Sa keq, fillimi i shkollës përkon me uljen e çmimeve në butik...

Dal në mëngjes, me pikësynimin e psonisjes së teksteve e kancelerive te domosdoshme për vitin e ri shkollor.  E gjeta te pamundur që prej dy apo tri javësh, të mbërrij ne destinacion.  Pse...?>smiley> Rrugës për në tregun e madh të unazës apo për në shitore të ndryshme, ka plot kafene dhe institucione (më shumë kafene).  Kalojnë plot miq e të njohur të punësuar apo edhe të papunë.  E...kjo është tepër e rëndësishme; takohesh, përshëndetesh dhe përfundon në kafene ku herë debaton fort e herë vetëm dëgjon mbi gjëndjen ekonomike, politike të vëndit dhe botës.  >smiley>

Përfundimi i cdo bisede, është gjëndja ekonomike e pamjaftueshme ekonomike në familjen e ftuesit dhe debati mbi paguesin e kafesë.  >smiley>

“Eh, ekonomia, jemi “për ibret”, tani presim edhe pushime nga puna...  Im shoq (ime shoqe) u bë kohë që nuk punon.  Me një rrogë...dihet, vështirë...Po ti?” , wshtw prologu i bisedave, ndërkohë që kërkon një vënd në kafenetë e tejmbushura.>smiley>

“Në fakt, kam dalë për të blerë...sendet e shkollës...Po, po e pimë një kafe.”    “Do të vish me ne, se i kemi marrë leje shefit.”  “Ku!?”, pyes me dëshirën e mirë për të patur ndonjë bashkëpsonisës.  “ Butiku X, Y, Z... ka bërë ulje çmimesh.”  E tmerrshme”, mendova.  “Sërish më doli butiku përpara”.>smiley>

Gjatë ditërendjeve të mia për të pajisur fëmijët dhe kryesisht për t’i bërë ata të ndërgjegjshëm që po fillonte një vit i ri shkollor, kuptoj që sapo isha “diplomuar” si “demode”, nuk kisha pajisur ende garderobën e familjes me “Modën e fundit të konfeksioneve...Nuk kisha blerë as çanta të reja, natyrisht të modës së fundit (ç’ka m’u bë e ditur se është sendi shkollor që personalizon fëmijën dhe statusin e tij?!). >smiley>

“Të blesh sendet...tekstet....ppppp.!? Po shkolla ende nuk ka nisur, do edhe ca”...”Shkolla...sapo nisi...” !!!>smiley>

Mes kësaj çmendurie jo të rastit,  me frikën e nënshtrimit ndaj kësaj dukurie të shoqërisë moderne, ku nëpër kafenetë e Tiranës vështirë të gjesh vend per t’u ulur...(tipar i përjetshëm me sa duket i Shqipërisë, në çdo orë të ditës.) vendosa të hap dyert e tregut të kancelerive e teksteve shkollore me shumicë.  Psonisa,  çka desha.>smiley>

Më në fund kisha mbaruar... Sa mirë që për mua ende nuk kish nisur sezoni i uljes së çmimeve “të modës” së fundit...>smiley>

>smiley>Cuditë që fillojnë me ditën e fundit te vitit akademik, mendoj se u ka ardhur fundi i diskutimit.  Është e kotë, askush nuk dëgjon..as ne... prindërit.  >smiley>

Asgjë, presim të vijë momenti i fundit.  Pastaj thërresim, kërkojmë...E, ç’mund të bëjnë ATA për ne e me ne.>smiley>

Xheni (Tanini) Hali


 

1 Komente

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).