Qeveria e re lë jashtë PDI-në, Muhedini: Gabova kur kërkova të votohej PD

Tiranë, 17 shtator NOA – Përfundimi i formimit të qeverisë së re e cila është betuar sot para Presidentit të Republikës, ka lënë jashtë pas asnjë post ministror PDI-në e cila gjatë fushatës u identifikua si përkrahëse dhe që ishte në koalicion me Partinë Demokratike.

E ndërsa qeveria e re ka në mesin e saj ministra në radhët e LSI-së, PR-së kjo nuk ka ndodhur me PDI-në duke “revoltuar” dhe kryetarin e saj Tahir Muhedini i cili në një deklaratë dhënë sot për shtyp ka shprehur dhe gabimin që ka bërë gjatë fushatës ku u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike.

Megjithatë për Muhedinin nuk mbaron këtu, pasi ai shpreson të fitojë postet e tre zëvendësministrave.

“Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë negociatë me zotin Berisha.

Na është thënë që kur të formohet qeveria dhe ne jemi pjese e negociatave të dyta se qeveria u formua.

Çdo forcë politike do të kishte zili të kishte një portofol ministror por megjithëse kjo nuk na u dha, atëherë presim negociatat e dyta me Berishën dhe ne jemi përgatitur për tre zëvendësministra” deklaroi sot kreu i PDI-së Muhedini.

“Kemi bërë një gabim, dhe ky është që kam bërë thirrje në disa qarqe t’i jepnin votat e tyre Partisë Demokratike” tha më tej Muhedini.

Agjensia Shqiptare e Lajmeve

9 Komente

Vallaj e padrejte eshte qe te jete minister Mediu e te mos kete ministri PDI-ja. Nga ana tjeter, nuk kemi pa ndonje person me nivel te tille qe te jete i pranueshem si minister nga rradhet e PDI-se. Mbase nuk e kam vene re une. Nga ana tjeter edhe nje here  smiley   kur u be Nardi minister, pse mos te bohet dhe ky qafhumburi.  

Partia Republikane ka marre me shume se 34 mije vota ndersa PDI vetem 14 mije vota. PDI do te perfaqesohet ne rang zevendesministrash.

Po kjo intervista eshte pak e dyshimte, se edhe vete Muhedini e ka pranuar qe eshte pa pervoje dhe mediat abuzojne me fjalet e tij.

PO dhe Mediu Cam eshte, keshtuqe ai eshte perfaqesues i te dy partive ne qeveri.

Fundi fundit cna hyn ne pune Muhedini.

-Posti im ne Qeveri Kapter Ramiu,ku eshte, s`po duket ? -pyeti Muhedini detari i fushates"Shqiperia po ndryshon".

Kapter Ramiu se bashku me Ducen e vogel ne tiom te anijes,u pane me njeri tjetrin ne sy,u mbyshen me frym,e pane ne sy Muhedinin dhe shperthyen gazit duke qeshur me ze te larte,sa u dhjene ne brek.

-Ha,ha,ha,ha,ha,.....Por puna e postit tat n`qeveri, ishte looooojaaaa!..Ha,ha,ha,ha,ha...!Ha,ha,ha,ha,ha,ha,ha,..!

Kemi bërë një gabim, dhe ky është që kam bërë thirrje në disa qarqe t’i jepnin votat e tyre Partisë Demokratike” tha më tej Muhedini.

Sa naiv paske qene mer Muhedin!!!  smiley

Ky ishte ai qe donte ambasor ne Vashington me duket?

Si thote "kakomiri"? Na kane thene te do jemi pjese e negociatave te dyta! smiley

Po nani or qyq?

Do te marre Saliu edhe ate deputet qe ke mor i zi! Keshtu qe mos u ndjej poshte e larte!

Gou evej!

Me 14 mije vota do Minister! Hajde pazar hajde.

Ky qe i bente thirrje Dules per aleance ne qeveri ee ?  smiley

Jua ben mire Sala juve, ju shtrydhi si limon ato ditet e para ti bente presion Dules edhe tani ju flak.. Keq me vjen por e meritoni. Asnje post ministrie per ju!

  14 mij vota kete vit, por s'eshte çudi qe pas 4 vjetesh te marri 140 mij vota. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).