Sa rëndësi ka CV-ja?

Kam vendosur te shkruaj 1 tekst mbi faktin se ne kete qeveri ka nje mos-perputhje te ndjeshme CV-Ministri, domethene ministrat nuk kane shkollimin e pershtatshem per kete detyre. Nga t'ia nis?:

 

  1. ish-Minister i Brendshem: Sokol Olldashi, me diplome ne Gjuhe-Letersi. Profesioni gazetar, "lufton" krimin e organizuar dhe korrupsionin
  2. Minister i Transportit: Sokol Olldashi. Nuk e gjej dot lidhjen mes publicistikes dhe rrugeve
  3. ish-Minister i Drejtesise: Aldo Bumci (31 vjec kur e emerua ne kete detyre), ka mbaruar fakultetin per marredhenie nderkombetare
  4. Minister i Mbrojtjes: Perflitet Genc Pollo, qe sipas diplomes duhet te jete historian
  5. Minister i Ekonomise: Dritan Prifti, qe ka mbaruar Fakultetin e Gjuheve te Huaja, dega Anglisht
  6. ish-Minister i Shendetesise: Nard Ndoka, me profesion jurist
  7. Minister i Integrimit: Majlinda Bregu, studime pasuniversitare ne fushen e mbrojtjes se femijeve
  8. Minister i Mjedisit: Lufter Xhuveli, diplomuar per Ekonomi
  9. zv.Minister i Jashtem: Anton Gurakuqi, diplomuar per Mjekesi
  10. zv.Minister i Brendshem: Ferdinand Poni, diplomuar ne degen Matematike
  11. zv.Minister i Mbrojtjes: Petrit Karabirina, qe ka mbaruar Fakultetin e Gjuheve te Huaja, dega Letersi Angleze. Te ma shpjegoje dikush lidhjen midis Shekspirit dhe sigurise kombetare
  12. zv.Minister i Mbrojtjes: Zana Xhuka, qe ka qene ne Fakultetin Ekonomik te Shkodres
  13. Te dy zv.Ministrat e Integrimit jane ekonomiste
  14. zv.Ministrja e Ceshjeve Sociale: Marjeta Zace, diplomuar per atletike ne Institutin e Kultures Fizike. Tamam per shanse te barabarta kjo ...
  15. zv.Minister i Drejtesise: Neritan Alibali, diplomuar per Histori-Filologji
  16. zv.Minister i Kultures: Ekrem Spahia, dikur hidhte ne ere institucionet, fakulteti juridik
  17. Drejtor i Informacionit ne Kryeministri: Grid Roji, pianist
  18. Drejtori i Pergjithshem i Tatim-Taksave: Artur Papajani, diplomuar si ekonomist industrie
  19. ISSH nuk ka drejtor

Dhe qershia mbi torte eshte ish-Ministri i Kultures, Ylli Pango, qe ka shkruar dy libra mbi parandalimin e prostitucionit

 


 


 


 

6 Komente

Dhe qershia mbi torte eshte ish-Ministri i Kultures, Ylli Pango, qe ka shkruar dy libra mbi parandalimin e prostitucionit

Permendet gje aty fjala "mberthecka"? smiley

i/e dashur autor por dhe admin qe boton ne balle kto gjera qe jane maksimumi per 'pyet peshkun" :

pa i hy fare kampionit qe ke zgjedhur, dhe "lodhjes" qe ke bo per te analizu smiley, po them qe titulli me permbajtjen nuk puthiten hic, pasi ne titull thote CV-ja dhe ti je fokusuar vetem ke arsimi, ose me mire me thene, tek nje diplome qe kane kta robt me siper te cilen e ke zgjedh sipas qejfit.

Tani, sbesoj se e kundershton dot njeri qe CV-ja nuk eshte vetem diploma e shkolles se larte apo masterit.

shqetesim i pavlere, ka shume gjera te tjra per t'u shqetesuar.

Ministrat jane poste politike, jo teknike. Vendimet i marrin bazuar ne keshillat e kabineteve teknike, dhe bazuar ne feedbackun nga administrata qe drejtojne. Pra nuk u duhet shkollimi specifik.

Ajo qe u duhet eshte vizioni, dhe metodologjia politike, si dhe vullneti politik. Kete nuk ta jep shkolla, ashtu sic nuk te jep as integritet moral personal. Ketu po, mund te shqetesohesh lirshem.

Per mua ministri le te jete dhe karrocier, rendesi ka te kete parime politike, te dije t drejtoje, te dije te degjoje, e te kete vizion dhe vullnet per te vepruar (ndryshe i thone te kete bythe)

ashtu eshte pjeserisht.

sado politik te jete posti i ministrit, psh ministri i financave smundet te vije nga cdo fushe e jetes. Dmth duhet gjetur nje balance midis lidhjes profesionale dhe politike me ate post.

Por shqiperia ka kriju tradite te cuditshme ku aktore behen ministra drejtese, xhenerike behen ministra shendetesie, arkeologe apo mesus leterise behen ministra rendi, cka vallai nuk shkon.

Por gjithesesi, autori duke u lodh fort ka ngaterru ne corbe dhe poste zv.ministrash, bile bile dhe drejtore drejtorish.

Dhe po ti marresh dhe emer per emer, psh marjeta Zace ka karriere te gjate ne poste te tilla, dhe eshte marre me ceshtjet e gruas, pra nuk eshte krejt pa vend. Po dhe ylli kurvari ka qene prej shume vitesh profesor universiteti, dhe ska botu vetem libra per prostitucionin. Per te mos i hyre pastaj drejtoreve te vegjel si psh Papajani qe autori e permend kot me kot, se nuk e ka haberin fare  ca dmth diploma 'ekonomist per industrine' ne kohe te enverit qe eshte pak a shume si puna e Business Administration  sot, dhe qe ishte nje nga 2-3 diplomat qe leshonte fakulteti ekonomik, dhe qe ky zotnia pervec eksperiences dhe karrieres 15 vjecare ne fushen e taksave,ka bere qemoti dhe nje shkolle te plote e te specializuar vetem per taksat ne Paris.

mesa di une, ndoka vertet ka mbaru per juridik ne shkolle te larte, por nuk ka diplome te shkolles se mesme smiley

ndersa sa per studimin ministrat jane nivel politik, studimi do ishte i mire nqs do shiheshin diplomat e drejtoreve te administrates por dhe ato te shkretet gjithe e kane perfundu ndonje juridik naten apo diten.

problemi me serioz qe duhet studiuar eshte origjina e administrates publike ku mendohet se ka me shume veriore, megjithese si krahine ka numrin me te vogel te popullsise ne gjithe vendin. Nejse, ka shume gjera per tu studiuar ne shqiperi...

E keni seriozisht kete shkrim apo po talleni? Po mos ja merrni per te madhe admin. qe e ka vene ketu pasi ka qene i detyruar per te spostuar shkrimet qe flisnin per Ramen.

Minister eshte post politik dhe nuk ka pse perputhet shkollimi apo fusha e ekspertizes se tij me ministrine qe drejton. Nuk eshte vene aty si teknicien. Ai/ajo eshte aty per te zbatuar programe dhe politika per te cilat eshte votuar partia e tij, normalisht qe cdo minister ka edhe stafin e tij qe e keshillon apo specialistet ne ate administrate.

Gordon Brown, kryeministri aktual i Anglise, me pare ka qene minister financash dhe ka studijuar per histori, pra pa shkollim te drejtperdrejt per financat.

P.S. Sokol Olldashi eshte jurist dhe s'ka studijuar per gjuhe letersi asnjehere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).