Tatimet nisin procedurën e falimentimit të detyruar për 27 biznese "VIP"

Janë 27 kompanitë e para VIP, që bien pre e ligjit famëkeq të Gjobave, të ideuar dhe vënë në zbatim nga qeveria 'Berisha'. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani ka përgatitur një listë me emrat e bizneseve të mëdha të telekomunikacioneve, ndërtimit, tregtisë, hidrokarbureve, për të cilat Tatimet kanë filluar procedurën e falimentimit të detyruar në gjykatat e rretheve në të cilat ato operojnë. Veprim që kap totalisht në befasi opinionin publik dhe atë të biznesit.

Lista

Lista nuk kursen as ndërmarrje me pjesëmarrje shtetërore, ku zotëron aksione përkatëse Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në të bie në sy prania e tatimpaguesve gjigantë, të tillë si Eagle Mobile, operatorit të tretë celular në vend; Mak Albania, Bankers Petroleum (zotëron me koncesion të drejtën e shfrytëzimit të gjysmës së fushave naftëmbajtëse të Shqipëris&eumlsmiley; EKO Petroleum Albania, një ndër tregtuesit më të mëdhenj të karburanteve në vend (zotërohet nga Global Petroleum, njihet edhe me emrin tregtar ELDA). Shteti është i pranishëm me 15.2% të aksioneve në "Resor Albania" të Gjirokastrës dhe "Gatic" me 20% të aksioneve po në këtë rreth, zona elektorale e dy mandateve të kreut të METE-s dhe pronarit ligjor të këtyre aksioneve, Genc Ruli. Në këtë listë përfshihet edhe manjati i hidrokarbureve Rezart Taçi, administrator i "BT International". Sipas disa administratorëve të kontaktuar dje nga Gazeta Shqiptare, ata nuk janë paralajmëruar për marrjen e kësaj mase nga ana e administratës tatimore.


Detyrimi

Duket se kjo masë, përjashto një pjesë të vogël të kompanive të listuara, më tepër ka karakter shtrëngues, për të detyruar këto biznese që të jenë më të rregullta në derdhjen e detyrimeve tatimore, për të cilat Tatimet po krijojnë një deficit jo të vogël, muaj pas muaji. Qeveria 'Berisha', katër vjet më parë shpalli si një nga drejtimet e saj kryesore të punës në administrimin e financave publike eliminimin e borxhit të vjetër tatimor e doganor. Një gjë e tillë nuk u arrit, as edhe me shpalljen e një gjysmë-amnistie, që falte detyrime të vogla. Drejtori Papajani duket se aktualisht ka marrë një urdhër nga lart për të ndërmarrë procedura gjyqësore për kompani, të cilat, gjatë ecurisë së biznesit të tyre, sidomos në këtë periudhë krize, kanë hasur probleme me shlyerjen e detyrimeve ligjore. Mandati i dytë i qeverisjes 'Berisha' duket se do të hapë siparin e goditjeve të fuqishme për të mbushur arkën e shtetit, të katandisur keq. Ndjekjen e çështjeve gjyqësore të filluara do ta kryejë administrata tatimore, në juridiksionin e së cilës është regjistruar tatimpaguesi, ose administrata tatimore, në favor të së cilës paguhen detyrimet tatimore prej tatimpaguesit, paralajmërojnë tatimorët.

7 Komente

I lumte Berishes, ose kujtdo qe e ben kete akt ligjor!

Te paguajne qe çke me te, nje per nje detyrimet, njesoj si cdo biznes i vogel, i mesem apo i madh qe paguan detyrimet rregullisht. Edhe dhi te zgjebosura edhe bishtin perpjete......

 ky shtet bythe s'ka fitu dot gjyqet me pastruset qe ka heq nga puna, dashka me fitu gjyqet me eagle mobile etj, pfff, perralla tatimore

...keta gazetaret, perpara se ta cojne per botim ate qe shkruajne, a e lexojne apo jo?!!!!

Vetem gazetari mund ta marre vesh se c'ka dashur te thote!!!!

ABC-ja e nje lajmi eshte t'u pergjigjet pyetjeve: Kush, kur, ku, si, pse?

ohu, u lodha...

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Njoftim i shperndare nga zyra e shtypit e Eagle Mobile

Eagle Mobile dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe autoritetet shtetërore lidhur me përfshirjen e emrit të kësaj kompanie të një listë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve si kompani me humbje gjatë 3 viteve të fundit, në situatë  falimentimi. Eagle Mobile sqaron se kjo kompani nuk i përket në asnjë mënyrë kësaj kategorie dhe se përfshirja në këtë listë është e gabuar. Duke patur parasysh rëndësinë e saj ne treg, pritshmërinë e qindra mijëra abonentëve Eagle sqaron:

•    Çalik Holding e ka blerë Albtelecom më dt 16.06.2007, kontrata e cila u ratifikua me ligjin nr.  9785 të datës 19.7.2007 (me emër: Për ratifikimin e kontratës për blerjen e aksioneve të shoqërisë anonime “Albtelecom&rdquosmiley.  Eagle Mobile nuk kishte aktivitetet  tregtar megjithëse ishte themeluar që më dt. 24 Tetor 2003 si një kompani shtetërore. Për këtë arsye në ligjin e privatizimit shteti ka garantuar se nuk do të ndërhyjë për prishjen apo çregjistrimin e shoqërisë duke i dhënë asaj kohën e nevojshme të fillimit të aktivitetit, ashtu siç u është dhënë kohë edhe kompanive të tjera.

•    Shteti shqiptar zotëron rreth 16 % të aksioneve të kapitalit të  Albtelecom dhe është indirekt aksioner i Eagle Mobile. 

•    Eagle ka vetëm 18 muaj në treg (e jo 3 vjet) dhe është një kompani në fazë investimi. Ajo hyri në treg më 12 Mars 2008, që është edhe data e nisjes së aktivitetit tregtar.  Aktualisht më shumë se 50 milionë Euro janë investuar në infrastrukturën e kësaj kompanie anekënd vendit dhe investimi do të vazhdojë  dhe kjo shifër do të rritet. Eagle Mobile shënon sot  530 000 abonentë në shkallë republike. Aktualisht më se 260 punonjës direktë punojnë pranë shoqërisë ndërsa më se 150 të tjerë  punojnë për nën-kontraktorët. Ndërkohë Eagle Mobile ka çelur 48 dyqane në rang vendi dhe dhjetra pika të tjera shitjeje.

•    Eagle Mobile ka mbuluar tashmë 90,7 % të territorit dhe 97 % të popullsisë së republikës, gjë e arritur në një kohë rekord.

•    Plani i investimit  të kompanisë është i monitoruar nga qeveria shqiptare në përputhje me planin e biznesit të kontratës së shitjes së aksioneve.

•    Eagle Mobile ka ndikuar drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve të telefonisë celulare, thirrjeve zanore, SMS dhe internetit gjë e konfirmuar së fundi edhe nga raporti i AKEP.

•    Eagle Mobile ka sjellë teknologjinë më të fundit në fushën e telefonisë celulare. Në një kohë rekord u mbulua territori i vendit me sinjal. Eagle solli teknologjinë EDGE, me e shpejta dhe aktualisht e përdorura në perëndim.  Eagle është gati për teknologjinë më të përparuar 3G (Gjenerata e tret&eumlsmiley.

•    Dhjetra shërbime të reja kanë ardhur me Eagle Mobile në Shqipëri e mund të gjenden në çdo dyqan të kompanisë. Eagle Mobile solli konkurrencën në fushën e telefonisë celulare.

•    Eagle Mobile nuk ka asnjë detyrim të papaguar ndaj autoriteteve shtetërore dhe ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj autoriteteve tatimore.
   
•    Eagle Mobile është ne gjendje të plotë paguese  dhe do të vazhdojë të investojë. Arsyeja pse nuk ka ende fitim, është se në vitet e para të operimit të një kompanie të gjitha burimet fokusohen te investimet dhe rritja.

Eagle Mobile, kompania më rinore e telefonisë celulare, është një histori suksesi në tregun shqiptar. Në një kohë shumë të shkurtër arritjet u vlerësuan edhe nga vetë kryeministri Sali Berisha, në ceremoninë e 1 vjetorin e kompanisë më 12 Mars 2009.

Mire e ke mo vlla po i gjo nuk kuptoj une:Eagle Mobil 530000 abonente,Vodafone 1 milion abonente,AMC po 1 milion abonente,po nuk paska ngel njeri pa celulare keshtu nga mosha 1 vjec deri 100 vjec?

Këto gjoba mund të jenë edhe të vërteta sepse sali gërdeci ka ngel pa lek dhe më duket se po ia fut atyre që nuk do ti përfshijë më në qeveri si p.sh. Gerci Rullin mo që u zhdëp duke bërë gola

Po i hidhja nje sy njoftimit per shtyp te Eagle Mobile. Nuk e di kush eshte pergjegjes per PR ne kete kompani por duket totalisht joprefesional.

I kthehemi temes: - Nese Eagle Mobile, Mak Albania dhe Rezart Taci dalin me humbje kush dreqin nga keto kasollet  e lagjeve del me fitim?!

Eagle Mobile është ne gjendje të plotë paguese  dhe do të vazhdojë të investojë. Arsyeja pse nuk ka ende fitim, është se në vitet e para të operimit të një kompanie të gjitha burimet fokusohen te investimet dhe rritja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).