Qeveria, sulm frontal ndaj “Vizion Plus”

Rrëzohet ndërtesa dhe antena në Malin e Dajtit pa asnjë urdhër me shkrim dhe duke mos përfillur kontrakten ligjore me Ministrinë e Mjedisit për dhënien e territorit

 

Qeveria ka përforcuar sulmin politik ndaj një prej mediave më të fuqishme në vend, përkatësisht televizionit “Vizion Plus”. Ditën e djeshme, përkatësisht në orët e para të ditës, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë ndërtimore, Hekuran Hoxhalli, është rrëzuar antena dhe ndërtesa e pajisjeve mbështetëse e televizionit “Vizion Plus” Në Malin e Dajtit. Zoti Hoxhalli pa një urdhër me shkrim dhe për të mbajtur vendin e punës ka urdhëruar vartësit e tij  që në orën 5 të mëngjesit dhe në një ditë pushimi të hedhin në tokë një ndërtim drejt përfundimit dhe që disponon një kontratë të rregullt ligjore me Ministrinë e Mjedisit. “Vizion Plus” ka bërë të ditur se do të kërkojë sekuestrimin e pamjeve vizive të marrë nga kamerat e sigurisë për këtë aksion të paprecedent. Policia ndërtimore ka prishur vetëm antenën e “Vizion Plus” duke lënë të paprekur të gjitha ndërtimet përreth ku disa prej të cilave kanë rrethuar edhe me gard ambjentin e tyre duke e konsideruar si pronë private. Inspektoriati i ndërtimit e ka përsëritur këtë akt brenda këtij viti për të dytën herë radhazi dhe në dëm të të njëjtit televizion. Ende pa u gdhirë në orën 5 të mëngjesit, në një ditë pushimi fadromat kanë shkatërruar gjithçka që ishte ndërtuar dhe ndodhej në përfundim. Gjithçka është bërë pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë urdhër me shkrim për të përligjur aktin. Përfaqësuesit e policisë ndërtimore kanë deklaruar në mëngjes se gjithçka e bëjmë sipas urdhërit të Ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi. “Vizion Plus” ka lidhur një kontratë të rregullt ligjore me Ministrinë e Mjedisit, të lidhur më datën 15 shtator, që i lejon shfrytëzimin e një sipërfaqeje 280 metra katrorë për ndërtimin e stacionit transportues.

Historia

Nuk është hera e parë që antenat e “Vizion Plus” bien pre e dhunës selektive shtetërore. Dy vjet më parë, Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve ndërpreu në një akt politik sinjalin e transmetimeve në Gjirokastër dhe Tarabosh të Shkodrës, duke u hequr kështu teleshikuesve në dy skajet e vendit të drejten për të parë programet e “Vizion Plus”. Në vitin 2007, KKRT-ja kreu katër aksione kundër antenave të “Vizion Plus” në Kërcullë të Gjirokastrës. Specialistet e këtij institucioni sekuestruan aparaturat, ndërsa lanë të transmetonin të paktën katër televizione greke. Në të gjitha rastet aksionet janë kryer pa asnjë dokumentacion ligjor, por vetëm me urdhëra gojore të ish-drejtuesve të KKRT-se. Sinjali i televizionit “Vizion Plus” edhe në Shkodër është ndërprerë disa herë në mënyrë arbitrare, duke lënë në terr informativ dhjetëra mijëra banorë të kësaj zone. Një vit më vonë, radhën e kishte objekti në malin e Dajtit. Gjate muajve mars - prill të 2008-ës, policia ndërtimore ndërmori aksion për rrëzimin e godinës ku ndodhet antena e “Vizion Plus”, e vetmja me leje, ndryshe nga ato të televizioneve të tjera. Organet shtetërore nuk morën parasysh lejet e marra nga drejtoria e shërbimit pyjor, komisioni i kthimit të pronave dhe komuna e Dajtit. Sulme ndaj antenave të “Vizion Plus” janë shënuar edhe gjatë 2009-ës, pikërisht në muajin e fushatës elektorale, kur sinjali u ndërpre për gjithë zonën e Shkodrës. Në të njëjtën kohë, fadromat shkatërruan ndërtimin e ndodhur në sipërfaqen e administruar nga “Vizion Plus”, pa marrë parasysh asnjë dokumentacion ligjor që disponohej për këtë objekt.

13 Komente

ça rastesieeeeeeeeeeeeeee !!! smiley

 

Faktori Plus ne VIZION PLUS : Zbulohet vjedhja e votave, ja provat e manipulimit  Emisioni "Faktori Plus" në Vizion Plus sjell fakte tronditëse të manipulimit përmes procesverbaleve. Ndryshe dalin votat gjatë numërimit, ndryshe shkruhen. E vërteta bëhet më e hidhur, për shkak se kutitë e mbyllura mund të fshehin skandale më të mëdha

 

Hetimi paraprak, përmes regjistrimeve problematike, i siguruar prej kamerave vëzhguese në qendrat e votimit, përmbys rezultatin për shumicën e shpallur në parlamentin shqiptar. "Faktor Plus" bashkëpunoi me një grup ekspertësh, që po hetojnë regjistrimin prej kamerave të KZAZ-ve të Shkodrës dhe përfundimet e para janë tronditëse. Nëse merret mesatarja e manipulimit në favor të PD në KZAZ nr. 40, që i përket qytetit të Shkodrës dhe që është KZAZ me pak e manipuluar, rezulton që PD të ketë shtuar në gjithë qarkun e Shkodrës rreth 9 mije vota në favor të saj, pra një deputet. Nëse marrim KZAZ të tjera, si ajo 42, që i përket periferisë apo zonës së Pukës, dhe e konsiderojmë si mesatare, atëherë shifra mund të jetë mbi 12 mijë vota.

Por, le t'i shikojmë konkretisht disa rezultate...

- Në Qendrën e Votimit nr. 0255, në Shkodër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 327 vota, kurse sipas numërimit, që ne i bëmë nga kamera, ajo ka marrë 273 vota, pra ka një shtesë prej 54 votash në favor të PD.

Po në këtë Qendër Votimi, Partia Republikane, sipas procesverbalit, ka 26 vota, por sipas numërimit tonë ka 14 vota. Pra i bie që PR i janë shtuar 12 vota.

Interesante është se i janë shtuar dhe Partisë Socialiste 6 vota, pasi në procesverbal ka 162, kurse realisht ka 156 vota. Pra socialistëve u kanë dhënë sa gjysma e Fatmir Mediut.

Por më i dëmtuari në këtë qendër votimi del Nikollë Lesi, partisë së të cilit i kanë hequr 16 vota. Në procesverbal ai figuron me 3 vota, ndërkohë që nga numërimi ynë ai ka marrë 19 vota.

Nëse këto shifra i marrim si maksimumin e manipulimit, atëherë i bie që Partia Demokratike në Shkodër, nëse ka shtuar nga 54 fletë në çdo qendër, mund të ketë shtuar teorikisht rreth 20 mijë vota. Por, nga llogaritë për gjithë KZAZ-të, del se mesatarisht PD ka shtuar rreth 25 vota për qendër votimi, çka e çon në gati 9 mijë vota të vjedhura prej saj në një qark, shifër kjo e mjaftueshme për t'i hequr PD një deputet. Ky deputet mund të kalojë në favor të PS ose LZHK.

- Një tjetër procesverbal është ai qendrës nr. 0294. Në këtë qendër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 246 vota, ndërsa nga numërimi ynë ka marrë 196 vota, duke shtuar pra 50 vota. Po ashtu, Partia Republikane ka shtuar nga 9 në 15 vota.

- Një tjetër qendër rekord, ku PD ka shtuar 64 vota, është qendra 259, në Shkodër. Nga numërimi ynë PD ka marrë 341 vota dhe ka shënuar 405 vota, kurse LZHK i janë hequr 5 vota. Në këtë qendër ka dhe 27 vota të shtuara për Partinë Socialiste. Sipas numërimit tonë, PS ka marrë 153 vota, ndërsa në procesverbal ka 180 vota. Ky shkatërrim i procesit në këtë mënyrë shton dyshimet se shifrat reale të dy partive të mëdha dhe partive që kanë mbetur jashtë parlamentit, janë krejt të ndryshme. Partia Demokratike ka minimalisht një deputet më shumë në Shkodër, por, nëse marrim këto shifra, ajo mund të ketë shtuar edhe dy deputetë artificialisht në Shkodër. Po ashtu ndryshon historia dhe për Partinë Socialiste dhe LZHK.

Por, siç e theksuam dhe në fillim, ky është një hetim në kushte shumë skandaloze, pasi regjistrimi me kamera mbart një sërë problemesh, që të shtojnë dyshimin se kemi të bëjmë me një veprim të paramenduar.

Eksperti Julian Mema, që ka hetuar CD-në e KZAZ numër 40 në Shkodër, shpjegon problemet që ka hasur.

Sipas tij, problemi i parë është gjendja pa inventar e filmimit. Në regjistrim mungon numri i Qendrës së Votimit, kur hapet kutia dhe ekspertëve u është dashur ta hetojnë atë nga vula e komisionerit pas fletës së votimit.

Një tjetër problem, sipas ekspertëve, është dhe thyerja e Kodit për filmimin e fletës. Siç mund ta shihni në kamera, fletët nuk mbahen 4 sekonda para objektivit të saj, siç parashikon Kodi, por kalojnë formalisht pa u kuptuar asgjë në fund.

Sipas ekspertëve, që kanë hetuar, ka edhe probleme të tjera të rënda, siç është censurimi i pamjeve filmike, duke ndërprerë filmimin në mënyrë të pakuptimtë. Një gjë e tillë ilustrohet për shembull në qendrën 263, sipas ekspertit Julian Mema.

Hetimi i CD-ve nxjerr dhe një sërë problemesh, që kanë të bëjnë me mungesën e filmimit të procesverbaleve, kur mbyllen kutitë dhe kur hapen ato, si dhe cilësinë shpesh shumë të keqe të filmimit.

Pra, gjithë parregullsitë, që ne kemi hetuar, janë gjetur, duke marrë parasysh dhe këto vështirësi që me probabilitet mund të rrisin numrin e falsifikimeve në kutitë e votimit.

Si përfundim, një hetim për CD-të hedh në erë procesin zgjedhor, por nuk na çon tek e vërteta e hidhur që mund të jetë brenda kutive. Për këtë arsye, një hetim fizik i kutive përmes ekspertëve të paanshëm do ta bënte më të qartë historinë e këtij procesi, që po mban peng besimin politik në vend. Faktet konkrete janë brenda kutive dhe çdo përpjekje për ta shmangur këtë hetim, do të shtojë më shumë dyshimet për një dirigjim të procesit të manipulimit, prej pushtetit.

Nga kjo rezultoka qe PD dhe PS kane shtuar vota e tyre,por nuk thote qe i jane hequr vota Ndokes apo Ngjeles (thote vetem per Lesin qe i jane hequr vota).

Cfare kerkon Edi Rama.Ai paska vjedhur vete !!!!!!!!!!!!!!!!

Na bejne edhe llogari "shkencore" .

Nje gje te ben pershtypje.Pse nuk kane zbuluar keta eksperte se sa vota ka marre Nardi apo Ngjela.

Nje pyetje i bera mbreme Meros :"Sa vota kishin marre Ndoka e Ngjela ne kutite e Lacit qe u numuruan ne KQZ,pra pa hile.(Sigurisht qe ai nuk e lexoi kete pyetje,sepse ata moren mezatarisht nga 2 vota per cdo kuti).

Sipas "shkences"se perdorur me lart nga "Faktori Plus" ,i shumzojme me numurin e qendrave te votimit te Qarkut Lezhe dhe na del qe ky shumzim na jep me pak vota se sa kane marre faktikish.Pra keto dy parti paskan vjedhur votat e PD e PS.

Kjo eshte "shkenca" e Meros.

otllaku - 29 Sht 2009 - 12:31pm

Nje gje te ben pershtypje.Pse nuk kane zbuluar keta eksperte se sa vota ka marre Nardi apo Ngjela.

per Spartak "BumBUm" Ngjelen nuk e di, por per Nard Ndoken po te pergjigjem. Asnje mer, asnje! Se eshte mashtrues, dallaveraxhi. As ato qe supozohet te jene baza e tij nuk e shohin dot me sy. Deri dje ka marr vota se eshte toleruar nga PD, por me 28 qershor u pa sa i vlen lekura. Perveç se mbeti me gisht ne goje, sepse kujtonte se ca levizje te zakonshme te tija do te mund te perseriteshin smiley ...Por nuk u perseriten dot, sepse nuk u lejua te perseriten.

Mjaftojne keto te themi se votat jane vjedhur ne Shqiperi madje nga te gjitha partite. Kjo eshte skandaloze. Te hapen kutite dhe komisioneret hajdute apo kush ka mbushur kutite te dalin para ligjit. 

votat nuk i jane vjedhur as PS as PD e as ndonje politikani

Votat i jane vjedhur demokracise shqiptare.

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

Enkel Demi.Hap kutite se do te gjesh belane pastaj.

(megjithese mendoj qe kutia e fundit ka lesh)

Sala dhe Rama rane dakord shume kohe me pare qe te vidhnin partite e vogla e o njeri o tjetri te kishte pushtet absolut. Tani te hajne ate qe gatuan!

"Zoti Hoxhalli pa një urdhër me shkrim dhe për të mbajtur vendin e punës"

Deri ketu lexova dhe i vura vizen, diletante te shpifur.

Qe votat u vodhen kjo u morr vesh nga intervista e Priftit per opinion. Gjithsesi, si ne shume raste me pare ato ngelen fjale dhe .... harrohen mbas ca kohe. 

Hetimi i kasetave filmike, sjell FAKTE qe vene seriozisht ne dyshim numerimin e votave, bile legjimitetin e qeverise!!!!! 

Mbeti qeveria me ndy duart me televizion ku si fytyre ka Mero Bazen.

Qeverise nuk i vjen e keqja nga gazetare te tipit Baze. Te merresh me te do te thote ta vleresosh.

Stalker, Amerika e Obames tha qe zgjedhjet shprehin vullnetin e popullit.

"....Në të gjitha rastet aksionet janë kryer pa asnjë dokumentacion ligjor, por vetëm me urdhëra gojore të ish-drejtuesve të KKRT-se..."  

 

Dhe themi pastaj se pse EU nuk na liberalizon vizat, pse nuk na afron. Te shkatrrosh nje objekt vetem me urdher gojor, kjo te klasifikon jo shtet por fise. Edhe ne Afrike nuk besoj te ndodhin gjera te tilla. 

Putini po i vret gazetaret ne mes te dites ne mes te pazarít kurse ju beni gjemen per nje cope antene ,hajde budallenj hajde.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).