"Gerdeci" Rama: Gjykata vendos

Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka reaguar me tone te qeta nje dite pas vendimit te Gjykates se Larte per pushimin e ceshtjes gjyqesore ne ngarkim te ish-ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediut. Numri nje i akuzes u shpreh se, prokuroria ka bere detyren e saj, ndersa eshte ne kompetencen e gjykates te marre nje vendim.
"Qendrimi i gjykates eshte nje konceptim i normave kushtetuese. Ne kemi mbajtur nje qendrim te ndryshem, kemi dhene argumenta po ne fund te fundit eshte gjykata ajo qe vendos", u shpreh Ina Rama.

Vendimi per pushimin e ceshtjes gjyqesore ndaj Mediut u mor te henen ne mesdite nga Gjykata e Larte, pas kerkeses se avokateve te zotit Mediu.

Pas ketij vendimi vete i pandehuri reagoi duke kerkuar nga gjykata te gjeje instrumentat ligjore per te vazhduar procedimin penal te tij.

Mediu tha se nuk ka kerkuar pushimin e ceshtjes por vazhdimin e ketij procesi.

Top Channel

11 Komente

Persekutori i te drejtes se shtetit shqiptar ( jo qeverise) na tregoi edhe nje here se ka aftesi aktoriale, per te manipuluar opinionin publik te demtuar deri ne thertore, dhe humbje te thelle morale. Pra ajo, perfaqesuese e mbrojtes te se drejtes deklaron flegmatikisht qe prokuroria eshte leve ne duart e grupit politik ne fuqi, por asnjehere leve e te drejtes ne demokraci.

Duke ngrene turpin me bukurine qe i ka dhene natyra, perzier me makiazhin e sterholluar ne sallonet e manipulimit te bukurise, ajo u xhvesh edhe nje here para qytetareve te lenduar dhimbshem, duke e treguar se amoraliteti eshte sanksionuar teashme ne kete vend. Ajo eshte pjese e ketij, asgje me tjeter.

Une do te kisha dale me floke te shpupurisur, fytyre te cjerre dhe sy te skuqur prej dhimbjes, keqardhjes dhe inatit. Por do ta vendosja nderin tim aty ku e ka vendin.

“Mediu”, Manjani: Gjykata supreme besnike e politikës

I ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin NEWS24, juristi Ylli Manjani e ka konsideruar si shkelje të Kushtetutës vendimin e Gjykatës së Lartë për të pushuar cështjen në ngarkim të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Sipas Manjanit, cështja “Gërdeci” përbën precedentin më absurd, ndërsa pushimi i cështjes është konsideruar prej tij si vendim absurd.
“Gjykata e Lartë me vendimin e fundit, të pushimit të procesit gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, i pandehur për dosjen "Gërdeci" ka treguar se është besnike e sjelljes politike" theksoi Manjani për News24.
"Kemi gjykatë tërësisht politike. Pushteti juridik në Shqipëri është në ditën e vet më të keqe. Brenda këtij viti janë dy çështje që Gjykata e Lartë në mënyrë haptazi antikushtetuese ka refuzuar të gjykojë"- u shpreh ai.
Sipas Manjanit, Kushtetuta dhe neni 142 e detyron Gjykatën e Lartë të gjykojë dhe jo ta rrëzojë akuzën pa e hapur fare.

Balkanweb

 

P.S. Mund ti rendite dikush antaret e Gjykates se Larte ("supreme" simbas GSH smiley) ne grupime simbas anesise se tyre politike, qe ta kuptojme kete akuzen/llogjiken e Nesermit? smiley

Xhib, duhet me arrit me kuptu qe nuk eshte problem partiak fenomeni "Mehdiu". Eshte problem mafioz. Po qe se ky fenomen futet ne ulline partiake shoqeria ka humbur. Fenomenet mafioze "e lyejne" ne te dy krahet, dhe synojne ti japin ngjyren e gares te se drejtes partiake. Nderkohe qe nuk eshte ajo por eshte ajo e te drejtes universale qe vjen prej moralit.

A nuk ishte po kjo gjykate para disa vjetesh me Th Kondin qe u lakua prej partise qe eshte sot ne fuqi? A nuk bente te njejtat karagjozlleqe po ajo, e po ajo prokurori kercente ne litare si pelivanet. Harrove Vishen dikur, qe sot eshte nga prokuror shteti ne avokat mafiozi.

Kujtesa nder popuj te civilizuar eshte fenomeni i te marrit parasysh te problematikes. Nuk e di e kemi kete kujtese?

Ama ç'tall menderen edhe Mediu

 Te te vije turp moj kryeprokurorja jone! Merr pak shembull nga Falccone dhe Borsellino qe dhane edhe jeten dhe nuk iu tuten mafies. SHAME ON YOU FOREVER

Ore me duket se ky ka qene plani qe ne fillim. E "sulmoi" Sula kete vete i pari bukuroshen, nderkohe qe keta leshkot e opozites e hongren karremin. I zvarriti si i zvarriti kjo edhe tani s'ka c'behet me.

Mrroklla para dy ditesh solli shembullin e Azgan Haklajt edhe e kishte shume mire. Edhe Azganit u pushua ceshtja penale sapo u be deputet pas zgjedhjeve ne 2001. E askush nuk mori mundimin atehere te bente ndonje rregullim ligjor ku te thuhej qe "personi ndaj te cilit eshte nisur ndjekja penale nuk mund te kandidoje per deputet".  Ky shtet te kerkon 3 vertetime ( 1. deshmia e penalitet, 2. vertetim nga prokuroria dhe 3 nga gjykata qe nuk ke ceshtje te hapur penale) nqs individi deshiron te marri nje cope leje per cifte apo do te marri licensen e avokatit, kurse per deputetin nuk paska kurrfare nevoje.

Edhe une ashtu si ty Tironso, e besoj qe kjo bashke me prokuroret e ceshtjes kane qene brenda ne grope te mutit qe diten nji, bashke me Gjykaten dhe "palen tjeter te interesuar"!

Rrezik, i vetmi qe s'ka nigju me u shit ka qene ai "komunisti qe kishte terheq robt me tel me gjemba" dhe qe dha dorheqje nga ceshtja! E mban mend qe deshen me bo ligj vetem per ate rob?

Te presim!

Te shikojme a do ta apeloje Prokuroria vendimin e Gjykates se Larte ne Kushtetuese?

A do te shkoje Prokuroria ne Parlament per t'a rikerkuar imunitetin e ri te ketij?

Te presim!

Per mendimin tim eshte komplet faji i prokurorise ne kete zvarritje te gjate qe i beri ceshtjes.

Mos ja hedhim fajin kot gjykates.Ajo ka te drejte.Nuk mund te gjykoje nje njeri me imunitet.

Shprehja e prokuroreve se "imuniteti eshte hequr nje here" mund te krahasohet me nje njeri qe ka bere nje here burg p.sh. per vjedhje dhe ne se kur del nga burgu vjedh perseri,prokuroria nuk duhet ta arrestoje sepse e ka kerkuar nje here denimin per te.

Prokuroria duhet ti kerkoje perseri Parlamentit heqjen e imunitetit qe ky proces te shkoje deri ne fund,pastaj do ye shohim se cfare qendrimi do te mbaje gjykata.

Pra mos kritikoni kot Gjykaten e Larte qe per mendimin tim tim ka vepruar ne baze te ligjit.

Ca po na thu mer ti i mencmi dynjose. Cila gjykate ne bote ka te drejte te nderpresi nje proces. A po nuk e kupton qe gjykata nderpreu procesin. Gjykata ka vetem dicka ne dore, te perfundoje ose te gjykoje mbi nje proces. I drejte ose i padrejte. Procesi ose procedimi, penal ose civil nderpritet ose mbyllet vetem prej atij qe e ka hapur pra perej procesorit, prokurorit. Kjo eshte elementarja, qe ti kerkon ta kalosh topin nga ana tjeter. Pastaj te tjerat jane per bathorexhite.

Gjykata per akuza penale nuk duhet te marri parasysh arsyetim politik. Ajo e ka bere kete dhe kjo nuk eshte e shkruar ne asnje vend. Kjo eshte llogjika qe eshte rrjedhoje edhe e moralit, prej te cilit burojne ligjet.

Ai topi i hedhur neper fushat e volejbollit mua me vjen ere te qelbur qe nuk e fashit dot. Ti nese nuk e kupton mbaje se te ben mire.

"I drejte ose i padrejte. Procesi ose procedimi, penal ose civil nderpritet ose mbyllet vetem prej atij qe e ka hapur pra perej procesorit, prokurorit."

E ke gabim.Kuashtetuta thote qe nuk mund te gjykohet nje njeri me imunitet.

Prandaj mos kerkesa e prokurorise per heqje imuniteti eshte loja.

hahhhhhhhhhhhhaaa...aaaaaaaaaaaaahhha...aaaaahhhh ... ooooo sa kam qesh .... jemi te medhenj apo jooo....takohemi ne BE shekullin tjeter ....te pi nje birre une...te na rroje Mediu dhe qeverria e re sa malet sipas tradites ...marrshi nga ditet tona....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).