Relativizimi i krimit

Perpjekja per te relativizuar krimet kunder njerezve me emer dhe mbiemer, perpjekja per te barazuar mungesen e mishit ne dyqan me shpimin e mishit te njeriut nga telat me gjemba, esht dicka qe nuk kaperdihet lehte dhe shume e rrezikshme.

The speaker

14 Komente

perpjekja per te barazuar mungesen e mishit ne dyqan me shpimin e mishit te njeriut nga telat me gjemba

do ishte perpjekia e nje njeriu te semure nga trute e kokes qe ka nevoje urgjente per ndihme mjeksore. Une nuk besoj qe nje i cmendur i tille ekziston. Por me lejoni te bej nje krahasim, i cili si i tille, natyrisht calon. Thuhet qe nga gjithesia mbi toke bie nje i ashtuquajtur "pluhur kozmik". Ne forme grimcash te pandjeshme. Ky e shton peshen e planetit tone me nuk di sa kilograme ne vit. Ndodh cdo sekonde, nuk nderpritet kurre. Askush nuk e ndjen, jo vetem sepse nuk eshte spektakular, por edhe sepse eshte i gjithekohshem. Eshte komplet i pandjeshem me sy te pare. Po ashtu mbi planetin tone bien edhe meteore e meteorite, copa guri qe pasi nuk digjen dot teresisht ne atmosfere, arrijne te godasin me zhurme siperfaqen e tokes, hapin vrima ne catira, jane si gjyle qielli; rreth tyre behet natyrisht buje. Vijne ekipe me kamera, e marrin sendin godites dhe e fotografojne nga te gjitha anet.

Kur them qe krimi i pare dhe me i qenesishem komunist, ai me thelb ekonomik, varferimi absolut i nje populli, vrasja e mijera potencialeve per zhvillim, krim i tmerrshem ngase impersonal, pa perlasje dhe gjithperfshires, ka rrezik te harrohet duke u fokusuar mbas spektakolares, e kam fjalen qe te mos anashkalojme pluhurin kozmik! Meteoret nuk kane rrezik harrese, pasi s'te le xhunga ne koke apo vrima ne cati.

Komunizmi eshte e vertete qe deshtoi edhe si sistem ekonomik, ishte nje eksperiment qe shkaterroi dhe mjeroi popuj te tere dhe pasojat ndjehen edhe sot, por kjo eshte njera nga pikat me te cilat duhet ti qasemi komunizmit dhe jo kryesorja apo thelbesorja (zakonisht kete e bejme kur debatojme per kapitalizmin apo komunizmin). Kryesorja mbetet raporti i ketij sistemi me lirine, te drejtat natyrale, civile dhe politike te njeriut etj. Gjithashtu ne kete kontekst nuk mund te heshtet per karakteristiken kryesore te totalitarizmit qe ishte dhuna, terrori shteteror, mbyllja e gojes se elites se vendit. Intelektualet apo elita qe e dinte se cfare perfaqesonte komunizmi dhe kush ishin njerezit qe e bartnin ate, dikush me shume e dikush me pak ngriten zerin. Reduktimi i kesaj do te thote edhe reduktim i te keqes. Sistemi komunist i tipit stalinist ne Shqiperi, nuk ishte i keq thjesht qe solli ne Shqiperi jo thjesht varferine, por mjerimin, por sepse ishte nje sistem qe raporti i tij me lirine ishte mbrapsht, ishte i keq.

Memoria e krimeve dhe dhunes shteterore te komunizmit ndaj qytetareve te vet, eshte e domosdoshme qe ky sistem te kuptohet dhe denohet. Ndryshe hyjme ne zona te rrezikshme qe mund te rehabilitohet e keqja. Nazizmi denohet se ishte nje sistem totalitar me miliona krime mbi vete dhe jo per raportin e tij me standardin e jeteses se gjermaneve apo arritjet a deshtimet ekonomike.

Nazizmi denohet se ishte nje sistem totalitar me miliona krime mbi vete dhe jo per raportin e tij me standardin e jeteses se gjermaneve apo arritjet a deshtimet ekonomike.

Nazizmi kishte edhe nje periudhe me te shkurter kohore se sa komunizmi.  Keshtu qe edhe efektet ne psikozen e shoqerise dhe pasoja te tjera nuk mund te maten njesoj.

Askush nuk i harron krimet e komunizmit, qofshin ato krime mbi njeriun apo ato ekonomike. Duam sduam ato kane lene gjurme qe nuk fshihen. Perqasja qe i behet ketyre krimeve mund te mvaret nga eksperienca qe gjithkush nga ne ka kaluar ne ate sistem. POR, gjithsesi per mua ceshtja me e rendesishme per momentin (dhe per te kaluaren e afert postkomuniste) mbetet: Cfare po bejme ne per te fashitur pasojat e diktatures komuniste?

Ketu kemi deshtuar dhe vazhdojme te deshtojme akoma.

  • Kasta e kaluar nuk u denua per krimet e bera.
  • K/ministri ish sekretar partie.
  • Ish spiune qe vazhdojne te jene ne pozita te larta shteterore dhe partiake - diskutimi per dosjet te ben per te qeshur.
  • Shteti i se padrejtes komuniste u zevendesua me shtetin e se padrejtes korruptive (me Nanon dhe Mediun si perfaqesues me tipike)
  • Politike ekonomike e deshtuar qe ne fillim dhe qe vazhdon te jete klienteliste, klanore dhe ne sherbim te interesave partiake.

lista eshte e gjate dhe gjithkush mund te vazhdoje ta pasuroje sipas eksperiencave te veta......

Komunizmi deshtoi si ekonomi. Te mos ishte per kete, aty i kishe nadjezhdat dhe makarenkot sot e gjithe dites. Duke dhene mend. Duke shkruajtur edhe historine dhe estetiken me libra me kapake lekure dhe harfe floriri. Mesimi Nr. 1 qe mund te na jepte afera e zgjatur me komunizmin eshte "don't mess with the economy"!

Pyetje: sa perqind e njerzve do e kembenin te drejten e votes perjete per 5,000 $ ne Shqiperi?

Komunizmi eshte si nje vjerre e lige; brekegrisur e s'te le me jetu, vaj halli te kete nai lek ne dore! smiley

 

Pyetje: sa perqind e njerzve do e kembenin te drejten e votes perjete per 5,000 $ ne Shqiperi?

Emo, nuk e di nga eshte citati i temes ketu, po nga kjo replike qe ke bere me lart me Spikerin, dhe ne reagime te tjera qe kam vene re, you prove my point myfriend, unfortunately. Dhe nje cun intelektual e i dale etj si ty p.sh. shiko sa te veshtire e ka te pranoje publikisht, qofte dhe ne nje ambient virtual, te keqiat e komunizmit. It baffles me, seriozisht, per perqasjen e shqipove te majte, ose me mire "te majte" ndaj komunizmit, akoma dhe sot, mbas kaq vitesh.

Po ca lesh vote mer Emo, ca jane keto argumenta kallami? smiley Po njerzit shkonin ne burg kot, ose se kishin nje ballist ne farefis, ose se thonin nje dite qe kishte rradhe tek buka, etj, dhe te gjithe jetonin me frike, edhe komunistet, frike se jo vetem s'kishin liri shprehje e veprimi, por se nje dite mund te perfundonin pa arsye te internuar, ose burgosur, ose te varur ne litar, si shume shoke te tyre komuniste a balliste.

Kurse ti thua vota apo $5000. smiley

That is not the point at all. Puna eshte si reagojme ne shqipot akoma mbas kaq kohe per ate periudhe. Nga aq (pak) sa njoh une evropolindoret e tjere, ne jemi te vecante dhe ne kete pike. Nuk ka rendesi qe dhe prinderit e te "majtit" te sotem e kishin jeten sketere si komuniste, por pak me pak se ata te tjeret. Jo. Mjafton qe ata ishin me mire se ata te tjeret, qe ne te mos distancohemi dot nga kjo menxyre akoma. Ceshtje krenarie leshi a ku di une ca eshte, po cado qe eshte arsyeja it's not good news for us, si poull e kam fjalen.

Kjo na shqeteson, jo teorite e pergjithshme se pse falimentoi komunizmi ne Kine e Rusi, se ne s'jemi as ruse as kineze myfriend. smiley

 

Pardon qe mora shkas nga kaq pak gje per te thene kaq me shume, po thjesht me shume se irritim tani (mbas kaq vitesh postkomuniste dhe te njejtave reagime) e kam keqardhje per ne si popull, kete lloj paloperqasje. Nje popull qofte dhe si Amerika qe eshte vend kaq superior ne shume aspekte, kur nuk arrin te ndaje shapin e vet nga sheqeri, dhe ti thote te mires se mire dhe mootit moot, ka me shume gjasa se popujt e tjere te per te mooteruar dhe ne te ardhmen. 

xhibo, ma paske dhon derrmen ne mnyre teorike!  smiley

po kot merresh me mu; s'vje dom pri meje. smiley

sec kom i pershtypje qe do jesh tuj bo PhD-ne me naj Universitet te midwest-it  ... kot fare e di, po ho, ca t'i boj, ja qe kshu m'duket. Vetem se shif, qe t'kuptohet mo-tamo`m kjo puna komunizmit t'aplikum derrce (dmth albanezce), studiuesit duhet t'zberthejn xherri zainfeldin, dhe sidomos t'perqendrohen tepjesa me "soup nazi". Shum fenomen interesant atje, xhibo. Ishte nji xhebrahil ai qe bonte supen, te fuste tmerrin. po supen e bonte te mire shum. E qante fare. Ene atje shkonin robt. Tu u dridh prej fryke, duke gelltit te shamet, te bertitmet e "supsit", s'kishin te drejt as me nejt n'rradhe jo, iu tekte ktij nazit, iu thoshte "Hik, qerrou, s'ka per ty sup sot", pa shkak fare, edhe ikte, ta zejm xhorxh kostanca, me kok ul e bisht nder shale, pasi kishte prit nji 1/2 ore t'mire , t'kuptohena, si qeni n'rradhe, ikte me shprese qe diktatori supberes me ftyre si nga Lindja Mesme, neser belqim u zgjote me t'mira... ene e jepte at tasin me sup.

Nderkaq - dhe ket nuk e jep xherri se s'do me ja u dhon idet llAkum shiQusve  n'goj - aty afer ishte nje sup-beres tjeter, njeri babaxhan, me muzik gazmore n'lokal, kamerieret te vinin te bonin fresk, aty munet me bertit sa kishe ne koke, t'i thoje supberesit "te q* roPt" me ze te larte (meqe jemi ne dite me teme Tos nanoje, lejohet smiley ) e mir, asnjeri aty... si shpjegohet... ah harrova, supen nuk e bente gje ky tipi liberal, si leng geshtenje nga ato te dibres...

Xhibo, c'na thu, mir' e?  smiley

xhibo, ma paske dhon derrmen ne mnyre teorike!  

smiley

Normal, me tipa si ty e qis dufin une, se e di qe s'me vjen dem nga ty. smiley

Ne fakt mua po me mbushet mendja se ai sistem te keqen e beri dhe zor se nderrohet pa ikur gjeneratat e kaluara. Mjerimi qe erdhi ne nje trakjektore ne rritje ne Shqiperi, beri qe shtresat e gjera te shoqerise, te topiteshin, jo vetem qe te mos kundershtonin por edhe pyetje ne mendjen e tyre te mos benin. Pasi kur njerezit nuk arrinin te permbushnin nevojat me jetike, veshtire qe mund te mendonin per dicka me te madhe. Kur nuk mjaftonte kjo vihej ne pune kerbaci i diktatures. Por kjo e keqe ka shtrirje ne kohe edhe tani qe komunizmi ka perenduar edhe atje ku filloi, dmth. mori pushtetin, Rusi. Tani megjithese barkun e kemi plot, gjykojme me mendte e asaj kohe. Por, dhe kjo duhet nenvizuar, nje grup i shoqerise, nje shtrese e shoqerise, e kundershtoi komunizmin me vetedije, ndryshe nga ai fshatari qe s'kishte me se te ushqente femijet dhe ndoshta klithte pa vetedije dhe i kushtonte shtrenjte.

Heshtja per krimet dhe denimet qe u bene per kete shtrese dhe per te gjithe ne pergjithesi qe vuajten nga dhuna e komunizmit, eshte nje krim i dyte qe mund te bejme dhe me pasoja edhe per te ardhmen tone.

Keshtu qe ligji i lustracionit qe eshte bllokuar nga Gjykata Kushtetuese, duhet gjetur menyre ligjore te cbllokohet dhe te vihet ne pune, pasi eshte e paparanueshme, te pakten ne mendjen time, qe nje prokuror qe ka denuar njerez me akuza monstruoze politike dhe te fabrikuara, te beje prokurorin edhe sot (pa folur per spiunet dhe operativet e sigurimit).

Help, vellezer, eshte dicka qe nuk duhet pranuar.

Nuk isht emungesa e mishit krimi i komunizmit Mungesa e mishit ishte "krimi" ndaj komunizmit.

Krimi i komunzmit ishte lotaria qe hidhej cdo nate ne qelite e erta se kush do te denohej ne mengjes. Ne ate lotari i kishin te gjithe emrat; qe nga ai qe hidhte llotarine deri tek ai qe nuk kishte idene fare se cfare ishte llotaria.

Pasiguria se mund te ishte "fituesi" i asaj llotarie ishte krimi i komunzmit

Kor i lloit shekspirian te plakat qe hedhin fallin e Makbethit.... ose me shqip plaka llomotitese !

Kur te arrije i pari te filloje me germat e JUSTIFIKIMIT te ndodhise , me REALEN e asaj qe dominoj Shqiperine per dhjetra vjet , ne raport me cfare e parashikon po sot me REALEN e asaj qe ndodh , do mundet te kuptoje se cdo me thene Shtet e cdo me thene Shoqeri .

Toko ti duhet te dish se sot behen me shume  plane dhe hidhen me shume loto . Si shifer mund te ballafaqohesh me shifrat e djeshme !!!..... por si fenomen mind te krahasohesh me Mediun - Minister dhe frymezuesin e tij K/Minister , ne raport me Pinarain e Delijorgjin , meqe qenke dhe llotist  smiley

Per te tjeret ju duket se kush thote llafka kujton se thot ndonje gje te madhe . Pale kur thone Gjermania ...ohohoho ...kjo tekujton hartuesit e asja Enciklopedise Maqedonase nga ca cobane qe kane mesuar te shkruajne !!!!!!!

Sh i nerumi Idris,

kur flet per muhabete cobenesh me kujton nje thenie mesdhetare:

"Il bue chiama l'asino cornuto!". smiley

 

 

 

Regjimi totalitar i Enver Hoxhes kishte aspekte cnjerezore, qe nga mohimi i te drejtes se jetes te shume te pafajshmeve, deri tek shperndarja e frikes ne cdo qelize sociale. Natyrisht qe njerezit te gjithe do te donin me shume liri personale se sa jepte ai sistem, dhe realisht ne 1991 te gjithe shqiptaret u mbushen plot shpresa per t'u bere Europe e Amerike. Shume enderronin xhinset dhe kanacet e koka-koles, aq te varfer e injorante ishin.

Por nuk ndodhi keshtu. Pushteti u ruajt nga trashegimtaret e klikes, te cilet per efekt influence ndryshuan paradigme, duke lejuar nominalisht pluralizmin, tregun e lire, e te tjera liri. Ne fakt ajo qe ndodhi ishte tjeter skenar, jo ajo qe pritej.

Varferia, qe duhej zbutur, e duhej luftuar ne fakt u perqendrua tek nje shtrese shoqerore, tek te varfrit, ndersa pushtetin e lene bosh e rrembyen ish-drejtuesit dhe lloj-lloj kafshesh injorante. les nouveaux riches, qe sot tentojne te krijojne dinasti. qindra mijera shqiptare ne keto 18 vjet vijojne te shohin si te vetmen shprese emigrimin. ekonomia shqiptare mbijeton vetem ne saje te ndihmave e borxhit, nuk prodhohet asgje thuajse...

liria e fjales eshte inekzistente, ne fakt te gjitha tribunat e fjales u blene nga biznese qe censurojne, ose inflacionojne rendesine e fjales se lire. e vetmja liri qe i jepet individit eshte te degjoje popagande, propagande marketingu, propagande politike, propagande fetare, ose propagande idiotlliku.

Vlerat njerezore moren derrmen, e njeriu per njeriun u be ujk.

Arsimi po kap dyshemene, s'kishte bere vaki qe te diplomuarit nga universitetet e shumta te mos dine te shkruajne, madje as te flasin...

Shqiperia cm pas cm po i shitet korporatave qe nuk dihet mire se kush i kontrollon e c axhende kane.

Keshtu, mes te mbyturve ne emigrim e siper, mes te vrareve per hir te piramidave, mes gerdecit e mes e vdekurve prej urise, mes te pastreheve e mes te skllaveruarve prej kredive, nuk eshte se demokracia shqiptare ka performuar keq me viktimat.

dhe ne fund fare, pas 18 vjetesh, ne politike nuk ka me asnje diskutim, gjithcka qe vjen nga imf dhe wb quhet e mireqene, gjithcka qe thote amerika de eu quhet urdher, e majta me te djathten nuk ekzistojne, ekzistojne vetem banda politikanesh qe ndajne pushtetet. predikohet nga "politologet" qe ky eshte "fundi i historise"... pluralizmi ka vdekur, ne fakt jetojme ne nje monizem ideologjik, politik e kulturor. Realisht diskursi e diskutimi mbi temat eshte i kufizuar ne nje spekter shume te ngushte, vetem mbi lajmet e dites...

nejse...

si perfundim, totalitarizmi duhej liberalizuar, por ama lenia e pushtetit ne dore te matrapazeve, nuk ishte ajo cka pritej. presioni per te pranuar qe ketu ku jemi sot jemi mire, dhe nuk mund te ishim me mire se kaq, eshte i gabuar. Shoqeria e sotme nuk eshte e krahasueshme me te shkuaren, por gjithsesi eshte cnjerezore, ne shume aspekte...

dhe dicka tjeter - ideologjite totalitare ne pergjithesi e zhvendosin vemendjen analitike tek e shkuara, duke gjetur nje pjese per te denigruar e nje pjese per ta glorifikuar... kjo pse nuk duan te diskutohet as e tashmja as e ardhmja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).