Raporti i ODIHR: “Fëmijët detyroheshin të dilnin në mitingje, kërcënoheshin se do ngelnin në klasë”

Fëmijët tanë nuk e marrin dozën e rëndë të informacionit dhe manipulimit politik vetëm përmes librave e medieve. Atë e marrin dhe direkt, në fushata. Në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për fushatën zgjedhore, bie në sy një fakt shumë i rëndësishëm. Aty janë listuar disa raste kur fëmijët dhe studentët përdoren politikisht përmes presioneve. Duhet të theksojmë se bëhet fjalë për raste që janë të faktuara, sepse pretendime Misioni Vëzhgues mund të ketë marrë me qindra e mijëra. Por, mjafton që të jenë të faktuara disa raste, për të dhënë një ide se ky kampion mund të jetë i mjaftueshëm për shumicën e vendit.

Për shembull, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që gjatë fushatës nuk la vend pa treguar që është një nënë e dhimbshme dhe e kujdesshme, nga ana tjetër urdhëronte mbylljen e shkollave që fëmijët t’i mbushnin sheshet ku ajo fliste.

“Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR mori dhjetëra pretendime për shkolla që mbylleshin që nxënësit të merrnin pjesë në inaugurime ose në aktivitetet e fushatës. Disa prej tyre u verifikuan, përfshi pjesëmarrjen gjatë një inaugurimi të një hidrocentrali në Elbasan dhe gjatë një mitingu të PD në Korçë më 5 qershor”, - thuhet në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR. Ndërkohë, raporti përmend dhe një rast të një kërcënimi të një aktivisti të LSI se të afërmit e tij do ngelnin në shkollë, rast i faktuar dhe ky.

“Në rajonin e Elbasanit, një aktivist i ri i LSI u kërcënua nga një zyrtar i lartë që të mos punonte për LSI dhe e paralajmëroi se të afërmit e tij do të ngelnin në shkollë dhe babai i tij do të pushohej nga puna”, - thotë raporti i OSBE/ODIHR.

 

Pjesë nga raporti i OSBE/ODIHR

 

- Në një shkollë në Tiranë, drejtori kërcënoi mësuesit me pushim nga puna, nëse nuk do të votonin për Partinë Demokratike. Ai u tha atyre që të fotografojnë fletët e tyre të votimit si provë se si kanë votuar.

 

- Në Korçë, studentët u detyruan të marrin pjesë në një miting të Partisë Demokratike, dhe u paralajmëruan se nuk do të kalonin në provime, në rast se nuk do ishin në miting.

 

- Në rajonin e Elbasanit, një aktivist i ri i LSI u kërcënua nga një zyrtar i lartë që të mos punonte për LSI dhe e paralajmëroi se të afërmit e tij do të ngelnin në shkollë dhe babai i tij do të pushohej nga puna.

 

- Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR mori dhjetëra pretendime për shkolla që mbylleshin që nxënësit të merrnin pjesë në inaugurime ose në aktivitetet e fushatës. Disa prej tyre u verifikuan, përfshi pjesëmarrjen gjatë një inaugurimi të një hidrocentrali në Elbasan dhe gjatë një mitingu të PD në Korçë, më 5 qershor.

11 Komente

Ne nje pike nuk jam e qarte, ky raporti qe ben osbe-ja, ka ndonje ndikim gjekundi, sepse raporti ne detaje flet qe zgjedhjet nuk kane qene te lira, por deklaratat e pergjithshme thone qe "zgjedhjet ishin te lira"?! Secili nga krahet majtas, djathtas,  e interpreton sipas oreksit te vet dhe osbe-ja, as mish, as peshk,  ben sehir si hahen si qeni me derri sala me edin. Presim tani te shqyhen brenda llojit te tyre Rama & co.

Miremengjes Ana H,

Deshiron te te them ç'mendoj per kete punen e komunikatave ?

Kam bindjen e plote se keto komunikata hartohen me te vetmin synim qe te justifikojne pagat e tyre te larta. ODHIR ka vezhguesit e saj te cilet nuk jane budallenj. As mish as peshku (çudi pra, pse nuk e preferojne peshkun ?!) eshte e vetmja menyre per te mos krijuar termete ne drejtorite e tyre. Gjithçka ecen qete-qete, parate derdhen ne llogarite e tyre, pushimet jane te siguruara, etj. etj.

Me ka rastisur nje vit te takoj nje perfaqesues te OSBE ne Shqiperi. Ishte francez. I shkreti e vuante shume qe nuk kishte me ke te fliste gjuhen e mamit te vet. Kishte nje perkthyes anglisht, e ashtu merrej vesh, copa-copa. Kur i fola frengjisht, desh iu duka vete Shpetimtari Yne, kjofte levduar. Eh mire, pasi broçkullitem pak, me tha qe ishte inxhinier ujrash dhe kanalizimesh, projektimesh e kesi gjerash, dhe me thote se vendi yne ka shume nevoje per kanale. Ne fakt, ai donte te hynte ne lidhje me bashkine, per ndonje tender te kompanise se vet (ne France), qe me siguri duhet ta kishte ne emer te ndonje tjetri, dhe keshtu te hapte ca kanale neper fshatra. Me la kartviziten dhe me thoshte se i behej qejfi qe ishte ne Shqiperi, se Shqiptaret i dukeshin kokeforte, gati njelloj si ne vendlindjen e tij (Bretagne). Edhe bretonet njihen ketu si "fushoket" e Frances, s'duhet te ngacmohesh shume me ta se ta perplasin menjehere. E keshtu puna, ata trimat kane te gjithe nga nje biznes andej-kendej dhe dalin neper vende te lodhura si puna jone per te kapur ndonje para. Mire bejne fundja, a nuk do ta beja kete une ne France ? O po do t'i rripja Francezet qe ç'ke me te. Nejse, deri tani me kane rrjepur ata, por ska gje, te kemi jeten e gjate, pa me rrope te rropa, brisku i berberit.

I'll be back me ndonje perrallke, po mendohem kujt t'ia dhuroj smiley

Bla Bla Bla

Hurbi miremengjes,

Ne zgjedhjet lokale te '96 kam qene perkthyese me vezhguesit e OSBE-se, ne zonen e Fierit dhe te Korces, i kam pare me syte e mi sa "lodheshin" duke mbajtur shenime. Udhezimet ishin qe ne asnje menyre nuk duhej te nderhynin... se psh. shihje qe ne castin e numerimit te kutive, nga kutia dilnin nje tufe e madhe bashke, jo nje nga nje, fletesh votimi, se si cave u vinin ndonje kryqke per ta cilesuar te pavlefshme, e te tjera gjera qe kush i mban mend dhe une qe i thosha: "E pate, po ndodhi keshtu... -Jo, ne mbajme vetem shenime, raporti yne shkon ne qender dhe blablablabla....

Ah, me mua u treguan shume te sjellshem dhe te dashur, ishin studente si puna ime, qyfyre gjithe kohes. Donin te kishin ne CV dhe nje eksperience si osservatori nelle elezioni in Albania. smiley

 hajde eksperience hajde

kushedi sa sv te bukur ke..

Bathe, bathe po i kokerr mbete, mor cun.

shume fyese vallai,na trajtojne si zezaket e amerikes t'u na rrejt me pasqyra

"Për shembull, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që gjatë fushatës nuk la vend pa treguar që është një nënë e dhimbshme dhe e kujdesshme, nga ana tjetër urdhëronte mbylljen e shkollave që fëmijët t’i mbushnin sheshet ku ajo fliste."

Po Edio Ramen qe ne cdo miting merrte femijet qe kendonin kenget?

Apo Mero nuk i ka pare??????????????????????

Ata te Rames ishin vullnetare. Femijet kur vjen Berisha duan te lexojne fizike, po gogoli i Tropojes i heq nga klasa me zore dhe i bene militant. Me Ramen ama argetohen, i mbane ne duar, i tregon si te pikturojne dhe kendojne.

"Neutral"="asnjanes"="i paanshem". 

OSBE/ODIHR mban nje pozicion neutral, dhe njekohesisht nxit lojen/politike drejt demokracise.

Por per nje "shqiptar", qendrimi neutral/asnjanes eshte i pakuptueshem, sidomos kur i shpjegon se "neutralet "paguhen 3000 euro/muaj - 35 000 Euro/muaj per te qene neutral.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).