Tatimet, absurdi i falimentimit

Në botë, koncepti i ligjit të falimentimit është i ndërtuar me qëllim që t’u japë mundësi kompanive të ristrukturohen, në momentin që ato hasin probleme si paaftësi paguese, probleme me kreditorët, mosmarrëveshje mes aksionerëve, probleme me ndarjen e pronësisë e kështu me rradhë.

Është pikërisht ligji që parashikon të drejtën që pjesët joeficiente të një sipërmarrjeje mund të ristrukturohen, teksa i krijon mundësi subjektit të falimentuar të sistemojë në bashkëpunim me kreditorët likuidimin e detyrimeve.
Shembulli më i mirë i ligjit të falimentimit është i ashtuquajturi sistem i Kapitullit 11, që u jep kompanive një shans të shkëlqyer për të ridalë nga procesi në një gjendje më të fortë. Një nga faktorët që kontribuojnë në suksesin e Kapitullit 11 në SHBA është një trupë e madhe e çështjeve ligjore që u jep udhëzime palëve. Kur një kompani aplikon për zbatimin e Kapitullit 11 në SHBA, kjo ka një lloj efekti që mund të nxisë të gjitha palët të moderojnë kërkesat e tyre kundrejt kompanisë. Madje theksohet se ekonomia amerikane ka më shumë fuqi që të rigjenerojë vetveten në krahasim me ekonominë europiane, pikërisht për shkak të mjedisit superior i SHBA-ve përsa i përket ristrukturimit të korporatave, veçanërisht në krahasim me Europën Qendrore dhe kjo e lidhur me procesin e falimentimit. Ky instrument ligjor është përdorur gjerësisht edhe nga autoritetet federale për të lehtësuar procesin e ristrukturimit të bizneseve në vështirësi gjatë periudhës së fundit të krizës globale.

Ndërsa ligjet në Shqipëri për falimentimin kishin ekzistuar dhe më parë, por nuk ishin zbatuar ndnjëherë, ligji i ri, -që si për çdo ligj tashmë thuhet se është bërë në bazë të standardeve europiane-, pritej të krijonte pikërisht një parakusht të tillë për bizneset. Por, çfarë po ndodh aktualisht. Në një mjedis ekonomikisht të vështirë, të ndikuar nga kriza ekonomike globale, tatimet publikojnë një listë të kompanive që ato i kanë çuar apo pritet t’i dërgojnë për procedurë falimenti për arsye që lidhen me: mospagimin e detyrimeve tatimore, kalimin në status pasiv apo daljen me humbje për një periudhë tre vjeçare rresht (!!!!!!!!). Vendimi erdhi si rufe në qiell të pastër për disa biznese që në vitet e para të aktivitetit po shpenzojnë energjitë dhe derdhin kapitalin e nevojshëm për të konkurruar në një treg të vështirë. Rasti më flagrant ishte Eagle Mobile, kompania celulare që falë investimit në ngritjen e rrjetit dhe futjen e një teknologjie moderne të telefonisë celulare për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë mbi 500 mijë abonentë dhe që konsiderohet si një rast mjaft i suksesshëm në industrinë e telefonise mobile, ndonëse akoma duhet të mbyllë një vit financiar me fitim, por që fatkeqësisht, për faktin që ka vegjetuar për disa vjet si një kompani shtetërore figuron për tre vjet rresht me humbje në aktivitetin e saj financiar.

Çfarë mesazhi u jepet me këtë veprim investitorëve të huaj apo vendas që kanë investuar kapitale të mëdha në vend: të largohen që vitin e dytë apo të tretë të aktivitetit po nuk dolën me fitim. Në këtë mënyrë pasigurisë (riskut) që shoqëron çdo investim në biznes, do të duhet t’i shtohet edhe një risk që vjen nga rritja e afatit të rikthimit të investimit. Pra investitorët do të duhet të shikojnë për investime që kanë afat rikthimi të shkurtër dhe ndoshta do të përfundojnë të gjithë të bëhen tregtarë domatesh apo pronarë ruletash për të evituar këtë ekspozim.

Të gjitha investimet e natyrës afatgjatë që sigurisht nuk lejojnë një rikthim të shpejtë e shpesh parashikojnë në planet e tyre të biznesit tre-kater vjet bilance negative të fitim/humbjeve do të duhet të evitojnë Shqipërinë. Këtu sigurisht do të futen 100% e kompanive koncesionare në fushën e energjitikes, fabrikat e çimentos apo investime të tjera serioze, të cilat vetëm periudhën e ngritjes së kantiereve të tyre e kanë 1 vit e përfundimin e vënien në shfrytëzim të veprës së tyre edhe deri në 5 vjet!!!

Për më tepër, vetë shteti prej vitesh është debitor ndaj bizneseve me TVSH-të që i mban peng për vite duke mos i rimbursuar. Mos duhet te çojmë dhe shtetin vetë në falimentim? Fatkeqësisht ky është një demostrim tjetër i një autoritarizmi meskin, që nuk lë vend as të mendohet për shanset e krijimit të një situate “partneriteti” të shtetit me biznesin në ndërtimin e një ambienti nxitës e transparent për zhvillimin e shpejtë e të shëndoshë të vendit!
Ashtu siç theksojnë dhe ekspertët rajonalë, në nivelin makroekonomik, një sistem falimentimi, që shkatërron vlerat, nënkupton se rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto, tkurrja e punësimit dhe dhimbjet e rënies ekonomike do të jenë të mënyrë të konsiderueshme më të theksuara sesa është e nevojshme. Qeveritë dhe ligjvënësit duhet ta kenë në vëmendje këtë.

5 Komente

daljen me humbje për një periudhë tre vjeçare rresht (!!!!!!!!)

O pikcuditseshumti, nese kjo eshte ne ligj duket vertet pakuptim ne nje kendveshtrim llogjik, per ne qe s'i dime keto ligje. Po ti qe te justifikoje 8 pikcuditset qe ke vene, duhet gjithashtu: (1) te kishe cituar ligjin konkretisht, (2) te na kishe sjelle ndonje shembull konkret te ndonje biznesi qe eshte detyruar te falimentoje vetem pse nuk ka dale me fitim per 3 vjet por ka qene ne rregull me gjerat e tjera, dhe (3) te na jepje ca shembuj ne kete kontekst me ligjet evropiane, meqe thua se ligji po modelohet simbas Evropes. Jo per gje po kjo eshte dhe etike elementare shkrimi te nje artikulli te tille, se u lodhem duke protestuar per artikujt/esete shqiptare, une, Monda, dhe te tjere ketu tek PPU. smiley

Kurse ajo per mospagim tatimesh, ma ha mendja vertet i djeg bizneseve shqiptare, se jane mesuar te shume biznese te mos paguajne tatime (ose paguajne pjeserisht) dhe siguracione per puntoret, etj. Mos e kishe tek kjo hallin? smiley

 Nese eshte keshtu siç thote autori (se une nuk i kam lexuar ligjet mbi falimentimet), athere i bie te kesh ngritur juridikisht nje sistem ekonomikisht vetvrases.  Firmat serioze, ne pergjithesi investojne per te krrer fitime afatgjata, pra pas disa vitesh. 

Buall Mavria, si nje cop mishi me dy sy qe eshte, nuk do te bente keq te ndigjonte dhe zerat/ekspertet e tjere.   

Biznesi nën ethet e riklasifikimit tatimor

Në emër të mbushjes së arkës së shtetit, në drejtorinë VIP do të listohen mbi 200 kompani të tjera. Administrata tatimore ka nisur një valë të re kontrolli për të  riklasifikuar biznesin. Në emër të konkurrencës së ndershme apo mbushjes së arkës së shtetit, ky proces do të kalojë në drejtorinë VIP, aty ku listohen bizneset me xhiron më të madhe, mbi 200 kompani. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, premton se ky proces do të kryhet vetëm në bazë të xhiros, duke shmangur çdo subjektivizëm. “Janë biznese që kanë kaluar pragun e xhiros vjetore prej 180 milionë lekë. Për ne, këto biznese nuk kanë një rritje rastësore të xhiros, por janë ndërmarrje që kanë rritje konstante”, - shprehet Papajani. Bëhet fjalë për kompani ndërtimi, apo fabrika fasionistësh, të cilët nga biznesi i madh do të klasifikohen biznes VIP. Komuniteti i biznesit nuk e ka mirëpritur këtë nisëm. Nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija, shprehet se është në të drejtë të Tatimeve që të kryejnë këtë proces, në rast se ata evidentojnë rast pas rasti kompanitë që duhet të ndryshojnë status. Por, në rastin konkret, kemi të bëjmë me lista kompanish dhe, sipas ndërtuesve, kjo nisëm ndërmerret për të mbushur arkën e shtetit, tani në kohë krize. Aktualisht, janë 840 biznese që konsiderohen VIP, që kontribuojnë në 55% të taksave dhe të tatimeve. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka sugjeruar se nga kjo drejtori duhet të mblidhen 60% e totalit. Pjesë e riklasifikimit do të jetë dhe biznesi i vogël. Kush e ka kaluar kufirin mbi 8 milionë lekë në vit, do të kalojë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar. Papajani shpjegon se administrata që ai drejton është e bindur se ka shumë biznese të tilla që fshehin xhiron e vërtetë. “Ka shumë bare apo restorante që arrijnë të kryejnë xhiro më të lartë se ajo që ka përcaktuar Këshilli i Ministrave, dhe kjo situatë nuk duhet toleruar, pasi ndikon në një konkurrencë të pandershme”, - shprehet drejtori i Tatimeve.

Gazeta Libertas

P.S. Libertas me ca e kam pare ditet e fundit po ben pune te mire ne azhornimin e artikujve online ne kohe reale, ose pothuajse reale. Ka pak media shqiptare qe e bejne kete. Good job. smiley

 Klasifikimi nga tatimet ne dy kategori; biznes i madh dhe biznes i vogel, eshte gjeja me e paafte qe mund te kete bere ndonjehere nje organizem i shtetit shqiptar. 

qe dmth se klasifikimi nuk duhet bere fare apo qe ky qe eshte sot, eshte i gabuar?
Ky klasifikim eshte bere per arsyen e vetme te diferencimit te tatimeve e detyrimeve ndaj bizneseve te ndryshme dhe jo per ndonje arsye etike apo klasifikim thjesht statistikor. Ne harrojme qe kto nuk jane gjera te shpikura nga ne po metoda te 'importuara' apo 'te keshilluara' nga te huajt

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).