Rama, kryetar i PS me mbi 90% të votave

 

Edi Rama është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Socialiste edhe për katër vitet e ardhshme. Ky ka qenë verdikti i shprehur nga anëtarësia socialiste, e cila ka zgjedhur dje për të dytën herë nëpërmjet parimit "një anëtar një votë" Ramën si kreun e saj. Pavarësisht se nuk bëhet fjalë për një rezultat përfundimtar, të dhënat paraprake operative nga të gjitha rrethet e vendit nxjerrin fitues Ramën kundrejt Lakrorit, me një rezultat dërmues që në mënyrë të përafërt arrin në raportet 90 me 10 për qind.

Socialistët kanë votuar dje sipas parimit "Një anëtar një votë" për kreun e ri që do të drejtojë Partinë Socialiste në katër vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur ashtu siç edhe ishte parashikuar, në orën 08:00 të mëngjesit dhe ka vijuar deri në orën 16: 00 në 386 qendra votimi, në të 12 qarqet e vendit. 

Vetëm në një qendër votimi, në komunën Shllak të Qarkut të Shkodrës, votimi nuk është zhvilluar për shkak të mostërheqjes në kohë të bazës materiale nga komisioni vendor i zgjedhjeve. Ndërkohë, siç edhe konfirmohet nga korrespondentët në të gjitha qarqet, procesi ka ecur normalisht dhe pa problematika, përveç disa pakënaqësive që kanë shfaqur disa anëtarë socialistë, të cilët nuk e kanë gjetur emrin në lista e votuesve. Megjithatë, siç edhe bëhet e ditur, numri i tyre ka qenë fare i papërfillshëm, çka nuk ka lënë shkas për kontestime të procesit. Dy kandidatët që konkurronin në këto zgjedhje, Lakrori dhe Rama, kanë votuar në Tiranë, ku dhe kanë vendbanimet e tyre. Kështu, Lakrori ka votuar rreth orës 10:00 në qendrën e votimit të hapur në njësinë nr. 9 të Tiranës, ndërsa Rama në njësinë bashkiake numër dy. Mësohet se pjesëmarrja në votim në 386 qendrat e votimit ka qenë tek rreth 70 për qind, ose e thënë me shifra të tjera, të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar rreth 55 mijë socialistë, nga 82 mijë e 177 që gjendeshin në lista. Nuk bëhet fjalë për të dhëna zyrtare, pasi Komisioni i Zgjedhjeve në Parti (KZP) nuk ka preferuar deri dje në mbrëmje që të jap rezultatet paraprake, qoftë për pjesëmarrjen ashtu edhe për vullnetin e shprehur prej socialistëve.

Gjithmonë duke iu referuar të dhënave jozyrtare, deri dje në orët e vona të mbrëmjes kishte përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në pjesën dërmuese të qarqeve, ku dhe kanë dalë rezultatet paraprake. Kështu, mësohet se në kryeqytet rreth 91 për qind e soclaistëve kishin votuar për Ramën dhe vetëm 0.9 për qind për kandidatin tjetër, Maqo Lakrori.

Ndërsa në zonën rurale të Tiranës, ose siç njihet në ndarjen organizative të PS-së, si Tirana fshat, 2112 socialistë kishin votuar për Edi Ramën dhe 254 votues për kandidatin Maqo Lakrori.

Ndërkohë që, një pjesëmarrje e lartë dhe një rezultat i thellë është shënuar në Qarkun e Fierit, ku nga 4059 votues 3877 prej tyre kishin votuar për Ramën dhe vetëm 182 për Lakrorin.

Një rezultat gjithashtu i thellë është shënuar edhe në Qarkun e Durrësit ku votat janë ndarë 2670 me 165 në favor të kreut aktual të PS-së. Gjithashtu, e njëjta situatë është paraqitur edhe në Shkodër, Tepelenë, Sarandë, Vlorë etj.

 

28 Komente

Ne fakt nuk e prisnim kete rezultat, kishim shume shpresa per Lakrorin Maqo smiley

Une kujtova se kishin zgjedhur Berishen... me habiti fakti qe Berisha nuk fitoi dot ketu...

Eshte domethenese kur partia bashkohet rreth kryetarit.

Per Ramen kjo eshte prova e Fundit . Ne se  verteton Vjedhjen duke imponuar me cdo kusht "Hapjen dhe rinumerimin e votave" atehere me te vertete duhet te jete ne krye dhe motua qe duhet ta deklaroje Publike pas shpalljes zyrtarisht te votimeve duhet te jete

" Nje Politke e mbrapshte e konjukturave massonike do te  prishet  njehere e pergjithmone"

 "Lind keshtu  nje Politike e Re e mmarveshjeve dhe kompromiseve te sinqerta e ne dobi te Vendit e Popullit"

Ne se nuk e arrin dot kete objektiv ai duhet me Patjeter te LARGOHET nga KREU per te mos ta shndruar ne nje Parti Qaramane!

 socialistet mund te votoni per ramen ose per ramen

meqe rama ka fituar me 90% tregon se partia e re qe duhet te shkeputet nga ps ka 10%...

smiley kjo ishte politika e re e rames...

 

Legjendaret nuk lindin dy here ne nje vend,- thojne.

Po kjo zgjedhja e Rames me 90 %  hedh poshte kete aksiome.

9.99 % me pak se komandanti legjendar,( 9.99%  jetojne jashte Shqiperis, nuk kane pasur mundesi votimi)

Sa me fat jane keto komunistet ( socialistet) , natyra i ka dhuruar  gjithmone nje komandant legjendar.

Jeni  me fat, edhe ankoheni se nuk ka qene "rebelim komunist".

 

 

Zgjedhjet e vazhdimesise konfirmuan me mbi 90% te votave udheheqesin e lavdishem te PS-se dhe popullit, shokun Edi Rama.

Eshte nje votim i nivelit me te larte te kongreseve te vazhdimesise, ku udheheqesi i lavdishem Edi Rama merr voatat e te gjithe atyre qe thuhet se votuan, pasi edhe ai 10% qe ka votuar kunder, me bindje ka qene per shokun Edi Rama por ka votuar kunder i porositur per te miren e partise.

Ku po shkon PS-ja?

A duhet qe per interesat personale te Edi Rames te shkaterrohet PS-ja?

Shiko shokun Berisha ti,lere Edin ! Ka 20 vjet Kryetar Partie!



A duhet qe per interesat personale te Edi Rames te shkaterrohet PS-ja?

Po pse o i shteruar po te dhimbset PS-ja ty? Anetaret e PS-se , e kam fjalen per shumicen e tyre bene zgjedhjen e duhur. Edi eshte per momentin njeriu i duhur qe i duhet opozites por edhe ketij populli te vuajtur, per te zhdukur shushunjen plake dhe ngjallur shpresat se ne kete vend mund te jetohet.

Te votosh dhe rivotosh nje fitues, kjo po eshte dicka qe ndodh pergjithesisht, por nje humbes si Rama i cili uzurpon kreun e nje partie per interesa personale, kete mund ta beje vetem anetaresia trushperlare e PS.

Rama partine e ka bere bashki. Nuk e meriton PS-ja kete.

Nuk e meriton PS-ja... cfare? Ti po flet sikur ke ndonje fare simpatie per forca te tjera politike pervec PD-se!!!

Te votosh dhe rivotosh nje fitues, kjo po eshte dicka qe ndodh pergjithesisht, por nje humbes si Rama i cili uzurpon kreun e nje partie

Po Berisha humbi pushtetin ne 97 dhe asqe i shkoi ne mendje per te dhene doreheqjen! Humbi pastaj 3 here zgjedhje, 2 here parlamentaret dhe 1 here vendoret(apo ishin 2 here keto?), dhe asqe i shkoi mendja per te dhene doreheqjen!!! Si nuk ju vjen turp qe shihni te tjeret kur keni nje parti qe eshte me shume nje bande rrugacesh qafleshe me ne krye te zezen me te madhe qe i ka ndodhur ketij kombi ne histori?

Prandaj nuk bisedohet fare me ju, keni nivel inteligjence shume, po shume te ulet, nga ata me presje dhjetore, dhe pervec kesaj, nuk keni as burrerri qe te pranoni ndonje te vertete apo ndonje fakt. Jeni dhe mbeteni kalamaj pavaresisht nga mosha.

Epo Zotrules,Sala ishte largpames,nuk e dha doreheqjen se e dinte qe do te fitonte ne 2005 dhe 2009-en,kurse ketij me duket nuk ka per ti ardh ndonjehere rradha me qene kryeminister.

Ne votime moren pjese reth 58% e socialisteve d.m.th se 42% kane kontetstuar kete votim mafioz te pregaditur nga Rama qe ta hante me shije Lakrorin qe u gatua ne guzhinen e Rames.Sherri per pushtet nga te majtet po ja nxjer petet lakrorit se PS-ja po shkon drejt shkaterrimit te plote,kjo parti nuk del dot nga origjina e saje komuniste.

Po te keni parasysh qe ne fakt vetem ditet e fundit u shtuan si per cudi nja 13mije anetare te rinj ka mundesi qe nr i anetareve te vertete qe kane votuar te jete me i vogel.

E mo e... merruni me PS-ne ju, se nuk ju ka mbetur gje tjeter... Po rrini a derebardhe, beni qejf qe PD-ja eshte ne pushtet, qe keni Berishen fuqiplote ne Shqiperi... pse jo, tregohuni pak me realiste; gezojuni pasaportave dhe dokumentave qe keni marre ne mergim ku jeni, gezojuni rehatise qe keni gjetur aty ku jeni; larg asaj Shqiperie qe e shihni vetem si vizitore dhe si turiste, me te cilen nuk ju lidh absolutisht asnje lloj gjeje. Po te ishit ju aq te shqetesuar dhe aq te perfshire personalisht ne ato pune, nuk do rrinit kot rrugeve te botes... se PD-PS, politike apo ekonomi, cdo gje qe ka te beje me Shqiperine, nje ferkim b0lesh e keni.

Me kujtohet kur brohorisnim ne Kavaje per fitoren Legjendare te Berishes me 99, 99 % te votave , kur dihej se dhe Enveri nuk i lejonte vetes nje luks te tille , por aty ke 99 % eh mo e pranueshme !!!!!

E patem mik ate Hoxhen e Kavajes qe privatizoj  Fabriken e Qelqit . Nje dite ne pije e siper na tha i merzitur

" Nuk pellas me . Edhe Allahu ka nja dy perqind qe nuk e dun , megjithse falen per te , por keshtu si ky me 99. 99 % vetem xhebraili votohet "

Dhe pastaj ne qeshem smiley

Rama keshtu , Rama ashtu, Rama te iki, te rrije, te beje kete, te beje ate...

Eh sikur ta kishte ne dore vete Edi, rrezik do ti bente mutin partise dhe politikes. Edi, nuk eshte prej kohesh nje person i vetem. Ne krye te partise e mbajne, dhe influencojne vendimet e tij, patjeter, shume faktore te tjere, dhe njerez te tjere, me te cilet grushtbashkuar ndajne fatin smiley

Duar e kembe lidhur ka qene perhere politika jone. Kurse ne perhere verbohemi nga personalizimi. gjejme nje individ dhe e gjujme me gure, a thu se fati eshe ne dore te nje njeriu..grrrrr gabim gabim e kemi !

Sa per zgjedhjet ne PS ...ca mund te komentosh aman. kronike qe skishte nevoje as per paralajmerim smiley

do rrojme e do shofim smiley

Respekte!

PS: Te perseritme (respektet), e di, nuk se thash naj gjo te re.

Doni me per Belulin. Edhe kete e kisha thene 9 muaj me pare.  smiley

Tani cfare mbeti? Hyrja ne Parlament?  Ja edhe nja dy jave dhe hyhet ne parlament me nderhyrjen e nderkombetareve dhe jeta vazhdon normalisht ne Shqiperi si keto 20 vjetet e fundit

 

Ne fakt duhet me e pranu toko qe e ke thene qe para nje viti te gjithe skenarin, pd fitonte, ps humbiste po rama rinte ne bashki e jo te behej deputet, dhe pastaj mbante dhe PS qe e pastronte perfundimisht nga kundershtaret e mundshem. Duket sikur me shume se sa Meta-Berisha ka pakt Rama-Berisha.

Kot me te pyet, a ke ndonje ide se si vazhdon loja? Duke qene se ke qene 100% korrekt deri tani, edhe me shume se sa ata qe pretendojne se jane te brendshem, ja vlen te degjohesh!

Une sdi te lexoj filxhanet e kafese dhe ne qofte se kam qene i sakte deri tani ka qene se mendoj se analiza time mbeshtet ne nje fakt te vetem, fakt  qe disa nuk pranojne

Analiza mbeshtet ne faktin qe klanet mafioze qe jane pas Berishes- Nanos-Rames pas 97 kane nje marveshje te ndojne fitimet e vjedhjeve ne shqiperi. Deri tani klanet e PS (Nano-Rama) kane mjele Tiranen ndersa klanet PD mjelin shqiperine. Tiranes po i vjen fundi, keshtu llogjika te thote pas 2 vjetesh PS do te kerkoj pjese nga torta shqiptare.

Une them pas 2 vjetesh do te kemi krize qeveritare dhe ne zgjedhjet lokale do te behen dhe zgjedhjet parlamentare. Berisha del ne pension dhe Rama mer K/ministrine, Nano behet president. PD pret radhen pas 8 vjetesh.

Dhe me tej po nuk u shkaterua politika egzistuse shqiptare (PD-PS) kjo gjendje do te jete ne pafundesi. Shqiperia do te mbetet nje vend i botes se trete ne zemer te Evropes.

sa per zgjedhjet ne ps..ca mund te komentosh aman. kronike qe skishte nevoje as per pralajmrim

Kush posedon dy gram tru eshte dakort me kte,vec desha me ba me dije dhe i here se Rama ku do ku ka shku ka refermu sistemin dhe nuk ka plusku ne moqalishte,sic pluskon e gjithe shoqeria shqiptare pa perjashtim.Kjo eshte arsya, qe une per vete e mbeshtes fort dhe me tmerron fakti qe sot po shtrohet pyetja te largohet Rama nderkohe qe bufat e knetes i kemi tash 20vjet duke na fluturu siper krese.

Edhe ne ps fale reformimi te sistemit te kryer nga Edi kishte kushte per gare. Mejdani aty qe,si per Blushin,apo per Malajn. Ata vendosen te mos bejn sfidantin. Vendosen te bejne langaraqin. Zgjedhja e tyre,ose menyra e tyre e te qenurit

 

Edhe Nano po te kandidonte ne 2005 serish per kryetar partie do fitonte po nuk e beri. Rama kandidoi serish.

Gjate gjithe periudhes qe ka qene ne pushtet (1998-2009) vihet re nje uzurpim i posteve nga ana e Rames. Eshte i pari ne historine e Shtetit Shqiptar qe ka qene edhe Minister Kulture edhe Kryetar Bashkie (nuk  jepte doreheqjen sepse kishte frike se mos humbiste postin). Pra ai nuk e jep doreheqjen, s'e ka dhene ndonjehere.

Topin ne fushen e lojes e ka PS-ja, dmth Rama.

Cila do te jete "karamelja", ne kembim te hyrjes ne Parlament ? (ne 2002-shin, karamelja qe ju dha Berishes ishte e drejta per me zgjedh emrin e presidentit). Kete rradhe, zgjedhjet presidenciale jane larg... Duhet nje "karamele" tjeter...

 

Toko,

kemi dialogu edhe here tjeter ketu per optiken tende ne shikimin e ngjarjeve te evokuara me lart;  Kam shkruajtur se ndaj te njejtin mendim me ty per sa i perket menyres se funksionimit te pushtetit ne keto 20 vite te fundit ne Shqiperi ( me te vetmin ndryshim se une nuk mendoj se behet fjale per "klane mafioze" (Berisha-Nano-Rama) por thjesht per pakte qe ekzistojne ne çdo vend te botes, midis forcave kryesore politike. 

Mendimi im eshte qe, e vetmja karamele qe mund ti serviret PS-se në kembim te hyrjes se saj ne parlament, eshte nje reanimacion i qeverise (pas 4-5 muajsh), ose me sakte, futja e PS ne qeverisje, per nje periudhe 2 (apo 3) vjeçare, deri ne zgjedhje te parakohshme. Nuk shoh asnje pistë tjeter...

 

Turp me mbajt E.R ne krye te nji partie, qe asht partia e 2-te ne Shqipni.

Nji njeri qe e ka çu per lesh jeten e vet, qe asht amoral dhe i parregullt, si mund te rregulloje jeten e nji populli ? Vetem kaq me mendu ! A s'ka ndoj socialist tjeter pak ma te ndershem, e pak ma "shqiptar"?

Veç publicitetin qe i bani Shqipnis me vjedhjen e ores se G.Bushit u donte me e hjek ne vend. Tan bota pau se shqiptaret jan hajduta, per nji shpifje te E.Rames. Qysh prej asaj ditet, ky tip i neveritshem me çon t'vjell.

Nje korigjim te vogel, eshte partia e 1-re ne Shqipni. Dhe e dyta, bota e di qe shqipnia drejtohet nga hajna, se i pari dhe me i modhi eshte maloku qe vetem vjedh, poshteron dhe prap vjedh ne kuriz te ketij populli.

berbero - e kemi huq ne qe nga 1940 (me fal 8 Nentor 1941 smiley ) me PPSH, PD, PS, PRRK smiley etj - o fitojme me mbi 90% o nuk fitojme fare!

Demokraci absolue! smiley

Berber, futja kot, tash. Opozitat elektorale kan nji fare kufinit kur interesi i popullit asht ne loje. Pak interes i vogel asht levizja e shqiptareve pa viza dhe futja ne BE ? A shihet kjart se ER asht tuj ba dam Shqipnise, apo jo ?! A ka prove ma te mire se sa paralajmerimet qe vine prej Brukselit kry javet ??

 

Ateher mos te bajn derr derr shqiptaret se kan mbet pa liberalizim vizash, kur tan ballkani asht pa viza. Na si bosnja e kosova. ER ja nxorri bojen interesave te popullit.

Nji politikan mbron interesat e popullit qe perfaqson, apo te tijat ? A ka interes pjesa e popullit shqiptar qe asht socialiste qe me u mbajt vizat dhe qe shqiptaret mos te levizin te lire ? A kan interes qe mos t'i shohin femijt e tyne, dhe te mos te jen te zot me pa bot me sy, me kalu nji moment persmarit ?

A ka gja ma te randsishme se lirine ? Para se me ken demokrat, duhet me ken i lire. A po jo ? Kur te jesh i lire, ateher mund te bahesh demokrat ; dhe jo vetem me ide, por me akte, me vepra.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).