Sorrentino, "Il Divo" dhe shqiptaret

Nuk ka pasur shume njerez ditet e fundjaves, kur erdhi regjisori Sorrentino ne Shqiperi. Ne mbremjen e se shtunes, me nje publik me te mbledhur, por gjithsesi entuziast eshte pritur me interes filmi "Il Divo", qe duhet theksuar se eshte pare nga pak artiste shqiptare...

Regjisori Paolo Sorrentino ka qene vetem njezete e kater ore ne Durres. Miku i nderit i Festivalit Veror te Filmit ne Durres dhe nje nga regjisoret italiane, qe po njihet se shumti, eshte entuziazmuar nga mikpritja, dhe ka shprehur keqardhjen per vonesen e tij per ta njohur Shqiperine. Ka qene shume i interesuar per kulturen; e ka habitur fakti qe Amfiteatri, ku ai ka marre ne mbremje nje cmim nderi ishte zbuluar ne vitin 1966; ka qene i mikluar qe eshte nderuar pa fund me publikun, gazetaret dhe te interesuar te shumte...Per hir te se vertetes, filmi i tij "Il Divo", eshte pritur mire nga publiku ne kete fund-muaj, por shume pak nga komuniteti i kineasteve. Vete, kineasti i ri italian, ylli i te cilit eshte rritur tejet pas vleresimit te kritikes te festivalit te Kanes, nuk ka qene ne nje mjedis te panjohur. Publiku e njihte dhe po aq dhe gazetaret.

Edhe pa mungesen e artisteve, ai ka folur per pak minuta ne Pallatin e Kultures "Aleksander Moisiu", deri ku nje moment, sic ndodh rendom me ne, kane ikur dhe dritat. Duket se nuk ka pasur shume shqetesim per pritjen e filmit te tij, ndersa me i qarte ka qene per te kaluar sa me mire kohen. Organizatoret e Festivalit i kane dhene kohe maksimale dhe ka qene nje nga miqte me te nderuar.

"Il Divo", qe eshte interpretuar mire nga Toni Servillo, eshte percjelle mire ne Shqiperi. Duke pasur parasysh se filmi i kushtohej Andreotit, qe eshte nje personazh i mirenjohur ne vend, percjellja e tij ne film ka lene shume mbrese. Por, diten e shfaqjes ne Durres, ka fare pak kineaste, dhe ajo mizeri qe ka mbushur filmin e arrire te Artan Minarrollit, nje dite me pare, ka munguar. Ne pak minutat qe ka pasur ne dispozicion para filmit, burri me nje veshje tejet te thjeshte, ka rrefyer me pak fjale historine e filmit, perpjekjen e tij dhe zemerimin e pritshem te Andreotit. "Nese do ta pelqente filmin, isha i sigurt se atehere kisha humbur krejtesisht", thote i sinqerte. Ne fakt, Andreoti, ka qene ne premieren e filmit te tij, por ne castin, qe eshte folur ne nje deklamim- e ka lene i inatosur.

Nuk eshte pak dokumentar, filmi juaj?

"Per mua jo. Ai eshte nje film artistik i mirefillte kushtuar njeres prej figurave me emblematike te Italise. Nuk e di se ku e shikoni kete. Megjithate ky ishte synimi im dhe menyra sesi e kam realizuar besoj se e keni pare dhe e keni kundruar dhe vete. Eshte shume e veshtire te besh nje film per Andreotin. Jo per shkak te karakteristikave te tij, por me shume te nje maske, ku eshte e veshtire qe te depertosh. Mendoj se arritem atje ku donim".

Si punuat per filmin? Ju eshte dashur te takoheshit shume here me Andreotin, balle per balle?

"Po eshte e vertete. Na eshte dashur shume pune sepse ai eshte nje personazh i jashtezakonshem dhe nuk mund te futesh dot aq lehte brenda karakterit te tij. Mua me eshte dhene rasti qe te flas dy here me te shume gjate. Kam folur per detaje dhe per gjera qe do te me sherbenin ne film. Por, eshte e veshtire. Me duhej ta shikoja edhe shume nga afer".

Rolin kryesor ia besuat nje artisti, qe ju duket se e vleresoni shume. Por, Toni Servillo, nuk duket pak si automat?

"Nuk e di, por nuk me duket i tille. U duhet te keni parasysh qe po te njihni nga afer Andreotin, ai ka nje pamje te tille dhe nga qendrimi qe mban, duket se eshte nje personazh qe eshte ambientuar me kete".

Kush ishte momenti, kur ai shpalli revolten e tij me filmin? Mos eshte ai momenti me ate gruan e re...

"Jo. Behet fjale per ate monologun e gjate ne ate karrigen, ku pohon ne film se ka edhe nje pergjegjesi per te vdekurit dhe masakrat ne Itali. E ka merzitur shume dhe ka ikur, sepse kuptohet qe nuk mund ta pranonte lehte kete".

Si ju duket Shqiperia?

"Eshte shume e vecante, por koha e paket ketu nuk me jep mundesine qe te shikoj shume gjera. Me pelqen arkitektura, vete qyteti dhe ...njerezit. Jam pak i lodhur nga intervistat e shpeshta, qe me jane bere brenda nje intervali shume te shkurter. Por ne pergjithesi jam i kenaqur dhe me vjen mire qe filmi im pelqehet kaq shume". b.an

7 Komente

Sorrentino vjen ne Shqiperi e nuk ja var njeri?! S'ben cudi!

 

Il Divo per mua eshte nje nga filmat me te bukur qe mund te kem pare kete vit. Ndoshta per dike qe nuk njeh mire historine e Italise e prapaskenat e politikes se saj sidomos persa i perket harkut kohor midis shpalljes se republikes pas luftes se dyte boterore dhe lindjes se "Republikes se Dyte" fale skandaleve te "Tangentopol"-it, ky film do t'i dukej nje film shume surreal.

Por ne fakt nuk ka asgje surreale ne te, por vecse te treguar me saktesi ne menyre te permbledhur e dramatike. Surreale eshte historia e klases politike italiane te pas luftes e ne vecanti gjate viteve '70 qe ne Itali njihen si "Anni di Piombo", vite te karakterizuara nga "terrorizmi i te majtes", te pakten keshtu publiku e njohi ne ate kohe, por ne fakt ishin vite kur shantazhi dhe frika perdoreshin ne nje menyre me te perqendruar se me pare, per te anulluar dhe diskretituar te gjithe zerat alternative dhe ndryshe te shoqerise italiane.

Ishin vitet kur Moro rrembehej nga "Brigadat e kuqe" dhe kur "Der Spiegel" nxirrte ne faqe te pare fotomontazhin provokativ e fyes per nje popull te tere, te nje nje revolveri te hedhur mbi nje pjate makaronash. Frika mbizoteronte kudo dhe te gjithe ishin kundra te gjitheve e po nga frika u mblodhen perreth nje njeriu e nje partie politike, DC qe udhehoqi Italine per dekada me radhe.

Sigurisht qe Sorrentino bie ne nje mekat njerezor kur kerkon t'i atribuoje pergjegjesite e gjithe kesaj vetem nje njeriu, pra Andreottit, nje provincial i lindur ne rrethinat e Romes qe sic e thote edhe vete ne film ishte me teper i interesuar qe te tregonte se ishte nje njeri "colto" se sa i pushtetshem.

Lufta e ftohte ishte ne majat e saj dhe frika ndaj komunizmit mbreteronte. E kishin te drejte qe te kishin frike. Partia Komuniste italiane ishte pasardhese e Togliatit. Jane monumentale vitet e Luftes se Dyte Boterore, kur ky i strehuar se bashku me lider te tjere komuniste perendimore i thurrnin lavde Stalinit, te mashtruar nga sukseset siperfaqesore te Bashkimit Sovjetik qe fshinin nen to vecse nje regjim mizor dhe te eger.

Andreotti pra, nuk ishte aktori i vetem i asaj cfare ndodhi ne Itali ne 45 vjecarin e  pas luftes. Ishte sigurisht nje aktor shume influent, por ajo qe ndodhi ne Itali ne ato vite nuk mund t'i atribuohen vetem atij, por ne me te paktin e rasteve, vet frymes se kohes.

Ju keshilloj te gjitheve qe te shikoni fragmentin nga filmi te sjelle ne postimin e mesiperm. Ne ato dy minuta mund te sintetizohet jo vetem filmi "Il Divo" por edhe politika italiane e atyre viteve.

Cdo fjale ka nje kuptim te fuqishem aty, por mbi te gjitha fraza e fundit me preku me se shumti...

"Noi non possiamo consentire la fine del mondo in nome di una cosa giusta. Abbiamo un mandato noi. Un mandato divino. Bisogna amare cosi tanto Dio per capire quanto sia necessario il male per avere il bene. Questo Dio lo sa e lo so anch' io"

Nuk besoj se mund te permblidhet me mire se kaq, llogjika autentike diabolike e cila e njeh Zotin dhe shenjterine e tij dhe e shfrytezon ate per te bere keq.

 

Se fundi nuk dua te harroj qe te vleresoj interpretimin e mrekullueshem te Toni Servillo i cili pas nje interpretimi po aq te mrekullueshem ne "Le conseguenze dell'amore" me tronditi me nje kryeveper tjeter interpretuese. Eshte e pashoqe se si ai arrin te depertoje me mjeshteri ne psikologjine e veshtire te personazhit.

Oh sa gjynah!!! smiley Unë nuk e kam marrë vesh që ishte, se besoj se do shkoja t'i thoja Faleminderit për "Le conseguenze del Amore" veçanërisht.

Te dy keta filma te medhenj mund t'i shikoni dhe tek Digitalbi. Jane filma vertet shume te mire.

Interpretimi i Toni Servillo-s qe ndryshon kryekeput nga njeri personazh tek tjetri eshte i mahnitshem.

Tek "Il Divo" jane rreqethese pjesa e letres se Aldo Moros, vrasjet e njepasnjeshme te miqve por mbi te gjitha skedaret e pafund ku ai ruante cdo gje.

"Pasojat e Dashurise", film pa shume fjale, vetem mimika njerezore, gjestet, veprimet flasin me shume se cdo gje. Me kujton pak a shume "Nostalgjine" e Tarkovskit.

 Po me vika keq qe e marr vesh vetem tani kete fakt, se do kisha shkuar me gjithe qejf, eshte si puna e atyre takimeve me shkrimtarin tend te preferuar.

 

Skena me e bukur eshte ajo qe thote Llukani. Po mos harro edhe kete: Takimi, imagjinar duhet thene, mes themeluesit te "La Repubblica" Eugenio Scalfari - Andreotti

Fantastike pergjigja e fundit Andreottit/Servillo: Bravo, ju jeni mjaft i mprehte. Situata ishte me e komplikuar se kaq. Vetem se kjo nuk vlen vetem per ju, por edhe per rastin tim...

P.S. Paolo Sorrentino e Toni Servillo duhen falenderuar edhe per "Le conseguenze del Amore". Film e kolone zanore e mrekullueshme

Edhe kjo eshte per 5 yje, se bashku me ate pergjigjen mbi propozimin per president. ""Sono un uomo di media statura..ma non vedo giganti intorno a me.."

Nuk i shikoj dot skenat qe keni sjelle ju, djema, por po ju sjell nje pasazh te vockel nga filmi, ku divi flet per veten e tij:

 

Përveç luftrave punike, >>më kanë akuzuar për gjithçka ka ndodhur në Itali.
>>Prgjatë viteve më kanë nderuar me nofka të shumta. >>Gjigandi Xhulio, gërma e parë e alfabetit, Kurrizoja...>>dhelpra, salamandra, Papa i zi, përjetësia,>> njeriu i terrnajave, Belzebuja. Por kurrë s’kam paditur askënd,  për një arsye të thjeshtë. Kam shumë sens humori. Zotëroj dhe diçka tjetër, një arkiv të madh, >>meqë nuk kam shumë fantazi. Dhe sa herë që përmend këtë arkiv, ai që duhet të heshtë, >>si me magji, zë e hesht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).