Sa do zgjase bojkoti i PS?

Cfare ndikimi politik do kete per PS ky bojkot?

Pervec mediave te vendit bojkotin e dites se pare te parlamentit e ka pasqyruar dhe Associated Press.

Simbas TV Klan:

OSBE është shprehur kundër bojkotit të Kuvendit nga Partia Socialiste. Vetëm një ore e 30 minuta prej fillimit të seancës së parë plenare të kësaj legjislature, ambasadori Robert Bosh bëri të ditur këtë qendrim që shkon hapur kundër linjës për një opozitë në rrugë. Për Bosh debatet politike bëhen në Kuvend nisur dhe nga logjika që tejkalon qendrimet personale të partive, që ka të bëjë me integrimin europian të vendit.
OSBE është një nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare që PS ka thirrur për ta asistuar në procesin e verifikimit të parregullsive me zgjedhjet. Por deklarata e Ambasadorit Bosh, deklaratë që në thelb rrëzon vendimin më të rëndësishëm të Partisë Socialiste bojkotin e Kuvendit, duket se e vështirëson mundësitë e bashkëpunimit.
Ambasadori Bosh nuk është i vetëm përfaqësues i insitucioneve ndërkombëtare që nuk mbështet vendimin politik të kryetarit të PS. Pak ditë më parë ishte Oli Rehn komisioneri për zgjerimin që zbehu gjithë deklarimet e Ramës për manipulim të procesit zgjedhor kur tha se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat në historinë pluraliste të Shqipërisë.

Cudi se kete lajm s'e pashe ne mediat e tjera. Ose eshte i pavertete, ose...?

51 Komente

Kush pyet per OSBE-ne ka thene Bushati.

Ne luftojme te vetem perballe kampit imperialisto-revizionist-ka thene i jati

Hatri mos ju mbetet qefi mos ju prishet por sipas filaxhnit tim te kafese

Bojkoti do te vazhdoj per 1 muaj 

Dhe pastaj per 2 vjet gjerat vazhdojne normalisht sikur kurre te mos kete patur bojkot.

Zgjedhje te parakoheshme ne 2 vjet. Zhvillohen ne te njeten kohe me zgjedhjet lokale.

 

bojkoti do zgjase aq sa cdo socialist te marre vesh se ne cpike kritike ka arritur semundja mendore e krietarit, e ta plasin jashte me dhune

hahahahaahahah

Bojkoti do vazhdoje derisa te behen zgjedhjet ne kongresin e PS ne fund te shtatorit. Pastaj do bien qetesi, e krietari do vendosi se do ta shohi vehten me te forte se kurre e asnje armik i brendshem e i jashtem se luan me.

Deri ne zgjedhjet lokale kemi kohe e shohim, se jane larg e ka gjithe ate kohe per kompromise. Eshte edhe mbarimi i mandatit 4 vjecar pastaj. Ohu sa ka pazari!!!

Bojkoti i PS-se do te zgjase derisa te perfundoje hetimi parlamentar per votimet e Qershorit. Perderisa komisioni qendror i zgjedhjeve apo kolegji zgjedhor nuk moren mundimin te hetonin mbi ankesat e PS-se dhe jo vetem te saj, duhet qe me pahir te detyrohet kjo shumice arogante dhe e kriminalizuar te bjere dakort per hetimin e ketyre zgjadhjeve. Per fat te keq kjo eshte e vetmja alternative demokratike qe i ka ngelur opozites. Nese OSBE-ja apo perendimi parapelqejne ta anashkalojne hetimin e parregullsive ne zgjedhjet e Qershorit, tregon qe ata i shkojne gjithmon mbrapa kokefortit. Le te shikojme se kush eshte me kokforte Sali mafjozi apo Ed balozi. 

Te huajt vazhdojne ti terheqin veshin Rames per bojkotin. Kjo dihet qe do ndodhte pavaresisht kush e bente bojkotin apo ca arsye/kushte nxirrte, aq me teper tani qe Shqiperia u fut ne Nato dhe po permbush kushtet per ne Evrope.

Por eshte dyfish e 10me per Ramen se ky medemek i ka bere fleterrufe gjithe diplomacive te huaja duke i thene shiko si ma futi Berisha ne zgjedhje, dhe njekohesisht e ka var teneqen pjeserisht tek kritikat qe kane bere dhe do bejne te huajt per zgjedhjet. Mjafton qe ata te thone qofte dhe qe zgjedhjet nuk ishin 100% dhe rama-mediat e megafonojne lajmin. Keto lajmet e kundershtimit te bojkotit te tij mazallah se e shohin driten e diellit. smiley

Po Rames i duhet patjeter ta shtyje bojkotin te pakten deri sa te "zgjidhet" si krietar prap.

Faktori ndërkombëtar del kundër vendimit të opozitës për të bojkotuar Parlamentin deri në hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Një ditë pasi kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch deklaroi se institucioni ku duhet bërë debati politik është Parlamenti, pro këtij deklarimi shprehet edhe Britania e Madhe. Ambasadorja e Mbretërisë së Britanisë, Fiona McIlwham tha dje në një prononcim për mediat se ka të njëjtin qëndrim me atë të misionit të OSBE-së. “Përsa i përket bojkotit të opozitës ka pasur një deklaratë të OSBE-së një ditë më parë dhe ne jemi dakord me atë qëndrim”, u shpreh McIlwham.

Panorama

P.S. Mbase kjo britanikja eshte nxituar te dale kunder bojkotit personalisht ngaqe rama-mediat ja megafonuan aq shume krtikat e saj per zgjedhjet saqe u duk sikur Britania po miratonte propoganden e tij. Backfire? smiley

Bojkoti i Ramës pa karakter!

Henri Çili/Panorama

Disa institucione të tillë të demokracisë liberale, si greva e urisë, bojkoti etj., kanë një karakter të theksuar morali. Madje tek morali dhe karakteri i tyre qëndron dhe forca e këtyre instrumenteve të demokracisë. Nuk është ky rasti i bojkotit të fundit që ...opozita e Edi Ramës ka vendosur rreth parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Ai që njihet tashmë si “bojkoti i kushtëzuar” i Parlamentit nuk është gjë tjetër vetëm se një përcaktor për të nxjerrë nga pozita e vështirë këtë akt politik të Partisë Socialiste, por mbi të gjitha kreun e PS-së, Edi Rama. Pikërisht ky, pra bojkoti i kushtëzuar është pika e Arkimedimit mbi të cilën Rama e vendos rifillimin e aksionit të tij politik, atje ku e nisi pas humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit. Ky bojkot tingëllon pa karakter për të paktën dy arsye:

Arsyeja e parë pse ky bojkot është pa karakter, është fakti që ai nuk është një bojkot i vërtetë. Ai është një bojkot i kushtëzuar. Kjo do të thotë se ai thjesht ka simbolikë, por nuk ka përmbajtje, ai nuk është i qartë, por ka nuancë të shpëlarë. Nëse Edi Rama i gjykon zgjedhjet pa standarde, në vend që t’i përgjigjej këtyre zgjedhjeve pa standarde me një bojkot pa standarde, në fakt përdor një formë të bojkotit që edhe është edhe nuk është. Nga njëra anë ai nuk ka argumente të mjaftueshme për një bojkot të plotë përballë shoqërisë shqiptare, ndërkombëtarëve dhe aktorëve lokalë, e nga ana tjetër i duhet patjetër një bojkot, sidoqoftë, i cili të përligjë pikërisht atë vazhdim pa lavdi në krye të PS-së. Nëse Edi Rama është i bindur në atë që thotë, ka prova dhe argumente, ka besim te kauza e vet, ai mund të bëjë fare mirë një bojkot të plotë, mund të bëjë thirrje për të nxjerrë njerëzit në rrugë, për të mos njohur një qeveri të paligjshme, duke mos pranuar asnjë ditë as parlamentit dhe asgjë që del prej tij. Kjo do të ishte e dobishme realisht për shoqërinë shqiptare, një përkrahje e vërtetë dhe reale ndaj këtij bojkoti do të ishte detyrim qytetar, intelektual dhe detyrim politik për të gjithë ata aktorë me arsye të shëndoshë që besojnë tek sistemi tek vlerat e demokracisë. Nëse nuk arrin të bëjë këtë, më mirë të mos bëjë asnjë lloj bojkoti, por të njohë realizmin e procesit të 28 qershorit dhe sistemi të ecë përpara.

Arsyeja e dytë pse bojkoti i Ramës është një veprim politik pa karakter është mosefekti i tij, jashtë gardhit të PS-së dhe mungesa e pasojës që ai prodhon në sistemin demokratik apo pasoja negative që ai ushtron kundrejt Partisë Socialiste dhe mbi të gjitha opozitarizmit në Shqipëri. Një bojkot i paqenë dhe pa themel, më e pakta që mund të thuhet është se ai nuk ka ndikim përtej PS-së. Kush nuk mendon seriozisht se arsyet e tij janë reale politike, dhe aq më shumë del në pah qëllimi i brendshëm i tij për PS-në. Nga ana tjetër, PS-ja duke u vendosur në periferi të sistemit politik, edhe pse ka numrat parlamentarë më të mëdhenj që një opozitë ka patur, e privon veten nga lufta efikase brenda sistemit dhe po ashtu shoqërinë shqiptare nga opozita e vërtetë. Në demokraci, i njëjti institucion me forcë morale në vetvete si bojkoti i drejtë, është po aq nul apo negativ në qoftë se nuk kemi të bëjmë me atë vërtetësi dhe fuqi morali për të cilën ky institucion ekziston. Ndaj bojkoti i kushtëzuar i Ramës është pa karakter.

Keiendi ka te drejte.

Bojkoti do zgjase deri ne perfundim te kongresit.

Edi ka frige, se po hynen ne parlament deputetet, nuk ja shef bojne asnjerit.

Ai  nuk ka te drejte as te afrohet godines se parlamentit.

Me kete bojkot i mban lidhur rreth vetes te gjithe, deri diten e zgjedhjes se kryetarit, shanset jane per Maqon.

Tani qe u keshillua dhe me Nard Ndoken,bojkoti do te zgjase shume se as Nardi nuk do te hyje ne parlament.

Bah sa i mencem osht ky Nardi.

Bojkoti që duhet bojkotuar sa më parë

Arben Malaj / Panorama

Partia Socialiste në tranzicionin e vështirë ka synuar dhe ka kontribute modernizuese në politikën ...shqiptare. Por, pas zgjedhjeve 2009, Partia Socialiste po radikalizon qëndrimet politike, duke aplikuar bojkotin pa afat të parlamentit të vendit të saj. Debati në forumet partiake për pasojat negative të bojkotit, në disa raste ishte i pamjaftueshëm, në disa raste i cunguar apo i mbingarkuar ndaj mendimit ndryshe. Bojkoti nisi edhe në mungesë të raportit përfundimtar të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR. Nuk duhet të jetë habi dhe aq më pak keqardhje për “cenim sovraniteti kombëtarë”, për një vend  që aplikohet të bëhet vend i Bashkimit Europian pse të gjithë po presin raportin e OSBE/ODIHR për këto zgjedhje. Ky raport do të ketë disa momente kryesore; identifikimin e problematikës së konstatuar në të gjitha fazat e zgjedhjeve, qartësimin e përgjegjësive të mazhorancës, opozitës, KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor për shkeljet konkrete. Raporti, qoftë edhe me gjuhë të kujdesshme diplomatike, do të japë vlerësimin politik për arritjen apo mosarritjen e standardeve. Raporti do të tentojë të ofrojë një sërë rekomandimesh për të reduktuar dhe eliminuar  përsëritjen e shkeljeve, duke i sugjeruar gjithë partive politike rekomandime përmirësuese të procesit zgjedhor, që i bëjnë të arritshme standardet. Ky raport pritet të ketë një efekt jo të vogël mbi integrimin e vendit. Presidencës suedeze të Këshillit  Europian do t’i duhet që mbi bazën e vlerësimeve të këtij raporti dhe konsensusit me të 27 vendet anëtare të BE-së, të qartësojë fatin e aplikimit të vendit tonë për t’u bërë vend anëtar i BE-së. Bashkimi Europian përpara zgjedhjeve ka theksuar në mënyrë të përsëritur se fati i kësaj kërkese është në duart e vetë shqiptarëve, në standardet e zgjedhjeve parlamentare 2009. Nëse presidenca suedeze ia kalon këtë kërkesë Komisionit Europian, pavarësisht nga koha që do të kërkojë procesi i përgatitjes së opinionit, kërkesa e Shqipërisë për t’u bërë vend anëtar i BE-së, konsiderohet e pranuar. Ndërsa fitimi i statusit të vendit kandidat do të jetë një proces i mëvonshëm, jo i lehtë dhe jo i shkurtër. Kjo nuk do të thotë se automatikisht kanë rënë të gjitha konstatimet dhe vërejtjet për procesin zgjedhor, por kjo do të thotë që tërësia e tyre nuk ka krijuar argumentet e domosdoshme për bllokimin e kërkesës. Në këtë rast opozita humbet një argument thelbësor për bojkotin e saj dhe sidomos për misionin e saj në integrimin e vendit. Partia Socialiste ka vetëm një mundësi të imponojë zhvillimet politike të vendit; vetëm nëse vlerësimi ndërkombëtar për zgjedhjet sjell bllokim qoftë edhe të përkohshëm të  procesit të integrimit të vendit, vetëm në qoftë se aplikimi jonë bllokohet dhe nuk i kalon Komisionit Europian. Në këtë rast Partia Socialiste, në plotësim të misionit dhe përgjegjësisë politike për të përshpejtuar integrimin e vendit, mund të imponojë deri në zgjedhje të parakohshme. Në thelbin e tyre, këto zgjedhje të parakohshme mund të jenë një provim vjeshte për përmirësim note të standardeve të zgjedhjeve, që vendi të mos ngecë në integrimin e tij. Çdo qëndrim tjetër dhe çdo sofizëm i tejlodhur për të përligjur bojkotin do të jetë një investim shumë i keq për Partinë Socialiste. Disa parti politike, për shkak të opozitës së tejzgjatur, me qëndrimet e tyre radikale apo grindjet e brendshme të përhershme, humbasin besimin dhe mbështetjen publike, zbehin përkushtimin politik të anëtarëve dhe të të zgjedhurve të tyre. Gradualisht njerëzit e mirarsimuar, të lodhur nga mungesa e efikasitetit në opozitë dhe rënia e optimizmit për fitoren e radhës, bëhen më pak aktivë dhe fillojnë të largohen. Këto parti duke reduktuar burimet humane gjeneruese dhe cilësore, reduktojnë vetveten, ato rrezikojnë të mbeten humbëse. Partia Socialiste në opozitë duhet të fitojë nga epërsitë e vlerave të saj  dhe performancës parlamentare e publike në tërësi. Eshtë koha që edhe publikisht të theksojmë se radikalizimi është vetëvrasës për të ardhmen e politike të Partisë Socialiste. Ky bojkot duhet bojkotuar sa më parë. Partia Socialiste duhet të rikërkojë avantazhin e modernizueses së politikës shqiptare. Debati publik për opozitë institucionale, debati për të mos bojkotuar institucionet duhet të vazhdojë, pavarësisht nga mesazhet kërcënuese përjashtuese.

pa kalu ne pellazgjishte hic xhib-o: bojkoti eshte kur ben kot, kupton, "boj kot". Eshta apliku se pari ne rrethinat e tirones, pranej smiley

po t'ishte me naj ven te mallkum tosk do e qunin benjkot.

Në kohën e çudirave

Edmond Arizaj / Panorama

Ajo që të lë shijen e baltës në gojë është kurajoja e madhe e treguar nga Edi Rama, për t’u paraqitur përballë socialistëve, tashmë sërish në opozitë, aq më tepër për t’u paraqitur me një rival në krah në një debat. Një gjë të tillë Rama nuk e zhvilloi asnjëherë, për katër vite me radhë me kundërshtarin më të madh të socialistëve Sali Berishën. Nuk e zhvilloi as gjatë fushatës, atëherë kur vërtet duhej t’u shpjegonte shqiptarëve se çfarë u ofronte dhe çfarë nuk do t’u ofronte siç ua kish ofruar Berisha. Edi Rama nuk e zhvilloi një debat publik për dy vjet rresht me kundërshtarin më të madh të tijin, Ilir Metën. Nuk e zhvilloi as atëherë kur nga të dy krahët e majtë u shumëfishuan zërat për një bashkim mes tyre dhe për një siguri fitoreje në zgjedhje.

Rama nuk preferoi të përballej me Metën dhe për të shpjeguar qartazi dhe në prani të tij, se ishte kreu i LSI që nuk e donte bashkëpunimin, se ishte ai që e kishte lënë PS-në në baltë, si dhe për të treguar të vërtetën e madhe se ai si kryetar i PS-së i shtrinte dorën vëllait dhe mikut të mirë për paqe, për hir të socialistëve. Nuk e bëri as këtë. Edi Rama nuk zhvilloi një debat publik as me kundërshtarin më të madh të tijin deri në këto momente, brenda Partisë Socialiste, Ben Blushin. Nuk preferoi ta kishte përballë Blushin e për t’i thënë në sy të të gjithë shqiptarëve, pa dyer të mbyllura, se Blushi po shkatërronte PS-në, se po merrte peng avenirin e të majtës, se po sillte horrllëkun brenda një partie që shpeshherë është përplasur mes vetes, por askush nuk e çoi në mendje ta privatizonte.

Përkundër këtyre debateve të mëdha, që do të tregonin realisht në fund të fundit a është i aftë ky njeri në përballje me kundërshtarët, Rama zgjodhi të bëjë një herë prova me Lakrorin dhe pastaj me sa duket të kalojë në “gatime” më të vështira. Veçse tani, as Berisha, as Meta, e me ç’duket as Blushi, nuk ia kanë “më ngenë”.

 

Emo, ta ka vjedhur metaforen Edmond Tupja. smiley


Bojkoti i PS, edhe Mejdani kundër Ramës

Pas një pjese të anëtarëve të kryesisë dhe asamblesë socialiste, kundër Edi Rames rreshtohet edhe një prej figurave historike të Partisë Socialiste. Ish –Presidenti Rexhep Mejdani i është bashkuar Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, e zyrtarizuar një ditë më parë gjatë një takimi të gjerë me anëtarësinë, ku gjithashtu morën pjesë themelues të Partisë Socialiste dhe deklaroi se braktisja e Parlamentit e dëmton jo vetëm opozitën, por edhe vendin. Por ish–Presidenti Mejdani e ka kritikuar Edi Ramën edhe për programin e Partisë Socialiste. Më 16 maj, zoti Mejdani i dorëzoi Edi Ramës librin e rekomandimeve, një studim i 400 intelektualëve shqiptarë. Por sot, ai thotë se këto rekomandime që iu ofruan Ramës për t’i konsultuar, nuk dihet se ku janë, sikundër dhe programi i Partisë.

“Rekomandimet ishin një veprimtari e intelektualëve të shquar ku shumë profesorë të Universiteteve duke përpunuar mendimin alternativ në përputhje me realitetin shqiptar, këtë mendim ja pasqyruam dhe kryetarit të Partisë për ta shfrytëzuar por jo për ta konsideruar si program partie, pasi programi i Partisë propozohet nga strukturat e partisë, ndërkohe nuk morëm vesh ku shkuan ato rekomandime.”

Takimi i parë i Lëvizjes për Mendimin Ndyshe me anëtarësinë socialiste vendosi si pikë kryesore rikthimin e socialistëve në Kuvend. Ben Blushi, një prej iniciatorëve të kësaj Levizjeje, theksoi edhe njëherë se Edi Rama po e përdor bojkotin dhe Partinë Socialiste për interesa personale dhe se me qendrimin e tij në krye të PS–së, socialistët do të shënojnë vetëm humbje e se rrezikojnë edhe bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme.

TV Klan

Raporti i OSBE dhe bojkoti socialist

Sidoqoftë, vlera e raportit përfundimtar të ndërkombëtarëve nuk qëndron në faktin se po hedh dritë apo po mbulon procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Raporti merr rëndësi sesi do të ndikojë në të ardhmen, pra në lojën politike postzgjedhore. Ndërsa opozita socialiste duket e vendosur në rrugën e bojkotit parlamentar, duke mos e njohur legjitimitetin e zgjedhjeve, tonet, përgjithësisht optimiste të raportit për procesin, i zbehin një argument të rëndësishëm kreut të PS-së, atë të vjedhjes së rezultatit, përballë opinionit publik. Në këtë mënyrë, edhe rruga e bojkotit dhe e protestave të gjera pëson një goditje të re, kur dihet se debati për drejtësinë e këtij vendimi është tepër i ashpër, edhe brenda drejtuesve të PS-së. Blushi, Malaj dhe deputetë të tjerë të kësaj partie kanë shprehur pikërisht faktin se PS-ja ka humbur në zgjedhje, dhe se rezultati nuk mund të quhet i vjedhur, përderisa nuk ka fakte të mjaftueshme.

Në këtë mënyrë, raporti i OSBE-ODIHR-it ndikon jo vetëm në marrëdhëniet e acaruara midis mazhorancës dhe opozitës, por edhe vetë brenda së majtës, ku nuk mungojnë zërat që e kundërshtojnë vullnetin e kryetarit Rama, për radikalizëm të qëndrimeve dhe bojkot parlamentar. Në këto kushte të reja, topi për t’u luajtur mbetet në fushën e së majtës. A do të ndikojë raporti në qëndrimet e opozitës, si dhe në marrëdhëniet e reja brenda, apo radikalizmi do të jetë, jo vetëm ndaj qeverisë “Berisha”, por edhe ndaj ndërkombëtarëve?

Plator Nesturi / Libertas

Te gjithe e dime qe bojkoti nuk do zgjasi shume se qe tani Ramen po e shofin si 'delja e zeze' ne Europe.

Bojkoti do vazhdoj deri me 26 shtator, pra diten e zgjedhjeve brenda partise ne menyre qe te kete dy llafe me te cilat Rama mund te paraqitet para njerezve ne baze.

Mbasi te rivotohet ne garen e forte me Maqo Byrekun bojkoti nuk do zgjase shume.

Une biles them te bejme nje over/under per sa kohe mbas 26 shtatorit mbaron bojkoti. Une them over 2 jave.

Bojkoti i PS-se do te zgjase derisa te perfundoje hetimi parlamentar per votimet e Qershorit. Perderisa komisioni qendror i zgjedhjeve apo kolegji zgjedhor nuk moren mundimin te hetonin mbi ankesat e PS-se dhe jo vetem te saj, duhet qe me pahir te detyrohet kjo shumice arogante dhe e kriminalizuar te bjere dakort per hetimin e ketyre zgjadhjeve. Per fat te keq kjo eshte e vetmja alternative demokratike qe i ka ngelur opozites. Nese OSBE-ja apo perendimi parapelqejne ta anashkalojne hetimin e parregullsive ne zgjedhjet e Qershorit, tregon qe ata i shkojne gjithmon mbrapa kokefortit. Le te shikojme se kush eshte me kokforte Sali mafjozi apo Ed balozi. 

s'i duhet heq asnji presje. madje po qe se hyjne ne 26 shtator, i bi qe keta deputet e ps, jane ca leckamane te rinj qe mezi presin te kapin thelen e radhes. te pakten vetem i here te luftojne per Drejtesi e jo vetem per hater e interes.

PS- Vazhdo Boj _KOT smiley

Bojkoti deri ne zgjedhjet e parakohshme te 2011?

Gallate smiley

Me nje llaf per dy vitet e ardhshme cdo mengjes do shkokan ne kryeministri pozita dhe opozita, Berisha brenda ne godine dhe Rama para godines duke e gjuajtur me llastiqe tek dritarja. smiley

E forta eshte se, mire Rama qe me bojkotin justifikon qendrimin ne krye dhe shkeljen e statutit te PS pas humbjes, po keta te partive te vogla te majta qe menjehere pas zgjedhjeve e akuzuan Ramen per kodin elektoral dhe per vjedhje votash, e qe tani i jane bashkuar ne berjekot, ca presin te fitojne keta nga bojkoti, apo kot per inat te Berishes do flene me mullixhine? smiley

 

 

Zbulohet strategjia e opozitës, Milo: Synojmë zgjedhjet e reja në vitin 2011

Opozita do t'i vijojë protestat në mbrotje të votës së lirë ndonëse është e bindur që mazhoranca e djathtë nuk do ti hapë kutitë e votimit të 28 qershorit. Aleati i kësaj force politike Paskal Milo në kauzën për mbrojtjen e demokracisë shprehet se nuk beson shumë tek hapja e kutive të votimit, por siç thekson ai kryesocialsiti Edi Rama nuk do të tërhiqet nga ky qëndrim. Në këto kushte sipas Paskal Milos, me ndërhryjen e një pale të tretë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme të cilat mund të bëhen në të njëjtën kohë me zgjedhjet vendore të 2011. Sipas Paskal Milos, nëse mazhoranca vendos të hapë kutitë e votimit nuk mund të ndryshojë asgjë në raportet e mandateve të Kuvendit të Shqiperisë dhe Partia Socialiste si dhe forcat e tjera e kanë të qartë këtë fakt, por synojnë që të bëjë trasparencën e duhur.
Duke iu referuar edhe mundësisë për bojkot të zgjedhjeve vendore të 2011, ai thotë se Shqipëria nuk ka kaq shumë kohë të presë. Partia Socialiste do të përshkallëzojë protestat e saj edhe në qytete të tjera të vendit për zgjedhjet e 28 qershorit.

Ora News

Une them qe bojkoti dhe protestat masive (hihihihihhi) do te zgjasin deri ne 2017

“Mandatet e PS, zëvendësim sipas Kodit”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm të shqyrtojë ndërprerjen e mandatit të deputetëve, menjëherë pasi një gjë e tillë do të kërkohet nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.
Pas deklaratës së kryeparlamentares Jozefina Topalli se do t’i drejtohet KQZ-së, pas 6 muajve të mbarimit të mandatit të deputetëve socialistë, kreu i KQZ-së, Arben Ristani në një prononcim për “TV Klan”, u shpreh se: “Institucioni i KQZ do të veprojë ashtu siç e parashikon ligji”. Ristani shprehet se nëse rast se këshilli i Legjislacionit pranë Kuvendit bën kërkesë për të vepruar mbi mandatet e deputetëve të PS-së, KQZ-ja do të orientohet në zgjidhjen e kësaj çështjeje në nenin 164 të Kodit Zgjedhor. Në këtë dispozitë ligjore parashikohet vetëm në ato raste kur humbet vetëm mandati i një deputeti dhe jo i të gjithë grupit parlamentar. Në të përcaktohet se deputetit që i humb mandati zëvendësohet me pasardhësin e listës shumemërore të paraqitura nga ana e subjektit politik fitues apo e koalicionit fitues. Neni 164 i Kodit i referohet nenit 71, pika 2 të Kushtetutës, i cili parashikon rastet kur mbaron mandati i deputetit. Sipas kësaj dispozite mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: “a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjidhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe  3; &ccedilsmiley kur mbaron mandati i Kuvendit;d)   kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi”. Neni 164 i Kodit thekson se në rastet e pikës a) dhe b) të nenit 71, pika 2, 1 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Nëse deputeti i mandatuar nga KQZ-ja nuk paraqet në Kuvend për të bërë betimin atëherë zëvendësohet me pasardhësin e listës. Një procedurë e tillë zgjat deri në shterimin e listës së partisë politike fituese, së cilës i takon mandati i deputetëve sipas qarqeve zgjedhore. Kodi Zgjedhor ka parashikuar në të njëjtën kohë mënyrën se si veprohet në rast se shteron lista e deputetëve. Në një situatë të tillë mandatet e humbura të PS-së do t’i marrin aleatët e saj të koalicionit zgjedhor. “Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë”, thuhet në pikën 3 të nenit 164.

Gazeta Panorama

Neni 164 i Kodit thekson se në rastet e pikës a) dhe b) të nenit 71, pika 2, 1 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati.

Ta merr mendja se do te vije ndonje nga deputete te beje nje gje te tille?????

Ve bast 10 kokrra veze te prishura qe nuk do ta beje asnjeri prej tyre edhe sikur ti jape urdher Edi.

Lellouche: Dialog politik, jepni fund bojkotit

"Opozita t’i japë fund bojkotit në mënyrë që jeta parlamentare t’i kthehet normalitetit". Apeli sot vjen nga sekretari francez i shtetit i ngarkuar me cështjet europiane Pierre Lellouche. Ai zhvilloi sot një takim me kryeministrin Berisha dhe më pas në një konferencë të përbashkët për shtyp ka deklaruar se “prinicipi bazë i demokracisë është që kur procesi zgjedhor përfundon dhe KQZ certifikon zgjedhjet, rezultati duhet të pranohet. Kështu fituesi merr pushtetin dhe pala tjeter mbetet në opozitë.”

“Tjetër parim bazë -ka thënë Sekretari francez i shtetit i ngarkuar me cështjet europiane- është edhe pranimi i ndryshimit të pushteteve, por nëse kjo nuk ndodh nuk mund të flitet më për demokraci, por për regjim totalitar. Sigurisht demokracia mund të mos jetë perfekte, por kur ka kundërshtime rregullohet nga drejtësia e dialogur politik. Apeli im- tha Lellouche- vjen pasi është në interës të Shqipërisë e prosecit të integrimit.”

Zyrtari francez mbylli fjalën e tij duke u shprehur se do të ishte shumë i lumtur nese shumë shpejt jeta parlamentare në Shqipëri do të jetë normale dhe t’i jepet fund situatës anormale të bojkotit të Kuvendit.

Nga ana e tij kryeministri Berisha deklaroi se është i hapur për dialog me opozitën për të zgjidhur krizën.
"Dua të garantoj ministrin Pierre Lellouche dhe qeverinë franceze se mbetem shumë i hapur për një bashkëpunim me opozitën në të gjitha reformat e mëdha. I kam ofruar të hartojë të gjithë amendamentet e sugjeruar nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme dhe se cdo problem, dokument, fakt që ka për zgjedhjet e shkuara le ti paraqesë para Prokurororisë, organit të drejtësisë. Ajo cka unë nuk imagjinoj dot, dhe nuk imagjinon asnjë qytetar i lirë në Europë apo në botë është që një politikan të marrë në duart e tyre vendimet gjyqësore."- deklaroi kryeministri Berisha.

http://bw.balkanweb.com/homepage/lellouc...

 

Rama takon Lellouche: Të vetëdijshëm në rrugën tonë

Sekretari francez i shtetit i ngarkuar me cështjet europiane Pierre Lellouche zhvilloi sot paradite një takim dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kreun e PS-së Edi Rama.

Takimi u zhvillua në ambientet e bashkisë dhe kreu socialist e cilësoi mjaft të frytshëm bisedën me zyrtarin francez ndërsa shtoi se PS është vendosur në rrugën që ka zgjedhur.

Zoti Rama, kështu i përgjigjet deklaratës së Sekretarit francez te shtetit te ngarkuar me cështjet europiane Pierre Lellouche bërë në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha. Lellouche kërkoi dhënien fund të bojkotit të Parlamentit.

“Takimi me Sekretarin francez i shtetit i ngarkuar me cështjet europiane Pierre Lellouche ishte shumë i frytshëm. Jemi të vendosur dhe të vetëdijshëm në rrugën që kemi zgjedhur, të garantojmë demokraci për të gjithë dhe jo vetëm për një familje.”- ka deklaruar Rama pas takimit.

Më tej kryetari i PS-së shtoi se rruga që kanë ndërrmarrë do të garantojë demokracinë e vendit”.Vetë Sekretari francez i shtetit i ngarkuar me cështjet europiane Pierre Lellouche nuk bëri ndonjë prononcim pas takimit.

Në takim ishin të pranishëm dhe deputetët socialistë Arta Dade e Ditmir Bushati.

http://bw.balkanweb.com/shqiperi/rama-ta...

Hani njëherë gjelin e detit Ju xhibistët se mos Ju mbetet në fyt smiley.

 Keni kohë të merreni me Boshët smiley

Ata armiqt e Partisë Demokratike ata të OSBE , që nxinë imazhin e Shqipërisë ne vitin 1996 ....që Berisha i deklaroi me mision te perfunduar e të panevojshëm që në vitin 2000 smiley ( kur i hoqi kapistallin Nano dhe e la të hingëllinte përsëri )..sepse.... eksportonte siguri, energji elektrike dhe Xhibizëm zotrije . 

smiley

smiley

në Ballkan , Europë dhe në malin e Gjërë tek të bijt e faqegjërës smiley 

Meidani: PS te hyje ne Kuvend, po pengohet integrimi në BE

Ish-Presidenti i Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani, deklaroi se bojkoti i Partise Socialiste demton vete partine dhe interesat e vendit per proceset integruese. Deklarata e tij u be dje gjate nje komunikimi per mediat nga qyteti i Korces, ku ndodhej per nje konference shkencore dhe ishte ftuar nga universiteti, ne nje aktivitet per mbrojtjen e Kushtetutes. Ai gjithashtu i beri thirrje deputeteve te grupit parlamentar socialist te kthehen ne Kuvend. "Partia Socialiste duhet te rikthehet ne Parlament, pasi forma e bojkotit qe opozita ka zgjedhur demton vete Partine Socialiste", eshte shprehur ish-presidenti. Duke u bere apel deputeteve socialist, Meidani vlereson se bojkoti behet pengese per integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, prandaj forcat politike duhet te gjejne konsensusin mes tyre. "Bojkoti i Partise Socialiste nuk demton vetem interesat e kesaj partie, bojkoti demton interesat e vendit dhe integrimin drejt Bashkimit Evropian. Pozita dhe opozita duhet te gjejne konsensusin ndermjet tyre, pasi vendi ka gjasa te shkoje drejt nje krize", ka deklaruar nga Korca, anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Meidani i beri thirrje mazhorances te gjeje zgjidhjet per shmangien e krizes politike dhe nenvizoi se Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, duhet te nderhyje. "E mendoj normale hapjen e kutive. Shumica duhet te hape rruge. Nuk me pelqen te marr nje pozicion, por institucioni i Unitetit te Popullit e ka per detyre te shmange cdo lloj krize potenciale, per te mos e lejuar te kthehet ne krize reale", u shpreh anetari i grupit te Programit ne seline roze. Sipas tij, zgjidhja me e mire eshte mirekuptimi mes paleve, bazuar mbi vlerat dhe faktet. Ai sqaron se ne kete rast eshte zgjidhje teknike, por mund te jene edhe politike ashtu sic edhe juridike. "Nese te tria keto variante; teknike, politike dhe juridike nuk gjejne zgjidhje, kriza zberthehet deri ne gjirin e popullsise, c'ka e demton shoqerine shqiptare", u shpreh ish-presidenti i Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani. Figura te larta te politikes shqiptare si dhe nderkombetaret, prej kohesh i kane bere apel Partise Socialiste qe te ndjekin rrugen parlamentare per te gjetur dialogun politik. Ndersa socialistet jane te vendosur ne rrugen e tyre te bojkotit, per te kerkuar keshtu deri ne fund hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.

http://kohajone.com/html/artikull_49402....

Te nderuar zonja dhe zoterinj kutihapes. I ndjek njeri protestat kutiste te Rames ne rrethe (xhiroja verdalle Shqiperise Nr 2) apo hic? smiley

Ne fakt vete vemendja e ulet e njerzve, po dhe mediave ramiste, eshte nje tregues tjeter i absurdit dhe kohezgjatjes leshtjerrso-te-pashter(r)ueshme te ketij avazi donkishotesk. smiley

Pse akoma po ben protesta ai?

Bradovic, ne 15:30 eshte bere nje miting ne Lezhe dhe ne 17:30 pritet te behet ne Shoder. Pra per sot ishin planifikuar vetem 2 mitingje. Nese doni me shume informacion me thoni.

po aleatet mer i lajmeroi se i kish met shume qejfi paskalit smiley 

I ka lajmeru, por paskalit i ka ngel qejfi se Edi nuk e merr tek vetura e tij.

Perfundimisht parashikimet tuaja ne fillim te kesaj teme nuk dolen. Tani e tutje parashikimet pranohen vetem me date egzakte. Cmimi per fituesin eshte i vlefshem akoma, sponsorizuar nga Fondacioni Miqte e peshqve dhe nga Vodafon.

Islami: Rama si Mao Ce Duni, po tenton kompromis për të mbajtur Bashkinë

Deputeti socialist Kastriot Islami në një intervistë ekskluzive për Panorama shprehet se deklarata e Edi Ramës se “mandatet e deputetëve nuk do të digjen” i ngjason citateve të Mao Ce Dunit. Sipas tij Kushtetuta percakton qarte sesi “fillon e mbaron mandati i deputetit”. Islami shprehet se nëse Rama do t’i qëndrojë kësaj sjelljeje radikale dhe luftës me “armiq të brendshëm të lidhur me armiq të jashtëm dhe të sponsorizuar nga armikun ndërkombëtar” atëherë PS do të humbë zgjedhjet e ardhshme dhe sipas tij, sponsorizuesi i vetëm i kësaj humbjeje do të jetë vetë kryetari i saj, i cili ka vetëm një qëllim, të bëhet kryeministër.

Intervista: http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

P.S. Peshku, mjaft me censure se na vduqet. Dhe Bin Ladeni te ishin keta deputetet e LMN nuk duhet te censuroheshin kaq shume. lol

E paske mbushur githe temen me artikuj te Panorames.
Henri Cili e te tjere si ai, qe ta dish ti, po ngopet me leke tek Universiteti Europian i Tiranes. Tek Universiteti Europian i Tiranes po shkojne te bejne master gjithe buxhetoret e shtetit, me mijera euro pagese ne vit, sepse prej masterit u rritet rroga me 100 mije leke ne muaj.

Asnje nuk ngel tek Universiteti Europian i Tiranes, qofte duke mesuar, qofte pa mesuar. Mund te shkoje njeriu me injorant e te jape ato mijera eurot ne vit, dhe ne fund merr diploma e mastera pa fund. Eshte nje burim parash, nje miniere ari, qe po shfrytezohet edhe nga 24 universitetet e tjera private te Shqiperise.
25 universitete vetem ne Tirane, duke shkelur te gjitha normat e universiteteve, te gjitha ligjet. Universitete qe bejne ulje cmimi po t'i sjellesh dy shoke. Universiteti Europian ka oferta me ulje cmimesh here pas here.

Dhe ky shtet po i lejon, ashtu sic ka lejuar firmat piramidale ne vitin 1996. Normale qe Cili dhe ata te tjeret qe bashke me Cilin kane hapur keto universitete, do te bejne gam-gam kunder cdo rreziku qe i kanoset per t'i mbyllur keto miniera ari, keto Sude e keto Xhaferre te vitit 2010.

Nje pyetje kam une per hapesin e temes e keta qe u dhimbset aq shume e ardhmja e Shqiperise sa behen copash neper postime kur vjen puna per politike. Pse dreqin s'ju degjoj nje here te flisni per keto universitete e denim e jashtezakonshem qe po i sjellin ketij vendi? E kuptoni se sa femije te zgjuar po dalin duarsh, ne vend qe te mesojne e te behen njerez te shkolluar? Shkojne ne shkolle sa per te pire kafe, sepse i marrin dhjetat pa problem tek universitetet private si ky i Cilit?

Turp t'ju vije qe perkrahni njerez qe llapin ne politike vetem per te mbrojtur burimet e padrejta financiare. Jeni thjesht copa injorantesh qe po e derrmojne kete vend dita-dites, sepse u rrihni shpatullat atyre qe po perpiqen te fundosin intelektualitetin shqiptar e i bejne ndere vetem injorances qe bertet ne fushata.

Topi: Po pergatis tryezen

http://top-channel.tv/artikull.php?id=17...

Ja vlen te hapim ndonje rubrike tip Lajmi i dites, se ka shume artikuj ne mediat shqiptare qe kane tituj gallate, si ky, qe te ben ta perfytyrosh Topin si Noa qe po pergatiste anijen e permbytjes, a thua se do ta ndertoje Bamiri tavolinen nga e para me lende druri dhe duhet 'ta pergatise' mire e mire qe kur te vine te ulen Berisha e Rama te mos thyhet. smiley

meqe po e pergatit tryezen, ti hudhim nai rrecete supe smiley

Xhozi tha qe do u heq aftoqinat se po perdorin pronen publike smiley

Zbardhen 3 orët e bisedës, batutat Berisha-Rama

Mësohet se rreth dy orë të takimit të djeshëm i ka marrë kreu i PS-së, Edi Rama, i cili ka argumentuar gjerësisht përse hapja e kutive nuk shkel vendimin e gjykatave dhe nuk del mbi Kushtetutën. Zgjatja e kreut të opozitës në argumente të shumtë juridikë, por edhe teknikë, ka detyruar Presidentin Topi në një moment t’i kërkojë Ramës të mos flasë gjatë, pasi sipas tij harrohen çështjet e para dhe mbahen mend ato të fundit. Në 180 minuta bisedime, negociata dhe batuta ka pasur dy momente kur kreu i shtetit ka ndërhyrë, madje edhe duke ngritur zërin. Kanë qenë episode kur Berisha e Rama kanë shkëmbyer replika mes tyre, ndërsa Presidentit i është dashur të ndërpresë krerët e partive, edhe për të treguar se në atë tryezë ishin pikërisht për të gjetur zgjidhje dhe jo për të thelluar hendekun mes tyre.

Batutat
Gjatë tryezës së thirrur nga Presidenti kanë qenë të shumta batutat, ironitë dhe akuzat mes kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kreut të maxhorancës, Sali Berisha. Që në fillim të saj Rama ka akuzuar Berishën se ka dashur të përçajë opozitën duke tentuar të blejë deputetët e saj. Por menjëherë pas këtyre fjalëve ka ndërhyrë Topi, duke i rikujtuar Ramës se nuk është ky qëllimi i kësaj tavoline. Nga ana tjetër kryeministri Berisha, teksa ka sjellë shembuj se gjykatat i kanë marrë mandatet partisë së tij, nuk ka kursyer as aleatin aktual, ish kundërshtarin, Nikollë Lesi. Sipas Berishës zv.ministri aktual i uroi në vitin 2001 urime kandidatit të PD-së dhe më pas kreu i Gjykatës Kushtetuese i asaj kohe, Fehmi Abdiu ia dha botuesit mandatin e deputetit. Një tjetër moment batutash ishte ai në mesin e mbledhjes kur Rama ka thënë se ai është fituesi moral i këtyre zgjedhjeve, ndërsa Berisha i është përgjigjur “Urime, të përgëzoj, por unë jam Kryeministri i Shqipëri”.

Artikulli i plote: http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

OSBE diskuton zgjedhjet

Zgjedhjet ne Shqiperi kane qene serish objekt diskutimesh ne Asamblene Parlamentare te OSBE-se qe po zhvillohet ne Vjene.

Ne perfundim te diskutimit per Shqiperine, OSBE ka nenvizuar qendrimin per hyrjen e opozites ne Kuvend dhe hetimin e plote dhe te detajuar te zgjedhjeve, ne respekt te Kushtetutes shqiptare.

Presidenti i Asamblese, Zhoao Soares informoi Asamblene se kishte zhvilluar takime te merkuren pasdite ne Vjene me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli dhe me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Ai tha se OSBE-ja mbeshtet pa asnje hezitim rapotin e OSBE-ODIHR-it per zgjedhjet ne Shqiperi dhe se eshte e rendesishme te deklarohet se deputetet e zgjedhur duhet te hyjne ne Parlament.

“Kjo eshte sigurisht thelbesore, pavaresisht ndonje ankese qe mund te kete. Deputetet e zgjedhur duhet te hyjne ne Parlament sepse ne rast te kundert ekziston rreziku qe javen e ardhshme ata te humbasin mandatin e tyre”, ka deklaruar Soares.

Ne nje deklarate zyrtare ne faqen e OSBE-se, presidenti i Asamblese Parlamentare, Zhoao Soares, nder te tjera thote se misioni i OSBE-se u drejtua nga nje anetar i Asamblese me shume eksperience, zevendespresidenti Volfgang Grosruk.

Ndonese vezhgoi permiresime, ai dhe ekipi i tij nenvizuan nje numer ceshtjesh te rendesishme qe duhet te rishikohen.

Dyshimet per manipulime te ngritura nga opozita duhet gjithashtu te shihen, tha  ne deklarate Soares. Kryetari i Asamblese Parlamentare te OSBE-se i kerkoi deputeteve te opozites te zene vend ne Kuvend.

“Ne interes te stabilitetit dhe per te ecur perpara me dialogun dhe pajtimin, une i bej apel te gjithe kandidateve te zgjedhur te pranojne menjehere mandatet e tyre ne Parlament. Une mirepres vullnetin e te dy paleve per te marre pjese ne nje komision qe do te kryeje nje hetim te plote dhe te detajuar te zgjedhjeve, ne respekt te Kushtetutes dhe vendimeve te Gjykates Kushtetuese”, deklaroi Soares.

Per ceshtjen e zgjedhjeve, ne nje material te shperndare nga Kuvendi pas takimeve me zonjen Topalli, jane shprehur edhe zevendespresidentet e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aderholds dhe ai i Austrise, Grosruck, i cili vezhgoi zgjedhjet ne Shqiperi.

“Une inkurajoj cdokend te ndryshoje qendrim, te njohin qeverine dhe te kthehen ne pune. Nga informacionet qe kam marre prej kolegeve te mi dhe ketu ne OSBE, mund te them se zgjedhjet ishin korrekte dhe nuk kishte asgje nga ato qe dikush mund t’i quaje parregullsi”, ka pohuar Aderholds.

Ne te njejten linje eshte shprehur edhe Grosruck, i cili pervecse i ka bere thirrje opozites te kthehet ne Kuvend ka theksuar se nuk mund te kerkohet hapja e kutive.

“Se pari mendoj se opozita duhet te kthehet ne Parlament, te marre pjese ne debate dhe pastaj te ngrihet komisioni hetimor per procesin zgjedhor sipas ligjit dhe Kushtetutes. Nuk mund te kerkoj une hapjen e kutive te votimit, kur ligji dhe Kushtetuta nuk e lejon kete. Keshtu qe mua me duhet te pranoj ligjin dhe Kushtetuten”, ka theksuar ai.

Sikunder ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes, edhe ne Asamblene e OSBE, beteja e deklaratave dhe mbeshtetjes nga palet duket se ka paraprire raundin e ri te negociatave qe pritet te therrase presidenti Topi per zgjidhjen e krizes politike ne vend.

Top Channel

Ne fakt vete vemendja e ulet e njerzve, po dhe mediave ramiste, eshte nje tregues tjeter i absurdit dhe kohezgjatjes leshtjerrso-te-pashter(r)ueshme te ketij avazi donkishotesk. Big Grin

Deklaronte ne 18 dhjetor 2009 leshtjerresi - i pa - shterur donkishotesk si nismetar i Xhibizmit ose kutimbylles - izmit /izerise pa lejuar as vrima te hapen.

Referuar ne dhjetra teori dijetaresh te cquar brenda dhe jashte opozites ne te cilet nder me famozet nje ÇIL ( i thone kalit me huq dallues ne Devoll ), z.Xhib mundi te binde te gjithe popullin shqiptar se ai ishte pro Hapjes se vrimave ne kuti por per fat te keq nuk e lejonin  nderkombetaret

 

OSBE diskuton zgjedhjet

Zgjedhjet ne Shqiperi kane qene serish objekt diskutimesh ne Asamblene Parlamentare te OSBE-se qe po zhvillohet ne Vjene.

Na njofton perseri kutiruajtesi Xhib ne 19 shkurt te 2010 por kesaj here me optimizem qe Ju realizua parashikimi.

Duke reduktuar hingellimat Cilore si te pavlera per argumentin , jemi ne pritje te kapjes me vigjilence te artikujve qe rekomandojne çlirimin e burmave dhe hapjen e vrimave ne KUTI, patjeter nepermjet batutave te tavolines smiley , ku dallon per nje mpreftesi te jashtezakoneshme k/ministri ....i KUJT ?

Sic duket bojkotit te PS ne parlament po i vjen fundi dhe kjo fale zbutjes se kalit te eger nga nderkombetaret. Mbas shqelmave dhe hingerimave kryenece dhe vrapimeve pa fund brenda lemit, kalit te eger po i shterojne fuqite dhe laku rreth qafes po i merr frymen. Jarget i kullojne dhe syte i jane erur. Zbutesit thone se ka ardhur momenti ti montojne shalen dhe mbas disa ditesh do te behet gati per tu kaleruar. Kaloresi eshte peshe e rende por dhe kali mban mire, sidomos ne ngjitjet malore eshte super. Ta gezosh kalin o Edi Rama!

Zgjedhjet, PPE mbeshtet qendrimin e OSBE-se

Partite Popullore Europiane ndane te njejtin mendim me OSBE-ne ne nje takim qe zhvilluan dje ne Vjene dolen me nje deklarate te perbashket per situaten politike ne vend.

Perfaqesuesit PPE-se dhe te OSBE-se, u shprehen permes Walburga Habsburg Douglas se jane te shqetesuar ne lidhje me situaten politike te krijuar pas zgjedhjeve te qershorit te vitit te shkuar.

Ata njezeri i kerkuan Partise Socialiste te pranoje rezultatin e zgjedhjeve te konfirmuar nga institucionet zgjedhore, gjykatat dhe organizmat e vezhguesve nderkombetare. Nisur nga kjo, ata i kerkuan PS-se edhe kthimin e menjehershem ne Parlament.

“PPE dhe OSBE e konsideron te papranueshme qendrimin e partise ne opozite per te rihapur procesin elektoral, duke krijuar keshtu shqetesim ne implementimin e reformave te nevojshme dhe urgjente ekonomike e demokratike”, theksohet ne deklarate.

Po keshtu, keta perfaqesues u kerkojne paleve te fillojne procesin e bashkepunimit dhe po keshtu theksojne se hetimi parlamentar duhet te zhvillohet ne respekt te plote ndaj Kushtetutes dhe shtetit te se drejtes. 

Top Channel

 

Interesante ashpersimi i retorikes se nderkombetareve kunder kutizmit dhe bojkotit te Rames gjate diteve te fundit, pas takimeve me Topin per negociata. Me gjasa Topi, pas takimit te fundit nje me nje me Berishen e Ramen, i ka thene (dmth raportuar lol) nderkombetareve qe Rama s'ka ndermend te heqe dore nga 'kauza' e tij, cka ironikisht po ben qe qendrimi i diteve te fundit te nderkombetareve te jete me direkt,  dhe mbase me i njeanshem (kunder Rames), sesa qendrimi i tyre i deritanishem gjate 6 muajve te bojkotit.

Akoma me ironike, dmth patetike, do jete (si)kur ne fund te kesaj gjyrylldie Rama te deklaroje fitore. smiley Se politikisht, nese ai pranon te futen deputetet e tij ne Kuvend, qofte dhe formalisht per nje moment, pa premtim paraprak per hapjen e te gjithe kutive, sic ka kerkuar deri tani si kusht dhe arsye te bojkotit, i bie qe jo vetem qe 6 muaj bojkot kane shkuar per lesh, por qe kjo gje (sic eshte evidente) e ka alienuar jashte mase PS me nderkombetaret, e ka trivalizuar si nja nga dy forcat politike kryesore ne Shqiperi, e ka shoqatezuar, bile dhe per nje shoqate te kategorise se dyte gjashte muaj aksion pa rezultat do ishte deshtim i turpshem.

Dmth ku qendron fitorja ne kete skenar, se kete gje (hetimin e zgjedhjeve me komision parlamentar) Berisha ja ka garantuar si opsion qe ne shtator, bile dhe duke i dhene shumicen ne komision, dhe njeheresh qendrimi i nderkombetareve eshte ne koherence te plote me qendrimin e LMN brenda PS.

Dmth triple-humbje per Ramen/PS ne skenar futjesh ne Kuvend pa premtim per hapjen e gjithe kutive dhe rinumerim te votave; ne lidhje me Berishen/PD, fraksionin brenda PS, dhe qendrimin e nderkombetareve.

 

Ndersa sipas Islamit:

Ka dhe një skenar javën e ardhshme, që të futen, të bëjnë një fjalim, të propozohet një draft, ligj-special për hapjen e kutive apo për investigimin e fletëve dhe të dilet me idenë që kjo nuk quhet ndërprerje e bojkotit, kjo quhet vazhdim i bojkotit, por me një skenar qesharak.

PS në Kuvend më 25 shkurt

Aristir Lumezi

Deputetët socialistë do të bëjnë betimin të enjten në seancën e 25 shkurtit. Burime pranë selisë rozë pohojnë se janë lajmëruar deputetët që ndodhen jashtë shtetit të kthehen në Shqipëri dhe të jenë prezentë që nga e hëna. Vangjel Tavo, Olta Xhaçka dhe Tom Doshi, të cilët kanë qenë jashtë shtetit për interesa familjare janë lajmëruar të jenë në Tiranë që nga fillimi i javës. Partia Socialiste ka vendosur kështu t’i japë fund debatit për djegien ose jo të mandateve të deputetëve socialistë, ndërsa afati i fundit ligjor i tyre është 6 marsi, gjashtë muaj pas nisjes së punës Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Ende nuk dihet nëse deputetë socialistë do të bëjnë betimin dhe do të dalin nga salla për të vazhduar bojkotin, por kjo do të varet shumë nga rezultati i takimit që delegacioni i Këshillit të Evropës do të ketë me Edi Ramën ditën e hënë. Përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste, në deklaratat e tyre të kohëve të fundit, lidhur me bojkotin e Parlamentit, janë shprehur se çështja e mandatit të deputetit është e ndarë nga ajo e bojkotit të Parlamentit, duke lënë të kuptohet se deputetët nuk do djegin mandatet e tyre por do të vazhdojnë bojkotin deri në plotësimin e kërkesës së tyre për hetimin e zgjedhjeve. Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i kërkon maxhorancës lejimin e ngritjes së komisionit hetimor parlamentar dhe kthimin e opozitës në Parlament. E njëjta kërkesë ndaj opozitës erdhi pak ditë më parë dhe nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Vienë, Zhoao Soares.
Deputeti Andis Harasani duke komentuar hyrjen e deputetëve socialistë në kuvend tha dje se shpreh keqardhje, që kryetari i PS, Edi Rama pas 7 muajsh që në një farë mënyre luftoi për të gjetur armiq të brendshëm në parti, po shfaq qëndrime të njëjta me këta armiq të hamendësuar. Harasani deklaron se do të luftojnë për të qëndruar në Parlament, për të bërë një opozitë reale dhe për të mundësuar fitoren në zgjedhjet lokale.
Drafti
Mësohet se socialistët do të depozitojnë draftin e përgatitur kohë më parë për transparencën e zgjedhjeve, e cila përfshin hetimin e të gjithë materialit zgjedhor të 28 qershorit, përfshirë dhe kutitë e votimit. Mësohet se mund të jetë kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, i cili ka qenë në krah të Edi Ramës në negociatat e Presidentit Topi, i cili do të depozitojë projektligjin, duke arsyetuar dhe qëndrimin e mëtejshëm të deputetëve socialistë. Drafti i përgatitur nga grupi i ekspertëve juridikë në PS, do t’i lihet maxhorancës ta miratojë me shumicën e votave të tyre, për ta kthyer në një ligj të zbatueshëm nga Parlamenti dhe komisioni hetimor parlamentar. Ky draft u përgatit që në muajin tetor, kur nisi dhe protesta e parë në Tiranë për transparencën e zgjedhjeve. Në Tiranë nisi mbledhja e firmave të mbështetësve që kërkonin hapjen e kutive, një iniciativë që vazhdoi në të gjitha qytetet ku u zhvilluan protestat, ndërsa numri i firmave e tejkaloi numrin e nevojshëm për të propozuar një projektligj. Tashmë deputetët socialistë do të jenë vetë në kuvend, pasi të kenë bërë betimin dhe kjo është e mjaftueshme që propozimi të vijë prej tyre. Drafti përmban shtatë nene. Nenin që flet për objektin e hetimit, kërkon hetim të çdo shkeljeje që lidhet me procesin zgjedhor në tërësi. Për një hetim të tillë kërkohet të hapen si kutitë e votimit, ashtu dhe kutitë e materialeve zgjedhore, për të ballafaquar dokumentacionin zgjedhor me numrin e votave prezente në kuti.

Deklarata e OSBE, PD-PS përplasen për përmbajtjen

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike komentojnë ndryshe thelbin e deklaratës së Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Soares. Arta Dade nga selia rozë tha se deklarata e Soares mbështet hetimin e plotë të zgjedhjeve.
“Zoti Soares kërkon shprehimisht që përmes një komisioni parlamentar, i cili do të jetojë në mënyrë të thellë dhe të detajuar gjithë procesin zgjedhor, kuptohet konform Kushtetutës, e cila nuk e pengon këtë lloj hetimi dhe padyshim që transparenca e zgjedhjeve nuk ka se si të jetë selektive”, theksoi Dade. Ajo akuzoi kryetaren e Kuvendit, që sipas saj vazhdon të abuzojë me deklaratën e ndërkombëtarëve, tha se socialistët në Parlamentin Evropian mbështesin socialistët në Tiranë. Por sipas deputetit të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, është kreu i PS ai që duhet ta lexojë siç duhet deklaratën e Soaresit. “I bëj thirrje zotit Rama të lexojë me korrektësi deklaratën e Presidentit Soares, lidhur me komisionet hetimore të cilin unë po e citoj: Unë mirëpres gatishmërinë e të dy palëve, për të marrë pjesë në komisionin parlamentar i cili do të kryejë një hetim të plotë të zgjedhjeve duke respektuar Kushtetutën dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Bumçi.

Gazeta Panorama

Kriza, negociatat vazhdojne...

A kane deshtuar negociatat? Nje gje eshte e sigurt, mbremjen e se henes ato nuk paten rezultatin e shumepritur.

E megjithate, takimi qe filloi ne oren 17.15 ne Presidence dhe vuri edhe njehere perballe njeri-tjetrit Sali Berishen dhe Edi Ramen, vijoi pa nderprerje per me shume se 2 ore, duke tejkaluar keshtu cdo pritshmeri ne lidhje me kohezgjatjen.

Ajo qe rriti shpresat per nje rezultat pozitiv, ishte fakti se pas ketyre planeve te para, Presidenca u keshilloi kameramaneve qe te mos largoheshin nga godina. Madje ne ambjentet e brendshme ishin montuar edhe dy podiume. Por, ne fund te takimit, ne oren 19.30, askush nuk kishte asgje per te thene.

Ne tryeze ka pasur propozime konkrete, sic eshte perfshirja e Komisionit Europian per Demokracine permes ligjit, i njohur ndryshe si Komisioni i Venecias. Ky eshte nje organ konsultativ i Keshillit te Europes per ceshtjet kushtetuese, i cili ka asistuar edhe Shqiperine per kushtetuten e saj ne vitin 1998, apo kur dha mendim per ligjin e fundit te lustracionit, te cilin e vleresoi se binte ndesh me Kushtetuten e Shqiperise dhe te drejtat e njeriut.

Propozimi per t'i nenshtruar per interpretim Komisionit te Venecias vendimin e Gjykates Kushtetuese te majit 2003 per komisionet hetimore parlamentare, u pranua nga kryeministri Berisha, por jo nga kryetari i opozites Rama per te cilin hetimi i zgjedhjeve eshte nje ceshtje parimore, jo teknike.

Ne fund palet dolen nga takimi me nje premtim te vaget, per t'u ritakuar te marten paradite.

Delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes nuk ndryshoi gje ne axhenden e tij te paralajmeruar, nje konference shtypi ne oren 10 dhe nisja rreth mesdites.

Pese kryetaret e grupeve politike ne Asamblene Parlamentare, dy bashkeraportuesit per Shqiperine te krysuar nga presidenti i Asamblese Mevlyt Çavushollu, erdhen ne Tirane me ambicien per te arritur nje rezultat konkret, ose te pakten per te arritur perparime te dukshme perpara kthimit te tyre ne Strasburg.

Pas takimit te pare te presidenti, ata ia perseriten kete synim edhe paleve. Kryetares se Kuvendit, kryeministrit Berisha dhe me pas kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama.

Top Channel

O Xhib, nji pytje kisha:

- Sa do zgjasë bojkoti i PS?

fh, per ke bojkot e ke fjalen, per ate te Edi Rames ndaj Kuvendit qe eshte duke u perfunduar, apo ate te Edi Rames ndaj nderkombetareve, qe sapo filloi sot pas deklarates se tyre?

E para, pavaresisht reagimeve te Rampalles sot (Berisha ta puthe ne balle Ramen, se ai me qendrimet e tij vk-iste po e ben Berishen te duket si politikani me i arsyeshem, me pro-ligjeve dhe me cun--i-mir qe ka pare politika shqiptare lol*), do perfundoje se shpejti, se Blushi me te tjeret ate po pret, po ferkon duart duke thene ishalla s'po i le Rama te futen te gjithe ne Kuvend brenda afatit te mandateve qe te futemi vetem ne te ndryshmit te parit dhe tia thyejme bojrakotin Rames. lol

*Qe dhe artiklli i bibisise qe reflekton pikerisht kete gje...

 

Kriza politike në Shqipëri mbetet pa zgjidhje

Kriza në Shqipëri mbetet ende për t’u zgjidhur edhe pas përfundimit të misionit të Këshillit të Europës në Tiranë.  

Misioni i bëri thirrje opozitës që pa vonesë të kthehet në parlament dhe sugjeroi që të krijohet menjëherë një komision për hetimin e zgjedhjeve, brenda kuadrit të kushtetutës së vendit.

Por kreu i opozitës Rama deklaroi se opozita nuk e ndërpret bojkotin, kurse kryeministri Berisha deklaroi se e mbështet plotësisht deklaratën e misionit të Këshillit të Europës.

Mision i pamundur

Misioni dy ditor i delegacionit të Këshillit të Europës në Tiranë, përfundoi pa sukses.

Megjithë takimet intensive dhe të zgjatura edhe përtej programit, misioni u largua të martën nga Shqipëria pa marrë premtimin e opozitës për t’u futur në Parlament, gjë që do të thotë se kriza mbetet.

Në deklaratën zyrtare të misionit thuhet se zgjidhja e krizës mund të bazohet në krijimin menjëherë të një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet i kryesuar nga opozita dhe me shumicën e anëtarëve po nga opozita.

Por kjo nuk do të thotë se komisioni hetimor mund të hapë kutitë e votimit. Prej këtej, opozita vendos të mos ndryshojë qëndrim.

"Opozita nuk e ndërpret bojkotin në rast se pengohet në mënyrë antikushtetuese, për të ushtruar një të drejtë kushtetuese."

"Ndërkohë që pa asnjë dyshim ne do t’i eksplorojmë të gjitha rrugët. Nuk përjashtojmë asnjë rrugë, tha kreu i PS-së Edi Rama, pas deklaratës së misionit të KiE në Tiranë.

Kurse shumë komod është ndjerë kryeministri Sali Berisha.

"Mbështetjen time të plotë ndaj deklaratës konkulzive të misionit të tyre në Shqipëri."

"Do të garantoj Presidentin, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës se koalicioni qeveritar është dakort pikë për pikë me këtë deklaratë," tha zoti Berisha.

Kryeministri u ndjeh i lehtësuar që misioni nga Europa nuk sugjeroi hapjen e kutive.

Pra, kriza mbetet dhe europianët kthehen në shtëpi vetëm duke shpresuar dhe nxitur presidentin Topi që të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen e krizës.

Aleksandër Furxhi
BBC, Tiranë

Po pse kot bojne keta qe e quankerkan bojkot?

 

trubestrafkullah, sa e permendem.

te shkretat pastruse ne parlament thuaj, qe do kene dyfishin e punes ne banja smiley

morpo bedrijen s'po e shof sot ke peshku. te kete hy ne parlament thu? dhe kthehet mbas 2-3 oresh?

:O

smiley

po mer.

Po ju i nenvlefsoni antart e peshkut.  kujtoni se jan njerz dosido smiley  smiley

Po isha, hyra, e bona, dola, dhe erdha smiley

smiley

thashe sa ka shku me ja bo "ta" dhe do i kete ra rroges pergjys qysh diten e pare me mojito.

na bohet qejfi, me ne fund we got friends in higher places smiley

 

Sa interesante kjo tema... Nga 48 postime 20 jane nga xhibi. Me duket se xhibi paska baben deputet, se me sa shoh asnje tjeter nuk e ve aq shume ujin ne zjarr sa ai...

Nejse, halle-halle kjo dynja...

bojkoti kaput. pik. moti i paqendrueshem. pik. pik. objektivi i paqartë.pik.pik.pik. 

fh, e ke kaptu gabim. presje.

Rama ka ndermend te bojkotojne dhe zgjedhjet lokale te 2011, zgjedhjet e pergjithshme te 2013, si dhe zgjedhjet e fundit ne te cilat Berisha do marre pjese, ato te vitit (sipas ca berish-zedhenesve te Peshkut) 2037... or something around there. stop. Vendos ikoken me kruajtje koke qe mungon tek arsenali i ikonave te Peshkut, ose me kruajtje ndonje gje tjeter, pastaj vazhdo. pik.

Me nje llaf, do ta vazhdoje kete punen e bojkotit sa te mundet, se bojkoti eshte e vetmja gje qe Rama ka bere me sukses ketu e 20 vjet. pik.

So why quit quiting at the kulmi of your suksesit? pikpyetje, pikcuditje.

pik. pik. pik. vijon artiklli i radhes ku Cili thote ato qe Blushi ka thene ka kohe, qe synimi i Rames eshte qe te bojkotoje dhe zgjedhjet lokale me shpresen qe te shkaktoje krize me cdo kusht nen moton "Ose behem  une kryeminister me cdo lloj menyre, ose asnji s'ka per me lujt as me top as me llastiqe." pikcuditje.

Keshtu qe pyetja per qellime peshk-parashikuese qe shtrohet tani e tutje eshte, dy pika:

A do marre pjese PS ne zgjedhjet lokale te 2011-es? :think:

 

Një krizë e re në horizont: bojkoti i zgjedhjeve lokale

Mes kohës kur mund të zgjidhej kriza e kutive dhe kohës kur do të fillonte normalisht koha e krizës për zgjedhjet lokale, nuk mbeti asnjë kohë në mes. Ato u bashkuan tashmë. Dhe me dështimin e seancës së 18 marsit, në të vërtetë, jo vetëm që nuk u mbyll kriza e mëparshme, por në horizont u hap një krizë e re: ajo e zgjedhjeve lokale. Me sa duket Edi Rama ka një bestytni në kokë: nuk do të hyjë më kurrë në ndonjë zgjedhje me Sali Berishën kryeministër. E drejtë a e padrejtë, në sferën e të arsyeshmes apo të paarsyeshmes, kjo bestytni e Edi Ramës, duket se udhëheq aksionin e liderit të opozitës dhe mesa duket opozita do që të provojë një herezi që nuk është provuar herë tjetër në Shqipëri: të mos hyjë në zgjedhjet lokale. Duke ekzistuar si pararojë kriza e zgjedhjeve të kaluara, është larg mendsh që të mund të hapet ndonjë proces i reformës zgjedhore për të përmirësuar Kodin apo për të përgatitur më mirë zgjedhjet lokale. Sidoqë kemi patur një shumëllojshmëri bojkotesh, prapë ato kanë qenë të pjesshëm, ato kanë ndodhur gjatë, në fund apo pas procesit zgjedhor por përsëri mosfutje totale në zgjedhje nuk ka patur as një herë.
A mund të thuhet sot, afro një vit para zgjedhjeve lokale se  kemi shenja të mjaftueshme për të bërë këtë parashikim: opozita nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale? Mendoj se janë të paktën tre argumente në favor të kësaj.
Së pari; duke patur ende të pazgjidhur, sipas saj, çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, opozita e ka politikisht të vështirë të futet në një proces tjetër politik për reformën zgjedhore. Nëse do t’i futej këtij opsioni politik ajo do të humbte totalisht kredibilitetin dhe koherencën e aksionit politik paraardhës të mbështetur mbi problemet e 28 qershorit. Pa marrë lëshime esenciale, të cilat ajo me sa duket i ka identifikuar vetëm me hapjen e kutive dhe asgjë tjetër, opozita nuk mund të bëjë një hap tjetër pjesëmarrës për procesin e ardhshëm elektoral, dhe po nuk e bëri dot këtë, nuk ka si të futet në zgjedhje me të njëjtat kushte si zgjedhjet e kaluara, të cilat sollën sipas saj problemet e 28 qershorit. Nga ana tjetër Berisha nuk është i prirur dhe as i detyruar që të japë ndonjë lëshim të madh rreth kërkesave aktuale të opozitës. Sidomos, nëse ai do të përfitojë heqjen e vizave në verë, e ka pas kësaj rrugën të lirë të mos bëjë asnjë lëshim dhe madje të ëndërrojë një mega-plan për të përçarë dhe dobësuar Partinë Socialiste.
Së dyti, opozita aktuale duke qenë e ankoruar fort pas energjisë politike që e mban gjallë, tek zgjedhjet e 28 qershorit, nuk ka asnjë motivacion për t’u futur në zgjedhjet lokale, të cilat minimalisht do të kërkonin një energji dhe kredo të caktuar për të hyrë me mentalitet fituesi në marsin e ardhshëm në zgjedhje. Për të hyrë në një palë zgjedhje ka nevojë për një para-përgatitje për të legjitimuar alternativën tënde si alternativën fituese. Duke ndenjur vetëm tek të bërit opozitë për kutitë, opozita i ka lënë të gjitha çështjet e tjera dhe duket sikur ka për të zgjidhur problemet e së ardhmes duke zgjidhur ato të së shkuarës, konkretisht kutitë e 28 qershorit.
Së treti, opozita, sidomos në qytetet kryesore është mbajtëse e pushtetit lokal dhe duke filluar nga Tirana, në zgjedhjet e ardhshme lokale, është ajo që duhet të japë llogari për ecurinë e pushtetit lokal më shumë sesa të kërkojë llogari. Në këtë rrafsh ajo është në një pozitë të pafavorshme për një bilanc pozitiv në zgjedhjet lokale që po afrojnë. Shanset në këto kushte për të fituar në pushtetin lokal janë vetëm politizimi i fortë i fushatës lokale dhe shndërrimi për opozitën i votës lokale në një votë kundër qeverisjes qëndrore.
Me sa duket Edi Rama e ka vendosur të bëjë bllokimin të plotë: duke mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ky mund të ishte realisht një kushtëzim për jetën demokratike të vendit dhe për komunitetin ndërkombëtar. Ndaj duke e provuar këtë, ai ndoshta do të provonte t’i zgjidhte me një goditje disa probleme që shtrohen para tij si lider i opozitës. Vetëm se një hap i tillë politik është me të panjohura për të gjithë. Përfshirë dhe për Ramën. 

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

Most Esteemed Dr. Xhib,

Please note, there has a been an omition from the dictionary. All the occurrences of the word "election" shallt from now on be replaced by "selection".

Please store "election" in a safe drive for possible future engagements.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).