Havana pregatitet per koncert madheshtor

Eshte koncerti me i madh qe nga Revolucioni ne 1959, me rreth 15 artist latino-amerikane, spanjolle dhe kubaneze.  Koncerti  organizohet nga Juanes (kengetar kolumbian.)  Perzgjedhja e vendit ku do mbahet koncerti Live eshte gjithashtu simbolik: quhet Sheshi i Revolucionit, ku ndodhet Komiteti Qendror i Partise Komuniste, si dhe nje statuje gjigante e celikte e Che Gueverres. 

Sheshi eshte perdorur nga Fidel Kastro per te dhene fjalimet e tij pese-oreshe.  Gjithashtu, ne te njejtin vend, Papa Gjon Pali i II mbajti meshen historike ne 1998. 

 

Koncerti ka hasur kritika, bile deri ne kercenime me vdekje ndaj organizatorit Juanes nga Kubaneze-Amerikane ne Miami.  Nderkohe me shume se 20 disidente politike qe ndodhen ne burg ne Kube qe nga 2003, kane nenshkruar nje mesazh mbeshtetes ndaj koncertit qe quhet "Peace without Borders" duke e pare kete koncert si nje shenje pajtimi.  Oponentet (kryesisht kubaneze ne US) jane kunder koncertit pasi sipas tyre, Juanes dhe kengetare te tjere po legjitimizojne regjimin komunist ne Kuba.  Kengetari eshte shprehur se qellimi i koncertit eshte paqja dhe toleranca, jo politika.  "Eshte nje mesazh per paqe, jo vetem ne Kube.  Eshte per gjithe rajonin." 

Nga BBC News

 

21 Komente

TURP!!

 Do ta vizitoni shkon Kastro ne spital?

Ore morracake,koleget tuaj po futen burgjeve, vetem se kendojne nje kenge qe nuk pelqehet nga rregjimi i Kastros,juve po i shkoni ti beni temena!!!

Perse nuk beni ndonje koncert ne Poloni,Ceki apo Kolumbi?Edhe qe atje mund te transmetohen mesazhet e paqes.Apo nuk ju pelqen se jane qeveri pro amerikane ato!

TURP!!TURP!!TURP!!

 

...Nderkohe me shume se 20 disidente politike qe ndodhen ne burg ne Kube qe nga 2003, kane nenshkruar nje mesazh mbeshtetes ndaj koncertit qe quhet "Peace without Borders" duke e pare kete koncert si nje shenje pajtimi....

Cfare hipokrizie!E dini qe kata jane te shtrenguar te firmosin se ju iken koka apo nuk e dini?Si i jepni keto lajme pacavure?

Sol, temena thua te jene ca kenge dashnije te Juanes, Boses etj?  Qe gjithesesi, breza me radhe kubaneze vetem mund ta enderronin nje koncert te tille jo pak kohe me pare?  

Sinqerisht qe me cudit qendrimi yt, mendoja se do ishe pro nje koncerti te tille.  Nuk "cahet bllokada" vetem me sanksione dhe bay derrash. 

PS: Sa per lajmin pacavurre dergoja nje ankese BBC News. 

Monda!

Puna eshte se shume njerez ketu mendojne se do te jete si koncerti i Albanos ne Tirane,por une nuk jam optimist per kete gje.Nje koncert nuk do te beje asgje per kubanezet vecse do ti zgjate jeten rregjimit.Rregjimi do te mburret se sa shume e duan ne bote dhe ne si shqiptare kemi provuar vete kete gje.Kam shume fakte qe e mbeshtet kete dhe paralelizmi me Shqiperine eshte i kote.

Ne 1990 vetem Kuba i qendroi ndryshimeve dhe nuk pertoi qe te fute ne burg kubanezet qe u futen ne ambasada.Kjo edhe pasi Rusia i preu ndihmat.

Vajtja e Papes ne 1998 (breza te tere kubanezesh, nese do te perdorja shprehjen tende,kishin pritur gjithe jeten per kete dite)i shtoi shpresat per ndyshim,por nuk beri gje pasi edhe pas 11 vjeteve e njejta klike eshte dhe ndoshta me e forte se me pare.

Edhe ky koncert do te pesoje te njejtin fat.Sot Rauli me Fidelin do te dalin dhe do te thone se sa e mire eshte jeta ne Kube dhe sa liri ka.Ti vertet e beson se ata desidentet jane shprehur per PRO ne vullnetin e tyre??

Po keshtu te mendosh me me heqjen e embargos amerikane,rregjimi ne Kube do te biere eshte nje naivitet ne rastin me te mire.Fakti ka treguar se ne Kube shkojne miliona turiste, nga Kandaja apo vendet e BE, cdo vit dhe shtimi i disa mijerave amerikaneve ne kete turme nuk ndryshon gje.Po keshtu Kuba ben tregeti me te gjitha vendet e botes dhe disa ja shesin mallrat me lire sepse kane simpati per Kastron sic eshte rasti i Venezueles(fut edhe Kanadane ketu qe eshte nje nga tregetueset me te medha te Kubes).

Personalisht,mendoj qe nje presion diplomatik me i madh apo nxitja e ndonje kryengritjeje nga brenda(dhe jo sic u be ne rastin e Iranit apo Gjiri e Derrave ku demonstruesit apo luftetaret u lane ne meshiren e fatit) nese vertet kubanezet duan ndryshim jane te vetmet menyra per te rrezuan Kastron,nese jane serioze ne kete drejtim.Ne te kundert ne 2100 do te kemi per presidenti Fidel Raul Kastron III

Sa per ate qe e quajta lajmin pacavure nuk e kisha me ty por me BBC.

Po sa merzitesh ore miku im, Solidarnosc, po ja mo, edhe ata kengetaret jane si Goran Bregoviçi, kendojne per paqen, kupton ti ?

E kujt po i hyn ne pune se kush jep shpirt neper burgje, rendesi ka qe tulet e Havanaseve te dridhen tere naten e nates.

Mendoni pak per Rosales, per Arenas, te dy te vetevrare. Ja keshtu.

Cuba, ella quiere su rumba, (Como?) 

Rumba (Si!)

smiley

Ne pothuajse 20 vjetorin e koncertit te Albano & Romina Power ne stadiumin Qemal Stafa, nje koncert tjeter, me kengetare te tjere, kete here ne Kube do te provoje te thyej akullin e regjimit apo ndoshta eshte regjimi qe kerkon t'i thote botes se akulli eshte thyer?!

Te jete keshtu?!

Vecse koha do ta tregoje!

smiley

qyqja do rroke mo shume se une ti, megjithese te dy ne 10.03 e paskena thone smiley

Grup jini, grup (btw nga ka hup ky?)

Tushe, cerr smiley.

une grup me olsin ??????

olsin e kam 2 kafshata e gjysem smiley

P.S. Grupi ka ndrru nick thomi une, ose ka ardhe zevendesminister ke ministria e koqeve sic do quhet tani minsitria e D.Priftit, dikur ministria e ekonomise dhe energjitikes smiley

Mos ki merak se e kemi thene ne te njejten kohe.

Do te thote qe do te rrojme gjate, te dy, se bashku.

smiley

inshalla po ndjell nai gje te mire koncerti, pse kaq skeptike juve.

asnji shiqiptar ska per ta harru koncertin e Albanos dhe Romines ne prag te thyerjes se izolimit shqiptar. Sikur i mbushi njerezit me force dhe fryme ai koncert.....

Pa gjume, pa gjume, po shif si m'i kap gjonat, s'i le t'bien n'shesh smiley

PS: Gjithesesi m'qaf pacin veten po s'u frymezuan, ne e beme tonen smiley.

jam si kermilli una, futem n'guaske, por antenat i lej ngref smiley

Nga korrespondenti i BBC News ne Havana:

It's absolutely packed here.  There's never been a free open-air concert like it ever before.  When Pope Jean Paul II gave his historic mass in this same place just over 10 years ago, there was about 250,000 people here.  We estimate there is double that number here now.  This is the centre of power here in Cuba.  Normally when I come here, it is to cover the big May Day parades and there are red flags everywhere.  Now, everyone is wearing white.  There are white flags, white shirts.  That's the message - Peace without Borders.

Më duket se është "përgatitet", apo jo?

paska plas proamerikanizmi ketu.

ky koncerti mos pershendet gje edhe "konviktoret" tek plazhi i Guantanamos? nga 775 te burgosur politike vetem tre jane denuar - nderkohe qe te tjeret (nje pjese madje te liruar me vone si te pafajshem) jane trajtuar me maksimumin e kujdesit, sic i ka hije nje shteti dinjitoz demokratik, qe ruan te drejtat e njeriut. Mos valle eshte Kuba Mizore Degraduese Cnjerezore e Perbindeshit Fidel Kastro ai vend qe me arrogancen me te plote zgjedh te mos zbatoje Nenin 5 te Konventes se Gjeneves?

Rrofte demokracia!

Ne fakt solo kush eshte vertete proamerikan nuk ka droje t'ia numeroje kritikat per te gjitha thagmat - kur e meriton. Amerikan apo shqiptaroamerikan qofsh, nuk perben asnje ndryshim. Ca gjera thjesht nuk mbrohen dot, e kush e do vertete ameriken, flet te verteten.

Prandaj ky nuk eshte promerikanizem por zelli naiv qe vetem nje emigrant ndjen per vendin mikrpites.

P.S. Grupi ka ndrru nick thomi une, ose ka ardhe zevendesminister ke ministria.....e D.Priftit,..... Mos e ke infon gabim Bedrije ??? Ai tere diten i shante "skrapalinjte e inatosur " smiley A thu per i cope karrike koalicioni apo ta kete ditur qe kno mire per Havane ? Jep mesazhe paqeje smiley

Dicka per vete ameriqenet e fandaksur ose kunderkubaxhijte. Ketu vete ne mes te Amerikes jep koncert njoni dhe ne mes te koncertit e nderpret duke majt fjalim .... Mjaft me Guantanamo...Mjaft me hipokrizi....Zhvilloni arsimin dhe shendetesine ...Mjaft me konflikte.... Hunjte dhe Solidaret e dallojne menjehere qe eshte kunder "sistemit " smiley

Po thone se ky Jones nuk eshte solidar kooperative me te inatosurit ose daullet bosh qe mendojne se bota nuk rrutullohet po ecen perpara drejt dhe vetem drejt sipas teorive Mixhiste ( qe i perfaqesonte dhe Grupi smiley "Perpara drejt fitorjeve te reja " .. Pa muzike e kengetare / Vetem me solidare .... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).