Si shkruhej gjuha Shqipe ne vitet '30

*Ushtrimi Nr 90.- Nè qoftè se kijshe pak mà tepèr vullnet tè mirè, do tè bàjshim shumè shpejt me mbarue kèt ushtrim. Mè bàni nji tè mirè me shkue nè pazar me blemè dy zogj.

ç'do tè bàjsh ndonji gjà tè mirè sonte?

Do tè vete nè theatren kombètare; shoqnija dramatike shfaq nji komedi te njij bashkèqytetarit t'em.

A do tè tè pèlqente me pamè mèsuesin t'and tè vjetèr?

Po si;ka shumè vjet qè nuk e shoh; ç'bàn tani;

tani nuk bàn gjà; tash àsht plak edhe i lodhun;ka vù gjithè fuqin' e vet pèr edukatèn e tè rijvet shqiptarè.

Do tè bàjshit mirè me dhànè kèto rrobe tè vjetra ndonjij tè vobegu.

Vèrtet do t'ja jap;edhe ti do tè japish gjàkafshè?

 

 

è= e dy pikshe siper.

perdorimi i zanores "a" eshte i panjohur.

* Ky shkrim eshte marre nga gramatika e gjuhes shqipe per te mesuar italisht.

 Shtepia Botuese "Kristo Luarasi" çmimi 0,90 fr.

 

16 Komente

Vèrtet do t'ja jap;edhe ti do tè japish gjàkafshè?

 

Interesante ..

Shqipja shkruhej keshtu deri me 1950-55. Mjafton te shikosh fjalimet e fyhrerit deri ne ate periudhe.

Interesante .  Ajo fjala ; pame , ne kohen e ardheshme sikur nuk shkon vertet.  

Kush ishte autori i kesaj metode?

Shqiptar? Italian?

Shqipe shume e drunjte kjo? Jo si e nje shqip-folesi "le e rrit n'Shqipni"!

Nè qoftè se kijshe pak mà tepèr vullnet tè mirè, do tè bàjshim shumè shpejt me mbarue kèt ushtrim.

Kjo nuk o shqip! Kjo eshte shqipe e imagjinume nga nje i huaj, qe e ka m'su shqipen te zyrat e AGIPIT, ne Durres nga pastrusja e turnit!

Nuk ben sens nga ana gramatikore!

Do te bajshim shume shpejt? 

Nqs, doni me sjell noi gjo ne gegnisht qe t'a perzini kazonin e kotraversise (sic do i thonte ai Kelmendi i Kosoves) sillni noi gjo nga Migjeni i Shkodres, apo Ernest Koliqi, qe e kane shqipen si kristal!

Mos na sillni ksi fare sennesh!

Marim germa latine qe te kenaqim kaurret, por i shkrujme nga  djathta ne te mengjert qe te kenaqim muhamedanet..

Adhamudhi dora vete.

Ca jane pjerdh per fare mer Mroklle , keshtu si pakthim e kam fjalen e nuk ka kovaç qe i ben derman.  smiley

Leter e MUSTAFA KRUJES drejtuar ANTON PALUCES, figurë e njoftun e arsimit shqiptar. I diplomuem në shkencat pedagogjike n’Austri. Ka qenë drejtor i Normales së Elbasanit,
inspektor i studentëve shqiptarë n’Austri, Chekosllovaki, Gjermani. Profesor
në Liceun e Shkodrës dhe të Tiranës dhe autor i teksteve shkollore për
shkollat fillore, të mesme, etj. Mendoj se eshte shembulli me i mire per shqipen e atyre viteve.

Me shum gzim e mora dhe e këndova letrën
t'ânde të gjatë, të shkrueme me dhe të falem nderës me zemër. Uh sa më
dëshiron zemra të hallakatem mjaft në lâmën e gjuhës s'onë shqiptare, e
dashun për né Shqiptarët, dhe interesante për dijetarët përgjithsisht, por
zemra m'a don e mjerisht syni s'më punon.
Ti Mustafë je tue përdorë partikullën e vjetër përemnore va (u a),
vu (u u) etj. të cilat forma sod - përsa e dij unë - përdoren vetëm
në Kalá të Dodës, në Dibër, në Kërchovë, në Radomir, në Rekë
të Gostivarit, në Reshtalicë e deri kah Tetova, pra në verilindje
të Shqipnisë. Pjesët e tjera të Shqipnisë s'e përdorin mâ këtë formë të
vjetër. E si t'ua bâjmë atëherë në fund të verbavet, sikur: epua, bânua,
thuejua etj. etj.? Vallë a të shkruejmë: epva, bânva, thuejva? Resuli dhe
Koliqi kanë me t'u përgjegjë edhe me t'u falë nderës për Abetar, por nuk
besoj të shtrihen në kritikë t'Abetarit, pse s'ua
mrrinë kërchiku; s'janë të
degës as njâni, as tjetri, vech në dachin
me thye krânde kot. Pa dashtë të
mburrem, besoj se sod për sod i vetmi Shqiptar qi mund të flasë dichka mbi
methodat e ndryshme t'Abetarit, jam unë, dhe jo për ndonji meritim, por pse
më ka bâ nevoja të mirrem me këtë châshtje.
Shkurtimisht po i ceki këtu
methodat kryesore t'Abetarvet:
1. Methoda (silabore) gërmatore - e ndalueme
ligjisht n'Austrí, në
Germaní, n'Ungarí, në Chekosllovakí, në Svicër
etj.
2. Methoda "Shkrim - këndimi".
3. Methoda analytike -
synthetike.
4. Methoda analytike - synthetike e kombinueme me methodën shkrim
-
këndim (si Abetari i im).
5. Methoda e fjalvet reale (pak e
përdorun).
6. Methoda Fonomimike (bazohet në psykologji të fëmijvet, pra
ideale).
7. Methoda globale (përdoret në Francë, jo përgjithësisht)
8.
Methoda e shkrimit normal (e arsyeshme)
Këtu po zhvilloj shkurtazi nji
shembull, se si fitohet nji tingull mbas methodës fononimike, e cila mâ së
miri i përgjigjet psykologjisë fëminore. Mësuesi, natyrisht duhet të ketë pak
fantazí e të trillojë vetë ndodhí, ngjarje, kallzime e prrallëza të
përshtatshme, nga të cilat të dalë vetiu apo pa të vështirë tingulli, shkrola
(germa) me formën e vet dhe të lidhen me këto

a) ushtrime vizatimi b)
ushtrime shkrimi, c) ushtrime arithmetike. 
Mësuesi shkon ndëpër banka,
tue vrejtë, se si po vizatojnë nxânësit,
qorton mbajtjen e trupit, të kresë,
të dorës (të plumbchit) dhe u ep
zemër edhe të dobtëvet, as i përdorë kurr
fjalë të vrazhta a fyese.
Mandej: "Përsëritni edhe njiherë si ka bâ Agushi!"
Nxânsit: "a, a, a!"
Mësuesi: "Edhe na duem t'a shkruejmë këtë tingull
(kumbim, apo z&acircsmiley
ashtu si e shkruejnë të mdhajt. Qè (ja) pra: mâ parë
shkruejnë nji
arrë, por krejt të thjeshtë".

Analogisht përpunohen edhe tingujt e tjerë.
Pachë kërkue
prej Ministris s'Arsimit të më jepte dy vjetë lêje (me të drejtë rroge) për
të përpilue nji abetar mbas kësaj methode, por kundërshtarët e mij Xhuvani e
Pertef Pogoni deshën të më vêjnë edhe në tallje, të shkretët, pse
s'kuptojshin gjâ apor s'dojshin qi Paluca të dalë voj mbi ujë
(uthull).

Nje nate - Migjeni

Grue a hyjneshe, e mbeshtjellun n'errsi te nates,

zbriti nga sfera tw panjoftuna nder odat e mia

dhe u shtrue nje fllad, nje e kandshme ndjesi,

nje heshtje parathanese zemren don te me perpije.

Vetem qe ora kendon kangen e thjeshte te nates

-jo - jo! dhe diku larg degjohen tingujt e kanges.

Grue a hyjneshe m'erdhi nga gjin'i errsines...

Qè! frymen ia ndjej dhe zemren qe rreh prej fellsines.

Buzet e njoma te saj,

Syt e zez e te mdhaj

me harmoni vijash te bindshme

premtojne nje dashni te hijshme

(ashtu dhe akordi i heshtjes

fryrin e ambel te marrveshtjes)

Dhe njemend! At nate vallzuen ndjesite e jona

me nje valle defryese, pa marrun fryme...

 

p.s. Neser,  do t'ju sjell nje pjese nga nje drame per Esat Pashen, botuar me 1924. Eshte gegnisht, por ndryshe nga pjesa e sjelle nga lumidrin.

përdoren vetëm
në Kalá të Dodës, në Dibër, në Kërchovë, në Radomir, në Rekë
të Gostivarit, në Reshtalicë e deri kah Tetova, pra në verilindje
të Shqipnisë.

He' ku m'dulen katunaret e mij n'Peshkt! smiley

 

Punetori i madh.

Spaska mbaruar se ndertuari ndertesa afer m/mbrojtjes?

Shume mire qe punon.

Lexoji keto rreshta, jane marre nga  drama "Mustafa Pasha i Shkodres" e shkruar ne vitin 1922, autori Zef Harapi.

Po te pelqeu ta dergoj dramen komplet.

" Sà gzimi e lumnija, ndera e nami àsht per mue sot !

Tesh, qi anmiqt e mi i kam shtrue per dhè, mundem me sundue pà droe ; fjalen t'ème s'à kush burre qi m'a then.

Nji shèj i sugurte i sundimit t'em e i forces s'ème à shpartallimi i ktyne sarajave te Tahir Pashes e te Dervish Begut e shpijat e partis kundershtare qi po rrenohen e shkrumohen sot prej topave te mi.

Sà pune te mire kishe bà me thirre prej burgut Tahir Pashen e Dervish Begun, mund t'a shohin edhe ato fuqin t'ème...., e te bluejn mandej atje ne burg ket mjerim e rrenim qi po bàhet nder saraje e shpijà te tyne e t'antarve!...

Po,po, bàj mire me çue e me i thirre: le te shofin me syt e vet se sa mire din Mustafé Pasha i Shkodres me shtruè gjith atà qi i kundershtojnè"

 

è= e me dy pika.

 

 

 

 

Mire, sic ju pata premtuar dje, pjesa e meposhtme eshte shkeputur nga Drama Trathtië e naltë, shkruar nga R. Filati, botuar ne shtypshkronjen Tirana, me 1924, qe per fat te keq nuk ka mberritur e plote ne duart e mia.

 

TRATHTIË E NALTË

11 Kuvendime

Çastet ma delikate të jetës trathtore mbas disa argumentave të shfaqme.

Dramë kronologjike me 5 pamenië

Prej R. Filatit >
>

Pamenië e tretë

> >

ESATI

Hyën  në sallë e vet me vehte thotë

Ji ke s’më duël gjaë! Të gjitha punët që kisha ngrehë, kot!... Prenc Wiedi sundon e unë po rrië i poshtnumë nën urdhën të tië!... ( rriën pak i mendumë e i tristumë, mbasandaj çohet për-njëherë në kambë, i habitmë e me një fytyrë të egrë thot&eumlsmiley : Kuërr nuk e pranoj! Le të derdhet gjaku porsi gurra! … Unë qi kam sunduë qysh në kohë të SULLTANIT, të poshtnohem me një mënyrë të këtillë! ... Oxhaku i Toptanit të merret në gojë të njanit e të tjetrit! ( një e qeshme me buzë, e fortsume prej nervosteniës, përfytyrohet në fytyrë t’Esatit, kuër ai vazhdon fjalën): jo, jo… se Esati nuk ka vdekë hala! … Unë po rroj e kam me mbretnuë! … (reshperon në sallë po i mendum&eumlsmiley>>
>>

Edhe një pjese tjetër :>>

Esati>>

Nashti e mbarova qëllimin; vërtet luftova gatië shtatë muëj, por punën e mbarova. Sa të shkoj në Durrës, kam me prokllamuë mvehtsiën e Shqypniës ë mesme e mbret po unë jam; Rusija qi âsht një fuqië nga mâ të mëdhat në Europë e Asië, nuk kaë me i harruë shërbimet, qi unë i kam baë politikës së sajë; kuër të kem nevojë kaë me m’ndihmue me ç’do mjet; unë, sa të shkoj në Durrës me të hollat qi kam marrë prej Serbie, kam me organizuë një ushtrië; mbasandej kam me pasë edhe të ardhunat e vëndit, të cilat do të përdorohen atje qi të dekretoj unë; edhe prej Greqie kam për të marrë; kështu hynë në rrugë punët.>>

 

ndersa me poshte  eshte nje  pjese e poezise se Nolit: >>>
>
>>

Fan Noli – Shën Pjetri mbi mangall  - Tirane 1943

 

>>

Fryn e çfryn veriu,>>

njeriu mërdhin i ziu>>

dhe mangallit i afrohet>>

            që të ngrohet.>>

> >>>

Krishtin brenda e gjykojnë>>

Dhe pas ligjës e dënojnë,>>

E goditin dhe e shtyjnë,>>

            e pështyjnë.>>

> >

S’del njeri që t’a shpëtonjë,>>

Roma do ta kryqëzonjë, - >>

Triumfon Legaliteti >>

            Dhe Laneti.

 

Sic shihet, ne te dyja rastet nuk perdoret è ne vend te ë-se. Dhe duke qene se struktura gramatikore e tekstit te sjelle nga lumidrin eshte krejtesisht ajo italiane, mund te hamendesohet qe edhe "è" eshte e huazuar nga italishtja.   Vihet re ne dramen e Filatit perdorimi  i  a-se  me kapuc ke koka ( se s'po e gjej  dot ne tastieren ketu smiley   ),  tek folja asht, ndersa gjuha e Nolit eshte me prane gjuhes se sotme letrare.
>>

Ana H.

è qe kam shkruar eshte e me dy pika, ne tekst nuk ka è me theks, po, a eshte me theks si kjo "à"

 Se kuptoj ate qe thua !

Beji krahasim foljes bej.

tek ajo qe kam sjell une eshte "ba", tek e jotja "baè", (e me dy pika).

per te shkruar e me dy pika , si behet.?

Po me Vidin c'paten xhanem

lumidrin,

atehere te me falesh, e kam kuptuar gabim. Mendoja se è-ja qe kishe shkruar ti, ishte e tille dhe ne tekstin origjinal... Megjithate, struktura e fjalise eshte krejtesisht italisht.

Nè qoftè se kijshe pak mà tepèr vullnet tè mirè, do tè bàjshim shumè shpejt me mbarue kèt ushtrim.

Se avessi avuto un pò  più di buona volontà, avremmo fatto più presto a finire questo esercizio. ( pak a shume)

Tekstet i solla jo per te kundershtuar tekstin tend, por per te thene se ne ato vite secili prej shkrimtareve apo poeteve shkruante ne dialektin e vet, dmth. ende nuk ishte bere nje unifikim i gjuhes se shkruar letrare dhe kishte nje larmi te madhe shkrimesh. Mbreme kam shfletuar nja dy shkrime te Nonda Bulkes dhe kishte nje shqipe shume te afert me shqipen e sotme standarte.

ë = alt137.

 

Chri-chri? smiley

i mban mend titujt? U be kohe qe nuk e kam lexuar.

Ne fakt, Emo, ishin dy proza te shkurtra, ne nje permbledhje te vjeter me shkrimtare te periudhes se Migjenit dhe te luftes, ( ishin dhe qortimet e vjeshtes te Q. Stafes)  madje dhe nja dy emra qe s'i njihja, por mbase ndonje dite do t'i sjelle ketu. smiley

  Ana H,

flm, po tastiera qe kam nuk ma sjell (e) me dy pika me alt137, here here.

S'marr vesht.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).