Rreth 100 serbë protestojnë në veri të Mitrovicës

Balkanweb

Protesta me moton “Serbi pse po hesht” u mbajt sot në veri të Mitrovicës. Rreth 100 serbe protestuan kunder shqiptareve ne Kroin e Vitakut

MITROVICE-Një numër simbolik i serbëve të veriut të Mitrovicës i janë përgjigjur thirrjes së Këshillit Nacional Serb për të protestuar kundër misionit të EULEX-it dhe rindërtimit të shtëpive shqiptare në lagjen “Kroi i Vitakut”. Agjencite e lajmeve kosovare bejne te ditur se protesta me moton “Serbi pse po hesht” është mbajtur në sheshin kryesor në veri të Mitrovicës dhe ka përfunduar pa incidente.
Vetëm rreth 100 serbë i janë përgjigjur thirrjes së Këshillit Nacional Serb për të protestuar në veri të Mitrovicës kundër misionit të EULEX-it dhe kundër rindërtimit të shtëpive shqiptare në lagjen “Kroi i Vitakut”. Mbajtësit e fjalimeve në protestën e sotme e kanë kritikuar Qeverinë e Serbisë se nuk po bën sa duhet për të mbrojtur interesat e serbëve të Kosovës.

Ata madje kanë kërkuar që misioni i EULEX-it të largohet nga Kosova për faktin se po punon kundër interesave të serbëve duke i lejuar shqiptarët që të rindërtojnë në Korin e Vitakut. Policia njoftoi se protesta ka përfunduar pa incidente.
Ndërsa, zyrtarë të EULEX-it thonë se nuk janë të shqetësuar nga protesta kundër këtij misioni. Ata thonë se janë në Kosovë për të punuar për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Gjatë kohës sa është mbajtur protesta njësitet speciale të policisë së EULEX-it, por edhe të Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në rast se situata përkeqësohej.

Pavarësisht protestave të serbëve, banorët shqiptarë të lagjes Kroi i Vitakut kanë vazhduar me pastrimin e gërmadhave të shtëpive, mirëpo, ata ende nuk po lejohen nga EULEX-i që të vazhdojnë me nisjen e rindërtimit të tyre me arsyetimin se UNMIK-u ka dhënë leje vetëm për pastrimin e gërmadhave. Për këtë arsye banorët po presin që kjo çështje të zgjidhet në instancat me të larta të Kosovës.

9 Komente

Keto jane protesta te sajuara.EULEX-i po punon per Serbine gje e qarte tashma.

Ja se cpo bejne:"Pavarësisht protestave të serbëve, banorët shqiptarë të lagjes Kroi i Vitakut kanë vazhduar me pastrimin e gërmadhave të shtëpive, mirëpo, ata ende nuk po lejohen nga EULEX-i që të vazhdojnë me nisjen e rindërtimit të tyre me arsyetimin se UNMIK-u ka dhënë leje vetëm për pastrimin e gërmadhave"

UNMIK-u !!!!!!!!!!!!! Kush eshte ky !!!!!!!!!!!!!!!! A ka qeveri Kosova apo jo.

Ky eshte EULEX-i famshem i europes.

Eulex = EULESH

Euleshi eshte treguesi me i qarte qe Kosova ende nuk eshte e pavarur.

E pavarur ashtu si duhet nuk eshte o Verioro. Por, po t'i shkrepet ne tru ndonjerit ne Kosove, tip gjeneral Ceku, apo Haradinaj, e bejne Euleksin te shkoje me rruge klandestine drejt Evropes...

Keshtuqe, Eulexi ben mire te ruaje gjakftohtesine ne Kosove, dhe nese ka ndonje direktive nga BE-a per te genjyer me karamele te dyja palet, le ta beje tani.

Cfare do te ndodhte sikur Kosova te debonte Eulexin?

Serbia ndoshta do behej gati ushtarakisht, te pakten "per te mbrojtur minoritetin serb ne Kosove".

Shqiperia ndoshta (NDOSHTA!) do dergonte trupa, dhe dy pika "gjak" dhe nje luge turbullire e tille do te ishin mese te mjaftueshme te terhiqnin vemendjen e peshkaqenit turk.

Ne Kosove sot po luhet e ardhmja e gjithe Ballkanit, dhe ndoshta nuk eshte thjesht ide e bazuar ne tym te thuash se nese shqiptaret nuk trajtohen drejt, atehere fucia e barutit shperthen.

o me e forta eshte se ata protestojne qe te RI-ndertohen shtepite e shqiptareve qe i Serbet i kishin shkaterruar ne 1998-9! pse nuk behen protesta ne prishtine per ket pune? pse nuk e bene RI-ndertimin ne 1999, pse nuk i kapen ne dru serbet ne 1999? sot ato serb po u bejne pordha si EULEshit dhe Shqiptareve

Ne Gusht shkova ne nje dasem ne Kosove, dhe 2-3 burra kosovare qe ishin ulur me mua thane se nuk kane guxim te shkojne as me makine neper vende qe jane te banuara me popullsi serbe ...kosovaret bejne llak-llak me njeri tjetrin jo me serbt!

Sa Kosovare ke neper chat-e politike, qe te mbrojne kombin apo shtetin e tyre ....jashtzakonisht pak! Sa kosovare ke neper chat-e me tema tuli  .....krejt aty jane, te temat banale mblidhen si mizat ne m*t

 100 plumba ballit, ku leshin e ka policine kosova?

euleshi per bythesh e jashte, tashme kosova eshte shtet i pavarur !

PO serbet me eulex dhe unmik dhe ja cane trapin gjithe botes duke u cjerre se sa po vuajne serbet ne kosove, si po shtypen perdite barbarisht nga shqiptaret... e kur nuk kishin cfare te thoshin me, filluan e nxorren qelbesirlleqe te tilla si shtepi qe korr organe nga serbet ne Shqiperi, shpifje te denja vetem per nje popull si serbet. Po sikur mos kishte as eulex e as unmik (me pare)? e imagjinon dot cfare mund te kishin thene kurvat e Beogradit?

Dyhet bere ne menyre qe kurvat e beogradit te mos kene goje te flasin, ne fakt nje plumb ballit e zgjidh kete problem.

Ne kosove ska arsye pse te kete qofte dhe nje kembe serbi, te shkojne te gjithe ne serbi ose te mesojne shqipen e natyralizohen!

Nuk e kuptoj me cfar te drejte e hapin gojen keta serbet. Paskan qene me te vertete te poshter. Ne lidhje me shqiptaret fjala e pare qe duhet te thone ata eshte ME FAL.

Ata tu thone me fal shqiptareve!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Marrveshja po nenshkruhet qe tu thone shqiptaret atyre "me fal".Po,na falni qe keni masakruar gra e femije,na falni qe po ju japim rrogat e policeve serbe duke qendruar ne shtepi,sepse duhet tju kishim siguruar edhe pushime ne plazh,na falni qe na prishet shtepite e na falni qe po pastrojme germadhat,na falni qe na zhduket njerezit dhe na falni qe kerkojme identifikimin e trupave ne morg dhe se fundi na falni qe po jetojme ne Kosve e na falni qe kjo eshte toka jone.

Ky eshte qellimi i EULESHIT dhe atyre qe qendrojne pas tij ne Keshillin e Europes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).