Qeveria dhe Bashkimi Europian

Qeveria "Berisha 2" mori bekimin, pardje, në Kuvendin e Shqipërisë me 74 vota, bekim pas të cilit u dëgjuan gjithë entuziazëm fjalët e Kryetares së Kuvendit. Ajo e shpalli këtë kabinet si qeverinë që do të na çojë brenda Bashkimit Europian. Duke thënë dy-tri fjali të shkurtra, pas votëbesimit, indirekt ajo përcaktoi dy shina për këtë çështje, duke premtuar se aspirata jonë kombëtare për Brukselin mund të bëhet realitet vetëm nga kjo qeveri e aftë dhe me vullnet.

Kjo ide, që të kall krupë, ka qenë lajtmotivi dhe refreni i të gjitha qeverive shqiptare, që janë përpjekur t‘i japin vetes, me një naivitet qesharak, paraqitje mesianike për shqiptarët, duke ditur se shqiptarët e kanë thembrën e Akilit te mungesa e lëvizjes së lirë, për shkak të papunësisë në vend, e në këtë mënyrë, anëtarësimi në Bruksel do t‘u krijonte atyre mundësinë për të mbijetuar duke hyrë në një treg pune. Pra, qeveritë shqiptare, që nuk kanë qenë të afta për 20 vjet të ulin papunësinë në rendin njëshifror, me një gur vrasin dy zogj: ato shfryjnë presionin e brendshëm të papunësisë dhe mizerjes, si dhe sigurojnë një valutë jetike për të ruajtur stabilitetin e fuqisë së lekut. Pra, një përmirësim i dyfishtë ekonomiko-financiar, i bazuar te tregu i huaj i punës dhe te standardi euroatlantik.

Por aspirata e shqiptarëve për Brukselin, që ekziston sot në ndërgjegjen e shqiptarëve, ka dy arsye. Së pari, frustimi ynë ballkanik, sidomos në shekullin e kaluar (pas luftërave ballkanike) e së dyti ajo është e vetmja alternativë e imponuar nga rrethanat gjeo-strategjike dhe ne nuk kemi mundësi tjetër zgjedhjeje për mbijetesë kombëtare. Të duash të kundërtën është si të kërkosh të ngresh ujin e një katarakti përpjetë. Pra, Brukseli është një "destiny" për të gjithë popujt e rajonit, madje edhe nëse nuk do ta donim ne, do na detyronin ta "dashuronim" atë, ashtu siç po i detyrojnë ta duan serbët, bullgarët, rumunët, malazezët dhe siç i kanë detyruar më parë grekët (apo siç do t‘i detyrojnë më pas ukrainasit, bjellorusët etj., deri në Turqinë europiane; për ta ditur më me saktësi, hidhini një sy hartës fizike që ndodhet në kartëmonedhat euro).

Brukseli (nënkuptoni BE) është një pjesë e axhendës së rëndësishme, në funksion të asaj që quhet Rendi (ose edhe Urdhri) i Ri Botëror. Meqenëse Kryetarja jonë shumë e nderuar e Kuvendit është tepër e përkushtuar ndaj Shkodrës, e sidomos ndaj bashkëqytetarëve të të njëjtit tarikat religjioz me të, do t‘i kujtonim një nga tre poetët tanë kombëtarë, që ajo mund ta ketë edhe për zemër (epik&eumlsmiley, Fishtën, i cili e quante Brukselin ‘moj Evrop, moj kurv' e motit‘, për faktin se po e linte atëbotë Shqipërinë si një kockë ndër dhëmbët e botës sllave ortodokse dhe nuk po e pranonte në gjirin e saj.

Shkurtimisht dhe aspak në mënyrë shteruese, po përpiqemi më poshtë të hedhim disa penelata të shpejta në ndërtimin subjektiv të tablosë sinoptike për qeverinë aktuale, si dhe do të flasim për Brukselin apo Strasburgun (nënkupto BE), duke pasur nevojë, me drojën e bezdisjes së lexuesit, për të thirrur në ndihmë historinë, nëpër të cilën ka kaluar kjo ëndërr e vjetër e kombeve dhe e Elitës botërore, pa iu shmangur edhe konfrontimit me historinë konvencionale të mësuar nëpër shkolla.

Ajo që vlen të theksohet që në krye të herës dhe që e kam përsëritur edhe herë të tjera, është ndjenja ime se kjo qeveri, me patericat e ndërkombëtarëve, do ta kalojë me sukses mandatin e saj katërvjeçar, si dhe do t‘i fitojë edhe zgjedhjet lokale, për shkak të mungesës së sintonizimit të Ramës me përfaqësuesit e Elitës në Tiranë. Niveli qeverisës mendoj se do të bjerë në vitin e tretë, pas zgjedhjeve lokale, për shkak të shpartallimit të mëtejshëm të opozitës, dhe mund të riforcohet në vitin e fundit para zgjedhjeve të vitit 2013, nëse PS do të ristrukturohet, gjë që mendoj se do të realizohet me mbështetjen e ndërkombëtarëve, të cilët duan ekuilibra force, meqë kur të çmendet pozita, t‘i ndërsejnë opozitën.

Disa deputetë nga mazhoranca do të dinë, si asnjëherë tjetër, ta mjelin këtë "mandat të tyre të artë", e Berisha do të jetë "një be me emër, por me dorë në zemër" në marrëdhëniet me ta. Kryeministri dhe politikani Berisha gjithmonë ka qenë i kujdesshëm me qeveritë dhe ndarjen e pushteteve sipas origjinës gjeografike dhe origjinës së religjionit në stafin e bashkëpunëtorëve të tij. Por këtë radhë nuk mund të quhet rastësi një ekip edhe më "tosk" se "ansambli Labëria" (siç e pati quajtur me qesëndi dhe ashpërsi kryeopozitari i atëhershëm Berisha), që pati ndërtuar njëherë PS-ja në vitin 2003. Po të shikosh (ansamblin) "Berisha 2", vëren se në kabinetin e tij nuk ka asnjë geg. Ai mendon se gegët i përfaqëson të gjithë vetë dhe se me ta nuk mund t‘i dalë rrugës ndonjë problem, ngaqë për ta ai është si një flaut magjik që i neutralizon të gjitha pakënaqësitë e tyre, dhe nga ana tjetër u bën një sfidë të guximshme të gjithë kundërshtarëve që e kanë akuzuar se është bajraktarist, krahinarist dhe "Ali Baba me 40 hajdutët" e bandës së vet të veriorëve.

Berisha, në fakt, ashtu si edhe Zogu, financat ua kishte lënë gjithkahera toskëve për t‘i administruar. Zogu kishte kopjuar Mustafa Qemalin e Turqisë që, për financat (madje edhe për partin&eumlsmiley nuk ua besonte të vetëve, Ismetit a Fetiut (kryeministrave të tij), pasi ndjente nevojën e ish-financierëve çifutë të Selanikut (të cilët, me gjithë lutjet e Elitës, ca i vari dhe ca i vendosi në nivelet e dyta të administratës financiare e tatimore të Turqis&eumlsmiley, grekëve apo armenëve. Dhe Zogu i pati vendosur magjistratët e vet ose nga Libohova, ose nga Korça. Sa herë që Berishës i ishte dhënë rasti deri më sot, ai e pati ruajtur traditën krahinariste e religjioze të figurave libohovite të Financave (M.bej Libohova - G.Ruli), si dhe traditën krahinariste midis trashëgimtarëve korçarë të Financave (P.Evangjeli&Co - Bode) të kohës së Zogut.

Pellgu Korçë-Leskovik-Konicë-Gjirokastër-Janinë-Çamëri ka qenë me tradita në punët e ekonomisë, financave dhe tregtisë së brishtë që zhvilloi Ali Pasha, si edhe për shkak të kontakteve me tregtarët zëmëdhenj të flotës greke. Ndërsa me qeverinë "Berisha 2" janë thyer të gjitha limitet e këtij spektri të traditës. Tashmë, Partia Socialiste do ta ketë të vështirë ta quajë qeverinë "oborri i Saliut". Përveç "toskëzimit" të qeverisë, ajo që bie në sy është fakti se Berisha nuk i ka vendosur çdo dashi këmborën e vet, pra nuk kuptohet se përse nuk çoi juristin Basha te Drejtësia dhe ushtarakun Nishani ta linte në vend të vet, te superministria e Brendshme. Supozohet se ai nuk ka dashur ta konsumojë Bashën, i cili mund të jetë edhe suksesori i përkohshëm i Doktorit, në raport me ndërkombëtarët, pasi Kryeministrit i duhet një kamikaz (Nishani) për të shtënë në dorë pushtetin e tretë (gjykatat dhe prokurorin&eumlsmiley dhe ta neutralizojë Presidentin, "mashën" e ndërkombëtarëve për të mbajtur në fre harbimin e qeverisë. Me largimin e Oketës, ministrit të Presidentit në qeveri, Berisha e ka hedhur në tapet Topin, i cili pretendonte për një mandat të dytë, vetëm nëse fitonte Rama në zgjedhjet e përgjithshme. Këtë post duket se e aspiron përsëri "pensionisti" Nano, por unë druaj se ky mund të pengohet nga ndërkombëtarët për shkak të "ceneve në biografi" dhe, Berisha & Meta mund të katapultojë aty ose një figurë të LSI-së, ose znj.Topalli, për t‘ia lënë PD-në të kastruar suksesorit të vet (nga mëtonjësit e fuqishëm virtual&eumlsmiley, që në momentin final mund të synohet të jetë një njeri i afërt i familjes së z.Berisha.

Kurse vendosja e Imamit në dikasterin e Mbrojtjes duket se mund të jetë realizuar për shkak të besimit reciprok të ricikluar mes tij dhe Kryeministrit gjatë kohës që ai ishte një shef kabineti, nga më profesionistët e Kryeministrit, por edhe për shkak të ndonjë rekomandimi nga Brukseli, pasi pas hyrjes së Shqipërisë në NATO, titullari i këtij dikasteri duhet të jetë shumë i ndjeshëm për emrin e magjistratit të saj. Edhe pse z.Berisha i ka lënë të gjithë mëtonjësit e vet me gju në tokë, për të dëgjuar bilbilin e arbitrit në garën për një post në qeveritë e tjera të ardhshme të rindërtuara brenda këtij mandati (besoj ju kujtohet pyetja e një gazetareje për mospërfaqësimin e grave, pyetje që Berisha e quajti të drejtë dhe tha se kjo qeveri le të konsiderohej vetëm si një fillim !), është e vështirë të ketë rokada, pasi në natyrën e Berishës, është tipari i bashkëpunimit me një numër të vogël ortakësh. Ndaj mendoj se kjo qeveri do të vazhdojë, më së paku deri në zgjedhjet lokale, kohë kur mendohet që PS-ja mund të kalojë në një krizë të gjerë, nëse do të humbiste bashkitë kryesore të vendit dhe sidomos Tiranën. Ky mund të jetë një moment kur qeveria mund të abuzojë e të bëhet arrogante, edhe pse përvoja dhe vetëpërmbajtja e "plakut" Berisha do të ishte e vlefshme në këtë moment.

Për sa i përket çështjes së dytë, Europës, do të thosha përciptazi disa fjalë, duke i kërkuar ndjesë znj. Topalli, që po i hyj brenda oborrit të saj, të cilin ajo dhe kabineti "Berisha 2" e mbajnë të pushtuar me xhelozi dhe nuk lejojnë asnjë "stealer" që t‘ua rrëmbejë.

Qysh në kohën kur në Amerikë kishte mbaruar Lufta Civile e në Europë po lindnin shtetet kombëtare, Italia dhe Gjermania (1871), një njeri i rëndësishëm në Amerikë, Albert Pike (kreu i Masonerisë së juridiksionit të jugut të SHBA-së, i akuzuar edhe si themeluesi i fshehtë i Ku Klus Klanit), thuhet se i kishte shkruar meteorit politik italian të Piemontes, Mazinit, se ne, Vëllazëria dhe Elita (hierarkia botërore është Syri që sheh gjithçka, Elita, Vëllazëria, shtetarët apo të ashtuquajturit paraqitës të programit - ku bën pjesë kabineti ynë dhe Kryetarja e Kuvendit, administrata publike, media, biznesi dhe gjithë të tjerët) kemi pikësynim të ndërtojmë një qeveri botërore, të cilën do ta realizojmë edhe nëpërmjet Europës së Bashkuar. Për këtë mund të zhvillojmë tri luftëra botërore. Luftën e Parë do ta kryejmë për të krijuar qeverinë e përgjithshme (Lidhja e Kombeve), si dhe për ngritjen e dy shteteve totalitare (Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania e Italia), pasi të kemi hedhur hapin e parë për të shkatërruar rendin perandorak hyjnor të mbretërve dhe perandorëve. Ky shfronëzim i elitave politike sunduese të kohës do të bëhej nga elitat ekonomike. Kjo qeveri botërore dhe Europë e Bashkuar, theksonte Pike, do të bëhej me gjak, pasi fronet mbretërore dhe kombet pranojnë ta falin sovranitetin e tyre vetëm kur bien në mizerjen dhe shkatërrimin e pasluftës së gjatë. Kjo qeveri e parë botërore mund të mos jetë shumë e fortë, ndaj ne mund të shkaktojmë një Luftë të Dytë gjithëbotërore nga përplasja midis dy shteteve me ideologji të kundërta, komunizmit dhe fashizmit, ku demokracitë do të bëjnë aleancë me të parat. Nga kjo përplasje do krijohet një qeveri e dytë e brishtë botërore, (Organizata e Kombeve të Bashkuara) dhe me banking e financa të koncentruara botërore (FMN, BB etj.), si edhe një shtet tjetër ideologjik, sionizmi, përplasja me të cilin do të sillte një qeveri të tretë botërore. Vetë hierarkitë (dhe nënndarjet e tyre) që i përmendëm më lart, nuk e dinë të gjithë axhendën, pasi atë e dinë shumë pak frymë. Madje, thuhet se një nga pikësynimet e Rendit të Ri Botëror është edhe zhdukja e feve dhe do lejohet besimi vetëm te "zoti" i Elitës dhe nuk e dimë se si do ta perceptonte një Shqipëri dhe Europë të Bashkuar pa adhurimin fetar, zonja Kryetare e Kuvendit? Po një qeveri botërore me një gjuhë të vetme, me një monedhë të vetme (a nuk tha edhe Doktori me guvernatorët e rajonit, se leku duhet të hiqet dhe t‘i lëshojë vendin euros? A nuk po vendoset në të gjitha shkollat nëntëvjeçare me detyrim anglishtja si gjuhë e huaj?).

Thuhet se planet e qeverisë botërore dhe BE-së kishte kohë që ishin projektuar nga Elita. Kjo është fituese e historisë së vërtetë botërore. Elita i kishte filluar përpjekjet për BE-në me synimin për të shtënë në dorë fronin e Anglisë me Vilhelm Pushtuesin rrotull viteve 1050, pastaj kur u ngeci skema e parë, vazhduan afro 650 vjet më pas me Vilhelm Oranzhin e Hanoverit, më 1688, me të cilin realizuan planin e madh të bankës private të Anglisë. Elita rrëzoi skemën amatoreske të bashkimit të Europës sipas një vullneti politik të një shtetari të dalë nga anonimati dhe gërmadhat e Revolucionit Francez, Napoleonit. Por në Koncertin e Vjenës ishte car Aleksandri i Parë i cili e rrëzoi skemën e parë reale të Elitës për fillimin e BE-së dhe pas kësaj dihet fundi i Romanovëve.

Europa, një shekull para letrës së Albert Pike, kishte themeluar një organizatë të quajtur Iluminat (nën drejtimin e M.Mendelson dhe A.Veishaupt), i cili supozohet se organizoi Revolucionin Amerikan dhe atë Francez. Madje, thuhet se edhe Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së, ashtu si edhe Manifesti Komunist i Marksit, janë përgatitur nga kjo organizatë. Edhe filozofi Kant ka qenë frymëzues për një Europë të bashkuar. Më pas, një organizatë tjetër shumë e fuqishme, e themeluar sipas mësimeve të Platonit për një qeveri të vetme botërore, e quajtur Tavolina e Rrumbullakët, e organizuar nga pedagogu londinez Xh.Raskin dhe nxënësit e tij S.Rhodes (ky ka bërë luftën boere dhe ka qenë Kryeministri i Rhodezisë - sot Afrika e Jugut) dhe A.Milner, ka pasur dhe vazhdon të ketë një influencë të jashtëzakonshme në politikën e sotme botërore, dhe natyrisht që kësaj politike të fuqishme nuk mund t‘i kundërvihet asnjë qeveri për një kohë të gjatë.

Ndaj (duke e mbyllur këtë histori që e treguam, për të thënë se hyrja e rajonit në BE nuk varet nga vullneti i qeverive të vogla të saj, as nga vullneti i PD & LSI në rastin e Shqipërisë, pasi për këtë projekt është derdhur shumë gjak, janë përmbysur dhe shpartalluar shumë frone e dinasti perandorake me pretendime hyjnore, është derdhur shumë djersë dhe gjak njerëzish prej të gjitha kategorive, sipas një axhende shekullore që është në prag të realizimit), u prezantojmë atyre që nuk e dinë ose që bëjnë sikur nuk e dinë, se futja e secilit vend në BE, si dhe momenti i hyrjes në të nuk varen dhe aq shumë nga standardet apo dëshirat subjektive të popujve apo qeverive të tyre, por nga axhenda e Elitës. Ndaj do t‘u luteshim shtetarëve tanë të na linin të qetë me mburrjet dhe britmat e tyre plot pretendime guliverike, pasi e vetmja meritë e tyre e vogël do të ishte ta mbanin varkën me modesti, sipas drejtimit të rrjedhës, duke pritur radhën kur t‘i thërriste Kapitaneria për t‘u ankoruar në mol, si dhe të amvisonin sa më mirë sendet brenda anijes, që aty të mos ketë shumë zallamahi e të mos përmbysen shpejt ngarkesat, nëse do të kishte ndopak valë.

 

*Autori eshte ish deputet i Ballit Kombetar

 


4 Komente

omg how much crap!!!

Së pari, frustimi ynë ballkanik, sidomos në shekullin e kaluar (pas luftërave ballkanike) e së dyti ajo është e vetmja alternativë e imponuar nga rrethanat gjeo-strategjike dhe ne nuk kemi mundësi tjetër zgjedhjeje për mbijetesë kombëtare.

Sa e habitshme, nuk eshte as e para, as e dyta!!!

Jane gati 1.5 miljone shqiptare te ikur qe presin te kene nje cope dokumenti te ligjshem ne dore; dhe asnjerit prej tyre nuk i ka shkuar ndonjehere mendja te lufterat ballkanike, e as te mbijetesa kombetare!

Nje citat sa i turpshem, aq dhe i pavertete. Shume i turpshem, ne raport te drejte me pavertetesine qe mbart.

Pra, Brukseli është një "destiny" për të gjithë popujt e rajonit, madje edhe nëse nuk do ta donim ne, do na detyronin ta "dashuronim" atë, ashtu siç po i detyrojnë ta duan serbët, bullgarët, rumunët, malazezët dhe siç i kanë detyruar më parë grekët (apo siç do t‘i detyrojnë më pas ukrainasit, bjellorusët etj., deri në Turqinë europiane; për ta ditur më me saktësi, hidhini një sy hartës fizike që ndodhet në kartëmonedhat euro).

Faqja e zeze!!!

O Zot, a ka mbetur njeri me tru ne Shqiperi apo te gjithe jane budallallepsur???

Po si more, dhe kush i lejon te tille artikuj te shohin driten e botimit?

Ne cfare kohe jetokemi keshtu qe te cohet injorant pas injoranti e t'i jape mend nje populli te tere 4 miljonesh, apo me mire, nje Ballkani 55 miljonesh?

Faqja e zeze... O admine, a ka mundesi te na ndihmoni duke na hequr nga syte te tilla pacavure?

Une nuk shof fare se car ka skandaloze ne kete mes. Ajo qe ka dash me thone autori per mendimin tim eshte se futja ne BE eshte nje rruge e detyruar per te gjithe ku te gjithe (jo vetem Ballkani po edhe mbare europianet) po futen per interes dhe jo dashuri. Te gjithe kane rezerva ndaj restriksioneve qe u ben Brukseli (qe e ben dashurine e vertete te pamundur) por ne global mendojne se BE-ja eshte nje avantazh.

Une nuk e di nese ndonjehere europianet do arrijne ta bejne BE-ne si USA, dmth qe te ndihen europiane dhe pike. Po edhe nqs kjo ndodh do doje shume me teper kohe se ç'u desh ne Amerike se perveç historive sherrxhie bilaterale, europianet kane edhe nje histori teper te vjeter kombetare.

Pastaj keto paragrafe qe ti citon ketu nuk jane fare po fare fare perfaqesues te idese qe kerkon te shprehe autori ne artikull (me sa duket si zakonisht nuk e ke lexu artikullin as deri ne gjys). Idea eshte se qeveria luan me "flamurin e futjes ne BE" nderkohe qe kjo nuk do behet fale aftesise se saj po thjesht se do Brukseli.

Ti mos u merr me mua... ke gjetur vetem nje pike ku te kapesh me artikullin, dhe aty i mban syte mbyllur. Nese do te thoje ate qe po thua ti, le te thote ate, dhe kaq; nese do te thote ate qe po thua ti, dhe perdor shembuj idjote, krejt pa lidhje fare, atehere une reagoj kur i lexoj. Nuk jam enjtur ne tru qe "te kuptoj ate qe paska dashur te thote" kur tjetri 10t ne mes te sheshit!

Lizander, meqe ti jeton ne Rusi, a eshte e vertete se Japonia nuk ka asnje kangur per shkak se amerikanet jane shume ksenofobe kunder kanadezeve te muajit dimeror, - korrik?

Ka disa detaje interesante ne shkrim, si fakti pse Nishani eshte çuar tek Drejtesia (per tu perdorur si kamikaz), dhe pse Basha eshte ruajtur e mbrojtur per t'u mos konsumuar (duke u çuar tek punet e perbrendshme).
Sikunder dhe fakti qe, tashme eshte e sigurt se Topi nuk do te gezoje nje mandat te dyte presidencial.

Sa per letren e Albert Pike, duket se autori i i artikullit anon nga konspiracionistet, pasi kjo leter asnjehere nuk eshte konfirmuar shkencerisht qe ka ekzistuar (http://fr.wikipedia.org/wiki/Albert_Pike...

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).