e kanë fshirë nga lista..
Pasaktësia tjetër ndodh me vitin 2001, kur kryeministër vijoi të ishte Meta dhe jo Nano siç thotë teksti i profesorëve.

Pjesë nga teksti për vitet 1997-2005

"Opozita, duke shfrytezuar edhe tatepjeten qe moren firmat piramidale ne vendin tone, arriti qe te organizoje rebelimin komunist te vitit 1997..."
Viti 1997 do të mbyllej për pjesën më të madhe të vendit në kaos. Opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997. Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit...
Në zgjedhjet e vitit 2001 përsëri në pushtet erdhën socialistët..Vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie..
Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik, çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë.

Beqir Meta, drejtori që kërkoj heqjen e Mozaikut

Dy vite më parë Beqir Meta, kreu i grupit te autoreve te Historise 12 ishte personazhi më i polemizuar në vend. Doli dhe tha publikisht që duhej të ndryshonte mozaiku në ballë të Muzeut Historik Kombëtar, një vepër monumentale, që është bërë symbol i Tiranës. Duke u shprehur si drejtor i Muzeut, dy vite më parë ai thoshte: "Mozaiku duhet të ndryshojë. Është i ndërtuar në formën e një pllakate të realizmit socialist, një vepër ideologjike, mbi aleancën mes punëtorëve, ushtarëve, fshatarëve...".
Kundër kësaj ideje të çmendur dolën gati të gjithë dhe projekti u la. Artistët e photoshopit hodhën në internet edhe variantin e Mozaikut "sipas PD-së" ku në qendër do të ishin Berisha me thesin në krah. Por edhe pse fasada e Muzeut u pastrua, Mozaiku nuk u mirëmbajt dhe ai ditë pas dite po bie vetë...

Do jene te zene duke u zene akoma me maqedonasit, po prisni edhe pak e do mobilitohen te gjithe, kini durim, jemi popull qe  e do te verteten, ashtu si i rame maq. do i bjeme edhe kesaj,

Se pari duhen sqaruar gjerat, teksti qe behet fjale, eshte Historia e Shqiperise per klasen e 12 dhe eshte tekst alternativ (nuk eshte i detyrueshem), prandaj reagimet histerike te opozites se kutive duhen injoruar. Se dyti, periudha per te cilen behet fjale shkakton debat pasi eshte shume e afert dhe njerezit per te cilet flitet, jane aktore aktiv edhe tani, por teksti eshte ne rregull.

Kush mund te me sjelle argument te kundert qe opozita e vitit 1997 nuk shfrytezoi renien e piramidave dhe pas kesaj eskaloi protestat e njerezve dhe u godit shteti dhe institucionet e tij me arme dhe e gjitha kjo drejtohej nga nje berthame komuniste qe po perpiqej e merrte pushtetin me force dhe praktikisht jemi ne ate qe quhet Rebelim Komunit?

Gjate periudhes '97-'05 e tille ka qene gjendja per sa i perket korrupsionit, trafiqeve, pasigurise etj., mjafton qe per keto vleresime t'i referohemi shtypit te kohes dhe institucioneve nderkombetare.

PD-ja dhe Berisha eshte shume e vertete qe erdhen ne pushtet me flamurin e anti-korrupsionit dhe zhvillimit te shpejte ekonomik (referoju programit te paraqitur ne '05) dhe duhet pranuar qe ka celur nje epoke te re. Gjendja eshe shume ndryshe ne krahasim me periudhen kur qeveriste PS.

Kush je ti...., kush je ti...., kush je ti more burre?

Kush je ti more burre, qe na vjen nga Malesia?

Une jam..., une jam..., une jam Sali Berisha,

Une jam Sali Berisha, mbrapa me vjen historia!

smileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smiley

Komplimentet me te mira Berishes... Te pakten nuk e ka futur veten ne Panteonin e Tomorrit apo te Olimpit...Po te bazohemi te ky fakt, atehere teksti eshte shume realist.

smileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smiley

 Une nuk kam pare tekste historie te cilat komentojne ne menyre te detajuar presidencat apo zgjedhjet  e ketij apo atij viti. Pervecse kur ato jane pjese e ngjarjeve te medha historike. Meqe aty u fliste per korrupsionin e Nanos, po per Gerdecin a kishte ndonje gje? Mjere Shqiperia per ato prof. dr qe ka.

Sa per S. Berishen "antikomunist" kujtoj qe ai ka qene anetar dhe me vone sekretar partie per shume vjet. Ky linku sherben per rifreskuar ndodhite e asaj kohe: http://www.youtube.com/watch?v=xBDxzMB38vU

E. Hoxha e ndryshoi historine si deshi, tashti vjen ky tjetri...... Mire na e bojne maqedonsit.

Po, eshte permendur edhe Gerdeci. Autoret jane munduar te jene te ekuilibruar dhe i tille eshte teksti, tani pse njerezit kane pasione dhe emocione politike, pasi behet fjale per dicka te afert, nuk kane faj historianet.

Kjo eshte tallje hallatesh me historine dhe me inteligjencen e nje populli te tere... Turp per ata qe e kane shkruajtuar dhe turp per ata qe miratojne dhe botojne keto pacavure...

Pefundimisht, ai vend nuk behet me...te pakten jo sipas standarteve te nje demokracie funksionale (sipas tekstit i bie qe populli shqiptar qenkerka korrupsiono-dashes pasi PS ka dale force e pare ne zgjedhjet e fundit, apo e majta ne total mori me shume vota ne 2005 !!!! :? :O smileysmileysmiley

NUk i ben nder nje libri historie t'i marre frazat nga goja nje politikani aktual. - - 97-a nje rebelim komunist???? 

-  Mooooooooooooosssss!!! Rebelin komunist e beri l MINISTER MBROJTJE :O ne 2009 lideri legjendar (shpetues i popullit nga vargojte e korrupsionit dhe rebelimit 8 vjecar komunist) S. Berisha (qe marrte nga ditet e autorit te tekstit)!!!! C'vaj halli si do jete 2010!!!! smileysmileysmiley

A t'a hongsha "Epoken e Re" o Beqir! smiley

S'paska pas faj ai Tufa qe kerkonte heqjen e Introduktes komuniste te Fan Nolit nga narrativa zyrtare e Letersise dhe vendosjes se narratives se tij kapitaliste per Shekspirin! smiley

Paska pa keto shakllabanet e historise! smiley

Cfare karagjozesh!

 

S'paska pas faj ai Tufa qe kerkonte heqjen e Introduktes komuniste te Fan Nolit nga narrativa zyrtare e Letersise dhe vendosjes se narratives se tij kapitaliste per Shekspirin!

smiley

smiley

 

deshmia e rradhes  qe  shqiperia udhehiqet nga komunistet, po sales nuk ka det dhe lume qe tia laj mekatet dhe duart e lyera me gjak .

o popull trim dhe i pamposhtur, tekstin nuk e perzgjedh qeveria, dmth. ministria por nje komision i perbere nga mesues dhe pedagoge.

Xhelal Gjecovi historian i nderuar ne fushen e historise me titul Profesor thote:

Sa i përket termit “rebelim komunist”, ky është një term politik, jo shkencor, që është përdorur në të kaluarën, kryesisht para vitit 1990 dhe përdorej zakonisht për të denigruar forcat kundërshtare.

Me poshte Gjecovi shkruan:

... Ne si historianë, nuk duhet të provokojmë, por të shpjegojmë gjërat me qetësi, me argumente dhe me një gjuhë sa më të qartë. Madje do të thosha se ’97-a nuk ka qenë “rebelim komunist”, por një konfrontim shumëplanësh, fatkeqësisht me armë, që ka pasur shkaqe, të cilat duhen shpjeguar me qetësi, si mund të quhet “rebelim komunist”, kur në të, madje, në krye të ashtuquajturit “rebelim komunist” kanë qenë disa figura që sot janë ministra në kabinetin qeveritar ,(Arben Imami sot Minister i Mbrojtjes)që sapo u formua?”

Mirpo mbushi mendjen Sali Berishes dhe zogjve te tij kur thote se 97 ishte "rebelim komunist!"..qellimi eshte i qarte ai patjeter duhet te vendos Historine ne linjat e deshirave te veta per delirin e madheshtise se vet, per te kapercyer gabimet dhe fajet e veta qe cuan Shqiperine ne kaos ne 1997dhe per tia kaluar ato "rebelve komunist!"Hitleri nuk beri me pak (kur dogji vete The Reichstag dhomen e Parlamentit Gjerman)sec beri Saliu me Shqiperine ,kur ngriti piramidad financiare qe cuan ne revolta popullore dhe fajin ja hodhi "Komunisteve"...  dhe revoltat kunder Qeverise se tij i quajti "Rebelim Komunist" ky eshte ofendim i madh..dhe kesaj i thone sic thuhet diku "Tani ti me dogje shtepine,dhe une te paguaj ty, borxh Kaun !!!"

Hajde se per pune faktesh secili do mbroje c'ka di.  Por mua me beri pershtypje edhe gjuha:

Opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997. Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit...Në zgjedhjet e vitit 2001 përsëri në pushtet erdhën socialistët..Vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie. Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik, çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë.

Opozita demokratike - ne krahasim me ke?  Poziten jo-demokratike?

ethet sheshit, vale e papare, flamuri i luftes, celi epoke te re ... per nga "pathosi" mund te krahasohen vetem me librat e xhaxhit smiley.

na rrofte udheheqesi yne. perpara popull kunder marrezise komuniste. nje epoke e re me partine demokratike ne krye na pret. rrofte partia.

marrezia jone e rradhes... . tekstet jane marre nga tekstet e hershme dhe veprat e enver hoxhes dhe jane nderruar emrat dhe datat.

bravo na qofte edhe njehere. pippli jone revolucionar me ne krye zotin sali qe na con nga fitorja ne fitorje...

urra, urra...

 

Ky libër është një nga tekstet alternative, botuar nga shtëpia botuese “Uegen”, me autorë prof. Dr. Beqir Meta, prof. Dr. Muharrem Dezhgiu dhe Xhevair Lleshi. 

Mor po keta mire qe s'kane thene 'rebelim orthodoks', ndonese dyshoj se per 'beqot': komunist=orthodoks.

ky xhevairi te vetmen merite qe ka ne histori e ka nga qe eshte prindi i pronarit te shtepise botuese, arianit qe merr tendera tekstesh smiley

xhevairi i shkrete ka qene mesues historie gjithe jeten ne karkanjos te beratit, dhe ne 91 u be militant pd-je. ketu mori per mbare gjithe historia e familjes lleshi, dhe pas ca vjetesh, merr per mbare dhe historia e popullit shqiptar, me te tille autore.

nejse, se s'ia vlen me fol, tekst historie qe i referohet "shtypit te lire" 55

1997-ta  ishte rrebelim i mifillte komunist, i organizuar dhe nxitur nga ish sigurimi i mbeshtetur hapur nga PS PSD etj. forca te majta.Ishte S Gjinushi qe beri thirrje te hapur popullit rrembeni armet.Ne te gjitha komisiariatet u mblodhen ish shefat dhe policet e kohes se komunizmit.

e para duhet me pas te qarte ne koke se cili eshte kuptimi i fjales komunist. E dyta duhet kuptuar se c'do te thote, e c presupozon rebelimi (pra shkak dhe synim). E treta, a eshte Gjinushi etj. komunist meqenese ka patur teser PPSH-je? Nese po, mos valle behej fjale per perleshje civile mes kamunisteve?

Po piramidat financiare qe i ngriti kamunisti SB. nuk luajten rol ne 1997?

Po kamunistet e IMF-se qe nuk e lejuan qeverine e kamunistit Meksi te nderhynte per te blere borxhin e piramidave (me justifikimin se populli nuk duhet te mesohet me ndihme nga shteti), a kane faj?

Se fundi, pse harxhojne lek kot per historine moderne. A nuk do qe me mire te shperndahej programi i PD-it dhe ca postera, se gjithsesi kane mbetur me shumice ne magazinat e SB-it

Mos te harrojme korrupsionin dhe diktaturen qe ishte ne ate kohe (zgjedhjet e 1996). Tani disa nga organizatoret jane ne qeveri. per informacion nese e ka lexuar njeri a ja u kane zene emrat smiley

Qeveria demokratike cilin denoi per trazirat e 1997?

Mjere ne me keta si qeveri dhe si opozite smiley

Jam kurioz cfare thote Historia 12 per qendrimin e opozites demokratike kundra Marrveshje se se Ramujese, si edhe per veprimet e po kesaj opozite ditet qe po vendosej nese do bombardohej Serbia apo jo!

Sa per ngjarjet e 14 Shtatorit 98, lexova tek Shqip (Gazete e Mafies) nje pjese interesante te marre nga ky liber! smiley

Revolta, thote libri, mori pamjen e nje grushti shteti! smiley

Me demek, nuk ishte, as tentative, as grusht shteti i lene pergjys! Thjeshte mori pamjen e nje grushti shteti!

Dukej nga larg keshtu si bichim grushti shteti! smiley

 

Mrrok, "mori pamjen" eshte nje konstrukt vanitozo-ambiguo-karkanjoz! (kjo e fundit eshte percaktor i formesuar nga nje fshat famoz, diku n'afersi te beratit, per te cilin ma ben zemra "cerr".... o fiq te uznoves, o ullinj, o berati im plot sy, me "momlan" e skrapallinj... smiley)

 

Can you believe these schmucks?! smiley

"Mori pamjen" thone!

Phu cfare palacosh pa integritet!

Mu nuk m'besohet niveli i "whoring" qe po kap "inteligjencia" shqiptare!

Ate punen qe po behemi si Republika Arabe e Sirise, nuk e kam me t'qeshme une! 

Po i shikoj te gjitha shenjat qe Demokracia Me Karar po i afrohet vendthit tone!

Keto tekstet panegjirike jane vetem vazhdim i kesaj pune!

T'qaj, nuk qaj dot (kom harru ose jom shterru, simas rastit).

Mjaftohem/ngushellohem me Geten:

Meqe brenga eshte burimi

I gezimit, mos vajto.

E c'la pas vec shkaterrimit

Tamerlani kur kaloi?

"Sa i përket termit “rebelim komunist”, ky është një term politik, jo shkencor, që është përdorur në të kaluarën, kryesisht para vitit 1990 dhe përdorej zakonisht për të denigruar forcat kundërshtare."

Me fal zoti Gjecovi ,por kush do te ishte termi shkencor "Revolucion komunist" sic e ka thene Marksi ,Engelsi,Lenini,Stalini apo Diktatori !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 S'jam fare dakort me ate qe eshte shkruar ne histori nga bijte e tiranise, por u jap te drejte vetem ne nje pike: Historine e shkruan fitimtari... Keshtu ka ndodhur gjithmone

bacterius - 23 Sht 2009 - 3:46pm

Rebelim Komunist? C'jane keto pallavra. Une kam qene ne greven e urise se studenteve ne Gjirokaster.

Aman, na thuaj pak çfare diete ndoqe pasi dole nga greva e urise.

 

ah ky eshte fashist i pandreqshem.

 Nuk e kam lexuar kete tekst dhe nuk mund ta komentoj por ama kam pare nja dy emisione ne TVSH qe thurrnin lavde per udheheqesin e madh sypatrembur qe do te pershkonte me not Sarande-Korfuzin...jane po ata laro te TVSH qe i thurnin lavde Hoxhes, a ka vuajtur ndonjehere ky komb nga mungese mercenaresh o aman!

Sa per ngjarje 96-97 ishin nje kryengritje popullore e drejte ndaj nje regjimi qe nen petkun e antikomunizmit vodhi gjithe pronat dhe madje edhe paret e shqiptareve. E cuditshme eshte si nuk morri pergjegjesi i kesaj katrahure Berisha denimin qe meritonte? E nga kjo rrjedhin gjithe te keqijat...Hoxha e hodhi paq, Alia e hodhi paq, Berisha e hodhi paq, Nano e hodhi paq, dhe hajduti i lejeve te ndertimit bertet qe i vodhen votat ..e me siguri edhe ky do te vije ne pushtet, do te vjedhe e do tia hedhi paq...precedentet jane tani tradite jo precedente!

 Sol, AS e te tjere zgjedhes shqiptare qe ankoheni. Kujt i ankoheni mor xhan? Ke prisni t'ua zgjidhe hallet. Brezit tone nuk i pelqeu Enveri dhe e hoqem zvarre e votuam Saliun, Na cau menderen Saliu e hodhem edhe ate ne tuc me soj e sorollop. Tani dy qeveri eshte mjaft per ne se u beme si Panco Villa duke bere nga nje revolucion meksikan cdo dhjete vjet. Tani eshte rradha juaj. S'u pelqen qeverria? Shporreni! Se shporrni dot? Shut up dhe shkoni e beni cicin. smiley

 

 

Na cau menderen Saliu e hodhem edhe ate ne tuc me soj e sorollop

rebel komunist smiley

 Gre, m'esht rregj lekura mu lol. Kur me pyesin se me ke jam u pergjigjem gjithmone : "me asnjeri! jam thjesht poliagjent!"

Pse na vecon neve o PF, kur ketu 70% jane edhe me te acaruar se une psh smiley

pastaj neve, brezi i ri, ndryshe nga ju nuk do cohemi kurre te hedhim poshte nje pa patur nje me te mire ne xhep. se jemi kunder regresit smiley

po te ishte ashtu sic thua ti, dmth ndryshim ne emer te ndryshimit, po te ishte ashtu kisha shku kisha votu ramen, me idene qe do kishim nje tjeter ftyre k.a.r.i  ne faqet e historise

 

 Sol t'vecova se je cun pellazg, pavaresisht se je me institutin Antonio Gramshi. Pse cil prisje ti qe te vecoja Spikerin apo noi tjeter...

Pastaj edhe regresi eshte pjese e progresit. Si ka thene xha Lenini? Dy hapa para, nje hap mbrapa!

t'lutna shume, ne kamunistat menojme se pellezgjer jemi te gjithe, kush ma shume e kush ma pak.

qy kur pellazgjine e mur sala, osh hap i lloj epoket or ti daj, qy s'di si me ta shpjegu sa e mira osh. or ke qef me jetu m'i kyt ven.

ene gjiiith rrebelat e kuq kudo qi nodhen, ti rrujne bishtin sales. tani qy sala legalizoi ene dylberhonet ene dylberllikun, ka me i ra suma rehat demakratve, se njelen tu honger huj prej kamunistave, ene spo jau njifte ligja.

kush ma shume e kush ma pak.

Hehe, ketu e mcifni hilen ju komunistet. Te gjithe jane te barabarte, por ca jane me te barabarte se te barabartet. Dhe Pellazgjine nuk e mori Sala, por ja dhate ju. Keshtu qe mos u ankoni fare.

jo daje, ferma e kafsheve fliste faktikisht per "dhimokracine" qe presupozon barazine para ligjit, qe ka sjelle qe derri sali te quhet edhe daje sala nga pellezgjerit!

Komunizmi presupozon luften e vazhdueshme te klasave, dhe bazohet ne te, s ka se si te presupozosh qe bazohet ne barazi. Vete parimi ekonomik "prodho sa te mundesh, e merr sa te kesh nevoje" eshte parim qe tregon se komunizmi nuk ndertohet mbi konceptin e barazitarizmit, por te humanizmit e te respektit te ndersjellte. Nejse, muhabet i gjate.

sa per pellazgjine, sala le ta mbaje, per sa kohe ky popull ka ku ia mbath neper bote...

mbas nja 200 vjetesh ketu s do flitet me shqip, por berishiance.

 Ask me if I care!

ketu s do flitet me shqip, por berishiance

well, admittedly, the image is very apocalyptic.

 Gegnishtja do e rrethoje toskenishten, ka thone Lin Biao.

Nuk di, PF. Por dikush nga shkencat perkatese (histori etc) duhet te bente nje studim qe pse ai vend ka nje lloj "repulsive push" per elitat e veta. Pse atij vendi nuk i ngjit zengjinlliku? Si dhe procesin e krijimit te elitave te reja pas zhdukjes se tyre nga cunami i rradhes. Do ishte nje studim tejet interesant dhe me vlera jo vetem per Shqiperine. Sepse eshte si nje lloj eksperimenti ky, qe s'besoj te jete aq i perhapur si setting, pra c'ndodh me nje  popull kur here pas here ia kosit eliten, me te perparuaren shtrese qe ai prodhon. Cili eshte ndikimi i tradites ne eliten etj etj.

mos jane ato eksperimentet live qe behen me ameriken qendrore, se edhe ato mjaft interesante smiley

po c'elite zeza o em... ketu qe ne kohe te koheve elite jane pas qujt injorantet mizantrope qe kur kane qene te rinj kane pas vjedh, pastaj kur u plaken e kishin zafmet te modh me ndryshu, se kishin msu doren.

Cili na qenka ky brezi qe beka revolucione cdo 10 vjet mo? Se po habitemi, left and right. smiley 

 Vallahi ti admino, une i kam honger shkopinjte e gomes, me kane fishkellu plumbat tek televizioni, dhe guret tek busti Enverit ne 91. Me kujtohet se naten qe u tha se do dilshin begsat ne qender kemi flejte me kepuce vesh ne familje, dhe plaka boni gati ca feta buke e ushqime te thata qe ti merrshim me vehte po te na duhej te iknim se e kam pas shpine mu ne qender.

Sa per 97-ten desha vetem te te them nje batute te nje vlonjati qe i tha xhaxhait te tij. Se si ra muhabeti dhe xhaxhai i tha qe lufta do e shkaterronte Vloren dhe ai qe iu pergjigj. "E mo ne djall te veje edhe Vlora. Se na keni care trapin tere jeten, qe ne kemi qene ne lufte e ju s'dini c'eshte lufta. Na ku e beme edhe ne nje lufte tani, e na lini rehat."

1+1 a ben dy o daje. E ketu nuk po fus edhe kosoven se ishte gjys lufte. Brez me kokrisur se i joni, zor se i vjen mo Shqiperise. 

Si mund te quhet rebelim komunist ngjarja e 1997-es? Si mund te quhet Grusht Shteti ajo ngjarje? Po me 1998 ate qe beri Saliu cfare ta quajme? Si mund te quhet qe pas ketij viti filloi nje korrupsion i papare? Si mund te quhen arritje te qeverise qe pas 2005-es?

Ngjarja e 1997 ishte si rrjedhoje e zhvatjes masive te te ardhurave te shqiptareve nepermjet firmave piramidale qe u krijuan ne baze te mbeshtetjes se vete qeverise te drejtuar nga PD-ja si dhe nen kujdesin e Sali Berishes. Ajo ishte arritja e pikes kulminante te korrupsionit te mbeshtetur nga vete keta "demokrate". Po te njejten gje, por ne nje forme tjeter kemi arritur ne kohet e sotme, ku qe nga 2005 kemi nje pasurim marramendes te pushtetareve, perseri te kryesuar nga Sali Berisha dhe kete rradhe te pjesmarrjes direkte te femijeve te tij. Taktika vetem ka ndyshuar. Nuk vidhen me direkt te ardhurat e qytetareve neper firma por vidhet Buxheti i shtetit, qe eshte po ne kurriz te qytetareve, se ne fund te fundit jane ata qe do te paguajne borxhet e bera dhe te vjedhura. Shohim nje pershkallezim maksimal te korrupsionit, por kete rradhe te kontrolluar. Kete korrupsion te gjithe e shohin, te gjithe e ndjejne, por asnje nuk ka guximin te dale kundra se te denon dora e Familjes Berisha me kusaret e tij. As historia e Shqiperise nuk po shpeton pa u shtremberuar per te legjitimuar kete masaker ekonomike. Perdoren disa sylesh si historiane dhe shkruhen disa libra qe as per letra higjenike nuk bejne. Dhe vete Ministria thote qe nuk ka te drejte te vendose mbi te drejten e autorit. Ajo ka shume te drejte te vendose persa kohe cdo qe ka te beje me ceshtje madhore qe i perkasin vendit dhe shtetit tone. Por syleshet e Berishes veprojne si qen te bindur, mjafton te marrin kocken e premtuar.

Si mund te quhen te tjeret komunista, apo ata qe humben te gjitha dhe deshperimi i coi ne ate pike sa te ndodhte 97-ta? Komunistin me te terbuar e kemi ne krye te qeverise. Eshte dora vete Sali Berisha!

Por mire ua bejne shqiptareve keta palo politikane sepse shancin qe kishin me 28 qershor nuk e shfrytezuan te nderrojne qeverine, por ua dhane dhe voten. Mos u ankoni me per asgje. Jetoni si derra sepse keshtu e donit vete! Koka ben dhe koka peson.

PLAC MOJ B*TH QE S'JA BEN BAM

SE CUDITE GJITHE DYNJANE!

s'e di por vetem kjo shprehja e gjyshes time gjirokastrite me vjen ndermend per te komentuar kete historine e klases se 12

megjithate nese reflekton ne disa nga rrethanat dhe detajet e ngjarjes ka disa pika qe te bejne te besosh se 97 ka qene e organizuar per nje qellim me te gjere, luften ne Kosove.

Epo shyqyr qe e tha dikush edhe kete, se Kosovaret vazhdojne ti quajn Leberit 'rrebela'smiley (tru harabelash paskemi pas per zotin!)

Saktesim:

Kosovaret i thojne ''rebela" atynve t'Veriut, ku i duhet me kalu me kerra per me ardhe n'Shypni! smiley

Eshte si eufomizem per nji llaf tjeter qe ato nuk munnen me e perdor "for obvious reasons"! smiley

Pyt po deshe!

E kam "from dhe horse's mouth" kete!

Unè mendoj se kjo do tè jetè shaka...nuk ka mundèsi tè jenè kaq tè trashè sa tè mashtrojnè edhe me historinè e pak viteve mè parè, deri mè sot kèta "historian" na kanè shkrirè gazit me historinè  para dhe gjatè luftès ANTIFASHISTE dhe me vitet e diktaturès komuniste pas saj,tani kèrkojnè tè na bèjnè pèr tè qeshur edhe me kèto shpikjet e reja....dhe mè e forta èshtè se kanè shumè palaço rreth tyre qè marin pjesè nè kètè shfaqje tè shèmtuar.... palaço qè mua mè shkrijnè gazit....smileysmileysmiley.....

97-ta ishte nje RRUMPALLE per jeten e shqipater.

 

Nuk ka faje vetem PS-ja dhe PD-ja ne ngjarjen e viteteve 97-te por i gjithe populli shqiptare qe me kete ngjarje dhe shume te tjera le per te deshiruar.......

 

Desha te theme vetem dy fjali nga ky "these me ngjarje"

1 PD-ja ne ate kohe kishte rene ne gjume si ariu, ku cdo ishte vetem ngjyre blu.......... kudo nuk funksiononte asgje ......... pra funksiononin vetem zyrat e PD-se............

Hallet e popullit zgjidheshin vetem aty.......... dhe cdo gje tjeter.......

Kur erdhen problemet madhore te paaftet qe kishin kaluar nga PS-ja te PD-ja nuk dinin si tu jepnin zgjidhje moren thesin me leke dhe iken jashte.....

 

2 PS-ja ne ate kohe pothuajse kishte hequr dore nga pamundesia per te konkuruar me PD-ne e fuqishme te asaj kohe........... dhe kishte krijuar PS-ne e maleve, cetave guerilase se mos i zinte PD*ja dhe i fuste brenda si ne 43-shin.....

Cdo gje ishte ne ilegalitet dhe ishin gati te benin cdo gje qe te merrnin pushtetin vetem se nuk dinis se cfare .......... dhe per ata cdo gje ishte e mundshme.......... per tu bere.....

 

Nga ngjarja e 97-tes  viajti vetem ata njerez te cilet ishin te ndershem...... dhe shikonin hallin e tyre.......

Pra cdo gje u ka ndoshur,..........

 

Dashte zoti nuk perseritet me >>>>>>>>>>>////

 

Horra e injorante te lauruar ne disa dege....

Mashtrues e te korruptuar me imunitet.....

Ish komuniste e spiune sigurimi qe shkruajne histori antikomuniste.....

 

QUO VADIS SHQIPERI?

 

 - Edhe historin nuk ditkan ta shkruajn shqiptaret, kan per te thene te huajt.  Historia shkruhet duke pyetur vete protagonistet e ngjarjeve, nuk shkruhet historia me burokrate zyrash.  Me i sakte per ngjarjet e Vlores mu duk Bacterius qe i ka jetuar vete , se sa te ashtuquajturit historian.  çdo ngjarje ka patur protagoniste, pse nuk pyeten ata.  

Nje deshmi: "Une e pashe kush e dogji Vloren", eshte botuar ne 2000 psh

Ky zoteri ka deshmuar publikisht se godina e SHIK ne Vlore eshte sulmuar me arme nga vila e Sabit Brokajt qe ishte ne afersi te godines se SHIK bashke me zjarrin qe derdhej me mitraloze te rende e te lehte e me anti-tanke nga pozicione te tjera.

them qe kjo teme do kaloje 200 komente

Ende po pres nje argument se pse rebelimi i armatosur i vitit 1997 nuk ishte nje rebelim komunist kunder institucioneve shteterore per te marre pushtetin.

Ku calon cilesimi si i tille i atyre qe ndodhen ne vitin '97.

Perfaqesuesit e dy fondacioneve mashtruese Populli dhe Xhaferri ne shumicen e qyteteve ku kishin filiale kane qene komuniste te njohur, sigurimsa apo bij te tyre.

Protestat e dhunshme dhe goditja e armatosur dhe djegia e institucioneve shteterore, ku perfshihen edhe gjendjet civile dhe gjykatat, udhehiqeshin dhe mbeshtetetishin nga opozita dhe eksponente te saj.

Ne shume zona te rebelimit, u aktivizuan ish-ushtarake te kohes se diktatures qe do ju mesonin luften partizane rebeleve kunder "ushtareve" te Berishes.

E shume te tjera qe s'po ndalem dhe te gjitha kishin nje qellim: marrjen e pushtetit me dhune nga opozita ish-komuniste.

Te gjith ata qe kam njohur qe kane qene pjesetar aktiv ne demostrata kan qene popull i thjeshte, te pa drejtuar nga njeri, dhe pa qellime politike.

Ne demostratat e 97-s ka pasur shqipetare nga te gjitha krahet politike.

Njerezit u ngriten per parate e vjedhura, per votat e vjedhura te 96-s dhe per dinjitetin kombetar qe po perdhosej si mos me keq.

Po te ishte revolucion komunist ai, Berisha , larot e tija, dhe njaca bij ...... te tjere, do kishin perfunduar ashtu sic perfundojne mbeturinat mbas revolucioneve komuniste.

Por ishte nje revolucion me karakter patriotik, nje revolucion demokratik.

Ata qe i japin asaj revolte karakter politik, jane ose anti-shqiptar qe e bejne qellimshem, ose spurdhjak, llum e kaluar llumit te nje shoqerie.

 

Ende po pres nje argument se pse rebelimi i armatosur i vitit 1997 nuk ishte nje rebelim komunist kunder institucioneve shteterore per te marre pushtetin.

1. Sepse pushteti u permbys, regjimi u permbys dhe u formua nje qeveri e re, nje parlament i ri, dhe qeveria dhe parlamenti i meparshem u ndryshuan rrenjesisht; duke filluar nga menyra e perfaqesimit ne parlament, dhe raportet shumice-pakice dhe kush ishte shumica dermuese; dhe Shqiperia nuk u kthye ne regjim komunist.

Kete mendja jote e vockel fare, nuk arrin ta kuptoje.

2. sepse eshte normale dhe llogjike te kuptosh dhe te pranosh pa veshtiresi fare, qe "rebelimi" ishte popullor kunder nje pushteti teresisht te korruptuar, kunder nje qeverie qe ngriti ushtrine, aviacionin dhe tanket kunder popullit te vet. Dhe eshte normale ta pranosh, kur konsideron faktin qe gjithe pushteti ishte perqendruar ne doren e nje njeriu te vetem, i cili ishte aq i keq, sa t'i diktonte kompetencat vetes se vet.

Perfaqesuesit e dy fondacioneve mashtruese Populli dhe Xhaferri ne shumicen e qyteteve ku kishin filiale kane qene komuniste te njohur, sigurimsa apo bij te tyre.

Komunisti shqiptar me i degjuar ne bote dhe me i njohuri nga te gjithe, eshte Sali Berisha. Eshte gjithashtu dhe komunisti me fuqiplote ne Shqiperi sot per sot. Komunisti Sali Berisha, sekretari i organizates, doktori i Bllokut Sali Berisha, ka qene edhe President fuqiplote i Shqiperise, ka qene dhe Kryeminister fuqiplote i Shqiperise, dhe vazhdon te jete Kryeminister Fuqiplote i Shqiperise. 90% e njerezve ne bote qe kane degjuar per Sali Berishen, asqe e kane idene se kush eshte Enver Hoxha.

Ne shume zona te rebelimit, u aktivizuan ish-ushtarake te kohes se diktatures qe do ju mesonin luften partizane rebeleve kunder "ushtareve" te Berishes.

Kundrejt konceptit te njohur boterisht qe parameci eshte gjallese njeqelizore, une dal me shembull konkret (the speaker) dhe e vertetoj qe parameci ka dhe qafe, madje qafe me lesh.

Per ty o paramec i Berishes, shqiptaret nuk egzistojne fare, egzistojne vetem demokratet dhe komunistet... e kush paska qene ne pune ne kohe te diktatures, sipas teje, nuk eshte shqiptar fare, dhe nuk duhet te kete asnje te drejte, as te drejte egzistence! Qaflesheri, jo per bindjet politike qe ke, por sepse komunistin dhe perfaqesuesin me te denje te Byrose Politike dhe Bllokut te Udheheqjes e ke sot kryetar partie.

E mira, apo e keqja e parameceve eshte se njerez nuk kane per t'u bere dot kurre.

 

PS: Studiuesit e Berishës po vjedhin historinë>>

Falje publikë dhe tërheqje të menjëhershme të botimit nga qarkullimi. Partia Socialiste denoncoi dje botimin e teksteve ku në mënyrë flagrante po politizohet historia e Shqipërisë, në shkelje të hapur me ligjin, ndërsa kërkon që autorët të kërkojnë falje publike. Deputetja Ledi Shamku Shkreli akuzoi qeverinë se në shkelje flagrante me ligjin po ndikon në edukimin politik të brezit të ri. Sipas saj, PS kërkon tërheqjen nga shkollat të librit të historisë 12, dhe falje publike të autorëve që kanë hartuar këtë tekst. ........>>

...................................................................................................................................................>>

Kjo eshte opozita me qesharake ne bote! >>

Zoterinjte me aq dekorata doktorature e profesorlleku duhet  te procedohen dhe te paguajne gjithe tirazhin e plehres qe kane gatuar me qellim, qe asnje familje te mos shpenzoje perseri per librin e retushuar. Tu hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit me gjithe dekoratat e pamerituara. Cne te kerkojne falje publike?>>

U fol gjate ne temen per problemin e universitetit te vlores qe rektori, per te ngritur cilesine e universitetit privonte te drejten kushtetuese te qytetarit te shkollohej. Per keta monstra duhet te ngrihet rektori dhe gjithe mesuesit shqiptare e te vene kritere. Ku jane sot ata? Apo pijne kafe bareve si te mos kete ndodhur gje.>>

Dhe ne fakt nuk ka ndodhur gje. Cudia me e madhe ne shqiperi zgjat vetem 3 dite.

Rraca e qenit mbetet rrace qenie pazbutshme.>>

Nuk mund te kete profesor doktor me emrin beqir, muharrem apo xhevahir eshte e pamundur. ky duhet te jete nje nga kriteret e vleresimit per doktoraturat shqiptare.  >>

Nuk mund te kete profesor doktor me emrin beqir, muharrem apo xhevahir eshte e pamundur.

smiley

ahahahaaa... Peshku eshte Thesar!!!

spaceman, pavarsisht se do na hudhen ne gryke politikisht korrektet, flm per ket te qeshme.  Mu duk, s'di pse, sikur isha anej ka rruga Bardhyl me i shokun tim, qe i kishte te vetat kto smiley

 

Trazira uzurpuese qe prishin qetesine ne OAZIN shqiptare, ne ate vend te zhgabave, ku sa keq i kane perzen e i mbajne atje larte ne qiell, ndersa poshte bishat e egra e te etura per lek, lek, lek, bejne kerrdine duke i nxierr syt njeri tjetrit si mos me keq.
Turp, turp, te kene.
C'do kaqol (nje pjese e mire te cileve u ka hip media siper kokes)  qe ka varur ne qafe nje cop diplome (doktoratur) te ketij lloji, mundohet te bej marreziren e radhes, nuk e kuptoje se sa injorance mund te ket ne gjendie te lire ne memedhe.....
Ne kohen e monizmit mbizoteronte deklasimi ndersa sote percaria ne nje menyre me moderne e te sofitikuar, por me e  keqja eshte se po e mbiellin ne mendien e femijve, nuk ndahet opozita me poziten o njerez, se, si te majtet po ashtu edhe te djathtet te njejten ere bien, nuk dallojne.
Nje pyetie do t'u beja atyre te ndriturve: pse mendja u punon gjithmon per se mbrapeshti?
 

Ende po pres nje argument se pse rebelimi i armatosur i vitit 1997 nuk ishte nje rebelim komunist kunder institucioneve shteterore per te marre pushtetin.

Sepse n'Shqiperi ska pas kamunista qe prej viteve 80-te. Ajo qe ke perjetu ti kane qene soji i atyre qe Eqerem bin Vlora i ka cilesu si 'bej-ngrenes'. Ose me sakte: the dark sidesmiley

Kjo enciklopedi eshte pacavure. Te shumtat e firmave piramidale ishin organizuar nga ish-sigurimsa, ish-oficere, etj. por kjo nuk e nxjer ?Salen te pa implikuar e papergjegjesi. Prape mund ta votoj kete salukun sepse s'ka opsion tjeter tani per tani, eshte e keqja me vogel tani, por nga ana tjeter nuk do bej sekretarin e partise qe mbron idealin e saj sic bejne ca nga te dy krahet edhe ketu ne peshku. Ju lutem reflektoni se ofendoni intelektin e PPU, faleminderit.

Nuk mund te shkruhet historia ne nje vend ku ne politike mbizoteron papergjeshmeria politike dhe ajo morale.

Ne keto kushte kemi dy alternative

1. Te shkruhet kjo histori sic po shkruhet sot me genjeshtra dhe e nderthurur me politiken qe te kujton jo shume por 20 vjet me pare.

2. Ose te mos shkruhet fare histori dhe ju milet shkoni e votoni akoma per idiotet tane te politikes.

Deri sa ju akoma do te shkoni e votoni une pelqej te dyten. Te mos kemi fare hisori. Te pakten vota tuaj do te bej nje dem me pak, se sa nje histori genjeshtare.

Dhe ju lutem pasi keni hedhur voten ne kutite e votimit mos hajdeni ketu e ulurini "Ne s'kemi hisori. Kjo eshte e palejushme" se vota tuaj kete lloj historie do te krijoj

97-ta ishte nje e keqe e domosdoshme,u pastruan halet.

JO Brad.

97 ishte nje lufte midis haleve qe solli bashkimin e haleve ne nje HALE ( theksi tek A) te madhe qe  quhet krim i organizuar politik

Nga nje wc per shtepi do te ishte me e llogjikshme!

S'e kuptoj se perse disa njerez preferokan ta bejne ne ne te njetin vend!

Sepse sic i thone ne gjuhen e bisnesit ( se edhe krimi i organizuar eshte bisnes) KUSHTON ME PAK ta bejne te gjithe ne nje hale , (ose me sakte te ndajne bashkerisht halene) se sa te kete sejcili halen e tij. 97 kete ju mesoj mafiozeve shqiptare. Shqiperia eshte e madhe ka per te tere atehere perse duhet harxhuar te luftojne njeri tjetrin si ne 97 kur me mire dhe me lire te ndajne bashkerisht fitimet.

 

 

 

 

Qqafo me lejo ta ESKALOJ smiley konceptin ,per te sqaruar te parin e xhupkuqeve antikomuniste qe "'""ende po pret """ o e prefte Beqirri me Dezhgi ne mes . 

Ende po pres nje argument se pse rebelimi i armatosur i vitit 1997 nuk ishte nje rebelim komunist kunder institucioneve shteterore per te marre pushtetin....thote kreu i xhupkuqeve antikomuniste alias   Spikeri .

Ja do te jap nje argument sipas parimit tend qe sidoqe te vertiten teorite rendesi ka rezultati .

Dhe fakti me kokeforte eshte se "Ne se do te ishte Rebelim Komunist ti edhe Beqiri yt i historise do ishit duke mbledhe lule dele ti benit kurora per Saliun !Kaq e kupton besoj qe komunistet nuk dine te bejne "shaka" me revolucionet ose REBELIMET e Beqirit  me Dzhgezhin. Te gjithe argumentet e tjera vuri njehere pas kesaj dhe e ke te marrme pergjigjen .

Kjo ishte sa per ate cilesimin tend te curuditur qe "ende po pressmiley  ... o te marrte purtha shalet se po nuk prite ti do ndodhe hataja smiley

Dhe mos i ngazelle kaq shume me "pykat" qe ju fusin spiunet e regjur te ish Sigurimit te Shtetit i lloit Dezhgiu dhe Meta  smiley

Do vazhdoj mor do vazhdoj / do marr kenge e do heq  valle / per kete te curuditurin e madh !!!!! Na doli i pari i xhupekuqeve me teorine e vjeter te ..eeeeeeee.... eshte Histori Alternative ....eeeeeee .

O matuf alternativ , po perse nuk e ribotoni edhe Historine e Enver Hoxhes dhe Rekomandoini te dyja si Alternative ...eeeeee... - tha Pollua qe i ka gjete Nexhmija pulla poste smiley .

Do vazhdoj prap ....ose si thoshte ai i famshmi  to be continue smiley

Ne '97 palltot e zeza te PD nuk na linin te hynim ne fakultet se kishin frike se mos hynim ne greve urie, ndersa sekseret e PS kerkonin te na blinin me para ne dore per te marre pjese ne keto greva, shperblimi qe i dhane nje shokut tim qe pranoi te merrte pjese ishte 20 mije leke te vjetra.

NDERSA SYTE E TYRE NDRISNIN NGA SADIZMI

PLAGEVE TE TIJ RRIDHTE HUMANIZMI!

KJO ISHTE '97!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).