Rama kthehet te jetoje ne shtepine e prinderve

"Shtëpi e ëmbla shtëpi!”. Shtëpia e prindërve mbetet gjithmonë një derë e hapur për fëmijët. Edhe pas vitesh të tëra abandonimi aty gjendet nëna që të pret krahëhapur. E në këtë rikthim mund të takosh mijëra kujtime që në vizitat ditore nuk mund t’i prekësh. Kthimi në dhomën tënde ku ke ndarë grafikat e para... shkrimet e para... sekretet... atletet e sportit të hedhura diku, e ndonjëherë topi i basketbollit, që hidhej nga korridori në dhomën e gjumit... Më tej gjithçka, që lidhen me atë kohë tashmë të largët. Në këto takime nuk ka si të mos jesh nostalgjik, edhe pse orenditë përreth mund të kenë ndryshuar, aty janë sërish shenjat e së kaluarës.

Edi Rama

Vetëm iku dhe vetëm u kthye! Edi Rama, kryetari i Parisë Socialiste dhe kryebashkiaku i Tiranës prej disa javësh është kthyer të banojë sërish në shtëpinë e prindërve. Aty jeton e vetme nëna e tij Aneta. Arsyeja e largimit nga Peza prej ku jetonte prej mbi katër vjetësh janë problemet e tij me mesin dhe doktorët e kanë këshilluar që të mos lëvizë shumë me makinë. Siç duket udhëtimet e vitit të fundit gjatë turit “Dialog me Shqipërinë” dhe më pas fushata elektorale kanë ndikuar tek shëndeti i tij. Prandaj ai është kthyer tek foleza e tij e fëmijërisë, ku duket se edhe do të presë ditën e Zgjedhjeve për kryetar partie në 26 shtator. Komshinjtë e pallatit, diku në fund të rrugës “Myslym Shyri”, kanë qenë të parët ata që kanë vënë re vizitat e shpeshta të tij në shtëpinë e Anetës. Më pas kanë mësuar se ai jeton aty. Sipas tyre Rama del herët në mëngjes dhe kthehet diku pas orës katër të mbasdites në shtëpi. Ndërkaq ai del pasdite për t’u kthyer pak pas mesnate. Nuk është aspak i komunikueshëm me komshinjtë, tek-tuk mund të bëjë ndonjë përshëndetje me kokë dhe vetëm kaq.

“Eksodi” i Ramës
Edi Rama u largua nga shtëpia e prindërve në moshën në moshën 23 vjeçare dhe është kthyer sot 45 vjeç. “Divorci” i tij i shpejtë ishte lidhja martesore me ish bashkëshorten Matilda Makoçi. Martesë që u celebrua në 12.10.1987, frut i të cilës ishte një djalë, Grigori që erdhi në jetë në vitin 1990. Por me divorcin e tij një viti më pas, Rama nuk u kthye më tek shtëpia e prindërve. Ai jetoi në një shtëpi parafabrikatesh përballë me Parkun e Autobusave. Kjo shtëpi ishte baza e tij e asaj kohe, ku ai rikthehej herë pas here edhe kur u largua në Paris. Mobilimi i asaj shtëpie ishte pak i varfër por shumë alternativ, me rogozë dhe jastëk sheshit, komod dhe i dashur edhe për miqtë e Ramës të cilët ftoheshin shpesh nga ai. Rama mendonte të jetonte në një mënyre që i përshtatej jetës së tij plot variacione, me një shtëpi stil pak oriental. Pas kthimit në Shqipëri Edi Rama banoi tek zona e Shkollës së Baletit, në një pallat në katin e pestë, në një apartament dy dhoma e kuzhinë. Më pas ai u transferua tek një pallat pranë ish Përmbarimit, tek “Rruga e Kavajës”, të cilin Rama e kishte arreduar sipas shijeve të tij. 4 vitet e fundit ai ka banuar në Pezë, në shtëpinë e Dash Pezës (shtëpia me tre kate, ku përfshihej edhe një kat muze, e rikonstruktuar në vitin 2001).

Idetë për shtëpi
Gjatë kohës që Rama u bë Ministër i Kulturës ai pati si ide që të jetonte në studion e të atit, një apartament pranë Parkut të Delegacioneve (ku edhe ishin studiot e piktorëve gjatë sistemit komunist). Madje gjatë asaj kohe ai bëri 2-3 projekte për të. Idetë e Ramës ishin të një mobilimi mjaft të përshtatshëm për një burrë beqar. Por ai nuk i realizoi kurrë ato projekte. Në fakt kjo lidhej edhe me një motiv të brendshëm për të mos ndryshuar studion e të atit. Kjo vinte edhe si pasojë e një marrëdhënieje komplekse që ka pasur Edi me të atin skluptorin e njohur Kristaq Rama. Një marrëdhënie respekti por edhe kontestimi ndaj asaj çka ishte e vjetër tek i ati. Duhet thënë se Rama që në atë kohë ka qenë kundër hipokrizisë së kohës. Është mëse e vërtetë që ai nuk ka toleruar në këtë pikë. Ka qenë disident i hapur i monizmit qysh në atë kohë dhe prandaj debatonte shumë shpesh me të atin. Kështu edhe sot ai vazhdon lëvizjet e tij duke mos gjetur stabilitet, nga një banesë në tjetrën. Një lideri i pashtëpi. Është kjo ndoshta një tjetër cilësi që e bën të veçantë Ramën?!

10 Komente

po kur e di që është apapaaa, ç'na e sjell këtu? 

ky po qe eshte nje artikull ne interes te initeresit publik pfffffffffffffffffffffffffffffffff !!

 Zotrules te ftoj ta fusesh tek " si mund te gazetohet....." mbase jo per anen drejshkrimore por ate te permbajtjes sentimentalo servile te tij !!

smiley

 

kot mo

 

pastaj peshku per gjera serioze flet zakonisht?

Une do te kisha bere nje loft fantastik tek studioja!!!

...

Shkrimi ndoshta eshte lepires... apo mbase nuk eshte armiqesor... e rrjedhimisht ne nje realitet ku perqasja armiqesore (sidomos ndaj Rames mbi te gjitha keto kohet e fundit) eshte bere mode popullore, mund te duket lepires... por persa me perket e vleresoj per informacionet e shumta qe sjell... Shifra, vendndodhje e data... Ne nje fare menyre mund te shuajne kuriozitetin atyre qe jane te interesuar te dine me teper per Ramen njeri i zakonshem dhe jo politikan.

Per mendimin tim, gazetarja e ka bere sic duhet punen e vete, por ndoshta lexuesi i peshkut nuk eshte targeti me i pershtatshem.

S'ka problem... mund te kete plot te tjere te interesuar.

Nuk e di pse u zgjata kaq shume me kete... apo ndoshta e di, por sdq. nuk ka shume rendesi... smiley

ej po ca mendoni per keto oraret e rames ateher?

ej, po si je kujtuar dhe ti, fiks pas 5 muajsh... 22- shtator - 22 janar. !!!!

Eja pas 5 muajsh, ndoshta gjer atehere do kemi krijuar nje mendim. smiley

 

ramen e ke ne harvard ne 25 per ti dhene mend studenteve qe vejne atje me bursat e grekut smiley 

pse sma kthen ne shqip kte? se un sjam as ne harvard, jam dhe anti-greke, dua ta marr vesh ca do te thush me kte. pun per te ku iken ...

 

 

ku ma gjen te ikin te gjith pergjithnjeee

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).