Përse nuk fshihet?

Kur një komentues është i padëshërueshëm për administratorët e Peshkut dhe vendos që të largohet, përse përveç atyre që ka hequr prej tyre duhet të ngelet pre' e tyre përgjithmonë?

Nëse pranija ime këtu është e padëshirueshme për ta (dhe në djall vafshin me gjithë Peshk), do të doja që të kisha mundësinë që të mund të disaktivizoja llogarinë time dhe adresa ime e e-mailit të mos ngelej në databazën e tyre (si burim i mundshëm spami).

Duke parë seriozitetin e tyre, nuk është për ta marrë lehtësisht që t'i lihet adresa e e-mailit në dorë, pasi ata, kanë edhe paftyrësinë që të dekonspirojnë se kush gjëndet pas një nick-u (edhe ka ndodhur, sepse e kanë bërë me mua).

Meqë ata nuk duan që unë të luaj me topin e tyre, atëhere: TË FSHIJNË TË GJITHA KONTRIBUTET dhe KOMENTET e mija nga Peshku.

66 Komente

Shume i nxehur dukesh, Edrus. Nuk e di tamam se c'te kane bere, por duket sikur te kane shkelur ne kallo. Por edhe ti shpejt je dorezuar smiley , sinqerisht nuk e prisja prej teje. Gjithmone me ke dhene pershtypjen e nje bashkebiseduesi tejet normal, brenda normave te etikes se nje blogu, megjthese shume here mund te mos kem qene dakord me ato qe thua smiley . Asnjehere nuk me ka pelqyer censura, sidomos kur aplikohet me njeanshmeri. Ka ketu peshq qe ofendojne shume, me vend e pa vend, pothuaj ne cdo postim te tyre. Megjithate, Ed, mos e merr kaq seriozisht - s'eshte tjeter vec nje blog, nje komunitet virtual - edhe ofendimi eshte virtual, nuk ia vlen me u zemeru prej verteti. Kujto ate thenien, "Topin e kam une, penalltine do ta gjuaj vete" smiley

 tropizma, 

Meqenese je ne linje, a mund te hedhesh pak drite mbi kete problemin e edrus-it. Cili nga adminet e ka kaq problem prezencen e tij? Perse? 

Llogarinë po t'a fshij unë tani. Komentet dhe postimet e tjera nuk i fshij dot sepse do më duhej të shpenzoja nja 3-4 muaj t'i fshija një nga një.

 Penaro, 

kot per kuriozitet, meqenese tema eshte kthyer ne nje top tenisi keto ditet e fundit.. cju ka shtyre drejt kesaj grisjeje te pariparushme? 

Ed-i ka bo llafe me Llukanin, me mua dhe mbase edhe me alisën.

Per pjesen time, me ka cu ca mesazhe ne privat qe une nuk i harroj. Arsyeja pse mi coi ishte se i fshiva nje koment qe ishte jashte teme, atehere kur po flisnim per nje klub libri tek Peshku.

Per te tjerat, s'di ca te them.

he re pajtohuni tashi se ska lezet smiley

Adminat kalamaqe shurraqe jane, pune e ditur kjo, por dhe ti Ed mos u boj kaq zemergur. Fali i here, jepu nje shans te dyte ne jete, si Sala te burgosurve ne prag zgjedhjesh smiley

Chene po i drejtohesh personave te gabuar per shpjegime. Ankesat i ka tjeterkush qe po te deshiroje mund te beje publike arsyet per vendimin e marre. Shkembimet private mund ti publikoje kush i ka nisur por jo adminstratoret.

pasi ata, kanë edhe paftyrësinë që të dekonspirojnë se kush gjëndet pas një nick-u (edhe ka ndodhur, sepse e kanë bërë me mua).

Pse kjo ste duket arsye ty shefo ?

Me vjen keq por e vetmja gje qe ja vlen te them eshte te perseris se "Shkembimet private mund ti publikoje kush i ka nisur por jo adminstratoret."

Mire smiley

E dini vete xhanem, se s'jane punt e mija

 .. pse mi bedrije.. un qesh tu te propozu kryetare te shoqates se pajtimit te gjakrave.. femen me post..kishe plot per tu murr ne 4 vitet e ardhshme smiley 

Per at pune, ti me pate propozu per president mu mer.

Po une nuk shpresoj post se sjam as nga tropoja as nga skrapari, kshu qe kater vjet e sigurte qe ngel thate smiley

Pastaj, c'gjakra do pajtoj une mre ?

Ktu ke peshku o jane kane gjak te cmenmi o kane gjak katnari smiley

 

ke katunaret zemer smiley

une dekonspiroj, ti dekonspiron, bedrija nuk dekonspiron.

amon mer amon, a thu se po ju detyrojne adminet juve qe te thoni lloj-lloj budallalliqesh ketu ene pastaj t'i tuteni "dekonspirimit". 

p.s. o llt, t2, administrator, amon mos e nderro mo nickun se na çmene.

kur te bohesh burre pale kupton mo shume.

smiley

 Penaro tu drejtova ty sepse mu kujtua nje raprezalie me pluma 'kinez' smiley 

Edo, po ti meritoke fletrufe mer smiley Do ish gjynof te t'thojshim i paharruar qofte kontributi i tij.. smiley 

kush e ka qullos gishtin e vogel me peshtyme i pari? 

Gjithmone kam patur bindjen se Edrusi ishte nje nga kolonat e peshkut, nga ekstremistet (personalisht nuk me duket) politike qe shkruajne tek peshku, eshte me i pranueshmi. Besoj se dhe komentues te tjere jane kurioze se çfare ka bere Edrusi qe ka arrit deri ne kete pike?! FLM paraprakisht.

a ka mundesi qe dikush ta na shpjegoje se pse po iken edrus ?

 

 

dikush njehere fliste per nje plan, plani ishte qe hiq te zgjuarit nga blogu e lej budallenjte. une mendoj e mendoj se ai e ka pas gabim, se mbaj mend kush qe xhanem,

Une them qe adminet dhe edrusi te tregojne sa burra jane dhe te pajtohen.

nuk eshte mire qe ne te tjeret te degjojme te tilla gjera. nuk eshte mire qe te shohim se administratoret me nga 100 llogari ne peshk nuk dine te manaxhojne nje problem te tille, dhe nuk eshte mire te degjojme sesi pershkallezohen ca situata sepse dikush eshte shume i vockel, o per te leshuar pe, o per te perdorur llogjiken e duhur ne momentin e duhur qe te arrije rezultatet e duhura atehere kur duhet apo eshte e nevojshme.

Psh, o penaro, jam i sigurte qe nese une do regjistrohesha me nje llogari tjeter ketu dhe nese do diktohesha nga llukoja, do ma kepuste nje "mropc". Fakti qe ketu ka administrator, t2, admin, penar, llt, llukani, lltako e kush e di sa te tjere, nuk eshte shembull i mire per ca standarte qe kerkoni te respektohen nga cironkat. po nejse, une nuk i kam hyre misionit per te arritur ndonje gje. thjesht koha dhe vendi e kerkojne qe ta them nje fjale.

ketu ka boll cironka qe u duket vetja peshkaqene te tmerrshem, dhe nuk i kursejne ofendimet dhe fyerjet edhe pa provokim, dhe kam vene re se ca nga keta "peshkaqene" (me shume, paramece) nuk hezitojne edhe t'i bejne haptas edhe me komente publike...

Zotrules,

Nese kerkon shpjegime atehere adresoji tek ai qe ka ankesa e mos spekullo per ceshtje apo situata per te cilat nuk ke dijeni.

P.S. Nqs ti gezon te gjithe mbrojtjen e mundeshme te anonimitetit, dhe ti e di shume mire qe une kam nxituar disa here per te ruajtur anonimitetin tend kur eshte cenuar, nje administrator s'e ka kete luks dhe nje nofke e dyte eshte nje perpjekje e dobet per te vene ca distance mes vetes dhe psikopatit te rradhes.

Nuk kam spekuluar asgjekundi. Mos u hidh kot ne pozita vetembrojtese, se nuk kam permendur asnje detaj ne lidhje me kete ceshtje, pavaresisht nese di, apo nuk di gje une. Prandaj nuk te akuzoi kush ty, e as ndonje admin tjeter ne lidhje me ceshtjen qe po diskutohet ketu. nuk kerkova shpjegim, shtrova nje problem qe e kam vene re- qe ti nuk je i detyruar ta etiketosh si te tille, madje as t'i adresohesh fare, dhe isha qe isha, bera dhe nje sugjerim.

ups, nuk e kuptova ate shtesen e anonimitetit tim... mos duhet te di ndonje gje qe me ka humbur nga kujtesa me rigjenerimin e neuroneve?

Pozita vetembrojtese? Ku i pe keto? Kerkove shpjegime, te adresova ku ti kerkoje. Je i mirepritur!

po une nuk e di se kush po ankohet ketu dhe ku spekulova une...

ne fakt, me postimin e temes, eshte ankuar edrusi, dhe ne vijim jeni ankuar dhe ju administratoretlltt2adminet (etj)... une nuk di se cfare je duke me sugjeruar ne fakt, sepse te them te drejten, edhe nuk e di se me ke kam nderin te flas ne rradhe te pare.

peshku pa uje

uje= pa censure

peshku pa (uje)= peshku pa (pa censure)= peshku  me censure

ketu nese sje monist, bir krimineli, spiuni, apo fan i deshtarakeve si ram-palla e gVeliaj ste shikon kush me sy te mire

smiley erdus nese ke nevoje per asisyence teknike per dneriminin e nje cms si ky ketu, me bej nje zile, peshkun ta gjej, ujin gjeje vete

S'te mora vesh, ti je i pakenaqur sepse ndihesh i cenuar ne peshk, apo se nuk eshte treguar ngrohtesi e mjaftushme ndaj teje? 

smiley nuk vij per ngrohtesi tek peshku (thone se e ka gjakun e ftohte), por per ballafaqim idesh e mendimesh me njerez e e mendojne totalisht ndryshe nga une

censura eshte mjeti i vetem per ti mbyllur gojen nje njeriu qe ka me shume argumenta e te cilin nuk e perballon dot intelektualishit e me argumenta

 une nuk mbaj mend te jesh censuruar ndonjehere.. kur ka ndodhur?

hahaha

kjo eshte e bukura e censures, kur dicka fshihet dhe nga ajo nuk mbetet me asgje..

dikur ne te kaluaren e larget, por une smbaj meri, thjeshte shkruaj me pak smiley

pa = -

peshku - uje

uje= (- censure)

peshku - (- censure)

peshku + censure

smiley gjithsesi ishte sa per te ngritur nje cike moralin

askush sdetyron njeri te shkruaje ne nje blog

ndonjehere ngaterrohen edhe zorret e barkut, e jo me njerezit

Censura eshte vertete e shemtuar! Shume.

Edrussi ka ngritur nje problem qe ja vlen te diskutohet.  Nqs ai si anetar i blogut ka dhene kontributin e tij ne kete blog, kur te largohet nga blogu duhet te kete te drejten te mos i publikohen postimet e tija. Megjithate ky eshte nje problem qe nuk egziston vetem tek peshku, por nje problem i webit ne pergjithesi.

Kurse per censuren skam c'them, duhet qe te praktikohet vetem kur anetaret fyejne personin, kurse debati duhet te lejohet, sado kontroversial qofte mendimi i shprehur.

Edhe duhet patjeter te kete paralajmerime kur dikush kalon ne fyerje personale drejt dikujt tjeter. Kjo ndodh shpesh tek ky blog, dhe nuk eshte mire, sepse nuk duhet lejuar qe te ndodh, nga kushdo qofte.

 Persa i perket dekonspirimit te anetareve te blogut eshte nje akuze qe duhet sqaruar menjeher nga  moderatoret?

A jemi edhe ne te tjeret qe fshihemi mbas psdm ne rrezik te dekonspirimit?

- gjithcka shkruajme mendoj se i takon blogut, si pronesi (cdo license perdorimi ka nje gje te tille)

- mbi ofendimet online ehste mire te mos ju japesh rendesi, pasi fjalet i mer era, e njerezit online fshehur pas nje nickanme ndihen me trima

- censura ehste ajo vdekja natyrale e ngadalte e cdo blogu..

 elton, 

ne fakt, ofendimeve online i duhet dhene rendesi.. Kur ti, minimalisht, ne 50 % te postimeve te tua permend fjalet, komunist, bij komunistesh, bij spiunesh etj traplliqe te tilla si "argumenta", ofendimi eshte I DYFISHTE. Thelbin e ketij argumenti besoj se e kupton.

fakti eshte se shume njerez kane nje sens humori akoma per tu kuptuar

une kam nje emer e nje mbiemer, te shkruar shume qarte, e sdo ja lejoja vetes qe te ofendoja njeri, nese kam perdorur ato llafe ndaj nje shtrese politike shqiptare, kma bere vetem mire

smiley nese kam ofenduar njeri personalisht eshte i lire te vije e te me jape nje dru pas koke, apo te me padite penalisht

 

 "ketu nese sje monist, bir krimineli, spiuni, apo fan i deshtarakeve si ram-palla e gVeliaj ste shikon kush me sy te mire"

Me duket se keto jane llafet e tua; mund ti gjesh vetem disa postime me lart.

 ai nuk eshte ofendim, por sic une e mendoj (pa ofenduar njeri, por idene time sje i detyruar ta bashkandash)

Me fal, por llogjika nuk qenka arma jote e preferuar. Ky nuk eshte ofendim, thjesht nje konstatim.

 smiley jam kunder armeve dhe dhunes, kunder censures dhe padrejtesive, kunder rames dhe ps

 

hahahaha

Edusi sado te jete me nerva dhe i revoltuar per momentin, dhe sado ta kerkoje fshirjen e kontributit te tij ne peshk, une personalisht nuk e shoh te udhes qe kjo gje te behet. Do, s'do Edrusi, nje peshk i tere ka "nder-vepruar" me te, qofte duke i dhene pergjigje komenteve te tij, qofte duke marre pergjigje nga ai, qofte duke lexuar postimet e tij... e keshtu me rradhe. nuk mund te presesh, dhe vete Edrusi nuk mund te kerkoje nje gje te tille. Une them qe do i bien nervat, dhe do ndryshoje dhe ai mendim.

zotrules

Ke te drejte ne ato qe thua, por ndryshon puna kur dekonspirohet identiteti. Behet andallim loje. Perndryshe ckuptim ka qe fshihem mbas psdm une ketu?

Nuk ma merr mendja qe dhe ti mendon se adminet do nxjerrin indentitetin tend dhe ta "shesin". Fundja, ti je i regjistruar me pseudonim, e ke ti ne dore te vazhdosh te rrish ashtu me anonimat, dhe nuk mendoj se te kane kerkuar ndonjehere adminet emer mbiemer dhe adrese te sakte te vertetuar me bank stejtment dhe jutiliti bill uithin dhe last thrii manths.

por nuk jam dakord edhe me eltonin me ate qe thote me siper.

Postimet e edrusit ne peshk i perkasin peshkut dhe edrusit si autor i tyre. peshku ka te drejte t'i perdore ketu 100%, por aprovimi i edrusit duhet kerkuar nese postimet e edrusit lene hapsiren e peshkut. megjithate, nuk mendoj se ky eshte muhabet me lidhje me ceshtjen e shtruar. (thjesht si alternative per ate qe ka thene eltoni)

Po ai ka folur per dokonspirim identiteti aty me siper.

Por kur nuk bie dakort me nje shkrim dhe dhe e argumenton kete gje ne komentin tend (pa te shara personale e pa emertime agresive ndaj autorit) pse nuk lihet komenti? Pse lejohet qe autori t'i dergoje mesazhe private fyese komentusit? Mendoj se duhet diskutuar se cilat jane komente fyese, sepse kam vene re nje fare abuzimi ne heqjen e disa komenteve edhe kur ata kane te bejne me shkrimin per te cilin komentohet.

Anonimati nuk besoj se eshte problem, por kam vene re qe disa peshq e nxjerrin vete emrin tyre ne zenka me peshq te tjere...

une votoj me duar e me kembe, qe te hiqen mesazhet private smiley

Nuk i takojne admineve, doje te thoshe, po qe i takojne blogut, i takojne qe cke me te! Ne fakt blogu, perbehet nga infrastruktura e siguruar nga adminet dhe nga komentet tona ne te. pastaj eshte dhe mirembajtja e blogut qe e bejne adminet.

jo mer zot

ti thua qe nese admini i peshkut sjell nje shkrim te gazetes shqip atehere ai shkrim behet i peshkut?

shkrimi i gazetes dhe komenti yt jane dy gjera te ndryshme, krejt te ndryshme. ti po te jesh autor qe te eshte perdorur artikulli pa leje, jam i bindur se po t'u thuash admineve, do te te plotesohet kerkesa ne vend.

Prurjet dhe komentet i takojne blogut, sepse jane bere pjese e bashkebisedimit (figurativ). Nese adminet do te heqin nje prurje (postim a pyetje) si ky ku po komentojme tani, c'do te behet me gjithe keto pergjigje e komente qe kemi lene ne ne te? Do te hiqen edhe ato apo do te lihen pa prurjen? Nese do te hiqen komentet ateher duhet t'u merret leje te gjitheve qe kontribuan, nese do te lihen komentet pa prurjen atehere nuk do te merret vesh se perse u komentua. E njejta gje vlen edhe per komentet e lena nga vete edrus-i, mbi ato komente eshte pergjigjur dikush apo ka bere koment nje tjeter.

Ndoshta nje zgjidhje do te ishte qe per prurjet e edrus-it te behej nje fare copyright, ku te mos perdoreshin pa autorizimin e tij...

Eh si tha ai tek filmi? Ha nje luge corbe te prishur dhe pastaj vjell tere jeten.

Administratore ju lutem mos e ja hiqni llogarine Edrus-it nga peshku.

Do beheni bashkepunetore ne nje krim,ai eshte gati te vrase veten po e bete kete.

Ju ftoj qe vendimin per heqjen e llogarise ta shikoni dhe njehere me gjakftohtesi.

para nja 1 viti bleu nje shoku im nje benc, edhe bencit i mungonte kasetofoni. hajde ne shpi time, i tha x-i, se kam une kasetofon. ok me regull. shkon ky merr kasetofonin, sa leke ben, i thot? Ooooo me rrob shpieeee.... kujt i thua lek tiiiiiiiiiiii... kush kujton se jam une tiiiiiiiii, aaaaa? ok mire o vlla faleminderit, ta shperblefsha. Jo joooo... ska nevoje hic se ta kam fal si vlla. Ok..... fastforward 6 muaj, kta zihen ne futboll per motive banale, jo ta fus shpulle jo te fus cekicin ne goje.. etj. fastforward 6 muaj te tjere, me merr ne tel mua X-i. O filan flet me F-ne? Po flas. Me regull.. merre ne telefon i thuaj me duhet kasetofoni. Ca po thua o palle? Si ca po them... me duhet kasetofoni praaa. Ore kasetofoni eshte ne Shqiperi me gjithe makine. Nuk me rruhet fare.. me duhet kasetofoni. Ok ne regull se i them une. telefon...: O F, X-i do kasetofonin. F: "po ai do te gricet?" Une: "Nuk e di..". F: "me jep cik numrin e tij se po s'ja q.... rrobt".

Edrus po te drejtohem sinqerisht,une nuk e di ku je ne Itali por po ishe ne Rome,neser ne oren 10 deri ne 3 pasdite jam ne Ambasaden shqiptare.

Te ftoj er nje kafe,sinqerisht.

Per te treguar seriozitet per kete ftese nr. telefonit

004917685547612

Histori interesante!

Kur do te hapet seksioni "Telenovela"?!

 

Lamtumire Edrus! Lamtumire!

Te pashe teksa lindje e ndersa rriteshe cdo dite e nga pak. Dhembi yt i pare, belbezimi yt i pare... "p e s h k u", dita jote e pare e shkolles, bicikleta jote e pare, notimi yt i pare...

I kujtoj me nostalgji tani, sikur ti te kishe vite qe nuk je me mes nesh.

Ti u bere viktime e ketij pushteti te dhunshem e mizor! E kesaj klike borgjezesh qe shtyp e shfrytezon proletariatin dite per dite.

Po mos u bej merak vella se do te ta marrim hakun! Do te mbetesh i paharruar ne zemrat tona dhe nje burim i pashtershem frymezimi per te gjithe.

Lamtumire Edrus. U prehte ne paqe nicku yt!

 

p.s. o llt, t2, administrator, amon mos e nderro mo nickun se na çmene.

Gjithashtu! S'gjete rehat o burre i dheut!

Pastaj nuk e kuptoj se cfare shembulli i jep perdoruesve te tjere?! Qe te ndrojne nick-et nga nje here ne jave si ty?!

Mua me duket se jeni sjelle keq me te. Nese keni mundesi ta riparoni gabimin tuaj, duhet ta beni. Pavaresisht ç'eshte thene apo ç'nuk eshte thene, kjo histori nuk nderon askend. Nese une kam nje ze per te folur ketu, atehere zeri im shkon per rivendosjen e gjerave siç ishin. Falemnderit.

dmth ti shkojme per ngushellim ke blogu e ti qajme hallin ?

rrofsh smiley

Edrus,

Kur erdhe ketu tek peshku erdhe me deshiren tende . Nuk besoj se admin te vuri koburen ke koka dhe te detyroj me zor te vije ketu.

Kur u regjistrove nuk ta ka njeri fajin nese ke dhene adresen e Emailit qe e ke per perdorim kryesor. Yahoo dhe Hotmail te lejon te regjistrosh adresa Email qe ti kesh per peshkun apo pe te tjera jo te rendesishme

Ketu ke kaluar ore te tera si ne kafene por vec se pa para. Tani ske cfare ju kerkon pronareve te kafenese te te kthejne vetem e vetem se nuk te pelqeu muhabeti. As ne kafene nuk te kthejne parate nese nuk te pelqen kafeja.

Qetesohu vella keta jemi ne Ky stani jone kete bulmet do te kete

Besoj se shembulli me kafene nuk qendron as ne qiell e as ne toke Toko.

 

Natyrisht qe ka ardhur me deshiren e vet, e po ashtu ka ikur, ka vullnet te lire,

 

por meqe Edrus thote qe e kane censuruar, ketu qendron  problemi,

eshte njesoj si dikush te te nxjerri nga kafja ku ti u fute sepse si pelqen muhabeti jot.

eshte njesoj si dikush te te nxjerri nga kafja ku ti u fute sepse si pelqen muhabeti jot

Nuk be besoj se Edrusin e kane larguar nga peshku ( kafeneja) Ai iku me deshire dhe tani kerkon demsherblim. Dhe ai "dikushi" eshte pronari i kafenese

Si perfundim si u mbyll gjyqi ndaj Edrusi?

Arratisur, syrgjynosur,————Fuggitive, syrgjynosur,

Rraskapitur dhe katosur———- Esaurita e katosur

Po vajtonj pa funt, pa shpresë,—- Ma senza vajtonj libbra, senza speranza,

Anës Elbë-s, anës Spree-së. ——-Elba lato, lungo la Sprea.

Shi ku i shkon mendja Edrus mistrecit. Ka perkthyer "Anes lumenjve" ne italisht me google. smiley

_____________________

E kisha pare kete temen po ngaqe kishte shume komente e anashkaloja, tani e lexova. Edrus, per cado arsye qe je ngaterruar me adminat, une me aq pak sa i njoh (aspak personalisht, as me mesazhe private, vetem ketu ne shesh te blogut smiley) me duken cuna te arsyeshem, keshtu qe hajde dhe mos mbaj kot meri, se dhe ne do na mungosh, po me kryesorja per ty, ti  ke vite me PPU dhe do te te mungoje ty peshku, dhe do rrish kot jashte per hater te merise dhe kesaj temes. smiley

Nashti mos ta bejme si ate komentin e Olsibit me lart. smiley Gjithashtu ca shkruan ne nje blog/faqe ngelen prone e faqes, s'mundet ti kerkosh te te fshijne ca shkruan, kshu e ka interneti. smiley

Per me teper si argument bindes ja po themi te gjithe njezeri: poshte qeveria, adminat nje per tre, berisha, meta, mbreteresha e anglise, xhozefina topalli, irma libehova, tushja, e kush te duash ti. smiley

 

bedrija - 2 Sht 2009 - 4:59pm

une votoj me duar e me kembe, qe te hiqen mesazhet private Smile

Tushe, ca materiale kompromentuese dhe gjera tundese ke me mesazhet private qe do te mos lejohen? smiley Apo te ngacmon kush ne privat? :think: Une per vete jam i pafajshem se ta lyp gjithmone ne publik. smiley

Admina, me jepni pak akses te shikoj te perbrenshmet e tushes. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).