Arrestohet Roman Polanski

Eshtë arrestuar në Aeroportin e Zürich-ut regjisori i mirënjohur Roman Polanski. Polaku Polanski, 76 vjec, ishte ftuar në Festivalin e Filmit të Zürich-ut, që hapet sot. Ai ka një proces të hapur për raporte seksuale me një minorene që në vitin 1977. Pas kërkesës së avokatit për dënim maksimal nda tij, Polanski u largua nga Amerika për në Francë, shtetas i së cilës është bërë në vitin 1975 e ku jeton edhe sot.

http://www.nytimes.com/2009/09/28/movies/28polanski.html

67 Komente

Nese vertete zviceranet do e ekstradojne Polanskin, une do te bojkotoj qe neser djathin Ementaler.

Cmenduri, qe vazhdohet akoma ky persekutim pas 30 vjetesh. Sikur mos ti mjaftonin fatkeqesite qe i kane rene ne koke gjate jetes. smiley

hunter

Ashtu eshte ai muhabet plako, 5 minuta ohooo , gjith jeten obobo.

Me duket se ka nje pasaktesi me lajmin, ai nuk akuzohet per perdhunim, por per marredhenie seksuale me nje minorene. Po te ishte per perdhunim minoreneje procesi, edhe franca do ta kishte ekstraduar ose gjykuar ne France, por duke qene se Franca moshen e konsensusit e ka me te ulet se ne amerike, Polanski nuk ka shkel asnje ligj Frances persa i perket akuzes dhe nuk ka perse te ekstradohet. Te pakten une keshtu e di.

Nuk e kuptoj fare gjithe kete mbrojtje mediatike qe po i behet ketij tipit.

Me sa di une ky i kishte dhene per te pire shampanje te perzier me ilace nje vajze 13 vjece dhe pastaj e kish perdhunuar. Po te mos ishte regjisor i njohur Polanski , keto 30 vitet e fundit do i kishte kaluar burgjeve duke mbledh sapunet shesheve dhe jo duke bere jete te bukur prej miliarderi ne France.

E pra.

Une kete histori e pata degjuar per here pare kur fitoi cmimin Oskar per filmin "Pianisti" (kryeveper) e nuk vajti ta terheqte. Me sa pata lexuar, kishin arritur nje marreveshje me prokurorin per nje denim te lehte (ajo vajza kishte qene dakort per raportin) mirepo gjykatesi, ndonje puritan ekstremist me siguri, nuk i kishte pelqyer kjo marreveshje dhe donte ta bente shembull me nje denim te rende. Marrezi.

Arresti po m'u dukerka pak i cuditshem.

Polanski sikur ka nje shtepi ne Zvicer me duket. Autoritetet zviceriane me siguri e kane ditur kete gje, perderisa e kane lejuar ta bleje dhe te paguaje taksat e per te e ta rregjistroje ne emrin e tij. Me siguri ata kane pasur raste dhe me pare per ta arrestuar, pse pikerisht tani?

Ndoshta do te marrim vesh me teper per ditet ne vazhdim. A ka Zvicra statutes of limitations apo jo? 

...ça tipash edhe keta te zvicres...
me duket sikur eshte shtet qe ka gjithmon deshire per vemendje...

Qe Polanski e ka pase vendin ne burg, se ve ne dyshim fare. Ajo qe me duket e çuditeshme eshte qe ai u vu ne pranga kaq vone; nje mashkull 45 vjeç qe ka seks, me deshire ose jo, me nje 13 vjeçare e ka vendin ne biruce te burgut ne çdo rast. Polanski s'qendron mbi ligjin.

Po vajza mund te kete qene e zhvilluar dhe ai mund te kete kujtuar qe i kishte mbushur te 16-tat. Gjera qe ndodhin.

 mire ja kane bere po qe se ka pasur denim; pse gjithe ky shqetesim, apo meqe eshte i pasur

kush e can koken per te mo? Ti? Une? Kush?

Qe te vihet drejtesi, ate duhet ta cojne ne ndonje burg federal ne USA, se po te jete per burgjet Zvicerjane... ahah, aty shkon gjithkush me qejfin me te madh!

Eh,mer zotrules,po askujt nuk i dhimbset,por ka nje gje aty,qe atje te arrestojne per nje krim qe ke kryer para 32 vjeteve,apo jo?Nuk te habit kjo? Ne 32 vjet jane ndruar yyy kush e di sa qeveri! Por ligji nuk pyet te fut atje...ku dihet. Eeeeee...sikur te ishte ky Polski,demokrat ne Shqiperi,cdo ndodhte?Ligjevensit do te quheshin ,komunist! Apo jo?

Do ta bejme Shqiperine si Zvicera,ka qene nje parrule e mire ne 92-shin,a thu e kane bo dhe ligjin si Zvicra,si ky pra qe e kap leprin me qerre! Populli pret...ehh demokraci e re,por funksionale ja boni K/Ministri jon ne OKB,por jo si kjo Zvicerania amon!

Gerdeci,eh Gerdeci..97` Piramidat,eh,eh,...  smiley   smiley  poplli pret,pret ...

 

 Mire me Artian, tani koha nuk e shlyen krimin; ska logjike a para 32 vitesh a para 2 ditesh

Koha nuk e shlyen krimin, e vertete. Nje veper e kryer nuk mund te c'kryhet, dhe e bera nuk mund te zhbehet. Amma; Kur gjykata e larte thote qe Mediu eshte i pafajshem, sado kohe qe te kaloje, nuk mund te mendosh qe do dale nje gjykate tjeter qe do e hedhe poshte kete vendim, apo qe ta shpalle te pafajshem. Te pakten nuk behet nese nuk ndryshon legjislacioni, dhe nese me kalimin e kesaj te shkretes kohe, nuk zbulohen konjukturat qe lidhin gjykatesit te krimet dhe kriminelet. Megjithate, shqiptaret le te shpresojne, se ka ende shprese; e ndoshta nje dite do linde dielli edhe per ta. Po hajt se ka kohe per kete... ehuuuuu do votohet Berisha njehere, do nderrohen parti e kryetare, do vdese njeri apo tjetri, e ndoshta der'atehere do kemi shkuar dhe ne te Krijuesi... po ama nje dite do linde dielli.

Paralelizmi nuk me duket se qendron; krimet me nderlikime politike edhe ne Amerike etj...  mund te anashkalohen kollaj. 

 

des, dakord - pare nga perspektiva e ketushme, thjesht te ben pershtypje  

Mos t'ia bejme gjyqin dhe Polanskit - po qe fajtor, do ia gjejne vendin. 

Interesant eshte qe edhe mbas kaq vitesh nuk e lene ne harrese ... hallall

Eshte vertete e veshtire qe te japesh nje gjykim te thjeshte rreth ketij lajmi. E si mund te jete ndryshe?!

Nga njera ane shohim nje njeri, Roman Polanskin qe ne vitin e larget 1978 kreu marredhenie seksuale me nje vajze te mitur, 13 vjec. Nuk ishte perdhunim, por megjithate i mjaftueshem per te qene i jashtligjshem.

Ndoshta do te denohej me vetem 42 dite burg te cilat i kishte konsumuar paraprakisht, por duke besuar se gjykatesi do te bindte jurine qe ai te vuante vite te tera ne burg, strehohet ne France, perpara se sentenca te jepej. Sot, Samantha Geimer, e lenduara, pohon se Polanski nuk duhet te konsumoje me as nje dite ne burg. E megjithate ligji eshte ligj.

Nga ana tjeter ama, shohim nje njeri te madh, nje regjizor te talentuar i vleresuar me Cmim Oskar dhe Golden Palm, nje artist te jashtezakonshem qe aq shume i ka dhene kinematografise boterore me kontributin e tij.

E ne fund te gjithe kesaj hyrjeje, edhe pse dikuj mund ti duket e cuditshme apo e padrejte, une personalisht mendoj se Roman Polanski tashme ka paguar per cfare ka bere. E ndoshta edhe me shume se kaq. Do te mjaftonte te kujtonim fundin tragjik te gruas se tij.

Jeta e Polanskit eshte po aq dramatike sa edhe filmat e tij. Dhe fale kesaj jete dhe ketij njeriu, sot ne kemi fatin te admirojme keto kryevepra artistike.

Dhe jo vetem kaq, por mendoj se eshte e turpshme, hipokrite dhe bixarre qe ky arrestim ka ndodhur pikerisht ne nje vend si Zvicra.

Por a mund te mungonte nje episod si ky ne jeten e nje artisti dhe nje njeriu te madh si Roman Polanski? Une them se jo!

Kam besim se nga e gjithe kjo zhurme, jo vetem Polanski, por edhe drejtesia do te dalin te nderuara.

Zvicra, jo!

Kur qeshte dhe qante bilbili,  eshte kenge me dy zera, e kenduar nga Esmaja e Qerimit dhe Talibja e Seferit.

Gjyqi i eshte bere dhe eshte denuar dicka tek rreth  10 vjet burg. Ai eshte aratisur ndersa priste denimin

Femra ka kekruar te falet por ligjet nuk e pranojne kete Ai ka bere nje krim dhe per kete duhet te paguaj jo pas 30 vjetesh por edhe pas 300 vjetesh.

Mirpo ne shipot jemi mesuar; na vrasin, na perdhunojne, na djegin e shkaterojne dhe prape themi" Tja falim se eshte njeri i madh" apo se "krimi ka ndodhur shume kohe me pare"

Ligji eshte ligj dhe po nuk u zbatua ai nuk mund te quhet me ligj

Paksa ironike qe Polanski arrestohet vetem dy dite pasi vdes Susan Atkins, gati nje muaj pas refuzimit te saj per parole.

Sa per lajmin, personalisht jam shume joobjektive : Bitter Moon, Chinatown, Death and the Maiden, The Pianist.. sa per te numeruar pak nga kontributi i tij.

Dhe madamë Vidmer-Shlumpf tha se Zvicra s'ka passur jooooo kurrëfarë presioni nga SHBA-ja. Dhe vërtetë që Polanski kishte ardhur shumë herë në Zvicër më përpara për qejf, por policia zviceriane e kishte marrë vesh gjithmonë me shumë vonesë, kurse kësaj here, ngaqë Polanski ishte ftuar në një festival filmi të Zyrihut, dhe fakti dihej prej shumë javësh, policia ka pasur gjithë kohën e nevojshme  ta qerthullojë.

Meqe mua s'para me interesojne shume keto historite rokamboleske te ketyre pipellsave (te bejne ç'te duan e te japin llogari ku te duan), po ndalem pak tek dy filmat e tij : Bitter Moon dhe Pianisti.

I pari eshte nxjerre nga nje roman shume i bukur i nje shkrimtari-filozof francez, Pascal Bruckner, nje tip mjaft i zgjuar dhe i holle. Ky ka shkruar disa libra, romane dhe ese mbi kete punen e dashurise. Ka ca qasje vertete interesante, sidomos ne lidhje me lumturine dhe kerkimin e saj. Po ta degjosh mire, te duket sikur eshte pakez "reaksionar", anti-68, megjithese ne ate kohe ka qene çun i ri. Gjithsesi, ideja eshte se kerkimi i lumturise me çdo kusht eshte nje minueset me te medha te lumturise. Ne po kete te çare ka hyre me pas dhe Michel Houellebecq me teorine e tij te shkaterrimit te dashurise nga seksi "lart e poshte". Trupi i kthyer ne nje mjet per arritjen e lumturise, eshte nje trup qe shenon, sipas Houellebecq, dhe varrosjen e kesaj lumturie.

I dyti eshte nxjerre nga vete jeta e Polanskit. Me te vertete film i madh. Nje film i madh eshte ai film i cili kapercen kufinjte e trillimit dhe vjen te ngulet ne qenesi, ne realitet. Nuk ka rendesi qe te mbijetuarit do te vdesin neser, imazhet jane aty, ne koken tone, ashtu siç ka ndodhur.

Polanski si njeri, nuk e njoh mire. Kam pare dokumentarin qe e shoqja e vet eshte masakruar shtatzane, por kete historine e "fjetjes me minorene", nuk e di ku, kur dhe pse e si. Sigurisht qe kushdo duhet t'i beje balle pasojave te veprimeve te veta, por gjithsesi, Franca dhe nje shtet tjeter qe e harrova, kane bere te ditur qe do ta kundershtojne deri ne fund ekstradimin e tij. Dhe nje mendje me thote se nuk do te ekstradohet. Nejse.

Meqe m'u kujtua nje njeri tjeter, po e them, pa lidhje. Ai i çmenduri tjeter ka qene klas : Klaus Kinski. Ketij duhet t'ia kishin sajuar nje gjyq dhe do te shihnim qyfyre pastaj, kur te shperthente ndaj te gjitheve. Kurse ky Polanski kam pershtypjen se do te beje nje gjyq te merzitshem avokatesh, qe kurrkush s'do ta ndjeke.

 

Mbase gabohem, po Polanski ka njohur Natashen, vajzen e Klausit kur ishte 17 vjeçe.

Polanski ka nje jete te turbullt persa i perket seksit.

Edhe ne France ka pasur historina te ngjashme.

Endrra e tij ishte qe te behej nje çaplin i dyte.

Rregjizor shume i madh, po burre shkerdhate .

Per Polanskin ka, qe prej 2005, nje urdher mbare boteror per ta arrestuar. Ministrja e drejtesise Vidmer-Shlumpf tha edhe, qe prej 2005 Polanski nuk ka hyre kurre zyrtarisht ne Zvicer, por vetem privatisht, dhe eh, policia e kishte marre vesh pasi ai ishte larguar. Kete here, lajmerimi per ardhjen e Polaskit ishte dhene zyrtarisht nga gjithe mediat, dhe Shteti Zviceran nuk kishte asnje lloj alibie per te justifikuar mosarrestimin.

Mua me irritoi spekullimi im qe shteti Zviceran i nenshtrohet politikave amerikane, dhe kjo ne kontekst te historise se fundit zvicerane, ku presioni amerikan dhe nenshtrimi zviceran jane bere te padurueshem. Por, nese heq specifikat e kontekstit zviceran, mendoj se Polanski u arrestua me te drejte. Perpara ligjit te gjithe qytetaret duhet te jene te njejte.

Me duket e pajustifikuar dhe absurde, bile, qe Franca e ka mbrojtur per 30 vjet Polanskin dhe nuk ja ka dorezuar drejtesise. Cilado te kishte qene 13 vjecarja, cfaredo qe ajo te ksihte bere; ajo ishte thjesht nje 13 vjecare dhe nuk e dinte c'bente - Polanski e dinte c'bente!

Et pourtant !

Amerika eshte nje nder shtetet qe ekstradon me pak ne bote. Per te nxjerre nje tip nga Amerika, te duhet vertete te kryesh me pare "shtate veprat e Herkulit", e pastaj te paraqitesh para ndonje gjykatesi 200 kilosh amerikan.

Sa kleçka nxoren ata per ate Ivanin e tmerrshem te Ukraines, Xhon Demjanukun, eh mire o mire. Plot naziste kane qene strehuar atje dhe s'iu ka hyre ferre ne kembe. Gjithashtu, te ekstradosh nje ushtar amerikan qe perdhunon nje minorene tajlandeze apo tjeter, perdhunon thashe dhe jo mashtron, kete ta harrosh njehere e mire.

Shkurt, vertete qe kjo puna e Zvicres me le pak te dyshimte. Eshte bere e modes tani, kushdo mund te nxjerre nje urdher arresti dhe e sheh veten ne biruce.

Ngrihet Serbia e leshon urdher-arresti per Agim Cekun, me 6 maj, dhe me 7 maj Kolumbia arreston dhe perze Cekun te cilin vete e kishte ftuar ne nje konference mbi luften guerilase, sepse keshtu ka vendosur nja qurravec Serbie. Eshte bere vertete e rrezikshme kjo pune.

Sidoqofte, nje shkulje veshi i duhet ketij plakut te vockel.

Selfmaderadio,

Franca nuk e ka mbrojtur Polanskin. Ai eshte shtetas francez, (prinder polake por i lindur ne France), Franca nuk i esktradon shtetasit e vet. Zvicra ka nje marreveshje 50 vjecare per ekstradimin me SHBA.

S,me duket bindes arsyetimi i ministres se Drejtesise per moskapjen me pare te Polanskit, sepse ata duhet te kene pasur shume e shume rqaste per ta arrestuar, sepse kohet e fundit Polanski po drejtonte nje film, ku pjesen me te madhe te veres e ka kaluar ne Zvicer.

UH, askujt nuk i eshte dukur bindes, prandaj edhe une them, qe lajmi per arrestimin e Polanskit me irritoi fillimisht, sepse rastin per ta arrestuar e kane pasur me shume se njehere. Prandaj dhe spekullimi qe ka qene, edhe kete here, presioni amerikan.

Sa per Francen, ministri Miterrand, dje, i dha televizionit Zviceran nje koment kaq patetik sa njeriu nuk mund por vetem te qeshte. E kote te them, qe peshorja e ministrit anonte nga talenti dhe mrekullite qe Polanski ka krijuar: Edhe Sarkozy, na beri me dije ministri, eshte shume i shqetesuar; te gjithe francezet duhet te bashkohen ne nje fatkeqesi te tille.

Ok, une nuk jam franceze. Mbase Hurbinek.

Rri se eshte debat i gjate me kete Mitterrand. Ai eshte, siç thone vlonjatet, "njesh", "figure".

Eshte e folura e tij qe eshte shqetesuese. Mitterrand i perket borgjezise se larte qe ka ndot te perzihet me popullin. Fjalet e tij jane nga me te qeruarat dhe te gdhendurat, me ate tonin aristokratik te parlamenteve te kohes se Volterit, me ate perdredhjen e zerit dhe mimikes prej njeriu "homo", kesaj rradhe pa "sapiens" prapa.

Une e kam qejf kete burrin, Mitterrandin, sepse eshte miniere fjalish. Se nga i lidh ashtu, nje djall e di. Ama, eshte tip qe ska ecur ndonjehere ne balte, nuk e kapercen Parisin, leckamanet nuk jane te denje per te, vetem ne qofshin te gojes. E megjithate, u rras minister kulture ne qeveri te djathte. Ec e merre vesh, i nipi i Fransuait, presidentit.

E nejse, eshte detyre e Sarkozy qe te nderhyje. Ai ka nderhyre ne Meksike per nje vajze te denuar 70 vjet burg, per nje gjoja "rrembim personi", e qe, siç duket, ka vertete gisht ne kete pune.

Francezet kane nderhyre dhe per nje tjeter qe gjendet ne Indonezi, burg te perjetshem, me duket, per droge.

Eshte detyre e çdo presidenti qe te kujdeset per qytetaret e vet, lere pastaj pse presidenti yne ska pantallona as te dale vete prej burgu nese e kapin duke hipur ne tren pa bilete.

Smr,

deklaratat franceze m'u duken edhe mua patetike.

Europa kryesisht e ka mbajtur anen nga Polanski-regjisor dhe i kane harruar fajet e Polanskit-njeri. Gjithmone pjesa artistike e kane pari si nje gjeni tragjik dhe nuk kane mundur te mbrojne dot ne menyre dinjitoze aktin e kryer, per te cilin edhe Polanski vete pranon se eshte fajtor.

Por kjo meseleja e arrestimit pasi e kane lejuar te blinte shtepi e te jetonte aty eshte e pakuptim. Polanski nuk udhetonte ne vende ku mund te arrestohej dhe ekstradohej (Britania e Madhe), ne te njejten menyre mund te evitonte edhe Zvicren. Por autoritetet zviceriane nga nje ane kane bere nje vesh shurdh e nje sy qorr, duke e lene te hyje e te dale dhe per ta tani te dalin papritmas si mbrojtes te drejtesise eshte qesharake.

Megjithate, Polanski duhet te vuaje denimin per ate qe ka bere.

Por kjo meseleja e arrestimit pasi e kane lejuar te blinte shtepi e te jetonte aty eshte e pakuptim. Polanski nuk udhetonte ne vende ku mund te arrestohej dhe ekstradohej (Britania e Madhe), ne te njejten menyre mund te evitonte edhe Zvicren. Por autoritetet zviceriane nga nje ane kane bere nje vesh shurdh e nje sy qorr, duke e lene te hyje e te dale dhe per ta tani te dalin papritmas si mbrojtes te drejtesise eshte qesharake.

Njeriu duhet te dije ngjarjet e fundit ne Zvicer per te kuptuar se pse Polanskin e arrestuan vetem tani. Fjala kyce ketu eshte: Sekreti Bankar.

po mire ky, po une para disa ditesh degjova ne media  emrin e nje njeriu te letrave  shqiptare (nuk po e shkruaj emrin ketu per arsye etike) qe qe arrestuar se kishte ngacmuar nje 10-vjecare, jam shokuar ...

Eshte tjater pune. Ky FM ka rene viktime e koketrashesise se vet : gjashte vjet ne Kanada tjetri dhe ende ska marre vesh zakonet e vendit. C'djallin ben gjithe diten ky tipi ? Sheh ndonje film apo s'sheh ? Lexon ndonje liber apo gjithe diten ne telefon me shoket e rradhes se qumeshtit.

Je ne Kanada ? Shume bukur. Meso qe atje femijet s'kapen per faqesh, as puthen, as iu jepen karamele, as hiç o hiç. Ke te tute per ledhatime, madje dhe te tute, jo ne publik se t'i marrin pa i bere 24 ore. Kurse ky shkon si magazinier kooperative dhe iu thote vajzave : e kujt je ti moj bije se qenke si koplluqe.

Kendej, te pakta fjalet. Ne qofsh i zoti te kapesh per faqe ndonje koplluqe te rritur, atehere ben si ben. Per te vegjelit, mos i shiko dy here ne sy se te zuri belaja.

E njejta gje vlen dhe per ju gocat, se edhe ju sikur keni qejf t'i kapni per faqesh çunat e vegjel buçko. Mua te pakten, me paten shqyer nja dy shoqe. Nejse. Histori e vjeter, ua kam falur.

Nuk e kuptoj dot dyfytyresine e disa njerezve, te cilet nxitojne te perkrahin Polanskin, vetem sepse ky eshte nje njeri i njohur. Sikur te akuzohej Filan Fisteku, te cilin nuk do ta njihte njeri tjeter pervec familjes se tij dhe kolegeve te punes, keta njerez nuk do te nguronin qe ta denonin edhe me vdekje, madje perpara se ta gjykonte drejtesia.

Turp per keta njerez!

Nuk dua te paragjykoj fare nese ai eshte i fajshem apo jo, pasi kjo pune eshte e drejtesise. Mua me neverit shume fakti qe Polanski fshihet pas fames se tij. ka 30 vjet qe i fshihet drejtesise amerikane.

Do ta kuptoja shume mire,nese do ti fshihej gjykates turke, afgane apo shqiptare, por hej, drejtesise amerikane???????

Asaj qe ta mban peshoren te ballancuar edhe me sy te mbyllur?

Kush me thote sa mund ti shpetoje drejtesise Ylli Pango?

Po Fatmir Mediu?

Po Fatos Nano?

Po Lul Basha?

Po............?

Bernardo Bertolucin e denuan me 4 muaj burgim, per 5 vjet ia hoqen te drejten e votes, filmin ia dogjen,  L'ultimo tango a Parigi, per shkak te skenave te turpshme qe permbante ai film per kohen.  Ne nje interviste te tij eshte shprehur qe nuk i vinte dhe aq keq per burgun apo per filmin, por per heqjen e te drejtave si njeri.

Rasti i Polanskit shkon pertej nje filmi, pasi cenon nje qenie njerezore, mbi te gjitha nje femije. Nuk ka arsye pse te mos denohet, qofte dhe 100 vjec, jo me 76. Ikone apo jo ikone e kinematografise ai ka abuzuar dhe mbi ligjin nuk duhet te vihet askush.

Meqe me kujtove Tangon e fundit ne Paris, e si te mos skandalizonte ky film kur dihet boterisht se ky eshte filmi i vetem, duke lene menjane filmat X, ku eshte kryer marredhenie seksuale LIVE perpara kamerave.

Te gjithe bejne gjoja, qe nga Demi Moore e nje meleonshit e deri tek Kim Bassinger e 9 javeve (e gjysme, se mos ndoshta nuk eshte mjaft nente jave). Por askush nuk ka arritur te kaperceje pragun e trillimit per t'u hedhur ne realitet, si Marlon Brando me ate Shriverin. Keshtu puna.

Le te denohet ky, se mua s'me prish kurrfare pune. Le qe ai eshte i denuar tashme, po shkeli ne USA, kjo eshte thjesht per t'u futur ne biruce per nja 30 vjet. Megjithate, siç thone gojet e liga, parashikohet nje gjyq tjeter sepse ai gjykatesi i atehershem me duket kishte qene fort allosoj. ndoshta mormon

Me siguri qe per ta nxjerre te pafajshem, do t'i caktojne nje gjykates nga ata te Raelit, ku babai ia shpie gocen vete guruse, gocen 10 vjeçare, per ta mesuar qysh femije si behet seks.

Keta te medhenjte ia hudhin gjithmone, flini te qete.

 

Meqe me kujtove Tangon e fundit ne Paris, e si te mos skandalizonte ky film kur dihet boterisht se ky eshte filmi i vetem, duke lene menjane filmat X, ku eshte kryer marredhenie seksuale LIVE perpara kamerave.

Romance, Catherine Breillat; Brown Bunny, Vincent Gallo?

Po, e sakte. Por ama ky u dha me pulle te kuqe, ne festivalin e Berlinit (a nje tjeter, s'me kujtohet), u dha me njollen + 18.

Kurse Tangon e fundit te Parisit e sheh sot e kesaj dite ne pike te drekes.

Eshte dhe filmi i Virginie Despentes, "Baise-moi". Titulli flet vete. Jane artistike, dmth jo X, por qe kane elemente te X, dhe per kete arsye, per nje publik te njoftuar.

Oh, si harrova une "Idiotet" te Lars von Trier. Film i madh. Shokues. Turbullues. Skena te gjalla. Por me nje kendveshtrim interesant. Ka dhe aty ca skena ku aktoret leshohen ne nje orgji te vertete, "for real".

 

Hurbi,

kam pare shume filma, por keta qe permend ti apo Selfi s'me kane rene ne dore, sic duket duhet te jene me keq se Tangoja e fundit.

Jane skena, si i thone fjales, "explicite".

Tek "Romance" luan nje aktor i njohur X, dhe nje aktore "normale", Caroline Ducey (me sa mbaj mend), por qe pas ketij filmi, iu vu pulla e kuqe dhe s'e ka ftuar kush te luaje.

"Baise-moi", luajne nja dy-tre vajza, ish-aktore X, dhe ne fakt duan te deshmojne qe çfare ndodh nese vajzat marrin pushtetin per te poshteruar burrat, ndrydhje kjo me zemreke seksuale.

"Idiotet", eshte me filozofik. Nuk eshte film i keq, madje une e mbaj per goxha te mire. Me perjashtim te skenave "hard" qe futen ne nje çast. Jane ca daneze, nuk punojne, dhe nje dite vendosin te bejne si idiote. Shkojne neper qytet, bejne budalliqe, tallen me njerezit, shkojne ne restorant dhe s'paguajne, skandalizojne miletin. Ideja eshte qe te vetedijsohemi mbi veshtrimin "eugjenik" te shoqerive tona te sotme, sidomos atyre nordike. Debili nuk ka vend sot ne keto shoqeri, kjo eshte ideja e Larsit.

Mirepo, ne nje çast, njeri thote : po sikur te bejme nje orgji ? Ok, disa eksitohen dhe thone : po, po ! Njera nuk pranon. E ndjekin dhe e kapin dhe ate, dhe pastaj, ju e dini vete ç'ngjet pastaj, dhe "for real", "hard".

Nuk di pse Larsi e ka futur kete skene. Ndoshta per te tronditur kastile. Megjithese filmi mund te bente dhe pa kete, dhe do te ishte vertete shume i bukur. Nejse.

Se po bej si teknik dhe une, me e forta se kam vite pa pare filma.

IDIOTERNE eshte filmi me i mire i LVT. Per te mos thene I VETMI film i mire(biles, shume shume i mire !!) i tij...

Stalker,

nuk jam dakort.

Nje film qe kerkon te shokoje me skena te panevojshme penetrimi seksual (aktoret nuk donin, dhe Von Trier u detyrua te punesonte aktore pornoje per keto skena) dhe te vere ne loje njerezit me te meta mendore nuk me duket i tille. Von Trier ka per qellim te shokoje duke vene ne dyshim qellimet e jetes ne bashkesi te tilla, por eshte e nevojshme te behet ne kete menyre? Tashme gruaja e pervuajtur e filmave te tij po behet paksa e lodhshme dhe per mua bie me shume ne sy tek IDIOTET.

Hurbinek,

tani e lexova komentin tend.

Se pari aktorja tek Tangoja e fundit ne Paris e ka emrin Maria Schneider, jo Shriver (po mendoja c'ne tenistja Pam Shriver ne kete film?).

Filmi nuk skandalizoi per skenat seksi, por per tabute qe trajtonte: friken, impulset, hidherimin dhe butesine e karkaterit te njeriut. Keto ishin temat e filmat dhe jo pasioni mes personazheve. E mbaj mend shprehjen e Brando-s: "mos me thuaj emrin, mos me thuaj, asgje, s'dua te mesoj gje per te kaluaren tende". Bertoluci zgjodhi te tregonte se menyra me e mire per te sheruar nje plage shpirterore ishte seksi me nje tjeter, nje bashkim i detyruar per te treguar te verteten pa e fshehur dhimbjen, pa e sterholluar vuajtjen dhe pa e zbukuruar kete bashkim te ri.

Ne vitin 1972 kur doli filmi te tilla tema ende ishin te paprekshme neper filma.

bravo ujk !

nuk mendoj se qellimet e bertoluci-t te qene aq "te lehta" sa pershkrimi i nje skene  intime te rendomte

Bravo flo !

__________

Po mire o Lupo mire, se une nuk iu hyj thelle ketyre gjerave, jane pesha te renda keto per mua. Ama ndonje perrallke, edhe e tregoj. Shih ç'me ndodhi njehere (mos u habit, mua me ndodhin vertete gjera te çuditshme) :

Sapo isha ndare nga bashkeshortja. Me dy femije. Vajze e djale, si pellumba. Eh mire, ajo me kishte thene nje dite : o matuf, ti s'ben, ti s'di te kenaqesh ndonje grua. Te them te drejten, me erdhi habi. Fillova te mendoj qe shtriga kishte bere me hile kur "rrokulliseshim" ndonjehere. Kishte bere gjoja sikur jam tarzan. Eh mire, iku kjo pune.

Nje t'u ngritur une dhe shkoj ne nje disko. Cuna e goca, sa te duash. Kerce e kerce, e pi e pi, dhe thashe me vete : tani çuno, verja syrin njeres dhe ec aty, mos nguro me. E qe thua ti, si i pafat qe jam, syte me ngelen tek nje zezake, me mendere sa gjysma e tavolines. Bukuri. Iu afrova dhe i thashe qe me ka vajtur mendja keq per ty, dhe a ben qe te rrime ca kohe bashke. Mire, me thote ajo, me prit tek banjot. Atje ishte vendtakimi i te dashuruarve, me ç'duket. OK, vajta une. Prita pakez fare dhe ajo mberriti, tak-tak-tak. OK, nderkohe qe ishim kaperthyer keq, ajo me thote : o çuno, po ti qenke mrekulli mo, si ka mundesi nje i bardhe keshtu ? Kam vajtur me plot zezeqer, por s'me ka bere vaki keshtu.

Eh mire, u habita une, se m'u kujtua bashkeshortja ime e pakenaqur, dhe pasi ia mora numrin e telefonit kesaj zezakes, ika me vrap tek ish-gruaja. I them : na merre kete numer telefoni dhe lidhu njeçike me qendren. Dhe ika.

Kur pas nja dy oresh, me grin zilja e telefonit, ishte ish-gruaja : eja pashe zotin se paskam gabuar keq me ty, e une te dua fort, e une jam veç per ty, e tralala e trilili.

Me nje fjale, u desh qe te shkoj me Maria Shnajderin e Afrikes per t'u kthyer tek gruaja ime, keshtu ujko ? Shkurt, e sherova shpirtin edhe une. Hajde me shendet dhe me faqe te bardhe.

Hurbinek,

mos me thuaj qe kjo historia jote eshte njesoj me ate te filmit.

Se pari ti  (dmth personazhi i historise tende) shkon te kerktoje dicka per te provuar veten, Brando nuk e ben kete gje. Atij gruaja i ka vdekur, ai po mundohet te zgjidhe ceshtjet qe shkakton nje gje e tille: te leshoje apartamentin me qera, te merret me pasojat e vdekjes se gruas, etj. Shkuarja me personazhin tjeter eshte impulsive, (e thashe me lart, nje nga tabute qe trajtonte filmi).

Filmi te shokon sepse ne monologjet e tij Brando nuk ben asnje perpjekje ta justifikoje kete gje. Si mund ta duam heroin e filmit kur ai eshte kaq moskokecares per veprimet e veta, ne presim qe ai te jete i vrare shpirterisht, jo te shkoje me nje tjeter. Do ta donim me teper po te na justifikohej, por Brando nuk e ben, perkundrazi vazhdon me tej ne monologjet e tij (akoma me e dhimbshme kur mendon se Brando ne keto monologje futi pjese nga jeta e tij).

I ke pare pikturat qe shfaqen kur jepen titrat ne fund te filmit per aktoret, regjisorin e personat qe punuan per filmin? Ato jane nga Bacon, kjo gje me ben te mendoj se Bertoluci i zgjodhi per te thene qe filmi eshte i mrekullueshem (ne temen qe trajton), por jo i bukur (shemtia e akteve te Brandos).

Ujk, packa temave qe trajtonte filmi, denimi i tij u be vetem per shkak te skenave seksuale qe u cilesuan si "qellim ne vetvete" te te gjithe filmit. Duke pasur parasysh periudhen e revolucionit seksual qe nisi ne ate periudhe, filmi kishte goxha skena hard.

Hurbinek, se ku e kam degjuar ate historine tende, por me duket se ka qene nje shkrimtar i madh qe i kishte vdekur gruaja dhe per te mos u cmendur nga dhimbja shkoi ta kalonte naten ne nje shtepi publike. Ate shkrimtarin gjeje ti, se une s'e mbaj mend. smiley

 

Ik mi andej, luaj vendit ! smiley

Te betohem qe s'e kam idene kush eshte ky. Por nuk me vjen habi, se fundja, si thote ajo fjala : "te gjithe derrat nje turi kane" smiley

_________

Kam dhe nje histori tjeter, por ndoshta nga mesi i javes, me pikatore.

Deri ne mes te javes do na lesh te perdellohemi per historite e tua?! Mos na e ler nga e enjtja, te pakten... smiley

Ana H,

pershendetje.

Ne disa vende u denua filmi, por ne disa te tjera kishte kerkesa shume te medha per bileta. Ca kritike e quajten filmi me i mire erotik qe ishte xhiruar ndonjehere, disa te tjere thane qe u solli zorret tek gryka. Skenat seksuale nuk ishin thjesht qellim ne vetvete, i sherbyen filmit, por ne te gjithe kemi perjetimet tona per dicka. Megjithate, eshte e cuditshme se si filmi nuk i ka qendruar kohes, ndoshta nga qe kerkohet me teper per te na shokuar ditet e sotme.

Para nja nje muaji u be nje zhurme e madhe ketu tek une per Antikrishtin e Von Trier-it. Skenat e seksit dhe te sadomazokizmit u quajten si "qellim ne vetvete" dhe ndoshta ishin. Filmi shkonte pertej shokimit, drejt nje neverie shpirtgerryese, por ato skena ishin te nevojshme per te pare si po humbiste shpresa e ketij cifti, si po kerkonin te denonin njeri-tjetrin per ate qe u kishte ndodhur. Duhej te ishin aq te gjata, aq te detajuara, nuk mund te na linte regjisori t'i nenkuptonim hollesite? Keto jane pyetje qe secili i pergjigjet ndryshe dhe ketu lind edhe pelqimi apo mospelqimi i nje filmi.

Para tre ditesh qeveria polake kaloi ligjin ne parlament per gjykatat qe te ushtronin vendimin per tredhjen ne menyre kimike te personave qe kryejne pedofili.

Arsyetimi ose mbrojtja e ketij vendimi erdhi si pasoje e rasteve te shtuara ne vitet e fundit si dhe per rrezikshmerine qe paraqesin keta persona, te cilet e kryejne kete akt si pasoje e problemeve psiqike.

Une mendoj se njeri para se te jete njeri i madh duhet te jete njeri.

Ky per mua eshte nje kafshe, sepse vetem nje kafshe perdhunon nje 23 vjecare.Nje 13 nuk mund te beje me deshire dicka qe nuk njeh e nuk ka pjekurine e duhur per te mos influencuar nga ky bagetia.

Eshte si te justifikosh e falesh hitlerin per krimet qe ka bere thjeshte se ishte nje strateg dhe nje orator i madh, e se pleqeve u pelqenin fjalimet qe benin....

Kete kafshen duhet ta vrasin !

Nuk kuptoj tolerancet e miletit ketu lart, por me duket se kane ikur per fije batanije. Po sikur ta kishte bere nje punor, nje njeri i thjeshte njelloj do te kishin reaguar?

Po sikur ajo cuca te ishte bija juaj?

 

-7pYypTlGgdtM:http://pescefuordacqua.blog.kataweb.it/files/non_si_vive_di_solo_mare/images/2007/04/06/i_want_you.gif" />

Vendos emrin tend prane Costa-Gavras, Wong Kar-Wai, Fanny Ardant, Abderrahmane Sissako,Gilles Jacob, Bertrand Tavernier, Ettore Scola, Marco Bellocchio, Giuseppe Tornatore, Monica Bellucci, Paolo Sorrentino, Michele Placido etj.

Peshk, firmos edhe ti Peticionin per Lirimin e Roman Polanski!!!

 

Me mire ta kishin titulluar peticionin :

Firmos edhe ti per lirimin e nje pedofili

Sa per te sqaruar dicka ne kete ceshtje te ngateruar, Polanski nuk akuzohet per "kryerje mardheniesh seksuale" por  per perdhunim te nje te miture . 13 vjecarja menjehere pas ngjarjes e ka denoncuar ne polici pikerisht per perdhunim por me vone nga qe mediatizimi i ceshtjes u be shume i madh dhe po i shkateronte jeten vajzes dhe familjes se saj, ata e kane terheq padine dhe sot po ashtu duan qe ti lene te qete. Jane prokuroret Amerikane qe kerkojne nga ana tjeter gjykimin e Polanskit dhe te shpresojme qe ky gjykim te realizohet e drejtesia te vihet ne vend.

 

Te mos ishte regjisor ky do te vuante burgun si gjithe te tjeret.Nese ky do te shpetoje,atehere shprehja : " te gjithe jane te barabarte para ligjit" do te pesoje nje dem te pariparueshem.

Une e adhuroj si regjizor dhe filmin "Pianisti" e ka bere kryeveper .Por ai e ka pranuar vete krimin dhe per kete duhet te paguaje si gjithe te tjeret .Ti japesh shampanje me ilace nje minoreneje per te bere seks,eshte as me shume as me pak por nje krim i mirefillte.

Mbrojtja qe i bejne monstrat Hollivudit,thjesht tregon se cfare njerezish te pafytyre jetojne atje,dhe kjo do tu beje mire njerezve te shohin me syte e tyre se idolet e tyre nuk jane si personazhet qe luajne por disa imorale dhe te pafytyre.

Ky Polanski (sot 76 vjeç burre, qe thoni ju),  ka pas bere filma te mire ne krye te heres se karrieres se tij : Noz Wodzie (Thika ne uje- 1962), Rosmary's baby (1968 - kryevepra e tij, film i mrekullueshem!!) e ndonje tjeter ( Le Locataire - psh). 

Pasi u arratis nga USA, ka bere filma gjithe e me te dobet, dhe shija per mega-produksione (filma komerciale) i ka hyre gjithe e me shume, per ta kurorezu me surrogaton e fundit qe ka bo ne 2005-en: Oliver Twist. Sa per "The Pianist", mua personalisht nuk me pelqen, biles më eshte dukur ndofta filmi më pak personal i regjizorit, edhe pse çuditerisht rrefen nje hsitori tejet personale te tij (Polanski ka qene femije ne geton e Varshaves)

Nga ana tjeter, eshte evidente qe Polanski gjithe jeten e tij ka pas probleme me pi... : mjafton me pà filmin e tij Bitter moon ("Lune de fiel" (Hena e hidhur - 1992)), per me kuptu sa problem e ka seksin femeror ne koken e tij i famshmi Polanski. Rralle me eshte dhene te shikoj nje film (qe pretendon te jete autorial, te kuptohemi!), qe shfaq femrën ne nje menyre te tille (femra=kuçkë...).

Tani, a duhet ta haje denimin ne moshen 76 vjeçare Polanski... e ç'me plasi ! Ai s'ben e s'ben më filma te mire, kaq me intereson mua ! smiley

 

 

Po Chinatown ku e le?

Per mua filmi me i mire i tij dhe pastaj Rosemary's Baby (ku te hyn frika pa pare ende asgje te frikshme).

ah JO, "Chinatown" nuk e du hiç ! aman, epopé 2 oreshe ! Jo se më bezdis tema (asnje teme nuk me bezdis ne kinema !), kurrsesi, por sepse më duket shume energji e harxhuar per diçka qe fundja nuk arrin kushedi ç'ë... (ne te njejtin regjistër, do preferoja shume e shume here me teper filmat e te njejtes peridhe (vitet 70-80) te de Palma-s). 

Rosemary's Baby eshte I   M R E K U LL U E SH E M, ketu jam dakort. Por po aq jam i bindur se Polanski eshte regjizor i mbivlerësuar ! (shto ketu dozat folklorike te emrit te tij polak, aventurat me grate, pra nje fare "star-akademy"-zimi i personazhit Polanski)... 

 Eshte qyfyre e madhe me kinematografine oré : ngaqe eshte art qe i drejtohet publikut te gjere dhe ka te beje me STAR-et (yje, yje yje !), më të vleresuarit (te pakten, per nga buja !), perfundimisht rezultojne ata regjizorë (por dhe aktore) qe kane qënë mesatarë ne krijimtarine e tyre, ata qe pak kane guxuar ta vene talentin e tyre ne loje, qofte dhe duke ja arrit gjithmone qellimit, por te kene guxu amà ! (m'u kujtu nje tjeter : Milos Forman, edhe per te dynjaja kujton se eshte talenti vetë... !! ). Frikacak Polanski, frikacak... smiley 

Stalker, "Lune de fiel" eshte marre nga libri me te njejtin titull, dhe libri eshte vertete nje labirinth marredheniesh dashuri-urrejtje, meshire-ligesi, etj. Nuk besoj se Polanski e ka shtremberuar aq shume ate vajzen. Emmanuelle Seigner eshte e mrekullueshme ne ate film.

Kurse per Ujkun : Idiotet nuk ve ne loje debilet, por fshikullon shoqerine. Keshtu e kam pare une kete pune, por nejse kushedi, mbase ke te drejte. Per skenat, une di qe ato luheshin nga po ato aktore qe ishin gjate filmit, por ç'nuk ben vaki, filmaxhinjte ta hedhin sy per sy. E mire, se u be terkuze ky muhabet. E varen apo s'e varen ende ?

Nuk e kam lexu librin me te njejtin titull (te Pascal Bruckner).  Por filmi me ka pas lene shijen e nje filmi maçist. Jane dhe vitet '80 qe i kam inat (nuk me pelqejne fort filmat e atyre viteve...). 

Per ti rene shkurt: nese nuk e ke pare, mundohu te gjesh nje film te Luis Bunuel, "Cet obscur objet du désir" (1977), eshte e njejta teme e pothuaj e njejta histori. Dhe te shikosh se si e filmon labirinthet e nje historie dashuri-urrejtjeje Bunuel-i (e te besh diferencen nga ajo e Polanskit). 

 

Hurbinek,

e thashe me lart qe ai ishte vetem mendimi im per Idiotet. Von Trier donte qe ato skena te luheshin nga aktoret por ata refuzuan, as zemerimi i Von Trier nuk mundi qe t'i ndryshonte mendjen, ndaj ai u detyrua te punesonte aktore pornoje.

Polanskin ende s'e kane varur, pritet te dergojne autoritetet amerikane nje kerkese per ekstradim, pastaj te shohim.

 I kujtohet ndonjerit se si UBS (banka zvicerane) ndihmonte mijra qytetare amerikan te shmangnin pagimin e taksave? Lexoni ketu. Kriza ekonomike ka marre ne qafe shume njerez kohet e fundit...

Tani teori konspirative do te dalin sa te duash nga ata qe duan te jene ne krah te Polanskit.Por c'redesi ka se cka bere SHBA me Zviceren.E rendesishme eshte qe Polanksi eshte denuar dhe duhet te kryeje demimin.KAQ.Te tjerat jane per te terhequr vemendjen nga tema kryesore qe eshtesmileyolanksi eshte i denuar per kryerjen e mardhenieve seksuale me nje te mitur dhe duhet te kryeje denimin.

Nuk eshte teori konspirative, por nje realitet qe e ka vene qeverine zvicerane para presionit.

Qeveria amerikane i ka kerkuar 6 here asaj zvicerane te arrestoje Polanskin, dhe kjo e fundit nuk ka reaguar fare. Vertet Polanski vinte ne Zvicer dhe bente pushimet e dimrit ne Gstadt, rregullisht, por qeveria zvicerane kishte gjithmone alibine se Zvicra nuk eshte shtet qe survejon cdo njeri qe hyn dhe del ne territorin zviceran. Kete here, ardhja e Polanskit si i ftuar ne Festivalin e Filmit te Zürich-ut, per t'iu dhuruar cmimi i karrieres, ishte bere publik prej javesh. Keshtu qe, qeveria amerikane, te enjten e kaluar, i ka derguar noten e radhes kesaj zvicerane duke i kujtuar qe ardhja e Polanskit eshte bere tashme publike dhe qeveria Zvicerane nuk ka me asnje alibi, dhe se kjo ka nenshkruar ca mareveshje bashkepunimi qe duhet t'i respektoje. Kuptohet, mbas skandalit te UBS, Zvicra nuk kerkon asnje lloj sherri me Ameriken, dhe nuk hezitoi ta arrestonte menjehere Polanskin sapo ky vuri kemben ne aeroport.

Por, Polanski meritonte te arrestohej, se pari se kreu maredhenie seksuale me nje minorene teksa e kishte ftuar per pune, dhe se dyti, se nuk respektoi denimin qe i dha ligji. Perpara ligjit jemi te gjithe te barabrte!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).