Polonia miraton ligjin për tredhjen e pedofilëve

VARSHAVË (Poloni) - Polonia ka miratuar një ligj që e bën të detyrueshëm tredhjen e pedofilëve. Ligji ka ngjallur mjaft polemika në vend, dhe është i pari në Europë i kësaj natyre.

Sipas ligjit, të sponsorizuar nga qendra e Polonisë së Djathtë, pedofilët e dënuar për përdhunimin e fëmijëve nën moshën 15 vjeç ose për përdhunim të një personi të familjes do të duhet t'i nënshtrohet terapisë kimike të organeve gjenitale pas lirimit të tyre nga burgu.

"Qëllimi i këtij aksioni është përmirësimi i shëndetit mendor të të dënuarve si dhe ulja e epsheve të tyre", tha zëdhënësi i qeverisë në një deklaratë. "Pra mbrojtja e popullatës nga njerëz të tillë, pasi askush nuk garanton se persona të tillë nuk do ta përsërisin më krimin, shtoi ai.

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk që vitin e kaluar kishte lajmëruar tredhjen e pedofilëve që ai i quan njerëz të degjeneruar. "Nuk mendoj se mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet t'i referohet këtyre lloj ngjarjeve", ka deklaruar ai. Ligji ka tërhequr mendjen e shoqatave për të drejtat e njeriut, por Kryeministri nuk e tërhoqi atë.

Shekulli

13 Komente

Wow, do qe mire te aprovohej gjithandej ky ligji!

 ligj i bukur

vallahi jane ca 16 cjecare qe ta heqin trurin, shyqyr qe se kane bere per 18 vjec e poshte

shpresoj qe ta bejne edhe ne shqiperi (megjithse do isha me dakord per denim me vdekje)

Ne shqipri ska shanse nje ligj i tille,se tek ne jane te ndershem , i marrin per nuse. Burra ka 40 vjec, qe kane qejf ti rrisin vete nuset edhe shkojne akoma ke vajzat e gjimnazit smiley

Ne shqipri pastaj te gjen belaja, se i ke gocat e 8 vjecares te veshura te ngjyme si me qene 25 vjec. Ska faj ne robi shkrete vallai.

 

1. nen 16 si merr kush per nuse, por mos ja fut kot, dhe mos harro sido qe ti ta paragjykosh nje gje te tille eshte pjese e kultures shqiptare

2. ligji ishte pikerisht per ata 40 vjecaret qe shkojne tek shkolla 8-vjecare

3. nese vajzat nen 16 vjec vishen si prostituta, eshte faji i prinderve qe nuk dine ti edukojne dhe kontrollojne femije, e jo nje justifikim per pedofilat

(25 vjecaret shqiptare mua me duket se vishen si prostituta, ndaj e shkruajta per deduksion qe dhe te voglat vishen si te tilla)

 

Do benin mire qe ne Shqiperi te miratonin kete ligj dhe per politikanet abuzues ti tridhnin ne puplik..... ::smiley

puna eshte se per keto gjera ata qe te gjithe jane akuzuar perkatesisht, ndaj do mbetej parlamenti bosh

Keta t'i vene k.qet ne bige, ndersa Sala jone mendon per sumçet.

Solidarnosti ja paska luajtur Fene kesaj radhe. Hajt ndricofte mendjet e gjithe njerzimit me kete rat. Qoft i levduem.

Edhe Mixha thone kete Ligj ka pas dashe me propozu ke k/ ministrave, po ja ka prishur mendjen halit Shamata .Keshtu thone ca burime nga "brenda" prej Spikerit te Qeverise si simpatizant i shamatait!

Perveç tredhjes duhet qe t'i bejne edhe nje shenje ne balle qe kushdo ta kuptoje se me ke ka te beje, perderisa nuk lejohet denimi me vdekje, te perfundojne ne vetvrasje.

I lumte Polonise!
Ky eshte shtet! Pedofilat duhet te tridhen, ky eshte nje privilegj qe po u jepet atyre ne vend te denimit me vdekje! Te pakten ti po i le gjalle dhe thjesht po ua heq mundesine qe te bejne keq ne te ardhmen!
Dhe turp Shqiperise ku pedofilet gezojne liri te plote dhe bile edhe qeverisin e nuk u hyn gjemb ne kembe!

Kush e ka mendjen e ndritur se tredhja ua heq mundësinë për të bërë keq në të ardhmen këta njerëz? Deri sa t'u heqin trurin, nuk e shoh ç'dobi do të sjellë kjo masë.

 

Nja dy pyetje hipotetike:

-nëse një djalë 15 vjeç ka marrëdhënie me dëshirë me një 14-vjeçare, shkon drejt tredhjes edhe ai?

-nëse një grua ka marrëdhnie me një djalë nën 14-vjeç, si i bëhet punës?

-nëse del që gjykata ka vendosur gabimisht, dmth del i pafajshëm, çfarë bëhet?

Nuk e di tamam si është ligji por mua do më dukej më e drejtë të thuhej që dënimi është burgim i përjetshëm, pastaj po deshe të dalësh mbas XX vjetësh, duhet të bësh proçedurën allasojshe.

P.S. Dr. Adhamudhi e ka sponsorizuar këtë ligjin? Të dhemb koka, kreje të shpëtojë tjetra smiley

Tredhja kimike koniston ne marrjen e disa substancave qe neutralizojne deshiren seksuale per aq kohe sa merr keto substanza.Ne rast se ''kura'' nderpritet, pedofili rifillon serisht avazin dhe kjo nuk eshte nje zgjidhje por shtyrje e problemit.Sipas statistikave thuaj se te gjith pedofilet jan recidiv.

Nje ligj me i drejte do ishte ti liheshin pedofilve 2 mundesi zgjedhje:ose te pranojne tredhjen fizike dhe te lirohen pas 10 vjetesh ose te mbledhin sapunet e dusheve te burgjeve gjith jeten.

dori 

-nëse një djalë 15 vjeç ka marrëdhënie me dëshirë me një 14-vjeçare, shkon drejt tredhjes edhe ai?

Me sa di une ,te pakten sipas kodit penal italian,pedofil quhen ata qe kryejn marrdhenie me persona nen 14 vjec dhe qe jan  6  vjet  me te medhenj se partneri/ja minorene.Nese njeri prej partnerve eshte mbi 14 vjec dhe tjetri magioren(mbi 18) nuk quhet pedofili po e kap ligji per mardhenie seksuale me te mitur edhe nese minoreni/ja eshte consenziente.Nese jan te dy minoren nuk shkelin asnje ligj gjithmon duke pasur parasysh 6 vjet diference nese njeri eshte nen 14.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).