Mediu në gjyq, avokatët: Eshte deputet, nuk mund të procedohet

TIRANE-Seanca gjyqësore në ngarkim te ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu nisis sot paradite në Gjykatën e Lartë. Ashtu sic pritej avokatet mbrojtës kane kërkuar pezullimin e cështjes duke paraqitur si provë mandatin e deputetit të fituar më 7 shtator të këtij viti. Ky mandat i siguron Mediut, imunitetin, dhe sipas avokatëve në bazë të ligjit, nuk mund të vazhdojë procedimi penal ndaj një personi me imunitet. Pas kësaj kërkese është kërkuar ndërprerja e seancës, pasi prokurorët kanë kërkuar kohën e duhur për tu pergatitur per vijimin e seances.

Ndërkaq në seancen e sotme ndaj Mediut eshte rikthyer anëtari i kolegjit penal, Ardian Nuni, të cilit pak kohë më parë iu bë një atentat, ku dhe mbeti i plagosur.

Gjykimi ndaj Mediut, nisi pas tragjedisë së rëndë të Gerdecit që ndodhi më 15 mars të 2008. Tragjedia shkaktoi 26 viktima qindra të plagosur dhe shkaterrimin e mijera bizneseve dhe banesave. 30 te akuzuar mes te cileve dhe ish-ministri Mediu po perballen me drejtesine pas tragjedise se rende.

(d.b/News24/BalkanWeb)

63 Komente

E vetmja gje qe me kumbon ne mendje eshte cfare metamorfozash te cuditshme ndodhin ne Shqiperi, ku gjykata mund te shnderrohet aq lehte ne berberhane qe i rruan sumen Mediut!

ne itali e njeta gje ndodh tash sa vjet ne itali me berlusken

Mendoj se komisioni i verefikimit te kandidateve per deputete nuk duhej ta pranonte kandidaturen e F Mediut per deputet pa u konsultuar me gjykaten.

Se cfare thojne avokatet s'ka rendesi. Ketu mund ta sqarojne Gjykata Kushtetuese.

Edhe sikur Mediu te rimarrin mandatin, parlamenti i ri do t'ja heqi perseri.

Po Berisha tha ne Opinion qe as Mediu dhe asnje nga ministrat e tij s'ka imunitet kur perballet me drejtesine. Tani i bie qe e paska ky. Pastaj si s'paska rendesi ca thone avokatet e Mediut, ke prezantojne ata, Gencin? Ky ishte ai qe dorezoi gjoja menjehere imunitetin mbas Gerdecit, ky qe fshihet mbas kaq kohesh prap mbas imunitetit?

Do tia heqin? Kur? Pse nuk ja hoqen qe diten e pare, mqns ky ishte ne proces e siper dhe dihej dhe data e gjyqit, apo shtyje ta shtyjme?

Nuk dua ti bashkangjitem per inerci zerave Ramiste te PPU qe shajne cdo gje te djathte, po ne kete rast eshte e meritueshme. Turp te kete Berisha qe e pranoi minister kete legen edhe post-Gerdec, vendim i cili rrjedhimisht tregon fajesine e Berishes ne lidhje me Gerdecin, direkt apo indirekt.

Tani kush eshte thelbi, se s'e mora vesh?

Avokatet kryejne detyren e tyre, po s'jane ato qe vendosin nese Fatmir Mediu ka apo nuk ka imunitet. Ne kete moment askush nuk e di te sigurte 100%. Kete mund ta sqarojne nje Gjykate e Larte, Kushtetuese, kush e ka per kompetence. Apo me mire qe avokatet te mos thojne asgje, Mediu te gjykohet, supozo qe edhe u denua e pastaj nje dite prej ditesh, ngrihet nje prej avokateve tij e te kundershtojne se procesi ka qene i paligjshem, sepse Mediu gezonte perseri imunitet me mandatin e ri e kshu te hidhet poshte gjithe procesi.

Tani kush eshte thelbi, se s'e mora vesh?

Thelbi dihet nga te gjithe, po po e perseris duke e filluar nga e para meqe po ben avokatin si pa dashje te kesaj ceshtje qe qelbet.

Thelbi eshte qe Gerdeci ishte nje kurveri e madhe, jo vetem se vdiqen 26 njerez, qe eshte tragjedi, se njerez vdesin per shume arsye. Por se ata vdiqen ngaqe punonin ne nje prej hallkave te kurverise se madhe, qe ishte korrupsioni qe u zbulua mbas shpertimit, dhe qe me gjasa shkonte deri tek pragu i Berishes. Mbasi NY Times behet gati te botoje artikullin, Berisha ne vend qe te thote kush te kete faj te mbaje pergjegjsine, qofte dhe im bir, thote qe do fshij bythen me NY Times. E para kjo.

E dyta ishte qe mbas kaq kohesh, sivjet gjate fushates Mediu na cau veshet ne TV duke kandiduar me Berishen, prap ky figure. Ky ishte turpi 2 ne vazhdim, qe Berisha nuk i tha PR-se qe kete here ose do caktoni dike tjeter  ne krye te listes zgjedhore ose do dilni nga kualiconi si parti, zgjidhni e mblidhni.

E treta qe i vuri vulen (gjithmone per Berishen, se ai eshte kreu, dhe ai i ben vendimet) ishte qe ai e beri Mediun dhe minister.

Keto te tjerat, qe Berisha del tani mbas pilafit ne TV dhe thote ministrat tim s'kane imunitet po te perballen me gjyqin, dhe nderkohe fandi spathi i tij, qe ka kohe qe eshte duke u perballur me gjyqin, sot po e shtyn akoma gjyqin me preteksin e imunitetit, keto pra jane thjesht shkuma ne maje te kekut, ose ne kete rast ne maje m*utit te madh.

Duke pranuar Mediun ne fushate, dhe me pas ne qeveri, Berisha e terhoqi njollen e Gerdecit dhe mbi kete qeveri te re, dhe kete e beri me doren e tij. Ta mbaje, ta gezoje, dhe shpresoj qe opozita dhe kushdo tjeter tia qise nga hundet kete ceshtje, se e beri vete pra, e filloi qeverisjen me nje pisllek qe me forminin e saj.

Ky ishte thelbi. Tani bej prap sikur s'e kupton dhe vazhdo lojrat e fjales me stil avokatet kane punen e tyre ashtu si nata iken dhe vjen dita, dhe mbas te dieles vjen e hena, keshtu qe cdo gje do jete ne rregull.

xhib,

ne kete teme nuk po behet politike. Po diskutohet per pasojat e procesit penal kunder Fatmir Mediut, si rrjedhoje e zgjedhjes tij si deputet. Pasojat jane baraz me zero, se Mediu zere sikur nuk e ka. Nga njera ane biles kam frike se prokuroria per ti lare duart si Ponc Pilati, nuk do te kerkoje riheqje te imunitetit nese kjo do te jete e nevojshme. Shpresoj qe kjo mos te ndodhe kurre, po ti shkohet kesaj çeshtje deri ne fund.

Tema nuk eshte per pasojat politike. Nuk e politizoj. Nqs nuk flas, e bej per respekt te vdekurve. Edhe pse te marrin per budallenj. Se po ta politizosh ta pres shkurt, po aq shkurt sa s'ta merr mendja. E pa permendur qe F. Mediu u rizgjodh deputet ne parlament, qe ne Gerdec askush s'ka votuar PS, por vetem qe pergjigja u mor me 28 qershor ku u vendos qe kjo qeveri duhet te qeverise eshe per 4 vjet te tjere.

pershendetje

Xhibi!

Birisha, eshte shume i pergatitur.

Berisha e tha troç " asnje deputet nuk ka imunitet" po shume dinak nuk e zgjati.

Deputeti i sapozgjedhur pa u mbledhur komisioni nuk ka imunitet, ka vetem mandat te dhene nga KQZ-ja. Per momentin pa u mbledhur komisioni i mandateve asnje parlamentar, as Berisha nuk ka imunitet.

Per ta thjeshtuar "problemin".

Ne baze te ligjeve kushtetuese Parlamenti eshte organi me i larte i Shtetit. Duke u bazuar tek ky ligj, kuptohet se te drejten e dhenies se imunitetit e ka vetem parlamenti, eshte ky parlament qe ka drejten e heqjes po ashtu edhe te dhenies.

Votat qe merr kandidati , dhe zgjedhja e tij si deputet nuk i jep atij automatikisht imunitetin.

Avokatet kane luajtur me fjalen "imunitet" qe ne fakt nuk eshte.

Aftesia e gjykatesve per te hedhur poshte kerkesen e avoketerve, nuk mund te hidhet tek Berisha, apo qeveria.

 

Ore akoma ju me Berish e imunitet e me the e te thash. Nuk ka institucione te fuqishme o njerez, pa kushdo qofsh ti, nqs dyshohesh si i implikuar ne nje krim masiv, ndalohesh qe ne momentin e pare.

E gjithe maskarada e ceshtjes Mediu fillon me kanditaturen per deputet, me pas me fitoren me pak vota ( kuptohet sipas sistemit bi-parti-zan), dhe kalimi ne komisionin e mandateve, dhe pa bere ze, sepse ishte i nje krahu vendimi dhe opozita nuk ishte pjesemarrese e keshtu qe ka alibi.

Tashti teatri fillon perseri me avokatet, e po vazhdon me Topin qe e kalon dekretin. Pra me pak fjale turpi shperndahet dhe skena ka drame dhe karagjoze brenda qe ndiqet ne te njejten salle.

Ata qe duartrokasin jane nje turme idiotesh qe nuk kane kuptuar agje, e qe presin tu shpertheje ndonje bombe tjeter, ndonje hapje dige, a kudi une cfare tragjedie, qe ti japin kolore humoristike.

Te lutem thelloje edhe me. Tamam, tamam fajin e kishte ajo k..rva Eva qe i dha mollen Adamit . Keto arsyetime feminore jane retazh komuniste kur vetem nje, dmth Partia te demaskonte, te akuzonte, te denonte e me ne fund te ndreqte. Qe F. Mediu eshte zgjedhur deputet (pushteti legjislativ) s'ka pike lidhje me faktin qe mund te denohet apo jo nga gjykata (pushteti gjygjesor). Nje nga arsyet e ndarjes te pushteteve.

Po s`i pate kuptuar qe Gerdeci eshte "bipartizan", dhe e dyta sa i ndare jane gjyqesori (prokurori, avokati, gjykate) prej politikes,  vazhdo duartrokit edhe ti ne sallen e dramo-komikeve.

Se te pelqen nuk kam s`i ta arsyetoj!! Eshte ceshtje arsyetimi. Por qe te te kujtoj pak realen, kete edhe mund ta bej.

S'me shkon nder mendje te them qe e njoh me mire, se ti qe je vendali, realitetin shqiptar. Ne kete histori nuk kam pershtypjen qe qeveria = prokurorine = gjykaten. Perkundrazi.

Me kete qe thua ti, duket se po pergatit terrenin te ardhmes. Nese F. Mediu denohet per abuzim ne detyre (kjo eshte akuza kryesore) atehere mori denimin e merituar; nese nuk denohet, atehere prokuroria, gjykata jane te shitura.

O ti vllai, nuk e di se ku jeton por duhet ta kesh degjuar qe shumica parlamentare e zgjedh prokurorin e pergjithshem. Dhe prokurori pergjithshem i ben emerimet vertikalisht. Dhe shumica parlamentare eshte shumice politike.

Duhet ta kesh degjuar se shumica parlamentare zgjedh dhe ndikon ne gjykaten e larte, dhe shumica parlamentare........

Duhet te kesh degjuar qe presidenti u zgjodh me shumicen parlamentare + 4 qe nuk dihet sa shiteshin a bliheshin, apo kishin ideale te se drejtes, se moralit, ose jo. Dhe shumica parlamentare.....

Kjo eshte paksa per sistemin e ndare. Ndersa kur e rimerr pushtetin shumica e mepareshme, dhe ndersa opozicioni eshte pseudo-opozite, ose ka korrupsionin te larte sepse edhe ajo eshte pushtet, atehere eshte corbe e madhe e nuk ke si ta ndash. Duhet ta kesh degjuar qe ai mafiozi i Gerdecit kishte futur ne thes si nga "e majta" edhe nga "e djathta".

Duhet te kesh degjuar qe edhe PR nuk ka te beje fare me partite e djathta e eshte sabotuese e problemit te pronesise. Edhe sa e fuqishme si parti e sa elektorat ka, duhet ta kesh degjuar. Duhet te kesh degjuar se Celibash trimi, kunati i Mehdiut eshte nje nder njerzit e afert dhe eksponent i PS.

Vetem nje gje ndahet ne kete sistemin tone partiak-gjyqesor. Ajo e leshkove qe nuk kuptojne dot, ne dallim ndaj atyre qe merziten e jane ne udhekryq te madh, se nuk dine si do te shkoje kjo situate.

 

Dmth gjithe ato akuzat se Ina Rama eshte vegel e opozites, jane vetem diversion?

 Cfare ka ber Ina Rama qe te ka dhene pershtypjen ty se eshte vegel e opozites?

Eshte ajo qe e kam thene ne kete blog 100 here.

Ne Shqiperi ne rradhe te pare fare, fare fare ne rradhe te pare, NUK KA OPOZITE, AJO NUK EGZISTON, pastaj nuk ka organ akuze dhe as gjyqesor.

Ashtu sic edhe thash para disa diteve Mediu doli i pafajshem, sot u rrezua procezi ndaj tij, per shkak te imutitetit. Prisni tani te lirohen te gjith te tjeret nje nga nje, derisa vrasja e 26 njerezve te mbyllet me disa muaj burg per akuza banale.

Me fal harrova, nuk kemi as president.

Si do i klasifikoje ata qe uzurpojne ato pozicione ne Shqiperi atehere?

Psh, PS-ne, apo Topin?

E ngaterron o zotrules, ata jan vetem vegla ne duart e uzurpuesve te vertete.

 

Hahahaha!

Shpulle surratit kjo!

Jo per mua, as per ti

Por per gjithe Shqiperi!

Mua, personalisht, kjo, nderprerja e procedimit penal, nuk me habit fare! Ndersa isha i shokuar per emerimin e Mehdiut SI MINISTER, nderprerja e procesit nga Gjykata e Larte ishte i vetmi konkluzion logjik i bordellos juridike ku shkerdhehet Republika e Shqiperise keto 20 vjetet e fundit!

Gjykata e Larte, ne te vertete vetem se ndoqi precedentin qe eshte vendosur ne 2001-shin, vit kur Azgan Haklaj, i arrestuar dhe i mbajtur ne para-burgim deri diten e gjyqit, u vendos kandidat per deputet nga Partia Demokratike per Tropojen, fitoi nderkohe qe ishte BRENDA NE QELI, dhe u lirua, pasi nje deputet nuk mund te procedohet!!!

Ceshtja penale ndaj tij, sigurisht qe u pushua!  smiley

Fakti qe ai u be deputet nderkohe qe ishte ne procedim penal, nuk perberi ndonje problem per komunitetin juridik shqiptar, aq me pak per Parlamentin!

Partia Socialiste, atebote nuk e ngriti zerin.

Per me teper, Partia Socialiste nuk ndermori asnje iniciative ligjore, megjithese ishte shumice komanduese ne parlament, per ta mbyllur kete vrime skandaloze ne juridiksionin e Republikes se Shqiperise!

Tani, te hane mut!

Ed Rama, bashke me ate pichken e bukur me nishan ne faqe, qe ka hallin e procedurave te ndershme brenda PS-se, por nuk i ben pershtypje qe ne Shqiperi po instalohet MAFIA, me shpejtesi te madhe!

Po Evropi c'thote Ismail Bej?

 

 

Me nje preçizim se Azgan Haklaj, (i arrestuar me nje akuze qesharake vetem me motivacion politik, nderkohe qe komisaret e drites te PS vritnin nje deputet ne mes Tiranes) nuk kishte pesuar heqje imuniteti perpara, sepse nuk ishte deputet ne kohen e arrestimit.

 

Egzakt, cfare precizove ti?

"Akuza qesharake" nuk u cua kurre ne gjyq, per t'iu cjerrur maska si qesharake, sepse procesi u nderpre nepermjet mekanizmit te perftimit te imunitetit si deputet!

Ketu po flasim per vjegen juridike nepermjet se ciles, nje person i vidhet drejtesise! Nuk po flasim "politike"!

"Komisaret e drites" dhe figura te tjera letrare te marra nga RD-ja, besoj se edhe juve te "djathtet" duhet ti lini menjane, sidomos mbas ribotimit te  te fjalimit te po 2001-shit te shkruar nga Prijsi!

Keto figura letrare e kane jeten e shkurter, sic po vertetohet sot e gjithe diten, nga Fatos Nano & Ilir Meta!

 

Komisaret e drites nuk jane figura letrare. Jane njerez te denuar e te arratisur nga burgjet e pastaj te rivendosur nga PS ne 1997 si shefa komisariati, qe ty te vrane nje deputet, Azem Hajdarin,  ne mes Tiranes, kurse ti merresh me A. Haklaj. Arrestimi i  Azgan Haklaj i cili s'ka nevoje per mbrojtjen time, ka qene puro hakmarrje politike nga Ilir Meta, pasi doli nga Bajram Curri duke pershendet me dy gishta. Te lutem mos shpif per persona e gjera qe s'di apo per gjera per te cilat ke burim te vetem informacioni Gazeten Shqiptare e Shekullin.

Imuniteti i Mediut eshte nje non-problem. I eshte hequr njehere imuniteti dhe ne rastin me te keq, sikur Gj. Kushtetuese, Gj. e Larte te kerkojne nje autorizim nga parlamenti, ky do te jepet perseri nga parlamenti.

hunter

 

Kush eshte fajtor per vrasjen e 26 shqiptareve ne Gerdec?

A duhet qe pergjegjesit e ketij krimi te ndeshkohen?

Nqs imuniteti nuk eshte problem perse gjykata e pezulloi procesin pikerisht per shkak te imunitetit?

Kush eshte fajtor per vrasjen e 26 shqiptareve ne Gerdec?

Mund te flasim pa problem, po nuk eshte kjo tema, kshu qe mos nderro argument.

Nqs imuniteti nuk eshte problem perse gjykata e pezulloi procesin pikerisht per shkak te imunitetit?

Gjykata ka bere jo mire, po shume mire qe e ka pezulluar ne pritje te sqarimeve, qe as une, as ti, askush tjeter sot per sot nuk i di. Xhibit i shkrova me siper per kete.

Apo me mire qe avokatet te mos thojne asgje, Mediu te gjykohet, supozo qe edhe u denua e pastaj nje dite prej ditesh, ngrihet nje prej avokateve tij e te kundershtojne se procesi ka qene i paligjshem, sepse Mediu gezonte perseri imunitet me mandatin e ri e kshu te hidhet poshte gjithe procesi.

Pershendetje

E mir po te pyes keshtu .

A ka fajtor per vrasjen masive te Gerdecit?

A duhen denuar fajtoret e masakres te Gerdecit? (kete ta bera edhe njeher por e anashkalove)

Po te pergjigjem,

Pronari, drejtuesit e punishtes ku behej demontimi i municioneve jane pergjegjes per vrasje (te paqellimshme, aksidentale, nuk e njoh termin e sakte shqip)

Nese ka pase nje trafik armesh te paligjshem ne dem te shtetit, ky duhet treguar.

Nese Fatmir Mediu ka qene pale ne kete trafik, edhe ai eshte pergjegjes per  vrasje te paqellimshme, aksidentale.

Nese Fatmir Mediu ka qene pale ne kete trafik, edhe ai eshte pergjegjes per  vrasje te paqellimshme, aksidentale.

Pronari, drejtuesit e punishtes ku behej demontimi i municioneve jane pergjegjes per vrasje (te paqellimshme, aksidentale, nuk e njoh termin e sakte shqip)

Nuk eshte vrasje aksidentale , por eshte shperdorim detyre me pasoje vrasje masive. Nqs per arsye perfitimi te jashteligjshem, ke shkaktuar vdekjen e nje numri te madh njerezish atehere je direkt pergjegjes per vrasje masive.

As Milloshevici nuk doli me sopate ne dore te vriste njerez, por shperdorimi i detyres dhe postit e ben ate direkt pergjegjes per vdekjen e mijera njerezve.

Dhe Milloshevici vdiq i pafajshem... te pakten, pa iu provuar fajesia nga gjykata.

Mendon ta kete hobby edhe Mediu gjuetine thua?

ej c'ma bere per borxh, se s'desha te nderhyj me te kjo teme

çar do te thote vrasje masive, or mik?

Ka vrasje te qellishme me paramendim

Ka vrasje te qellimshme pa paramendim (ne inat e siper une te vras, gjate nje diskutimi bie fjala)

Ka vrasje aksidentale (per shkak te pakujdesise time, shkaktoj aksidentalisht vdekjen e nje/disa personave)

Tani ti per te cilen po e akuzon Fatmir Mediun?

Jo moreeeeee

Sa i zgjut qe qeke. Dmth pakujdesi = shperdorim?

Vrasje masive dmth kur per qellime politike,ideologjike, etnike, apo perfitimi ilegal shkakton vrasjen e nje numri te madh njerezish.

Ne rastin konkret akuza ( nuk thash qe eshte fajtor, por sipas mendimit tim duhet te jete akuza, dhe per cfar e akuzon opinioni publik) eshte shperdorim detyre me pasoje vrasje masive.

Ja te marr nje shembull banal une dhe me thuaj ne jam gabim.

Une (psh, se nuk jam) jam nje oficer ushtrie ( qe nuk jam, e marr si shembull) dhe me ngarkohet detyra te dergoj per qitje ne maje te Dajtit nje kompani private per te perdorur nje arsenal armesh qe nuk dihet nese funksionojne te marrim vesh funksionin e tyre ( e marr si shembull,sepse nuk jam oficer dhe ska se si te me ngarkohet nje detyre e tille) dhe ne vend ti dergoj ne maj te Dajtit une fus ne xhep paret e naftes dhe udhetimit dhe i dergoj ne kombinat ne mes te lagjes keta tipat per te bere qitje.( per shembull he, sepse nuk jam oficer dhe skam detyre te tille te ngarkuar, dhe po te kisha nuk beja nje gje te tille)

Gjate qitjes mbeten te vrare 26 veta, midis tyre edhe vajza dhe djali i Filan Fistekut tek po flinin gjume ne shtepine e tyre.

Tani ai Filan Fistek mund te jem une, mund te jesh ti dhe kushdo tjeter.

Me thuaj a ka pergjegjes direkt per vrasje ketu? Apo eshte nje aksident.

 

 

 

..po shkruaj ketu se del shpifur

Ttmsoia,

leri akrobacite dialektale e shembujt absurd. Nese ka diference te madhe ndermjet vrasjes te qellimshme e vrasjes aksidentale (e para mund te vleje nga 25 vjet e siper, kurse e dyta max 15 vjet) nuk eshte objekt diskutimi.

Tani une po te perseris pyetjen: Vrasje e qellimshme me paramendim, Vrasje e qellimshme pa paramendim, Vrasje Aksidentale? Keto jane kategorite. S'ka tjeter.

Ta thash 20 here nuk eshte faji im qe ti nuk do te kuptosh.

Ka shperdorim detyre me pasoje vrasjen.

Aksidentale eshte kur une te vras pa dashje ne pune. Jo kur per qellime te perfitimit ilegal une krijoj kushtet per vrasjen e dikujt. E kupton ndryshimin ti apo jo?

Ashtu si thua ti Milloshevici i bie te jete komplet i pafajshem, sepse direkt nuk eshte implikuar ne vrasje njerezish, as ndonje shkrese nuk ka firmosur per spastrim etnik, por shperdori detyren, duke krijuar dhe lejuar kushtet qe (per arsye ideologjike, politike,etnike,ose perfitimi ilegal) pasuan me spastrim etnik.

A ishte qellimi i Milloshevicit ky apo jo, shko hapi trute atje ku eshte dhe lexoja.

Po vazhdon me shembuj absurd e ç'eshte me keq me shtremberim te fakteve. Se per cfare eshte akuzuar Milloshevici e dime te gjithe e kot e ngaterron ne kete diskutim. E ke ne akuzen e Gjykates te Hages per genocid si komandant i forcave te armatosura, te cilat nen drejtimin direkt te tij kryen pastrim etnik. Milloshevici nuk eshte pergjegjes, sepse lejoi krijimin e kushteve ideologjike, politike per genocid (kjo do te ishte me e pakta), por sepse ishte komandant ushtarak i drejtperdrejte i ketij genocidi. Kshu qe lere ti digjet shpirti aty ku eshte, e pergjigju se per cfare po e akuzon Mediun: Vrasje te qellimshme me paramendim, Vrasje te qellimshme pa paramendim, Vrasje aksidentale?

po nuk eshte kjo tema,

Eshte gjithmone tema, kur permendet emri i Mediut, mos harro qe ne skushtet me te favorshme per vete Mediun, opinioni publik duhet te jete i ndare 50%-50%. Pra, eshte gjithmone tema, edhe vendi, edhe koha.

po pikerisht ketu eshte puna.

Kur flet per Mediun politikan, çeshtja e opinoneve politike ka kuptim.

Kur flet per Mediun si te pandehur s'ka lidhje çeshtja e opinoneve politike.

Per sa Medinj kujton ti se beht fjale?

Une e di qe per nje te vetem, Mediun politikan, qe eshte deputet dhe qe eshte i pandehur. Si mund te flisnim per Hunterin, qe eshte dhe shqiptar, edhe jeton ne itali, edhe flet shqip, edhe flet italisht... e nuk jane 4 Huntera te ndryshem, por po ai, i njejti.

Hunter,

Fatmir Godo vdes per tarator.

Ja te te spjegoj une ty si behet taratori.

Merret 1 kg kastraveca ose tranguj. Po jane prodhim vendi nga ata te qemotit , i pritet maja dhe ferkohet lehtazi per rreth nje minute qe ti ike hidherimi.

Pastaj seksioni i trangullit apo kastravecit pritet ne dy diametrat e tij perpendikularisht  dy here.

Pastaj pritet horizontalisht ne copa te vogla. Kjo per gjithe sasine.

Keto hudhen ne nje tas alumini me kos dhie, pastaj merren 5 kokrra hudhra te medha , qerohen dhe priten keto ne copa te vogla dhe hudhen ne kos. Po ka ndonje cike vaj ulliri , i hudhen disa pika duke vendosur gishtine madh tek gryka e shishes ne menyre qe te mos shkoi vaji curk.

Nakatotes keto dhe serviren per tu ngrene. Kripa sipas deshires duke marre kripore qelqi te restoranteve te qemotit me kpasene thyer qe te mos i vidhte njeri. Ishin te mira dhe laheshin nje here ne vit kur vinte kontrolli sanitar dhe kesisoj dilte kripe e vertete.

Kjo rekomandohet per ata qe jane me diete, ata qe jane troke nga kuleta , por edhe per ata qe duan tju mbaje goja ere, po ere ama jo llafe.

Dukshem ne po flasim per gjera te ndryshme! Ti do me fol "politike", une du me fol juridikllik!

Une refuzoj te hyj ne debat politik me ty! Jane shume te pakte njerezit e "djathte" ketu ne Peshk me te cilet une do kisha kenaqesi te perfshihem ne debat politik! Ti, nuk je nje nga ata! E them kete me shume respekt, pa asnje gram sarkazme!

Dy gishta, tre gishta, keto jane irelevante!

Haklaj ishte pa imunitet, u mor ne pergjegjesi penale. U be deputet, perftoi imunitet. Ndjekja penale u nderpre.

Mehdiu, ishte me imunitet. Iu hoq! (Ketu, fillon ngjashmeria me Haklajn, nuk ka nevoje me ta tregu une ty kte) U mor ne pergjegjesi penale. U be deputet, perftoi imunitet. Ndjekja penale u nderpre!

Kaq!

Gjykata e Larte thjeshte ndoqi precedentin e vendosur qe me 2001. PS-ja kishte 8 vjet kohe qe te iniconte ndryshime ne ligj dhe ta mbyllte kete brime nepermjet se ciles njerezit i vidhen pergjegjesise penale! PD-ja sigurisht nuk kishte asnje interes ta bente kete. As kur ishte minorance, as tani.

Inati im eshte i drejtuar tek PS-ja qe nuk beri detyrat e shtepise. Nepermjet kesaj neglizhence te PS-se, Mehdiu, Haklaj, Basha, dhe jam i sigurte edhe emra te tjera qe do ti degjojme keto 4 vjet ne vazhdim, ia dolen, dhe do ja dalin qe te mos perballen me drejtesine!

Me t'mira!

P.S.

Une nuk kam cfare te them me per kete teme!

 

Dukshem ne po flasim per gjera te ndryshme! Ti do me fol "politike", une du me fol juridikllik!

Jo, eshte krejt e kunderta.

P.S. As une nuk cfare te them me per kete teme.

skandal. ligji evropian thote se nqs hetimi nis me perpara, ai vazhdon, nqs rinis ose nis 1 hetim tjeter, duhet kerkuar riheqje e imunitetit. por kjo esht skandaloze!

Ku eshte ai piktori i madh i artit modern qe frymezohet nga peniset gjigande e te na thote ndonje deklarate. Apo po bredh fshatrave per te soditur mullaret e barit ose aromen e  atij te sapo korrur. Ku eshte misionari i madh i ndryshimeve radikale, te beje objeksionet morale per degjenerimin qe po mbyt kete popull. Apo mendon se eshte aq i gjate e do te mbytet i fundit.

Sot "prokurori i krimit"  (avokati i shkerdhates me te madhe politike deri me sot), sipas zotit Sali Berisha ndeshkoi prokurorine me paaftesi. Ai i tha indirekt Zonjushes se ti nuk lidh dot .......... e jo me te besh nje procedure te sakte. Ti nuk je vecse e bija e shkrimtarit humorist qe di te tallesh me gjithe shqiptaret. Une i bej thirrje te largohesh nese ke nje pike morali. Ata, krimineli dhe karagjozi politik fitoi moralisht mbi ty.

Turpi historik ne mes te taves. Ta shijojme e na befte mire. Drejt Europes me fitore po shkojme, sic i ka pas mesuar nena e vjeter. Pa moral, e gjakftohte me krimin.

 O gjahtar, 

Thua :"hunter - 14 Sht 2009 - 4:28pm

 

Po te pergjigjem,

Pronari, drejtuesit e punishtes ku behej demontimi i municioneve jane pergjegjes per vrasje (te paqellimshme, aksidentale, nuk e njoh termin e sakte shqip)

Nese ka pase nje trafik armesh te paligjshem ne dem te shtetit, ky duhet treguar.

Nese Fatmir Mediu ka qene pale ne kete trafik, edhe ai eshte pergjegjes per  vrasje te paqellimshme, aksidentale."

Te them, sic ta kam thene disa her ene lidhje me kete teme, nje inxhinjer i ushtrise ka punuar me urdher nga lart me makineri te rende me kohe te plot ne fabrike. Zinxhiri i leter urdheresave qe lidhin Mediun, si shtetar, me fabriken eshte bere publik disa here. Inxhinjeri ishte dhe nje nder viktimat. Shteti beri te pamunduren per ta zhdukur kete fakt implikues qe lidh ne menyre direkte lidhjen Ministri-Fabrike! 

Pse i vazhdo keto muhabete? Thjesht ul reputacionin e nickut ne peshk..

E paskan gjetur tamam diten per pezullimin e procesit te Mediut. Qe te koincidoje me raportin per zgjedhjet, qe te kene me cte merren njerezit, mbas zgjedhjeve do kemi demostratat partiake te PS-se dhe bye bye Gerdec, ku te kemi pare e degjuar.

Po vazhdon me shembuj absurd e ç'eshte me keq me shtremberim te fakteve. Se per cfare eshte akuzuar Milloshevici e dime te gjithe e kot e ngaterron ne kete diskutim. E ke ne akuzen e Gjykates te Hages per genocid si komandant i forcave te armatosura, te cilat nen drejtimin direkt te tij kryen pastrim etnik. Milloshevici nuk eshte pergjegjes, sepse lejoi krijimin e kushteve ideologjike, politike per genocid (kjo do te ishte me e pakta), por sepse ishte komandant ushtarak i drejtperdrejte i ketij genocidi. Kshu qe lere ti digjet shpirti aty ku eshte, e pergjigju se per cfare po e akuzon Mediun: Vrasje te qellimshme me paramendim, Vrasje te qellimshme pa paramendim, Vrasje aksidentale?

Shiko ne rradhe te pare une nuk po krahasoj Miloshevicin me Mediun. Mediu mund te jete i pafajshem, dhe ne fakt perderisa nuk eshte shpallur fajtor i pafajshem eshte, prandaj mos te diskutojme fare ne kete pike.

Mediu qelloi te ishte komandanti politik, dhe ndoshta sipas te gjitha gjasave edhe firmetar i aferes koruptive qe coi ne vrasjen e 26 vetave.

Te thash edhe njehere, qellimin e personit ti as ndonje gjykate nuk e di kurre, ate e di vet personi, por Gerdeci nuk ishte aksident o njeri, por pasoje direkte e aferave koruptive, qe kishin ne krye te tyre lidere politikan te cilet kan hedhur firma dhe kan lejuar me ligj kushtet vdekjeprurese ne Gerdec.

Ma shpjego si mund te quhet aksident? Te lejosh me ligj kushte skandaloze sigurie kur punohet me aramtim te rende ne nje qender te banuar, per interesa koruptive, dhe me vone si pasoje e ketyre veprimeve te shkaktosh vdekjen e shume njerezve, qenka aksident sipas teje?

E kupton se cfar marrezirash po flet? Eshte shperdorim detyre or mik xhani, me pasoje vrasjen e shume njerezve, plagosjen e shume te tjereve, shkaterrimin e qendre banimi, traumatizimin e asaj popullsie, demtim biznesesh, etj etj

Ti me thua aksident!!

Mund te kerkohet nga prokuroria nje tjeter heqje e imunitetit dhe zgjidhet puna, megjithese avokatet do te perpiqen te luajne ne favor te klientit te tyre.

Me ate prokurore jo Mediu po as nje ceshtje e rendomte nuk ka shume mundesi qe te shkoje deri ne fund.

Sipas avokatit te mediut qe foli per mediat, pretendoi se nuk ishte ai qe kerkoi pezullimin e ceshtjes, perkundrazi ai/mediu kerkojne qe te mbaroj gjykimi sa me shpejt pasi jane te bindur ne pafajesine e tij. Por avokati akuzoi prokuroret qe nuk ishin ne gjendje te argumentonin para gjykatesve vazhdimin e seances. Pra lihet te kuptohet se kane qene gjyqtaret ata qe kane kerkuar pezullimin e procesit. Ne vijim te kesaj meseleje, mediu vete jep nje deklarate per shtyp ku krahas te tjerave thote se ai deshiron qe gjykimi te vazhdoje. Hajde hajde store me kete popull bageti.

Nga deklarata e avokatit dhe vete Mediut kuptohet qe nuk ka qene kerkese e avokateve te Mediut per te mbyllur procedimin penal, por ka vendosur gjykata per dicka te tille, megjithese sipas Mediut avokatet e tij kane kerkuar te vazhdoje gjykimi.

Ne fakt kjo eshte demi me i madh qe i behet Mediut, pasi i heq mundesine qe te gjykohej per akuzat qe i beheshin dhe qe sipas tij ishin te pabazuara. Keshtu qe Mediu me ose pa te drejte do te vazhdoje te sulmohet me kete. Por mesa duket prokuroria e Edi Rames, qe eshte kthyer ne shtojce te PS, me shume i intereson te shfrytezoje kete ceshtje per propagande politike dhe jo ta coje per gjykim ne gjykate.

Tani te presim se si do te vazhdohet me tej dhe topi eshte ne fushen e prokurorise; do te kerkoje nje tjeter heqje te imunitetit te Mediut apo si do beje. Shumica parlamentare nepermjet Berishes eshte treguar e gatshme te pranoje cdo kerkese te prokurorise per heqje imuniteti nese ka dicka per t'u hetuar.

Une them qe Mediu duhet te demshperblehet per te gjithe demin moral, financiar dhe emocional qe i eshte shkaktuar. Kam pershtypjen qe plaget shkaktuar Mediut nuk do jene kollaj per t'u sheruar. Ndoshta nuk do ishte keq qe te bente nje "counter claim" dhe kerkonte te gjobiteshin per demin e shkaktuar gerdecaret/// Se u be qe u be minister mjedisi, dhe ka per t'ua thyer kerbishten per demin qe i kane shkaktuar mjedisit me shperthimin e Gerdecit... keshtuqe, gerdecare, hapini gropen vetes, dhe kesaj rradhe hyni vete te gjithe brenda, dhe ta mbyllim kete muhabet ketu.

Ashtu sic pritej avokatet mbrojtës kane kërkuar pezullimin e cështjes duke paraqitur si provë mandatin e deputetit të fituar më 7 shtator të këtij viti

Ato traplleqet e tjera te Saliut dhe Fatmirit per jo-imunitet  jane per kokpalaret e bathores dhe disa te peshkut.

Meqe ra fjala tani ruaj bythen Fatmir se vallaj plumbi e ke hak!

 

 Liqeno, 

Nuk eshte fukaraja per pluma..

Kur kane ngelur t'iu qajne hallin shqiptareve frutet e dyshimta qe i kemi peshqesh nga koha e vellazerim-bashkimit me sovjetet, vaj halli pastaj.

Keta sovjet te importuar aksidentalisht ne Shqiperi nga aventurat ne dhomave e hoteleve ruse, na japin edhe mend, ne vend qe te mbyllin gojen se mund t'i kthejme ne origjine, tek muzhiket e rusise.

The Speaker,akuze e rende kjo,ndryshe i thone kopile.Po a e di qe e ke mire ti.

o sa mire me ken shqiptar oooeee, oooeeee  smiley

Liqen!

Intiligjenca e gjykates me prokurorin eshte e tipit te larte ( e ngjashme me kooperativat).

Mehdiu akuzohet per shpredorim detyre.

Qe do thote se ushtaraket nuk kane pasur drejt kontrolli ne kete strukture.

Meqense eshte e veshtire te jepet me qartesi ku qendron faji dhe gabimi i ministrit, gjykata se bashku me prokurorin bejne sikur jane nen presionin politik.

Te ishte per presion politik, do zhvillohej gjykimi dhe ne fund gjykata e nxirrte te pafajshem

Jemi rrite me kete stil mafioz te regjimit enverian, jane bere bajate dhe te padurueshme.

 

Nese Fatmir Mediu ka qene pale ne kete trafik, edhe ai eshte pergjegjes per  vrasje te paqellimshme, aksidentale

 

Fatmir Mehdiu eshte pergjeqes pasi ai kishte dijeni per nje vepritari, shitje-blerje te municionit ushtarak, prone e shtetit, e cila ushtrohej nen hunden e tij,ne juridiksionin e tij ministror te mbrojtjes, te shtetit shqiptar te kryesuar nga zoti Sali!

Fatmir Mehdiu eshte pergjeqes,sepse me dijenine e tij,ishte ngritur dhe funksiononte nje fabrike primitive qe ushtronte jashte rregullave te shtetit,jashte rregullave teknike te sigurimit te jetes,bile abuzimi me femijet dhe grate si personel sherbimi ne nje ambient me municione ushtarake te rezikshme per jeten e tyre dhe banoreve per rreth arrinte kulmin ne ate vend,ku quhej"ZONE USHTARAKE",nje paradoks i tille nen juridiksionin e Ministrit Fatmir Mehdiu perben kulmin e shkeljes se ligjit,me pasoje vdekje,ne te vertete ashtu ndodhi,26 vete u vrane sipasoje e mos zbatimit te ligjit,jo aksidentalisht,por qellimisht!

Ne fund te fundit cili eshte qellimi i ligjit?

Cili eshte qellimi i ndeshkimit kur nuk zbatohet ligji?

Fatmir Mehdiu i ka shkelur ligjet?

Pse nuk i nenshtrohet Gjykimit?

Gerdeci nuk ishte nje tragjedi shkaktuar nga aksidenti njerezor,por nje tragjedi e shkaktuar nga njerez te papergjegjshem mbi te cilet qendron dhe duhet te ndeshkohet Fatmir Mhediu!

Nderhyra me shume ne diskutim,per faktin se i meshohet shume fjales"Aksident",nuk e di pse e pleqejne ta shprehin shume here kete shpreheje:"Gerdeci ishte aksident!!"

Artian.

Sa ke respekt ti per Mehdiun kam une, mos e ver ne dyshim.

Mehdiu nuk akuzohet per trafik, shitja e fishekeve ka qene me kontrate te rregullt, nuk akuzohet per plumba Kinez, nuk kemi ligj per shitje export me prodhim te fallsifikuar.

Mehdiu akuzohet per shperdorim detyre, qe do thote se ne kete strukture qe behej çmonitimi i municioneve, ushtaraket qe mbajne pergjegjsi edhe per ato ndermarrje civile po qe jane pjese e ushtrise, kane pasur mundesi kontrolli, apo ish ministri i ja ka mohuar.

 

Kryeprokurorja Ina Rama komenton mbi çështjen Mediu

Në Shqipëri prokurorja e përgjithshme Ina Rama bëri sot një koment të shkurtër mbi vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë e cila pushoi procedimin penal ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për shkak të imunitetit të tij të ri parlamentar, pas rizgjedhjes si deputet.

"Është një interpretim i normave kushtetuese dhe proçedurale që ka bërë Gjykata e Lartë. Ne kemi mbajtur një qëndrim të ndryshëm në seancë gjyqësore, kemi dhënë dhe argumentat, por në fund të fundit është Gjykata ajo që vendos."

Kryeprokurorja nuk dha shpjegim nëse do të kërkohet heqja sërish e imunitetit. Sipas ekspertëve organi i akuzës nuk ka asnjë pengesë ligjore për ta ndërmarrë sërish këtë hap dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë mbyllja e çështjes ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu do të ishte vetëm shprehje e vullnetit të prokurorisë për të mos vazhduar më tej me këtë dosje.

Zoti Mediu u akuza për shpërdorim detyre në përfundim të hetimeve për shpërthimin e marsit të vitit të kaluar në një qendër çmontimi municionesh në Gërdec, ku për pasojë humbën jetën 26 persona.

Zeri i Amerikes

Lumi qe flet per prokurori dhe gjykata.

Eshte nje video dje ku Argita,Shkelzeni dhe Fatmiri jane ne nje tavoline duke ngrene dhe pire.

Kjo me "arsyhen" e nje feste myslymane. Argita me Shkelzenin jane myslymane te terbuar kjo dihet, po Fatmiri c'do aty ? Edhe pse ka dale kjo video dje publikisht ne media dhe kujt i drejtohet ?

Ahh kur keni surrat flisni dhe per Enverin sot!! Lere qe e keni mire kshu, eshte me kollaj te krahasosh te sotmen me te kaluaren e nje njeriu qe as kockat si kan ngel me.

Xhibo o arixhiu i peshkut qe ngele duke sjelle lajmet e sukseve te qevirise do e sjellesh ate videon per koment?  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).