Hidhet në treg për herë të parë eurodieseli vendas

TIRANE-Prodhohet për herë të parë eurodieseli shqiptar. Kompania vendase e prodhimit të naftes ARMO hedh në treg për konsumatorin naftën e cilësise europiane. Gjate nje komunikimi me mediat kreu i Inspektoriatit te Teknikës, Ilir Kurti, ka bere me dije se “Kompania ARMO po prodhon Eurodiesel shqiptar brenda standarteve të vendeve të BE”.

Kreu i Inspektoriatit te Teknikes, Kurti, siguron konsumatoret se nafta në Shqipëri, ai ajo e importit, por edhe ajo vendase janë të cilësisë së lartë dhe të certifikuara.

Balkanweb

________________

Sipas Wikipedia-s behet fjale per nafte me perqindje te ulet squfuri. Artikulli nuk thote se per cfare standarte specifikisht behet fjale. Website i ARMO akoma eshte "under construction"!

8 Komente

 me ne fund dhe vendi yne po prodhon dicka

Lajm i mire. Po sa kushtoka kjo nafta made in Albania, a eshte me e lire se ajo e importit? Sot te shume qeveri te Evropes (se pasur), po financojne mbi makinat elektrike, ndersa ne... krenohemi se prodhuam naften me cilesi. Jemi perpara me kete politike ky qymyri, plehrat, nafta, po qorrojne njerezit ne nje situate ku energjite jo fosile dhe alternative, po levizin me shpejtesine e gripit te derrkucit. Kurse tek ne as edhe nje artikull per keto zhvillime, zbulime dhe projekte.

Tani qe Mjedisi do jete prè e nje 'ministri' qe e do shume mjedisin dhe token, do te kete perparime.

sa e pagoi kete impiantin ky?

 c'rendesi ka sa e paguan impjantin kur qe ne marrveshje je 200 milion plus smiley 

 

 Po talleni ju me duket? Nuk eshte bere asnje investim deri tani ne rafinerine e Ballshit. Kete jua garantoj pasi para dy javesh isha atje per pune. Thjesht jane pushuar ca punetore dhe eshte stopuar vjedhja qe i behej ketij objekti si dhe jane bere ca ndryshime kozmetike.

Eurodiesel-i jone eshte nje genjeshter, rafineria eshte aq e amortizuar sa nga nafta e lehte qe importoi Taci mund te prodhohet vetem nje prodhim surragato.  Po kush po e can koken? Ju qe nuk jetoni ne Shqiperi dhe ju qe jetoni por keni makina te para 2000 jeni ne rregull, por ata qe kane makina pas 2000, te shkretet ata, sidomos makinat me injeksion direkt nuk e durojne eurodieselin e tacit.

Inspektoriati? Haha, po dihet qe Armo ka aksioner familjen Berisha dhe ju me tregoni inspektoriatin. Kjo eshte shije e keqe e humorit.

Ore qe ta ndajme mendjen: "...ARMO hedh në treg..." apo "...ARMO po prodhon Eurodiesel shqiptar...", pra e ka prodhuar dhe hedhur ne treg, apo eshte akoma "under construction" si website-i i tyre? Mah! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).