Libri i historisë, policia ndalon protestën tek 'Çajupi'

TIRANË - Gjimnazistët e shkollës 'Çajupi' kishin njoftuar sot bojkotimin e mësimit, në shenjë proteste nga tekstit me gafa të 'Historia12'. Protesta është penguar nga drejtuesit e shkollës dhe nga policia. Të organizuar nga lëvizja "Rinia Aktive", nxënësit nuk kanë pranuar të hyjnë në orën e parë të mësimit, duke qëndruar para oborrit të shkollës. Ata thanë se "Ne kërkojmë ndryshimin e tekstit të historisë i cili është i politizuar".

 Sipas nxënësve, drejtoria e shkollës ka bërë shantazh ndaj tyre dhe i ka detyruar që të hyjnë në mësim. Ndërkohë forca të policisë kanë qenë aty që në orën 08:00, kur edhe ishin lajmëruar nga shkolla për protestën e nxënësve. Ata nuk i kanë lënë të rinjtë të bëjnë asnjë lloj tubimi, por kanë larguar nxënësit që nuk kanë pranuar të hyjnë në mësim.

Gazeta Shekulli

7 Komente

Se kur do mbaroje lufta e klasave ne Shqiperi eshte nje dileme e madhe...!

"Ne nuk duam kete histori qe nuk thote te verteten, ne duam ate qe ishte me perpara se thonte te verteten.

 

 

      Edhe injorant, edhe te poshter prinderit e kesaj vajze.

     Vajzuke, meso ne shkolle se cila eshte e vertet e cila jo, kur ta mesosh        ateher ke te gjitha te drejtat te protestosh.

Sa te sinqert, qe ne kete moshe i ngjajne kryetarit, lere kur te rriten, do ja kalojne.

Barin i keq, eshte veshtire ta pastrosh.

Eshte shume e thjeshte, qendro larg politikes !

Kaq mend nuk kane ata "historiane"qe hedhin poltike ne tekse shkollore,dhe e lyejne librin me ngjyre blu!?

C`do hedhesh do presesh!(Populli)

Kaq duhet ta kuptojne ata, qe mendohet se i kane dy pare mend,nuk ngrihet Salija larte duke genjyer me tekse shkollore femijet...sepse nuk jemi Parti Shtet qe te jepet mundesia te perpunosh mendjet e njerzeve,jemi ne pluralizem  apo jo,buke gruri dhe panine hane te gjithe sot.

Ka ik koha e misrit,nuk ka njerez qe te mos dine ta gjejne te verteten,sepse jane te lire,prandaj be fair me popullin, ju qe keni qeverine,se historia nuk shkruhet sipas qefit tuaj!

Mjafton nje klikje me "miushin"dhe te dalin te gjitha te palarat, informacionet, burimet e sakta, ashtu sic kane ndodhur ngjarjet nga 1992 dhe deri me sot!

 

Kush jane ata qe keqperdorin keta te rinje? Kete mund ta bejne vetem mendjet e indoktrinuara bile edhe te semura, qe nxenesit i shfrytezojne per protesta me qellime politike.

Asnje tolerim nuk duhet te kete nga autoritetet per kete. Nxenesi mund te kundershtoje nje tekst apo nje pjese qe thuhet diku ne nje teskt mesimor, ne oren e mesimit. Te shprehe te gjitha ato qe mendon kunder atij teksti, por kurrsesi ne veprime rruge me prapavije politike.

Edhe une kur kam qene ne shkolle te mesme, nuk isha dakort me shume gjera qe lexoja aty, por nuk protestoja.

Imagjinoni sikur te instrumentalizohen nxenesit sipas bindjeve politike (pse jo edhe fetare) dhe here te protestonin nxenesit nga famija me bindje te djathta dhe here nxenesit nga familje me bindje te majta per gjera qe nuk bien dakort, nuk do te ngelej teskt mesimor i pa kontestuar.

Neser do te dalin nje grup tjeter nxenesish qe do te thone e duam,ose nuk duam kete apo ate pjese dhe te na rrojne tekstet pastaj.

Lerini historianet te merren me kete pune.

E ca historianesh te leme, ata qe qe e pine kafen ne klubet e Bathores?

Protesta eshte e drejta me elementare ne demokraci dhe cdokush duhet ta kete te drejten te shprehi mospelqimin e vet pavaresisht se nuk ju pelqen disave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).