Spekulanteve virtuale te historise

ne mungese te nje debati serioz ne mediat audio-vizive e te shkruara e ndoshta... edhe ne mungese te studjuesve... paskemi perfunduar deri ne ate pike sa qe te informohemi nga interneti rreth historise tone???!!! S'kemi pse te informohemi nga anonimi i radhes ne internet (me gjithe respektin per anonimin) mbi historine e gjuhes shqipe e te popullit shqiptar! Ngrijeni debatin ne nivele te tjera! Mjaft e trajtuat si hobby! O merruni seriozisht, o mos u merrni fare! Se thjesht po na lodhni trurin!

Olsib

2 Komente

Je mer Olso,

Ku e kemi ne ate fat te kemi nje linje argumenti me fillim dhe mbarim,qe te na kenaqi te gjitheve.Mire kali qe na ngordhi, por nuk na lene rehat as mizat...kane pase thone. Ku ti gjejme ne me, kata gjuhetare dhe historiane ??!!Ne mungese te tyre, kemi plot "dashamires" te cilet kerkojne te na transmetojne emocionet e vendlindjes, e cila i mungon kaq shume dhe kerkojne ta hiperbolizojne per te mire, vetem nga malli.

Tashti duhet me u kuptu; edhe ato nga pasiguria e tyre mbeten anonim,por ndoshta brezi tjeter do te jete me i sigurte pasi te na behet truri neve Sfungjer dhe te na shkoje interesi 0,nga keto "leterkembime malli".

 meqenese ma fshine nje koment te drejtperdrejte, dhe meqenese turi po diskuton ketu seriozisht po shtoj nje tjeter :

e para,  ky ketu mathieu aref nuk ma ha mendja se shkruan nga malli, pasi qe nuk ka asnje lidhje direkte me shqiperine e shqiptaret. pra nuk besoj se shkruajme nga malli kur trajtojme probleme te tilla.

e dyta, perse duhet qe çdo gje qe trajtojme te jete e BESUESHME ? jo vetem kaq, po perse ngaqe kjo nuk eshte e besueshme subjekti te mos konsiderohet serioz ? fjala bjen filmat fantastiko - shkencore nuk ma ha mendja se i merrni si te verteta, atehere nje tematike e tille eshte e vlefshme apo jo ?

e treta, ta zeme se na shtyn malli, per diskutime te tilla. a mund te me shpjegoni shkencerisht, po ashtu siç i kerkoni nga te tjeret shpjegimet, se pse njeriu nen ndikimin e mallit, ja fut kot ?

e katerta, (ketu po e shpie debatin pak thelle, prandaj kujdes, sy e veshe duhet mbajt ngrehur) ta zeme se keto historira jane thjeshte TRILL (dmth si puna e filmave lart, te sajuar fund e krye) a ndikojne keto negativisht tek struktura e nje shoqerie. si e shpjegoni faktin qe sa me shume ne behemi te besueshem, tek ato qe themi, tek ato ku e ngrejme ideollogjine tone ose shtetin, aq me shume civilizimi qe prodhojme eshte i ulet, jeta e mjere, veprat e rendomta.

perse veprat me madhore ja kemi kushtuar zotit ? ose diçkaje qe nuk ka asnje prove te jete reale.

e pesta : kush e gjen nga vjen fjala mall, ka 100€ .

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).