Sa "komunitet i shendetshem" eshte ppu?

9 Komente

Sa i perket KG nuk besoj se jemi keq

Cfare do me thene i shendetshem ne kete rast?

jo jo Gaia.. shih si eshte puna, komunitet i shendetshem eshte ne thonjeza, dmth "komunitet i shendetshem"... dmth, kemi komunitet, nje numer te caktuar njerezish, 2+, te cilet i bashkon dicka e perbashket. Pastaj kemi shendet, qe dmth nje organizem biologjik ne forme, atehere kur qelizat, indet e organet funksionojne sic duhen dhe nuk vuajn prej infeksioni ose semundjeje dhe jane te afta te luftojne nje virus ose mikro-organizem te huaj. Pastaj mund te perdoresh kete term biologjik, per te pershkruar nje send ose dukuri natyrore ose si ne rastin me siper, nje komunitet, por kur kjo behet, quhet shprehje metaforike ose figurative... si atehere psh kur thuhet 'zemra e civilizimit'. Mirepo pastaj, ne epoken tone postmoderne, mund ta vesh metaforen ne thonjeza.. edhe kjo i jep metafores nje gjasme efekt, e simbolit te gjuhes (fjales), nje gjasme gjasme efekt. Qe dmth se fjala e shkruar eshte 2x figurative... qe aktualisht, kjo dmth te grisesh vete cohen e gjuhes... sepse metafora ose gjuha figurative ne thonjeza nuk funksionon.

Mgjth perdorimi i thonjezave ne gjuhe figurative, duhet thene se NUK BEHET per arsyet me siper, dmth ndonese ai e gris cohen e gjuhes (sipas mendimit tim flasim), ajo nuk behet per kete arsye, por behet per te maskuar, per te justifikuar, perdorimin e gjuhes figurative ne radhe te pare. Atehere kur nuk eshte e qarte arsyeja, logjika, pas perdorimit te gjuhes figurative, thonjezat jane shpetim-prureset. Ne te dyja rastet, personalisht e gjej.... s'di si me e shpjeguar... jo-pozitive

 

smiley

Komuniteti eshte i perbere nga njerezit qe njihen dhe qe i lidh dicka psh ne pune, apo miq etj. Mirepo ne internet koncepti i internetit ndryshon pasi shpesh bisedon me njerez qe nuk te lidh asgje prandaj e kam vene fjalen komunitet ne thonjeza, pasi nuk e di nëse mund ta quajme komunitet. Nuk ka te beje fare me organizma njeqelizore a shumeqelizore si qe ky shpjegimi i çuditshem pak me siper.  

me fal, ke te drejte. ate qe desha te them, eshte se kto pyetjet e tua jane teper abstrakte. teper forumore, edhe.... si me e shpjeguar... personalisht mendoj se gjithkush mund te mundohet me teper per te shtruar nje pyetje a kerkim, se sa kaq. mua do te me interesonte me teper ideja nese 'te qenurit komunitet', eshte dicka pozitive, apo negative.. dmth ndonje fare analize mbi dinamiken e blogjeve, antarave, fenomenit protagonizem... shoqerise virtuale te ndertuar... dijes... infrmacionit... mundesise per te reflektuar e per ti perplasur idete me ato te te tjereve.. edhe QELLIMIT te faqes mbi te gjitha...etj. dicka e tille. kto duhen konsideruar te gjitha ne menyre per te dal me nje perkufizim operativ te te qenurit "i shendetshem", me pas po te gjitha duhen marr parasysh nese faqja a komuniteti eshte e shendetshme a jo. eshte e veshtire te nxjerresh infot e duhura me nje pyetje kaq te gjere si kjo e temes. kte desha me thene, kam pershtypjen.

Po twintip ndoshta e kam trajtuar pyetjen ne nje menyre te gabuar. Ideja eshte qe une e kam shtruar pyetjen ne nje kend me te ngushte pamjeje, dmth ato dukurite qe ti permende nuk i kam marre parasysh. Kam cilesuar si komunitet te shendetshem virtual nje komunitet qe ne fund te fundit, arrin qe te shfaqe vlerat reale, dijen, kulturen etj, te cdo anetari qe ben pjese ne kete komunitet. Pra pyetja eshte, a e ben me sukses ppu kete gje aktualisht? A mendoni se nje njeri vetem me ane te postimeve apo komenteve arrin te shfaqe ate qe ai eshte ne te vertete ketu tek ppu psh? Psh bazuar ne kete logjike mendoj se facebook nuk eshte nje komunitet i shendetshem.

Po twintin ndoshta e kam trajtuar pyetjen ne nje menyre te gabuar.  

a eshte njeriu ne te vertete ai qe eshte ne te vertete?

cfare kuptojme me "te jesh", e cfare kuptojme me "te vertete" e cfare kuptojme me "te jesh ne te vertete"?

 Njehere Chuang Chou pa ne enderr sikur ishte flutur, nje flutur qe hidhej e fluturonte e lumtur ne vetvete, teksa bente ate qe i pelqente. Ai nuk e dinte qe ishte Chuang Chou. Papritur, ai u zgjua dhe ja ku ish, i teri dhe i beri Chuang Chou. Por ai nuk e dinte me nese ai ishte Chuang Chou qe enderroi se ishte flutur, apo nje flutur qe po enderronte se ishte Chuang Chou.

CHUANG TZU (Diskutim mbi barazimin e gjerave) smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).