"Simboli i humbur", libri i ri nga Dan Brown

"Simboli i humbur" nga Dan brownSot del ne qarkullim libri i ri i autorit Dan Brown, i titulluar "Simboli i humbur". Ne nje interviste per NBC autori flet per librin e ri dhe e krahason ate dhe me librat qe i paraprine, si "Kodi Da Vinci". Karakteri kryesor i librit, Langdon, eshte i njejte si ne dy librat pararendes.

Me poshte vijon nje artikull nga Shqip i para disa ditesh mbi kete liber.

 

Nga masonët te Jezusi i klonuar Dan Brown godet sërish

Nëse historia e dashurisë mes Jezusit dhe Magdalenës nuk ishte mjaftueshëm, atëherë mbahuni fort: kësaj here Dan Brown ka klonuar Jezusin. Ose të paktën kështu thotë interpretuesi i tij më i madh, Dan Burstein, një zotëri që duke shkruar "Sekretet e Kodit Da Vinçi", ka shitur në katër vite miliona kopje, që megjithatë janë shumë pak në krahasim me 81 milionë kopjet e shitura nga origjinali. "Klonim njerëzor... Çfarë mund të kenë zbuluar masonët në lidhje me klonimin"?

Po, por ç‘hyjnë në këtë mes masonët? Hyjnë, si jo. Janë pikërisht ata protagonistët e "Simbolit të Humbur" ("The lost symbol&quotsmiley, librit më të pritur në botë për momentin, parashikimet e shitjes së të cilit shkojnë në gjashtë milionë e gjysmë. Kur duhen edhe tri ditë nga D-Day, dita e madhe e Danit, nga promovimi i librit i parashikuar për datën 15 shtator, e gjithë bota ngre pyetje mbi vëllimin e mistershëm të shkrimtarit më të mistershëm. 46-vjeçari, bir i një mësuesi matematike dhe i një muzikanteje nga Exter, New Hampshire, kur ishte i vogël dëshironte të bëhej këngëtar i muzikës pop dhe në kursin e shkrimit krijues u gjend pranë një të madhi si David Foster Wallace. Çfarë do të ketë shpikur për këtë kapitull të fundit të trilogjisë së Robert Langdon, profesorit të Universitetit të Harvardit, ekspert i simbologjisë, për të cilin ka polemizuar deri edhe Vatikani?

Një gjë është e sigurt dhe e ka bërë të ditur tashmë edhe vetë botuesi: 524 faqet e romanit do të zhvillohen të gjitha brenda 12 orëve në Washington DC. Domethënë në qytetin e themeluar nga një mason, George Washington, në të cilin mbretëroi një bos gjysmë i njohur, por me të cilin, betohet Burstein në gazetën "New Yorker", do të njihemi. Quhet Albert Pike dhe dyshohet se është një ndër themeluesit e Ku Klux Klan, i përfshirë edhe në komplotin për vrasjen e Presidentit Lincoln, statuja e të cilët është ende e ekspozuar mirë në Judiciary Square, në kryeqytetin që sot pret Presidentin e parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ashtu siç ndodh në çdo libër tjetër të verdhë, që është për t‘u vlerësuar e respektuar, nuk ka si të mungojnë të dhënat. E para ishte e fshehur në posterin e botimit amerikan të Kodit, ishte fraza: "Nuk ka ndihmë për birin e asaj vejushe?", që në të vërtetë ishte një lloj fjalëkalimi mes masonëve. Pastaj ishte bërja publike e dy kopertinave të "Lost Symbol", ajo amerikane dhe angleze, që të dyja me Kapitolin, Selinë e Kongresit Amerikan, të vendosur në një piramidë të kuqe në kopertinën e parë dhe në të dytën me logon e masonëve. Pastaj vinin gjurmët e lëna në faqet në internet, Twitter dhe Facebook, me një listë kopjesh dhe numrash që nuk janë gjë tjetër veçse gjatësia dhe gjerësia gjeografike e adresave të Washington-it, Shtëpisë së Bardhë, Washington Cirkle, Dupont Cirkle, Logan Circle dhe Mt. Vernon Squere: më pas edhe Pentagoni (një tjetër simbol?) në brendësi të së cilit shfaqet një yll pesëcepësh, një tjetër simbol mason. E dhëna e fundit të çon te shoqëria sekrete e masonëve në kohët e shkuara dhe te shoqëria e ditëve tona. Mjafton të kalosh Potomac-in dhe nga Washington-i, qark i Columbia-s të shkosh drejt fqinjës Virginia, ku në Langley gjenden shtabet kryesore të CIA-s. Këtu, sekreti i sekreteve: ja ku shfaqet Kriptos, skulptura e realizuar nga James Sanborn, që fsheh katër mesazhe. Tre prej tyre janë deshifruar, me të katërtin do të merret profesor Langdon (pikërisht në Langley, çfarë rastësie).

Mbetet ende për t‘u parë se si përbërësit janë të gatuar në këtë libër. Cili është filli që lidh CIA-n me masonët dhe masonët me Rosacroce-n, sektin tjetër që do të shfaqet në faqet e Dan Brown? I shuminformuari Burstein thotë për "Washington Post" se Rosacroce-t kishin një pjesë të Kryqit të Shenjtë. Nëse tek ai kryq do të ishte ruajtur gjak, atëherë Jezusi mund të klonohej". E megjithatë gjithçka mund të ndodhë kur shfaqet Dan Brown. Gjithçka është e kundërta e gjithçkaje. Madje edhe hakerat, që pak kohë më parë shkatërruan sitet ku ushtroheshin fansat në kërkim të të dhënave- njësoj si loja online "Today Show", ku këto ditë do të jetë i ftuar Dan Brown- kanë arritur të shkaktojnë një gudulisje të vogël në zbulimin e detajeve të librit. E madje as magjistarët e internetit nuk kanë arritur dot të ngrenë kapuçin që mbulon fytyrën e "Simbolit të Humbur".

 

41 Komente

Une duhet te jem i vetmi qe nuk e kuptoj terheqjen e lexuesve ndaj Dan Brown-it. Kemi qe ne prill kur u zbuluan kopetinat e librit qe teorite e konspiracionit per librin u bene te padurueshme.

Per mua, The Da Vinci Code, ishte nje roman i pa mbeshtetur ne asnje fakt (pavaresisht nga protestat e autorit qe ishte i tille), i keq shkruar, autori nuk kishte bere asnje hulumtim perpara se ta niste librin apo gjate shkrimit, apo perpara botimit te tij per faktet (sipas tij te verteta) e ndryshme ne te, historia e romanit ngec ne shume pika e ka shume kalime nga nje pike tek tjetra pa nje lidhje mes tyre. Pershkrimet e personave, ngjarjeve, vendeve jane te pafrymezuara.

Eshte e habitshme se si librat e tij mbajne vendin e pare per numrin e shitjeve. Ndoshta jane te lehte per t'u lexuar ose te gjithe kemi nje dell eksploruesi dyshyes brenda vetes persa i perket te vertetave dhe fakteve qe shohim perreth e duam te besojme se e verteta nuk eshte ashtu sic na e kane mesuar apo treguar dhe dicka tjeter mund te gjendet po te rremojme pak me thelle.

Une nuk do ta blej romanin e ri.

Nga artikulli i gazetes jam i paqarte nese Burstein ka shkruar per New Yorker, Washington Post apo te dyja bashke. Kaq te veshtire e kane gazetaret ne Shqiperi te vene burimet nga i kane marre (perkthyer)shkrimet? Ne e dime qe gazetari/ja nuk e ka lexuar librin sepse ai nuk kishte dale ne 12 shtator kur eshte botuar shkrimi, pra nuk eshte problem te vihet nje shenim ne fund ku te percaktohen burimet e shkrimit.

 

Une duhet te jem i vetmi qe nuk e kuptoj terheqjen e lexuesve ndaj Dan Brown-it

 

nuk je i vetmi

 

oho, tani e pashe komentin me poshte, qekam i treti...damn

 

 

pps  varja, qeka bo si radha e vajgurit ne vaktit... give up counting

Nuk je i vetmi Ujk, jemi dy.

 

Ndonje dite nga inat do shkruaj se si shtepite e medha botuese tallen me lexuesit ( lexuesit e Dan Brown jane te njejtet qe lexojne vetem menu restorantesh, qe ne shtepi kane 2-3 libra e qe nuk dine te dallojne Eco-n nga de Rebelais ) se si keto shtyjne edhe bejne qe nje autor te shesi. Kjo eshte evidente ne rastin Dan  Brown. Eshte shume gje e rende.

 

Keshille : lerini keta palaço, lexoni Dave Edggers.

Me mua behemi 3. Me  duket shkrimtar tejet komercial nuk ndjej asnje lloj terheqje ndaj tij.

kater smiley

Une s'kam lexuar asgje nga ky burri. Te them te drejten, nuk me pelqejne romanet qe shkruhen keq. Yyyyyyy do thoni ju, ç'na the, te gjithe ashtu bejne. Po, po, por puna eshte ka plot e plot qe i thone shkrimit te keq shkrim te mire. E nejse.

Dani eshte tarshkrim-star. Ka per borxh te ta beje librin po aq shpejt sa ç'skuq une nje veze. Dhe te fitoje mjaft para. Dani mban qindra vete me buke, eshte makine Dani, jo ashtu. Pak a shume si ne zgjedhjet amerikane, ku tjetri shkon me nje karvan nga prapa.

E qe thoni ju, Dani ben pjese ne ate grupin : "Une shkruaj keq, pra ju blini". Ka plot te tjere ne kete grup : ne kemi ketu ate burrin, si e pati emrin, Marc Levy. Ky miku ka per borxh te te mallengjeje ne çdo kater rreshta :

- Jeni shume e bukur, i tha koleksionisti zonjushes perballe.

- Oh, falemnderit, i tha zonjusha perballe.

- Keni ardhur me pushime ? pyeti koleksionisti.

- Po, kam ardhur te blej ca piktura. Me pelqen shume kjo. Sa kushton ?

- Dy milione euro, zonjushe.

- Mire, po e marr, ja dhe çeku.

- Falemnderit, por a mund te pijme nje kafe bashke ?

- Me kenaqesi.

Dhe ata dalin nga galeria.

- Jeni vertete shume e bukur, thote koleksionisti ndersa sherbyesi sjell kafene.

- Doni te thoni qe keni rene ne dashuri me mua ? pyeti zonjusha.

- Kam frike se po, zonjushe.

Zemra e zonjushes dritherohet.

- Edhe une ju dua, e kam ndjere kete qekur hyra ne galeri.

___________________

Si e dallon ti nje liber pa e lexuar qe eshte shkruar keq?

Duke e degjuar shkrimtarin si flet. Si dhe duke lexuar ndonje paragraf tek-tuk. Mjaftojne ca budalliqe psh, dhe libri bie poshte.

Shiko ç'shkruan nje shkrimtare franceze :

Kishte mjaft gjera qe ecnin, ndoshta ishte ai, ndoshta me te mund te ecte. [...] Sa mire ishte. Rreshqet. Po, kjo ishte. Kur kam thene kete, kur kam thene : rreshqet, kisha pershtypjen se kisha thene gjithçka. Nuk di si mund ta shpreh me mire çka ndodhur ate dite. Ishte mire. Rreshqiste. Rreshqiste aq lehte.

______

Rreshqet ore rreshqet,

se te quajne Shefqet.

Eshte plot bereqet,

hambar-madhi sivjet.

Dhe me siguri zonjusha ka humbur gjyshen në Holokaust, ndaj ka njëfarë trishtimi që i përvijohet në cepin e syrit.... Seriozisht unë ktë Levin e kapa te shpija e një shoqes duke pritë që kjo të lante rrobat pa të dilnim, dhe s'lexova as 10 faqe (e, me dorë i lante) kur vendosa të mos e lexoja më kurrë, megjithëse më kanë mësuar t'u shkoj librave deri në fund.

A me falet mua qe kam lexuar "Kodin e Da Vincit"? smiley

Ok, e kam lexuar me kureshtje shume te madhe, me pelqejne i cik keto muhabetet komplotiste masoniste, por pervecse nje liber i verdhe,  fantazi e bazuar ne vende reale, por jo ne fakte reale, s'me eshte dukur gje. Por eshte per t'u lavderuar per fantazine "e shthurur"... smiley

te tjeret, as kam nder mend t'i lexoj, se s'kam kohe te humbas... Kam nje zakon te keq, po me pelqeu nje autor, lexoj sa te mundem nga veprat e tij, po s'me pelqeu libri i pare, s'i lexoj as te tjeret.

 

E ka Dan smiley sa per info, mbase adhuron dike tjeter smiley

ndersa une e urrej pa e lexuar fare, eshte ne mode kjo, kohet e fundit ne shqiperi

Nje nevoje te vockel per trullosje ? OK, nous sommes là pour vous :

Nuk do te rrefeja qe ne fillim bisedat tona te vetme ishin : çfare ? dhe une i pergjigjesha : nuk e di, po ti, çfare ? Ai me thoshte : nuk e di, asgje, po ti ? Dhe une i thosha : asgje, nuk e di. Perse ? Ke pershtypjen se po te them diçka ? Cfare sheh ti ne syte e mi, ke pershtypjen se po them çfare ? Ti ke pershtypjen se po them diçka. Ai me thoshte : jo, nuk e di. Ndaleshim, dhe pastaj fillonte perseri pas ca minutash. Nuk e di nese kjo eshte interesante, e sheh, i thosha une.

_________

Ufffffff... n'kjofte dashnia njikshtu, lakun n'qafe dhe n'Ure t'Bunes e kemi vendin.

Na trullose me gjithe mend, po librat e Braunit s'jane ne fazen daniel still, kane nje fije intrige, mashtrime, sajesa, fantazira qe sidoqofte te terheqin, te pakten, sa nje film limonate qe ti e shikon, se s'ke asgje me te mire per te bere.

Tani u kujtova. Ana, po Kodin George Sand, a e ke lexuar ? smiley

Vetem ata qe dine mire frengjisht mund ta shijojne. Asnje tjeter. Une do ta kisha sjelle ne shqip, por pastaj me duhet te zhdukem fare nga interneti. Le qe mire qe me ra ndermend : diten qe do te dua te zhdukem nga ketu, do t'ju le dhurate kodin e famshem te Xhorxhines, dhe pastaj shihemi ne ferr smiley

 

Hurbi, c'kerkon qiqra ne hell nga une?!  smiley T'i futem frengjishtes ne kete moshe qe jam, i bie ta lexoj Alfredin ne shtratin e agonise... Bjeri shkurt, perktheje, dhe shohim e bejme pastaj a shihemi ne ferr a jo... smiley

p.s. iiiii e ndryshove alfredin ne zhorzh sand... hihihihi

Jo, jo, eshte e paperkthyeshme. Littéralement. Eshte e pershkrueshme, por jo e perkthyeshme. E meqe pershkrimi eshte me i "keq" se perkthimi, sepse ne pershkrim fusim dhe fjale tonat (dhe me ngaterroni mua me fjalet e saj), atehere vertete qe nuk ben te lexohet. Eshte nje tekst sa i bukur aq dhe thellesisht imoral. Duhet te jesh vertete nje lexues mendjehapur qe te mos tronditesh, aq me teper ne kushtet tona ku nuk njoh asnje, te pakten jo ne ate pike qe t'i lejoj vetes aventura te tilla. 

ps : Bedrije, aq shume te jam merzitur ? Ne ferr do te vish dhe ti, atje me mua, ske nga shkon.

Po me ben shume kureshtare tani. E gjej gjekundi ne italisht? apo nuk ma keshillon se truri im i brishte mund te pesoje e te vuaje ndonje traume te pandreqshme?! smiley

n'ferr o me patjeter , se vetem atje ka njerez interesane smiley

Vetem se une e ti , ska dyshim qe do jemi ne rrathe te ndryshem te ferrit, dhe ti e di qe ato rrathe nuk priten me njoni tjetrin.

smiley

Ja thuajini Eshkes mos iu ben gje per ate kodin smiley Se mua s'ma mban. Apo jo, Eshke ?

Levy nuk lexohet fare. Por shiko, nqs do te lexosh nje Levy tjeter, merr lexo "Jeta ime" te Marcel Levy. E di ç'ka bere ky ? Ja te ta thom û : ky jeton e jeton, yhyyyyyyy sa gjate jeton, le te themi nja 90 vjet, dhe pas 90 vjetesh, kujtohet se ka dell shkrimtari. Dhe shkruan te vetmin liber ne jeten e tij. E çfare shkruan, thua ti ? Po ja, si nentitull ka vene "Kujtime te nje deshtaku" smiley

Dhe pershkruan jeten e tij te deshtuar 90 vjeçare, dhe tregon çfare nuk duhet bere qe te mos deshtosh nje jete. Liber shume i bukur. Dhe i shkruar me stil e me gje. 90 vjeç burri i botes.

Qe te rikthehemi tek Xhorxhina. Kjo çupka ka pase rene keq ne dashuri me Alfred de Musset. E ky mavria nja 10 vjet me i vogel, kolopuç. Eh mire o mire, çfare dashurie se ! Letrat e tyre jane vertete shume te bukura, gjynah qe une dhe Eshka nuk jemi lindur ne shekullin e 19-te. Do ishim kerrnaqur me letra te zjarrta. Si sherbetore do kisha Bedrije Hanemen, qe do te me postonte letrat ne kutiçke. Eh jete e poshter thuaj... Kurse Ana H do te ishte Colette me Flaubert. Po Flaubert, kush do te ishte atehere ? Me siguri i shoqi i Madame Bovary. Po Madama, kush ? E shihni si jane te lidhura gjerat ? Madamen e shoh me teper tek... s'po e them fare. Mister.

ps : Bedrije, per nje çike ferr me shume apo me pak, s'prishemi ne, do i kapercenim rrathet vetem e vetem qe te ishim ne krahet e njeri-tjetrit, oh sa po me fergellon zemra, thjesht duke e menduar !

Ore e ka lexuar njeri librin"Lost Symbol"?

Dje doli ne librari, nuk besoj se u gdhi dikush te mbaronte 509 faqe liber.

Dje doli ne librari, nuk besoj se u gdhi dikush te mbaronte 509 faqe liber.

Po,ky dikushi, duhet te jete nje nga 5 Milion kopjet e ketij libri!

5milion kopje nuk jane pak,patjeter duhet te jete terheqes!

Artian, jane 6.5 milion kopje qe priten te shiten, prej te cilave 1 milion ne Angli. Sic thashe, dje doli ne ne shtitje, por radhet per ta blere nuk ishin shume te gjata. Gjithashtu, Waterstones dje shiste 200 kopje te firmosura nga autori, por deri ne  oren 2:00 pasdite ende nuk i kishin shitur dot te gjitha (sic degjova ne radio ndersa kthehesha ne shtepi). Nga e diela duhet te kemi nje raport me te mire se sa kopje do te shiten, sepse eshte bere nje fushate reklame e jashtezakonshme per te.

Ata qe duhet ta kene mbaruar duhet te kene qene recensuesit e librit, sepse pashe sot disa recensione te tij ne gazeta.

Ky lloj zhanri romanesh ka ndjekesit dhe admiruesit e tij, sigurisht disa prej atyre mezi presin ta lexojne. Pa do te blehen te drejtat per ta kthyer ne film (nese dicka e tille nuk eshte bere edhe per kete roman ne kontraten e meparshme) dhe hey presto Tom Hanks do te jete perseri Prof. Langdon duke rendur te zgjidhe misterin e radhes dhe te na mbroje nga dalja e sekretit qe do te shkundte themelet e botes ku jetojme (sigurisht duke pasur ndihmen e ndonje asistenteje seksi qe nuk do t'i rezistoje dot charm-it te profesorit smiley&nbspsmiley. Dhe vijme tek fundi: Ata jetuan te lumtur pergjithmone.

Ujk,hedhja e milionave kopje per Lost Symbol,mund te jete nje stradegji,duke patur parasysh Famen e The Da Vinci Code,qe padyshim ishte nje sukses,80 milion kopje dhe libri me i shitur ne bote! 6milion nuk jane pak dhe njerzit do ta blejne ,do ta terheqin ,dhe per kete ,esnafet jane te sigurte ,nuk ka rendesi se si eshte subjekti tereheqes apo jo !Mjafton backgroundi i autorit!

Njerzit jane kurioz dhe kurioziteti eshte nje mikrob qe te shtyn ta blesh dhe ta lezosh,ne fund te fundit publiciteti para dhe mbas kete qellim ka shitjen!

Eshte problem tjeter diskutimi per subjektin,eshte spekullim,fantazi,apo nje gje reale brendia!

Artian, The Da Vinci Code, shiti 81 milione.

Sigurisht qe ky numer per Lost Symbol eshte strategji, bile strategji shume e mire. Te mos harrojme qe ky eshte vetem first print (botimi i pare), kushedi sa here te tjera do te riprintohet. Te mos harrojme qe do te riprintohet perseri pasi te jete kthyer ne film, me Tom Hanks ne kopertine, gje e cila do te beje ndjekesit e Tom Hanks ta blejne librin (njerezit do te mendojne: fitues Oscar-esh, ai do te beje vetem filma te mire, te bazuar ne libra te mire, etj). Gjithe kjo strategji do ta shtoje interesin per librin. Sepse nje gje e tille me beri mua te blej The Da Vinci Code. Por shume prej ketyre 81 milion lexuesve, nuk u pelqeu libri dhe nuk do ta blejne kete te fundit. Megjithate miliona te tjere do ta blejne per te pare se c'nodh me Langdon-in apo sepse jane kurioze te shohin kete mister te ri te zbulohet.

Sic e thashe ai i ka ndjekesit e vet.

Ketu ne Angli ai ze kater vendet e para per adult paperbacks (the da vinci code, angels and demons, digital fortress dhe libri per misterin ne antarktide qe ia kam harruar titullin). Kjo per mua perben problem, sepse nje autor medioker nga gjuha e librave, me ane te nje strategjie marketingu te tille dhe duke u nisur thjesht nga thashethemi qe Magdalena ishte e dashura e Jezusit nga i cili ngeli shtatzene e terrci e verrci, arrin te eklipsoje talente te verteta qe nuk mund te shiten, sepse njerezit blejne librat e tij. Me shqeteson fakti qe lexuesit mendojne qe marketing i mire=liber i mire. Ka paperbacks fantastike ne shitje qe nuk jane ne ate liste sepse nuk kane pasur nje strategji te tille marketingu, por qe gjuhesisht jane me lart nga Brown-i.

Ne e dime ne vije te trasha brendine e librit, sic e thashe me lart kemi qe ne prill kur u publikuan kopertinat qe u dha njefere ideje se perse do te fliste ky liber. Sigurisht historia do te jete marramendese, por gjuha me te cilen do te tregohet do ta lere ne balte, sic do ta lene ne balte menyra se si do te shpetoje nga rreziku Langdoni apo se si do te shpjegohen misteret. Kjo gje eshte e qarte nga librat dhe stili i te shkruarit te Brown-it. Librat e tij nuk e vene shume ne levizje trurin, jane si nje pikture qe po ta shohesh me pak kujdes ia shikon te gjithe te fshehtat. Kjo ta heq kenaqesine  e te lexuarit te Brown-it per mua, por shume te tjerre nuk do ta kene problem kete gje.

Ujk, kot per qejf smiley

Librat e tij nuk e vene shume ne levizje trurin, jane si nje pikture qe po ta shohesh me pak kujdes ia shikon te gjithe te fshehtat. Kjo ta heq kenaqesine  e te lexuarit te Brown-it per mua, por shume te tjerre nuk do ta kene problem kete gje.

Pranohet ideja qe psh libri i Brown, apo kategorise se tij blihet pikerisht se s'eshte lodhje truri?  Dmth per dike qe s'mund ta kaloje kohen pa shfletuar dicka, ndonjehere merret edhe me zhanrin "zbavites"? 

Monda,

sigurisht. Nuk e kam ketu problemin, e kam tek fakti qe i behet nje reklamim sikur ky shkrimtari shpiku rroten. Me duket sikur na hidhet hi syve nepermjet asaj qe kerkon te hiqet e vertete, sepse si e tille eshte reklamuar, kur nuk eshte e tille. E kam tek fakti qe shume njerez besojne se kjo eshte menyra e te berit letersi. Shkrimtarit, bravo i qofte qe arrin te nxjerre jetesen me librat, por nuk mund te na shitet libri sikur ky e s'ka tjeter.

Pa pike turpi, brenge, apo teprice intelekti, i kam lexuar te gjitha librat e Dan Brown.  "Digital Fortress" shtyhej disi me zor, te tjeret pastaj, lexim oresh.  Ideale per tren, pasdite boshe e ksi gjonash smiley.

Edhe une i kam lexuar me shpejt se pothuajse gjithe librat e tjere. smiley Vetem engjujt dhe davicin kam lexuar. Normal do e lexoj dhe kete tjetrin, pavaresisht se jam dakort me ujkun dhe marketingun por dhe me ty; nganjehere nuk duam ta veme mendjen shume ne pune, dhe lexojme libra te tille, ose vijme ketu. smiley

 Reklama, shpirti i tregtise, dhe menyra e paraqitjes se reklames eshte nje art me vehte.

Po "Mashtrimi i madh" e ka lexuar njeri?

U ka pelqyer apo su ka pelqyer une do e lexoj se kam paguar parat.Tongue

 

 

Besoj se, si Brown, po ashtu dhe Harry Potter, ishin xixellima e munguar e monotonis ne te shkruar, kjo te pakten per nje numar goxha te madh lexuesish, pra, Brown j'a arriti  qellimit te tije, nje trazire goxha te madhe,
si per fet e semura, qe kane nje jete te tere qe i bien fyellit me nje brim, po ashtu edhe per disa te marraosur nga tryt e kokes qe kujtojne se kane zene qiellin me dore, pra jo kote pati shitje ne mase, ne mos marramendese.
Gjithesesi c'do kush jep vlersimin e tije sipas kalibrit dhe horizontit te vete,  duke kaluar ne nje shkalle me larte, ndaj  shume here BUMI ne shitje eshte kunder CILESIS se deshiruar e te kujdesur nder vite.
Besoj se asnje lloje peme nuk i ka futat te ngjashme.

 

 Nuk i kuptoj keto komente qe mundohen te thuajne dicka dhe ne te njejten kohe nuk thone asgje.

Disa bejne kritikun e librave sikur te jene vertete te profesionit, por u del shpejt ne pah pamjaftueshmja e njohurive mbi letersine.

Letersia me degezimet e saja eshte aq e pafund sa nuk mund te standartizosh asgje ne stilin e nje shkrimtari. Keshtu qe nuk mund te te akuzosh askend se nuk di te shkruaj. Vete fakti i miliona kopjeve te librave te Dan Brown-it te shitura, flet me shume se cdo koment tjeter. Kjo tregon se ai ka arritur me stilin e tij qe te mbertheje miliona njerez ne bote, aq sa dhe shume kane marre udhetimet dhe kane vajtur te vizitojne nga afer vendet qe pershkruhen ne librat e tij. Kjo gje nuk ka ndodhur ne keto permasa ne asnje shkrimar deri tani. Te zoterosh artin e manipulimit mendor te kaq milionave te njerezve, do te thote qe ai eshte nje gjeni. Jane apo jo te verteta faktet qe Brown perdor ne librat e tij, nuk kane dhe aq shume rendesi sesa menyra qe perdor ai per tua servirur njerezve. Nje nga peshqit ketu u shpreh se jane libra per te mos vene ne pune trurin, as qe e ka idene se vetem me keta libra sa eshte vene ne levizje truri i milionave lexuesh. Sa dokumentacione jane bere mbi keta libra. Sa dhe vete Vatikani u mor personalisht me te. 

Ne te gjithe shohim nje film, dokumentacion apo lexojme nje roman dhe jemi te varur nga ajo qe na serviret. Ne shume raste i marrin gjerat ashtu sic jane nese ato vertete na terheqin. 

Marketin ketu apo aty, ne nuk duhet te harrojme se cdo gje eshte marketing. Dhe vete menyra qe cdo njeri ketu shpreh mendimet e tij, eshte marketin mbi intelektin e tij.

Nje pjese ketu japin mendim dhe pa i lexuar aspak librat. Keta jane gjenite qe i dine te gjitha!!?? Nje keshille e imja eshte qe te lexphen nje here librat e Brown-it me vemendje dhe pastaj te jepen mendime!

Ore qe u mbytshi ne nje llake uje u mbytshi !

Po flisni per gjera te ndryshme. Dan Brown nuk eshte shkrimtar.

Kaloni ne diçka tjeter. E keni ndonje çike idene kush eshte shkrimtar apo hiç fare ?

Se ashtu i bie qe ketu ne peshk eshte dendesia me e madhe e shkrimtareve.

Hajt tungatjeta, po deshet ndonje emer shkrimtari, me beni ze.

Hur.

Ke degjuar per  "Rennes-le-Chàteau" ?

Kur eshte botuar libri i pare qe flet per "misteret"  e dy mije vjeteve, Dan Brown kishte 18 vjeç.

I mrekulluar nga ky liber i "veçante" nuk lodhet ne kerkim te se vertetes.

Eshte njohes i mire i artit, arkitetktures antike e moderne, lexues i pashoq, me nje memorie te habitshme.

Brown nuk eshte poet, por qe shkruan shume nuk mund tja mohosh, per kete i thyhet me plot goje Shkrimtar.

Fshati qe duket nuk do kallauz thote populli.

Une kam lexuar vetem Da Vincin nga Dan=i ,me ka pelqyer me shume liber se film, imagjinata ime doli me e bukur se e regjizorit ( Ron Hauard me duket )


Doni nje LIber tju mbaj ne ankth deri ne fund  lexoni


Sandra Brown "Mendafshi Francez" ose French Silk

Unë e kam lexuar para 5 vjetësh "Mëndafshi Francez" dhe personalisht më ka pëlqyer shumë. Diçka e përbashkët me librat e Dan Brown-it do thoja unë, do te ishte sensi i misterit që ka romani. Kam frikë se po ta lexonin peshq të tjerë ketu, do thonin psh që nuk është kjo mënyra e te bërit letërsi e te tjera gjëra si këto!  smiley

 

"Da Vinci Code" - eshte shitur 82 milione kopje ne mbare boten.

Me nje shitje te tille, ky liber mund te kete hyre ne histori si libri me emblematik i modes se shkrimtarit te keq.

Sa per anekdote, nuk e mbaj mend tani cili shkrimtar (amerikan por s'me kujtohet emri) thoshte se nje roman i madh nuk ka me shume se 200 lexues.

OK, kjo eshte disi e skajshme, por eshte fakt se libri i Brown eshte pak a shume si moda facebook, ipod apo Big Brother.

Eshte njelloj sikur te thuash se Big Brother eshte emisioni me i bukur ne bote sepse ai eshte pershtatur ne 178 apo 197 vende. Te gjithe e dine se Big Brother eshte nje emision i qelbur qe s'ben dy leke.

Brown eshte aq sharlatan sa thote se kur shkruan, ai shkruan ndersa gjendet me kokeposhte. Kur e pyesin pse keshtu ? ai pergjigjet se ne nuk kemi mendime te njejta kur shkruajme me koke lart dhe me koke poshte. Perfytyro tani shkrimtaret e medhenj qe s'kane botuar pothuaj asgje ne te gjalle te tyre (Pessoa, per shembull) qe do te jene duke u rrotulluar ne varr.

Shkurt, Brown eshte i zgjuar por jo shkrimtar. Ose me mire, ka hunde te holle. Ka ditur te kape prirjen e kohes dhe ka sajuar nje lloj te ri makaronash qe çuditerisht e hane si japonezet ashtu dhe ganezet, si shqiptaret ashtu dhe kolumbianet.

Meqe jemi ne kete lloj kohe, shume bukur. Te ngopemi me Brown. Jam i sigurte se nxenesit tane do te flasin, pas pese vitesh, brownisht. Mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).