Zgjedhjet ne Shqiperi dhe shoqerite e telekomunikacionit. A pati ndonje ankese?

Nje dite para zgjedhjeve SMS dhe telefonatat e regjistruara u bene te tepruara. SMS nga kryeministri arriti ne oren 5 te mengjesit tek celulari i Vodafone apo Eagle (ia kaloi dhe namazit te imamit), telefonata qe thoshte 'çohu' andej nga ora 9 e paradites tek telefoni fiks dhe ajo e kryeministrit ne oren 13.00 po tek linja e Albtelekomit. Ne te dyja rastet linja u bllokua dhe pa e degjuar deri ne fund mesazhin elektoral (edhe fikja e telefonit nuk ndihmonte) nuk mund te merrje apo te beje thirrje telefonike.

Marr ne telefon 'kujdesin ndaj abonentit' te Albtelekomit, me del nje ze femre, e cila me jep numrin e centralit (?? mund te merrja cdo lloj informacioni te brendshem per Albetelekomin nga ky kujdes ndaj abonentin, rrezik dhe fjalekalimin e llogarise bankare). Marr centralin (i cili kuptohet qe se kishte dijenine per cfare behet fjale) me jep nje numer tjeter. Marr numrin tjeter dhe aty informohem se ankesa ime u regjistrua dhe do merret parasysh smiley.

Nuk degjova asnje lajm neper TV apo gazeta qe njerezit u ankuan per mesazhet elektorale tek numrat e tyre private. Per mua keto raste mund te hidheshin ne gjyq menjehere.

Dini gje nese ka patur ankesa publike apo hedhje ne gjyq?

1 Komente

Ne ShBA jeton ti miku?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).