22 Komente

paska më shumë shumë se një mënyrë për të bërë sultjaç.

Ato fotot mua me duken goxha te bukura. 

po pra tashti drithi qe do rritet ne ato toka, do jete behet cereals qe sdo kete nevoje per tas qumeshti per ti ngrene se do ti kene mrena smiley

edhe qepet do dalin mo t'omla smiley

ene patatja, pure e gatshme smiley

sultjashi pune tjeter pastaj smiley

Si te mos jene te bukura fotot?! 3 milion litra qumesht per vaditje e te mos jene te bukura?!

... nderkohe qe me mijra femije ne Afrike rriten me kocka te shtrembera apo akoma me keq vdesin nga mos apo keq ushqimi... fermeret belge kane nje ide te ndritur per te dale ne lajmet kryesore te televizioneve e ne faqet e para gazetave.

Nqs. nuk e shisni sa duam ne, atehere e hedhim ne WC e behemi edhe te famshem!

Rrofte shperdorimi!

Po ja, fillo ti nje OJQ qe te transportoje qumeshtin ne Afrike edhe shife se si do te dale llogaria... fundja, beje biznes. Blije qumeshtin qe nuk shitet ne Europe dhe shko shite ne Afrike. 

Ama, s'me duket se do te te eci. 

P.S. E pse duhet ta rruajne fermeret europiane per Afrikën?

Une nuk mund te merrem me OJQ pasi jam i impenjuar me pune te tjera tani, por besoj se do te kishte shume OJQ te cilat punojne prej vitesh ne Afrike qe do te ishin teper te interesuara per te cuar ate qumesht ne Afrike dhe keta zoterinj belg do te sensibilizonin ne menyre te shendetshme opinion publik nqs. do te kishin zgjedhur kete rruge alternative.

Persa me perket, me duket teper e neveritshme cfare shikoj ne ato fotografi dhe do te bej aq sa te mundem qe te jem i kujdeshem per te mos blere ketej e tutje produkte bulmeti belge edhe pse sdq. kjo nuk ka rrezik qe te ndodhe pasi ketu ku jetoj vetem radhe here mund te gjeshe ndonje djath belg.

Do ta kem parasysh per cokollatat me qumesht sidoqofte.

PS: Fermeret belge nuk e rruajne per Afriken? OK! E kush e rruan per fermeret belge?!

Po pse tja dergojne Afrikaneve po te mos ja dergojne shqiptareve. Per buke te gojes nuk jane bere? Askujte nuk i vjen gjuna per ne.

ehh ta lumsha mor kapitalizem, jo per te pire qumesht qe nuk diskutohet, por ja mberrime edhe dites me vadit token me qumesht...

Olsib ky eshte kapitalizmi ata e hedhin qumshtin jo se nuk u dhimbset por ashtu ju intereson,te fitojne me shume pasi cmimi i qumshtit eshte i cvleresuar,dmth ata nuk fitojne,ne raste cmimi i qumshtit ulet,me mire ta hedhin,kur ka pak cmimi eshte me i shtrenjte.... ose qeveria duhet te subvencionoje humbjet e fermereve ...o njeren o tjetren !

Eshte budallellek dhe gjynah i madh! Nuk eshte kapitalizem ky, o speaker! Ose, me mire te themi eshte kapitalizem i 1800s.

Olsib ky eshte kapitalizmi ata e hedhin qumshtin jo se nuk u dhimbset por ashtu ju intereson...

Me nje fjale, keta, klasa punetore e leshit, kur vjen puna per interesin e tyre nuk mendohen dy here para se t'i pergjigjen padrejtesise me padrejtesi dhe nuk e levizin fundshpinen per te bere dicka me konstruktive?!

Shume mire atehere!

Uroj qe jo vetem te dalin te turperuar prej ketij manifestimi, por edhe qe t'ju zvogelohet akoma me teper hapesira e fitimit.

Lere qumeshtin qe kane shperdoruar, por mendoni per parate qe kane shpenzuar me vaditeset e shumta qe kane perdorur. Qeraja, karburanti, pastrimi nga yndyrnat e qumeshtit... Per keto i gjeten parate!!!

Mua me vjen keq qe gjykon keshtu,por ky eshte fakt qe nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh per here te pare ne kapitalizem edhe sot e jo me ne 1800 ,edhe ketu ku punoje une,hidhen ushqime pije  sa te duash  dhe cmimet nuk ulen kur vjen puna fitim apo humbje!

Ne qoftese do te mbaj cmimin me ulje te nje malli,ku une bej bisnes te varur nga nje kompani e madhe,do ta mbaj vete riskun,fitim apo humbje ,ne qoftese do ta hedh mallin per shkak te skadimit ose jashte standartit ose per nje arye tjeter pra sic e thote ligji,kompania me subvencionon,me mbulon mallin (me vleren e plote) qe eshte i skaduar, i pa shitur ose jashte standartit.Tani une nuk jam budalla te rezikoj,ose te humbas fitimin, me mire e hedh dhe marr koston e plote te mallit nga kompania, qe me mbeshtet, sesa te luaj  me rriskun(me mire te luaj kompania se une ) e te ule cmimin se nuk me shitet malli,ose tja jap ndonje fakiri qe nuk ka cte haje!!

Eshte thjeshte ceshtje interesi dhe brenda ketij interesi luhet,puna jote investimi,jote,koha jote jeta jote!! 

Artian, une po shkruaj nga pozicioni i nje konsumatori te informacionit te agjensive te lajmeve, qofshin keto te internetit, televizive apo te shkruara.

Une merrem me shume gjera te tjera ne dite dhe nuk kam kohe qe te informohem ne detaj rreth 700 mije ngjarjeve qe ndodhin nderkohe. Ne shumicen e rasteve thjesht lexoj titujt dhe nentitujt apo citimet. Ne kete bote bolleku informativ ne te cilen ne jetojme, kjo ndodh ne shumicen e rasteve, me shumicen e njerezve imagjinoj.

Pra perpara meje shfaqet nje fotografi... nje moment dhe une e gjykoj per ate qe eshte. Per ate qe shoh. Pastaj sipari mbyllet per t'u rihapur me nje shfaqje tjeter.

Natyrisht qe ka shume paragjykim ne gjykimin tim sepse per te qene gjykim i plote do te me duhej te konsumoja goxha kohe nga jeta ime, per ndodhite e disa te panjohurve. Kjo eshte e pamundur.

Lajmi sot na vjen ne formen e key-frames. Nuk kam kohe te shoh te gjithe filmin.

Per me teper e gjitha kompletohet nga key-frames te tjera te cilat e fusin lajmin ne nje kontekst. Do te thote qe hapesira e gabimit shumefishohet.

Nga ai key-frame qe une shoh per lajmin ne fjale rikonfirmoj se mendoj sa kam shkruajtur me lart.

Kjo eshte e gjitha. Mund edhe te mos jete e drejte, por keshtu eshte.

Po mos harro dhe anen tjeter qe asnjeri ne Afrike nuk ta do ate qumeshtin. Te qe bota ashtu mire do qe, po pse atij biznesmeni ne Afrike ti prishet biznesi nga qe ti e sjelle nga Belgjikta.

Mos ke pare ndonje artikull per mungese qumeshti atje? Ku ne Tunizi apo Tanzani? Mua kjo me intereson me shume meqenese zure ne goje dhe nje role te mundshem nga OJQet.

Olsib,pse keta fermeret tane nuk hedhin qumeshtin havadan te tokat e tyre si belgjianet,a funksionon kapitalizmi tek ne apo jo,cbehet atje ne Shqiperi?

Ne qershor fshataret i hodhen QUMESHTIN tek Oborri i SALIUT,eshte kjo ne interesin e tyre?

Po te jene kapitaliste fermeret shqiptare si ata belget qeverise do ti hedhnin balga! Po ja ce do ata qenkan akoma me kooperativat ...Ka private ne Shqiperi ,apo i ka privatizu fermeret Partia?   smiley

Ti do me tregosh mua kapitalizmin? Po te kete ngelur te me tregoje kapitalizmin - me nder me thene nje permetar - une s'flas me per te, por une e kisha me ironi shumekaheshe...

Po e sqaroj me sakte njerin kah te ironise: vendet e zhvilluara kapitaliste kane luksin edhe te bejne loje proteste me qumesht, ndersa ne vendet komuniste qumeshti u be si haviari or burre i dheut...kupton ti?

Ti do me tregosh mua kapitalizmin?

 

si ore, nje permetar guxon ti tregoje zotnise suj ca osh kapitalizma....ncncncnc...ska kurriz qe e mban. you invented the capitalism, if there is someone to lecture us what capitalism is, this is you... so, permetar, dont give him the " its not you, its me" routine

 

O speaker, o kopan, ca i ke kto gomarlliqe mer

Sa i ha meraku disa per pronen e tjeterkujt. Do mesojne belgun ku ta çojne qumeshtin e lopes se vet. Jo po dhe te vijne ne shtepine time e te me thone ç'kanal TV te shoh.

Qumeshti eshte i lopeve belge. Qe e kane leshuar nga kater thithkat e tyre ne shkembim te barit qe kane ngrene. Bar i cili eshte bere mbi nje toke qe ka nje zot. E ky zoti eshte belg. ç.d.v.

Nejse.

Muhabet qumeshti. Njoh ca vete une qe çuditem qe nuk ia kane mesyre ende. Po degjuan fjalen qumesht, vapik ose arançate, ketu i ke deri ne mengjes. E t'ia bejne radiografine pushtetit popullor, dhe gjendjes civile te Tiranes, qe te keqen e kallaballekut qe iu ka mbetur neper kafka.

Nejse.

E qe thoni ju, kendej nga Franca eshte shpikur nje lloj lope qe e ben greven vete ajo. I shtrengon thithkat qe ska makineri qe ia shtrydh. Lope franceze, rritet diku nga veriperendimi.

Nejse.

 Per çeshtjen ne fjale, une pyeta nje fermer belg ketu, dhe ai me tha se çmimi ishte rregulluar disi mire kohet e fundit, dhe siç kuptova nga biseda me te, ishte superprodhimi qe kish sjell pretendime, sepse fabrikat dhe dyqanet (pra marrsi dhe shitesi) kishin nje kuote qe ta mirrnin me çmimin e arsyeshem per te gjitha palet, ndersa per pjesen tjeter (superprodhimin) fabrika apo distributoret venin kushte me çmime te ulura, sepse dhe rreziku i shitjes ishte i madh, shitej ose nuk shitej,  dhe dihet qe ajo qe nuk shitet shkon neper pikat e ndihmave per te varferit, organizatave te ndryshme shperndarse.

Nje politikan ketu ne Komisionin Europian hodhi idene qe pjesa e tepert te kthehet ne pluhur dhe tu shkoje vendeve te varfera.  

Blegtorët e një zone këtej nga ne (Châtel St.-Denis, për njohësit), dolën me bidona para dyqaneve dhe ua jepnin qumështin falas njerëzve. Kështu dhe qumështi nuk vente dëm dhe shpërndarësit e mëdhenj humbën dy herë, por dhe imazhi para pop'llit u zbukura ca.

Kendej nga Franca eshte bere keq, Eshke. Meqe qellove ketu, ku e kalove naten e bardhe ?

Une isha ne nje mbremje, me ca plot te ftuar, me kenge e valle, por ajo qe vura re ishte kjo : goca e çuna, mos e vrisni mendjen se kriza e qumeshtit na merr te keqen. Ajo dhe shume te tjera. Ishte njera aty ne mbremje, nje plake nja 65 vjeçe, o Zot o Zot ! po ku e merrte gjithe ate fuqi per te kercyer gjithe naten. U habita. Thashe me vete, kur ben dhe ajo keshtu, atehere kot qurravitem une per qumeshtin e shtrenjte.

Plaka te çonte mallin e Brigitte Fontaine, e njeh ti Eshke ?

Dhe i kam thurur dhe nje poezi plakes, lutemi mos e fshini se ka te beje dhe me krizen dhe me qumeshtin :

La petite vieille toute moche, toute sèche de lait

danse comme une folle au milieu de la piste

elle ne sait pas que moi je la regarde bouche bée

la barbe hirsute fumant comme un connard marxiste.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).