Raport vjetor mbi gjendjen e biznesit në botë - Shqipëria

http://www.voanews.com/albanian/images/1albanian-wb.jpgBanka Botërore nxorri raportin vjetor për gjendjen e biznesit nëpër botë, ku vihet në dukje se një numër rekord ekonomish në gjithë botën reformuan rregullat e biznesit gjatë vitit fiskal 2008 - 2009, mes tyre edhe Shqipëria.

Sipas Bankës Botërore 131 vende nga 183 ekonomitë e përfshira në raport reformuan praktikën e bizneseve të tyre, pra 70% e tyre, një shifër rekord kjo brenda një viti, që nga botimi i raportit të parë të këtij tipi në vitin 2004. Madje ky përparim vjen pikërisht në periudhën e një krize ekonomike botërore.

Në raportin e Bankës Botërore “Biznesi në 2910: Reforma në Kohë të vështira” konstaton kryerjen e 287 reformave në periudhën qershor 2008 – maj 2009, që përbëjnë një ngritje prej 20 përqindësh krahasuar me një vit më parë.

Reformatorët në vende të ndryshme të botës u përqendruan në krijimin e kushteve lehtësuese për të filluar dhe operuar biznese, forcuan ligjet për të drejtën e pronës, përmirësuan praktikën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve komerciale dhe procedurat e falimentimit, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Shqipëria miratoi një ligj të ri për falimentimin dhe agjencinë që do ta mbikqyrë atë, ligj i cili sanksionon edhe afatet kohore për kompanitë që veprojnë me humbje dhe norma kualifikimi për administratorët që do të mbikqyrin procesin e falimentimit. Në ligj parashikohet gjithashtu edhe praktikën për biznest e vogla që operojnë me humbje, thuhet në raport.

Fillimi i bizneseve në Shqipëri u lehtësua, duke e bërë regjistrimin elektronikisht, gjë që natyrisht shtoi edhe kapacitetin e ruajtjes së të dhënave. Po ashtu u ul ndjeshëm shuma e kapitalit fillestar për të hapur një biznes të ri dhe u eliminua kërkesa për ta regjistruar biznesin në Dhomën e Tregtisë. Gjithashtu, përdorimi i softuerëve për financat dhe instalimi i pajisjeve të skanimit kontribuan në pakësimin e kohës së kalimit të mallrave nëpër pikat doganore, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Dhe me gjuhën e shifrave, Shqipëria u ngrit nga vendi i 89-të në të 82-tin për sa u përket lehtësive për të bërë biznes. Ajo hyn në vendin e 46 në grupin e atyre vendeve ku hapja e një biznesi të ri është e lehtë. Po ashtu dhe kushtet për tregtinë ndërkufitare të Shqipërisë, janë të favorshme, thuhet në raportin e Bankës Botërore, “Biznesi në 2010: Reforma në Kohë të vështira”. /a/

_____________________

Disa detaje/renditje te raportit te BB per Shqiperine mund te lexohet ne anglisht ketu. Per Kosoven ketu.

2 Komente

"...dhe u eliminua kërkesa për ta regjistruar biznesin në Dhomën e Tregtisë "

eh ?!!!!....e si mund te ekzistoj biznesi ne kete rast ?....apo si mund te behet ndryshimi midis firmave fantazem dhe atyre reale.... smiley

nuk e di c'funksion ka dhoma e tregetise ne france por ne shqiperi e ka qkr rolin qe ti mendon si te dhomes se tregtise.

 

ndryshimet jane reale, pergjithesisht fryt i teknologjise dhe i projekteve te hershme nderkombetare por nuk mund te mohoet vullneti i qeverise.

transparenca e bizneseve arriti nivele qe preknin cenimin e te drejtes te mbrojtes se te dhenave personale (ky nivel u ul ne menyre drastike pas zbulimit, me nje kerkim te thjeshte, te marredhenieve te biznesit midis balliut e delijorgjit)

Ne fakt, nga njera ane u lehtesua certifikimi dhe informimi midis marredhenieve te biznesit midis paleve ndersa, nga ana tjeter, ligji i ri per procedurat tatimore thelloi fuqine e pushtetareve mbi biznesin (jo thjesht te shtetit por te pushtetareve)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).